Nga Ben Andoni
Kryetari i palëvizshëm i PD-së, Sali Berisha, pak kohë më parë, në një nga mbledhjet e tij të gjata të “Foltores” ku ringjalli lëvizjen nën emrin e tij, iu drejtua ideologjisë së ekstremit të Djathtë. Paçka se shpesh njerëzit e Partisë Demokratike e kanë kujtuar dhe artikuluar termin konservator, e shqiptuar përmes zërit të Berishës, ajo u kthye në normë. Njerëzit e tij nga Qendra e të Djathtës ishin shndërruar sakaq në Konservatorë.
Qysh të nesërmen njerëzit e PD-së, pro Berishë flisnin për konservatorizmin dhe e artikulonin me zë të lartë, sikur ta njihnin me qelizë. Më të shkathëtit, që njohin gjuhën e medias, iu drejtuan manualeve dhe nxorën dhe shpallën dhe themelin, si edhe përcaktimin më të përmbledhur skolastik të Konservatorizmit.
Po e risjellim: “Konservatorizmi është një filozofi dhe ideologji kulturore, sociale dhe politike që synon të promovojë dhe ruajë institucionet, zakonet dhe vlerat tradicionale. Parimet qendrore të konservatorizmit mund të ndryshojnë në lidhje me kulturën dhe qytetërimin në të cilin ai shfaqet”. Pasi e shqiptonin formulimin gati fjalë për fjalë heshtnin, si për të dëgjuar jehonën e tingujve të tyre. Ata që u kthjelluan të parët kujtuan një proverb, i cili pak a shumë thotë se: konservator lindesh dhe nuk bëhesh. Kjo u dedikohej atyre pak njerëzve të trashëgimisë së hershme të partisë së parë të Opozitës, që e ndjejnë peshën e rëndë dhe të palëvizshme të Berishës dhe prishjen e rregullave prej tij të lojës deri te ideologjia, ashtu si zbrazëtirës së sotme para autokracisë së Ramës, që nuk përfill. Nënzë do dëgjohej më shumë, se janë pak ata që e meritojnë, pasi Konservatori është i lidhur me pronën, shtetin dhe mbi të gjitha familjen në kuptimin më idilik dhe të fortë të fjalës.
Neoliberalizmi evropian e ka shndërruar kuadrin ligjor të vendeve që aspirojnë integrimin në një matricë, ku ajo familje idilike, që gjendet ndër ideologët e konservatorëve, nuk ekziston, të paktën tek ne me ligjet tona laramane; për institucionet e shtetit tashmë “po kujdeset” Rama që të mos pipëtijnë para tij, ashtu si Berisha, që i ktheu në zgjatime të pushtetit të vet; e sa për pronën, atëherë të bën të stepesh sepse dy partitë kryesore gatuan një gjellë, që po i kushton tmerrësisht vendit. Me gjasë dhe logjikisht, një pjesë e njerëzve të së “Djathtës-1912” e dinë mirë këtë dhe e ndjejnë realisht shqetësimin. Falë kësaj besojmë se po ngjizin këtë forcë. Duket sikur konservatorët tanë deri më tani vetëm kanë qejf të nanuriten, por jo të shkallmojnë këto realitete, kryesisht prej flegmatizmit kombëtar të momentit dhe e dyta prej konformizmit, tipar i kahershëm kombëtar.
Do na duhet të presim nëse konservatorët e rinj, me premtimet e 12 Tetorit, do ta bëjnë udhën e tyre apo do tarohen rrugës deri për zgjedhje. Do të donim që të paktën të ishin në udhën, që dikur e tha Udrou Uillson, në mënyrë më të përmbledhur: “Konservatori është tipi i njeriut që vetëm ulet dhe mendon, por kryesisht ulet”. Të ulet e të bëj të vetin realitetin tonë, atë që nuk e njohin më dy partitë kryesore.
Mbi të gjitha, publiku pret që të ketë një reflektim të vlerave të konservatorizmit shqiptar, një histori e së cilës mungon krejtësisht, qoftë dhe si refleksion i vlerave më të mira; apo një udhë jashtë klisheve të politikës për të mos thënë shfrytëzimi pa kriter i kategorisë popull. Deputeti Enkelejd Alibeaj në prezantimin e tij foli për Kartën e Parimeve dhe Vlerave, ku shtroi devizën “për ne përfaqësimi sa më i drejtpërdrejtë i sovranitetit popullor në çdo nivel të qeverisjes është jetësimi i lirisë”. Fjalë të mira, por ende tejet teorike për të pluguar një shoqëri që ka të shtresëzuar nënshtrimin dhe mbi të gjitha mos ndryshimin.
Në mbledhjen inauguruese dhe promovuese, këto lejohen dhe duhet të dëgjohen, por nga e shtuna e 12 Tetorit 2024, njerëzit duan të dëgjojnë atë të ndryshmen, që e mban lart konservatorizmin si ideologji dhe që u ka shërbyer disa kombeve, të ecin përpara. Ndaj, “ Të Djathtës-1912” i duhet aksioni dhe përballja e vërtetë me vlerat e Konservatorizmit, që përbën sfidën kryesore, nëse do arrijë të bëhen faktorë. Deri më tani, ideologjinë e Djathtë e kanë përmendur shumë, deri te Berisha, por nuk kanë arritur as të kacavirren te vlerat e saj, sepse Konservatorizmi mbetet cinik nëse nuk e kupton dhe e zhvillon.
Partise sukse, por nuk degjoje as nga partia dhe as nga gazetaret qe te diskutohet rrethe programit te partise. Kur partia ka marre lejen I duheshin 3000 firma. Leja u dha, per cfare fiemosen keta persona, per programin apo per individe? Nqs kane firmosure per indivite, harroje emrin parti e re me elemente te vjeter. Sa here Berisha eshte ne siklete dergone disa te krijojne parti te re sa per tyme dhe mbasi mbarojne misionin ishat I merr prape ne gjirin e vete si qen te rrahure. Shembuje ka pa funde: Pollo, Shehu, Lyli, etj.
Partia "Djathtas-1912" eshte nje levizje donkishoteske qe kerkon te ktheje sistemin feudal te bejlereve dhe agallareve shqiptare. Jo me kot ne krye te saj eshte Ali Beu. E vetmja organizate politike qe mund te konkuroje me PS dhe PD do te jete "Partia Popullore e Shqiperise" (PPSH)
Hiqe nickname "Buda" dhe vendose "Stalin", bastard komunist, që nuk u shporrët nga jeta e këtij vëndi ju fëlliqësira.
Një nga këta udhëheqësit e rinj është budalla i deklaruar. E gjeni cili është?