Si ata, si këta, e vrasin prokurorin

11 Tetor 2024, 18:48Blog TEMA
Si ata, si këta, e vrasin prokurorin

Nga Frrok Çupi

-Akoma nuk i keni vrarë prokurorët, më pyeten në miting?

-Si…, cfarë thua? U bllokova.

-Po gjyqtarët pse nuk i vrisni?

-Pse nuk i lironi të burgosurit?

….

Biseda e mbajtur para 33 vjet nuk më është zbehur asnjë ditë. Por kur dëgjoja para një jave, të njëjtin gjyq në një emision televiziv, prapë m’u bënë mornica.

Prokurori para gazetarit:

Gazetari: Në vitet 80 keni qenë hetues procesesh politike? Një grua pretendon se është keqtrajtuar nga ju, pra është rrahur.

Prokurori: Ke bërë edhe një emision më parë për këtë.

Gazetari: A keni bërë proces politik?

Prokurori: Zero.

Gazetari: Çfarë çështje keni bërë atëherë?

Prokurori shpjegon gjatë.

Gazetari: Keni ushtruar ju dhunë ndaj personave?

Prokurori: Zero.

Prita që në studio të hynte skuadra e policisë me prangat gati dhe gazetari të urdhëronte “Merreni armikun!”. Sepse është krejt njësoj, si atëherë kur të burgosurit politik ishin armiq për sistemin, si edhe sot kur ata që ishin ‘armiq’ sot kanë shpallur ‘armiq’ ata që nuk ishin. Klasat e përmbysura dhe kapja pas tyre mbetet rrënja me e keqe që zë rrjedhën e lumit të ecjes përpara të shoqërisë.

Meqë them ‘klasat e përmbysura’, si plaka Nurihan… Tani janë këta që janë, atëherë ishin ata që ishin. Kur më bënë gjyqin ‘pse nuk i pushkatoni prokurorët’, atëherë isha mes klasës së përmbysur.

Isha në New Jersey, në takim me ‘lobin’ shqiptar, ose emigracionin politik të arratisur ngjatë komunizmit; qershor 1991. Në emër të Partisë Demokratike. Gjyqi bëhej për të burgosurit ‘politik’.

-Pse nuk i pushkatoni prokurorët e gjyqtarët?

-Gjyqtari nuk ka faj, ka para një ligj… Po ndryshojmë ligjin, u them.

-Kush e ka bërë ligjin?

-Kuvendi Popullor, deputetët e Kuvendit

-Pse nuk i pushkatoni deputetët?

-Deputetët janë përfaqësues, nuk bëjnë me kokën e tyre, udhëheq Partia.

-Anëtarët e Partisë pse nuk i pushkatoni?

Gjyqi i asaj pasditeje me të arratisurit politik më ka tronditur jetën.

Më vjen ndërmend: A t’u premtoja se “Po, menjëherë do t’i pushkatojmë të gjithë”? As për tallje nuk mund ta bëja, madje as sa për të rënë rehat e ‘ik tutje’.

Atëherë, pse prokurori i ‘viteve 80’ nuk iu përgjigj gazetarit kështu:

“Po, kam qenë hetues i çështjeve politike” (edhe pse nuk ka qenë, në fakt). Vetë gazetari, me sa dihet, është produkt i çështjeve politike, por i krahut atëherë ‘të humbur’. Atëherë nuk ndodnhi ndonjë ‘politikë’. Thjesht çështje kandari, atëherë 1 kg. për palën e hetuesit, tani kilogrami ka kaluar nga pala e gazetarit. U përplasën, i humburi humbi, i fituari fitoi.

Çfarë do të thotë ‘hetues politik”? Asgjë. Absurd. Nuk ekziston. Po agronom politik, çfarë do të thotë?

Po të kthesh kohën e humbur e ta vendosësh ndër këmbë si dele dhe ta gjykosh sot? Kjo do të quhej ‘shpikja më e pamundur’, në këtë botë.

“Politikët’ e atëhershëm na janë kthyer në ‘heronj komunistë’ të kohës. Shoqëria ka frikë nga këta të tanishmit, njësoj si ndaj atyre. Këta të gjykojnë pa gjykatë.

Prokurorët e SPAK sot po kërcënohen ‘për ekzekutim e zhdukje’. Kërcënuesit janë të akuzuarit e mëdhenj për krime. Kam dëgjuar që edhe në ekrane të thërrasin “pse nuk i vrasin prokurorët?”. Kjo është pala e tretë, as ata që u arratisën ose u internuan, as ata që bënë ‘çështje politike’. Por të pasuruar dhe kërcënues.

Shënim:

Prokurori ishte Fatmir Xhafa, deputet. Gazetari, Blend Fevziu i Klan.

5 Komente

  1. s
    sumce

    o mero suma pse e hoqe shkrimin e gazekar marko caka(idiot kafeneje) per NANON ne Greqi? mos e bej dhe ti kazan haleje , ca te vjen pa filtra

    Përgjigjjuni
    1. M
      Marseli

      Po po ke te drejte.Sot fuqin e kan te pjellet e ish njerzve trathetar te atdheut,ish te perkedhelurit e monizmit,por te degjeneruar politik e moral,ishe te pjellet e krimeve te ndryshme por te denuar rende.Pra kjo mori,por qe perseri bejne pakicen dominojne sepse sistemi politik,ekonomik,ushtarak eligjor eshte i.tyre.STERPJELLA E TOPTANEVE BEN LIGJIN NE TV.E KTHEHET NE HETUES FASHISTI..

      Përgjigjjuni
      1. O
        Odi

        Blendi Fevziu ,s'është Toptan.Është nga një fshat i Lushnjes,pavarësisht.,se ka fallsifikuar çertifikatën e lindjes duke ndryshuar vendlindjen dhe bërë,Tiranë. Èshtë i adaptuar,siç thotë vetë. Po bëhet i rrezikshëm dhe po i kthen emisionet,ne salla gjyqesh politike për kundërshtarët e PD.Sjellja e paprecedente ndaj Kryeparlamentares dhe deputetit Xhafaj tregon dekadencën e këtij pseudogazetari.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alabama

          eshte nga korca o idiot. ne lushnje ka patur prinderit te derguar me pune

          Përgjigjjuni
        2. g
          gazetari spiun

          Se kush eshte Fevziu ,mjafton te lexosh ne Yotube shkrimin e Edison Ypit me titull: "Fevzo Varkari!!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje