Namazgjaja, një xhami turke në Tiranë

11 Tetor 2024, 19:10Blog TEMA
Namazgjaja, një xhami turke në Tiranë

Nga Ervis Iljazaj

Çdo gjë në këtë jetë e ka një kosto. Edhe gjëja më shpirtërore që ekziston, ajo e besimit fetar dhe praktikimit të tij gjithashtu kushton. Madje ndonjëherë kushton shumë, siç është rasti i ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë që ka kushtuar 30 milionë euro. Kushton sepse feja që të praktikohet ka nevojë për objekte të kulteve, për mirëmbajtjen e tyre, ka nevojë për klerikë që paguhen, apo kosto të tjëra nga më të ndryshmet.

Në këtë kuptim komunitetet fetare shqiptare gjenden shpesh herë në vështirësi për të ushtruar funksionet e tyre.

Siç është rasti i komunitetit mysliman që për shumë vite nuk e kanë patur një objekt kulti dinjitoz që përmbush kërkesat e besimtarëve të shumtë shqiptarë. Për këtë arsye komunitete fetare shqiptare, të të gjitha feve, i janë drejtuar fondacioneve dhe ndihmave të shteteve apo komuniteteve fetare të huaja. Shumica e objekteve të kulteve shqiptare janë ndërtuar me ndihmën e fondacioneve dhe shteteve të huaja.

Rasti më i fundit është ajo e Xhamisë që u inagurua me prezencën e presidentit turk Erdogan.

Kjo situatë, i ka bërë komunitete fetare shqiptare më pak të pavarura, më pak autonome dhe më pak shqiptare. Ato shpesh janë në mëshirën dhe ndikimin e fondacioneve të huaja. Duke qenë kështu, edhe ndikimi i shteteve të tjera në Shqipëri ështëi i madh pikërisht nëpërmjet fesë.

Feja është një mjet perfekt për të patur një lloj kolonializmi të butë, kulturor por edhe gjeopolitik nëse duam ta quajmë të tillë. Nuk ka dyshim se gjithmonë e më shumë komunitet fetare shqiptare janë nën ndikimin e shteteve të huaja, të gjitha komunitet pa asnjë dallim.

Rasti i Xhamisë së Namazgjasë është rasti më tipik i kësaj situate. Ajo është një Xhami që padyshim i shërben mylsimanëve shqiptarë dhe për ta është një ditë feste, por ajo është një Xhami turke në Tiranë. Fakti që do të bashkëdrejtohet, thuhet, midis komunitetit mysliman shqiptar dhe fondacionit turk, fakti që komuniteti myslim nuk ishte i ftuar në ceremoninë e inagurimit, tregon se si ky ndikim i fondacioneve të huaj po bën gjithmonë e më shumë që komunitet fetare shqiptare të jenë të ndikuara nga to.

Nëse kjo Xhami është një dhuratë për besimtarët shqiptarë, përse duhet që ajo të drejtohet nga një fondacion i huaj? Shumë mirë mund të drejtohet nga Komuniteti Shqiptar Mysliman dhe në këtë mënyrë do ti ishim falenderues shtetit turk për dhuratë. Por fakti që ndërtohet dhe menaxhohet po nga një fondacion i huaj, kjo pastaj është një gjë shumë e diskutueshme.

Për shembull, asnjëherë më parë në në një objekt kulti nuk ishin vendosur flamuj të shteteve, aq më tepër të shteteve të huaj. Dhe kjo është një shenjë e qartë e prezencës së tyre brenda komuniteteve fetare që i bënë ato shumë më pak autonome. Gjithmonë e më shumë këto shtete po ndërhyjnë në punët e brendshme të besimit fetar shqiptar.

