Nga Mimoza Cika Kelmendi
Fillimisht i uroj të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë ta gezojnë Xhaminë e re të Tamazagjse! Xhamia është një Kult simbolik fetar që duhet respektuar, ështe vendi i lutjes për myslimanët dhe myslimanet dhe njëkohësisht një vendtakim për të mësuar, diskutuar dhe biseduar. Por fakti qe kjo Xhami u ndertua me kontibutin e vëllezërve turq nuk është rastesi. Presidenti turk që është në pushtet mbi 20 vjet njihet për pozicionimin e tij ndaj fesë myslimane. Po ashtu, Erdogan reciton në mënyrë të përsosur Kuranin. Kjo bën që ai të ketë një përkrahje të madhe nga shumica fetare konservatore e popullsisë turke. Sepse për një kohë të gjatë, fakti që një politikan i lartë të shfaqej publikisht si një mysliman besimtar, ishte një tabu në Turqi.
Në shtator të 2018 ai erdhi në qytetin e Këlnit për të përuruar hapjen e Xhamise me një siperfaqe prej 2 mijë metra katrorë dhe një hapesirë 1200 vendesh. Xhamia Qendrore e Këlnit është objekti më i madh kultit islamik në Gjermani dhe një nga xhamitë më të mëdha në Evropë, jashtë Turqisë. Para 1000 të ftuarve, ai foli për një moment historik, për një ndërtesë të madhe që synon të bashkojë njerëzit. “Këtu nuk ka ndarje, asnjë diskriminim” dhe falenderoi vëllezërit dhe motrat e tij turq që bënë të mundur ndërtimin e Xhamisë. “Ju i keni bërë Gjermanisë një dhuratë kaq të bukur”, theksoi Erdogan. Dhe shpenzimet e kësaj dhurate kapin shumën e 30 milionë eurove, po aq sa ajo e xhamisë në Tiranë.
Në korrik 2020 Turqia zyrtare festoi transformimin e Hagia Sophias 1500-vjeçare të Stambollit nga një muze në një Xhami si një "simbol i rizgjimit" të qytetërimit turk. Që nga viti 1935, ndërtesa në zemër të Stambollit ishte përdorur si muze dhe jo si kishë apo xhami. Asnjë monument nuk pasqyronte historinë plot ngjarje të Stambollit si Hagia Sophia. Presidenti turk u shpreh shumë i gezuar permes nje Video-je duke thene se „Ai shpreson që thirrja pë lutje nga Xhamia Hagia Sophia, të dëgjohet përjetësisht“.
Në tetor 2024, Presidenti turk Erdoga vjen në Tirane për të përuruar Xhamine e Namazgjase, me e madhja ne Ballkan me nje siperfaqe prej 10 mijë metra katrorë dhe me rreth 4500 vende. Kontributi i Turqisë arriti të realizojë ëndrrën e shume besimtarëve myslimanë shqiptarë, por jo vetëm. “Xhamia e Namazgjasë do të jetë simbol i miqësisë se vëllazërisë dhe solidaritetit mes nesh. Xhamia ishte dhuratë e popullit turk për motrat dhe vëllezërit e tyre myslimanë në Shqipëri, me mbështetjen e entit tonë të çështjeve fetare dhe fondacionit tonë fetar, Diyanet”, tha ndër të tjera Presidenti Erdogan.
Fundja asnjë e keqe nuk vjen nga Xhamiat. Sipas statistikave zyrtare, deri në vitin 2020 kishte rreth 2800 xhami në Gjermani dhe po ashtu rreth 5.5 milion njerëz nga të gjitha besimet muslimane që jetojnë në këtë vend, duke e bërë Islamin komunitetin e tretë më të madh të besimit në Gjermani. Dhe Erdogan është më i suksesshëm në Gjermani nga bashkëkombasit e tij se sa në Turqi bazuar nga numri i votuesve pro tij. Fundja, edhe muslimanët i përkasin Gjermanisë apo Europës, sepse ata jetojnë këtu, kanë lindur këtu, sikurse katolikët, protestantët, ateistët që i përkasin Gjermanisë apo Europës.
Skllavi me i keq, eshte ai, qe i sherben sklavopronarit, kunder sklleverve te tjere. Dhe hanem Kelmendi, eshte nje nga ato, qe ka shitur ne shekuj fe dhe atdhe, per frike, apo interesa te mbrapeshta per ti sherbyer dushmanit aziatik, qe denatyroi llojin e saj dhe kete vend Europian. Dhe si injorante me dashje apo e vertete, ajo duhej ta dinte ,qe turqia e sotme, e ka zanafillen nga fisi i vogel aziatik i selxhukve, qe me vone moren emrin osman, dhe duke u zgjeruar pushtuan Perandorin Bizantine ( e gjithe bota muzeale e turqise se sotme, eshte ajo e Greqise se lashte dhe e Bizantit, ku shkelqen dhe arkitektura dhe afresket e kishes se famshme te Shen Sofise, te cilen vandalet osmane e kthyen ne xhami. Duhej te vinn kohe moderne dhe me kembngujen e botes se qyteteruar, qe kisha e shen Sofise te kthehej ne muze. Dhe kur historia perseritet ndonjehere ne menyren me te mbrapeshte, duhej qe mbas Ataturkut, qe e modernizoi Turqine , ne te gjitha aspektet, erdhi perseri nje sulltan i erret mesjetar, qe perkrah dhe ndihmon terrorizmin islamist, ku midis te tjerave, kishen e Shen Sofise e kthen ne nje xhami funksionale. Dhe kryeministri i Shqiperise,rama qe pretendon se eshte nje shtet laik me kushtetute, ka mik per koke si anje tjeter, kete lloj sulltani, dhe qe ja ka hapur portat katersh ketij vendi, dhe ai vjen se fundi, me ´´dhurate´´ drona luftarake kamikaze dhe xhamine me te madhe ne Ballkan, per turqizimin me te thelle,qe ka okupuar vendin me te bukur te kryeqytetit tone, kur ne vendin e vet sulltani islamistdhe , jo vetem qe nuk lejon ndertimin e kishave te reja, por dhe nje monument i vlerave te kultures boterore e denatyron dhe e kthen ne xhami.Dhe thuaj mbasandaj, qe nuk ndihemi te ripushtuar si shekuj para, me ndihmen e kuajve te trojes te llojit hamza si rama dhe islamistit laramn te llojit sali.
Bravo????????????
Zonja Cika Kelmendi duhet te turperohet nga ky shkrim!
Endra e shqiptareve nuk ka qene te behet xhamija endra e shqiptareve ka qene dhe eshte te behet si europa ! - Gazetare mashtruese ! Larg propagandes fetare islamike !