Kjo situatë nuk është faj i komuniteteve fetare shqiptare, por është e vështirësive financiare që ato hasin dhe shtetit shqiptar. Shteti shqiptar i jep pak ose aspak fonde komuniteteve fetare që ato të jenë të vetmjaftueshme për të ushtruar funksionet e tyre. Ato janë lënë në mëshirë të fatit dhe të vetë besimtarëve. Nëse vërtetë duam që ndikimet e huaja në komunitetet fetare të jenë sa më të vogla, ndikime të cilat kanë pasoja dhe do të kenë në të ardhmen, duhet që këtyre komuniteteve shteti shqiptar ti garantojë një lloj pavarësie finaciare. Për shembull mund të fillojë ti kthejë pronat që i takojnë, ose ti sigurojë mënyra të tjera financimi apo mbështetjeje.

Nëse vazhdojmë kështu, gjithmonë e më shumë fondacione apo shtete do të kenë ndikim në komunitetet featre shqiptare. Dhe feja, nuk është vetëm një aspekt i rëndësishëm i ndikimit kulturor apo shpirtëror, por edhe gjeopolitik.

18 Komente

  1. L
    Lyrashe i Berrishes

    Ky lyrashi Berrishes ngeli kazaneve. Nese nuk te pelqen xhamia mos e frekuento xhami turke , kisha grêke , sinagoga egjiptiene je bere qesharak. Leri mjekroshat ne pune e vête réru me veten se je bere legen studiosh

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mokari

      Injorant, i palare, kopil i mongol-turqve analfabet dukesh si shkruan.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Macgr

        NE pergjithsi te gjitha institucionet fetare jane jo shqiptare por te huaja dhe te gjitha sipas interesit i kane sherbyer pushtuesit, .Sot mund te kete ndryshuar ''menyra'' e pushtimit por eshte e njejta situate, Sejcili institucion punon per vendin e origjines si ato myslimane,ortodokse, katolike ,protestante e ruajna zot ato xhami qe perpunojne nepermjet kuranit apo interpretimeve, ushtare terrorrist. Feja eshte mjeti me i hapur i mashtrimit politik,ekonomik,kulturor dhe mbi te gjitha IDEOLOGJIK.Prandaj mos u cuditni qe i mbrojne politikanet sepse qe aty buron sot mbeshtetja qe marrin. Bota zhvillohet,shkenca perparon dhe kjo nuk ecen paralelisht me qendrimin qe duhet mbajtur ndaj besimit. Perkundrazi ,tani eshte bere norme morale te jesh besimtar sepse keshtu i pelqen rendit botror te nenshtrimit e personalitetit e njeriut.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tajar Tajari

          Po tani qe tha nje gje te mençur ky teveqeli Iljazi ju e shani mo gomere. Xhamia eshte harram turk!

          Përgjigjjuni
        2. a
          astrit

          E mor katundar qëpo vlerëson se është Turke apo Shqipëtare.....rëmbythje...

          Përgjigjjuni
          1. O
            Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqipt

            Xhamija eshte turke ashtu si dhe muslimon brother's m'Albanistan jane turq,ok. Por qesharake ketu eshte se ju beqiraaaaaaaaaa sumpalare tourkalvanoi pasardhes te dobiceve te nizameve te sullton Muratit shikoni pemen(xhamine) e nuk shikoni pyllin(muslimon brother's)...!!!! E tha hapur sulltoni,madje ua perplasi ne fitire: "....kjo dhurate (xhamija) eshte dhurate e turqeve per birazeret turkoshqipfoles". Me qart nuk ka. Asnje nga ju pseutoshqiptare nuk ngriti zerin e kundershtimit te sulltonit...! E dini pse,se ai thote nje te vertete te madhe,ju jeni ypokrita,jeni minje,jeni pa gjak...

            Përgjigjjuni
            1. G
              Greku I vdekur eshte me I miri othodoks

              Po mire o moterqire,Kisha orthodox e kujt eshte?E grekokarusheve,Serbo byrazerve apo slavokarpsteve?

              Përgjigjjuni
              1. .
                .

                Eshte e asaj Gjuhe qe flitet brenda saj. E kuptove moj kurv mongole ???

                Përgjigjjuni
              2. O
                Opinion

                Mirë do të ishte të komentoje sipas qejfit dhe pa fyerje! Duket që besimi dhe vokacioni jot është i krishterë! Ky nuk është problem përkundrazi është vlerë për fetë dhe aplikimin e tyre në atdheun tonë të mrekullueshëm. Këshillë,fetë dhe orientimet e tyre në përgjithësi propagandojnë dashuri mirësi dhe bashkëjetesë.Nuk të njoh,por çfarë vlere ka kjo që shkruan në këtë rrethanë fatlume që mbizotëron në këtë cep të botës që Zoti na ka bërë për pjesë? Të lutem nëse do të përgjigjesh vetëm fyerje mos ketë! Falemnderit

                Përgjigjjuni
              3. L
                Labi

                Nuk po diskutoj gjithe komemtin me siper,por sumpalar eshte fjale e tepert,myslymant e kane me fe larjen lara faljea dhe sunetllekun,me tu afru afer ty te vjen era perc,per te tjerat ju ka sqaru ne Qipro,po je trim shko merre e leni pordhet me Shqiptaret.

                Përgjigjjuni
                1. O
                  Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqipt

                  Qafiri jem,ty mund te te ndricoi suma (nga larjet e perditshme) por sipas nje fjale te urte popullore se "...sado qe ta lash arabin vec sapunin harxhon..." dhe duke e mbillur me magjiken se: jo cdo gje(ne rastin konkret suma e myslos) qe ndricon eshte flori....!!! Kshq arapi mou ta futa ne te dija rastet,kshq te dhjefsha sumen..... hahahaha!

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gut mi

                    Perse e keni me fe larjen? Jeni aq te piset sa qe duhet feja t‘ju sqaroje si te pastroheni Dele.

                    Përgjigjjuni
                  2. V
                    Vala

                    Shteti eshte I ndare nga feja e nuk ka as nje detyrim per to. Ashtu si dhe feja s'duhet te fuse hundet ne punet e shtetit, sic ben rendom.

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      kirurg

                      Çfarë thotë ky Iljazaj është e saktë thënë edhe me delikatesë dhe diplomaci. Do të ishte mirë të sillte edhe ndonjë fakt për katedralet e kishat e reja, nëse janë financuar nga të huajt, kush i administron etj...

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kadriu

                        Po e vertet ,xhamit e shqiptaro myslymanve turke jane ,se dhe ata turq ishin para se te krijohej shqiperia ,,,,,si orthodhokset qe i kan kishat grekobizantine ,,,,,

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          Ismail Qemali

                          Xhamija e namazgjase ka qen dhe para vitit 1967 ,,,turkoshqiptare ,,,po e prishen enveri me mehmetin ,,,,

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            astrit

                            Pse shkruani per religjonet kur nuk dini, nuk keni lexuar asnje rrjesht se si fuksionojne fete? Xhami turke? Xhamite jane faltore te islamin siç jane kishat faltore te kristjanizmit. E keni te domosdoshme te na e tregoni se jeni injorant dhe i pa turp!

                            Përgjigjjuni
                            1. x
                              xyz

                              Autori ka plotêsisht tê drejtê. Kur pashê flamurin shqiptar të kapur "dorê prej dore" me atë turk zorrêt mu kthyen përmbys. Lëre pastaj kur na doli edhe ai imami nga Turqia dhe na bënte duva nê Namazgja sikur të ishte nê shtêpinê e vet. Nuk e kuptoj këtë dashuri për turkun qê ka pushtuar kêta hyzmeqarët tanê politikanê kêto 30 vjet. Të mos kesh asnjë lloj dinjiteti dhe personaliteti kombëtar si tani, as nê kohên e Zogut nuk ka ngjarë. Bythëlêpirje me Turkun, me Vatikanin, me BE-në etj etj; Të hênën u provua zyrtarisht se ne nuk jemi pasardhësit e Gjergj Kastriotit apo arbêrorêve. Por jemi pasardhësit e Ballaban Pashës. Të ju rrojë feja. Elham dyrrllah.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje