Rasti që po i jepet Shqipërisë tani nuk duhet humbur

14 Tetor 2024, 11:05Blog TEMA
Rasti që po i jepet Shqipërisë tani nuk duhet humbur

Nga Agustin Palokaj

Shqipëria të martën, më 15 shtator, në Luksemburg, do të hapë negociatat për klasterin e parë në procesin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Në procesin historik të integrimit në BE, ka disa hapa historikë. Si marrja e statusit të kandidatit, nisja e negociatave, përfundimi i negociatave, nënshkrimi i Traktatit të anëtarësimit dhe anëtarësimi në BE. Hapja praktike e kapitullit të parë në këtë proces, vërtet ka një rëndësi historike. Ky hap shënon kalimin e procesit nga niveli politik në atë praktik. Sepse fundi i fundit, procesi ka të bëjë me hapjen dhe mbylljen e kapitujve, dhe nga kjo varet dhe matet edhe suksesi i procesit. Jo nga qëndrimet dhe deklaratat politike. Sepse sikur të vlerësohej në bazë të deklaratave politike, si nga Shqipëria ashtu edhe BE-ja, anëtarësimi do të kishte ndodhur dhe harruar qëmoti.

Se “Shqipëria e ka vendin në BE” dhe se “rruga drejt BE-së është e pakthyeshme” kemi dëgjuar nga goja e liderëve politikë që nga viti 2000, kur në Zagreb u zhvillua Samiti i parë BE-Ballkani Perëndimor. Jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin kemi dëgjuar fjalë të mira për perspektivën e garantuar evropiane. Ndërkohë përparimi drejt anëtarësimit ka qenë shumë i ngadalshëm. Në fakt, krahasuar me periudhën kohore që ka kaluar ka qenë një dështim i plotë. Shpesh për shkaqe politike nuk ka pasur lëvizje. Nganjëherë për interesa politike janë bërë disa lëvizje. Por jo të mjaftueshme. Dhe tash më në fund po nis pjesa praktike e negociatave edhe për Shqipërinë. Nëse ekipi negociator, Qeveria, Kuvendi (përfshirë edhe opozitën) do të kryejnë me vullnet dhe me profesionalizëm punën e tyre, Shqipëria ka mundësi të zërë hapin me dy vendet e tjera të rajonit që janë shumë para saj, me Malin e Zi dhe Serbinë.  

Imazhi i mirë politik që ka pasur për vite Shqipëria në sytë e BE-së nuk është shndërruar në përfitime në procesin e integrimeve. Tash me hapjen e klasterit të parë ky proces hyn në fazën praktike. Suksesi, pra, do të varet nga kapacitetet për përmbushjen e kritereve, nga konsensusi i brendshëm në Shqipëri dhe gatishmëria e BE-së për të përshpejtuar procesin. Negociatat kanë të bëjnë më shumë me madhësinë e vrimës në rrjetat e peshkatarëve sesa më deklaratat e bukura politike. Ky proces bëhet për shtetin dhe qytetarët e jo për politikanët. Përvoja më e mirë se s’ka rëndësi se kush është në pushtet në cilin moment kur të arrihet një sukses është pikërisht Shqipëria. Sukseset më të mëdha, si hyrja në NATO dhe liberalizimi i vizave, ndodhën gjatë mandatit të Sali Berishës. Ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader, që anëtarësoi vendin në NATO dhe bëri punën më të madhe për integrim në BE, ndodhet në burg. Prandaj nuk duhet personalizuar procesin, i cili është interes strategjik kombëtar. 

Shqipëria ka pasur episode të shumta të dështimeve për shkak të grindjeve të brendshme politike. Në secilin vend ka garë mes shumicës qeverisëse dhe opozitës, dhe kjo është pjesë përbërëse e demokracisë. Por vështirë të gjendet një vend ku kultura konfliktuoze politike i ka kushtuar shtetit aq shumë sa Shqipërisë. Kur gjatë mandatit të PD-së Shqipëria u bë anëtare e NATO-s dhe kur u liberalizuan vizat, ka pasur pjesëtarë të PS-së që nëpër takime ndërkombëtare thoshin se Shqipëria nuk e ka merituar këtë, sepse është “vend i krimit dhe korrupsionit”. Pastaj gjatë qëndrimit në opozitë, njerëz nga PD-ja kanë lobuar tek “miqtë e tyre” evropianë që “të mos i ndihmojnë Qeverisë Rama duke hapur negociatat e anëtarësimit”. Në kohën kur raportet mes opozitës dhe pushtetit në Shqipëri janë pothuajse në nivel të armiqësisë, do të duhej të punohej në ndërtimin e konsensusit dhe një koalicioni për Evropën. Do të duhej të arrihej një pajtim mes Qeverisë dhe opozitës që, përderisa të mund të grinden rreth çështjeve të tjera, të punojnë së bashku për avancim në procesin e integrimeve në BE, sepse tash po bëhet vetëm hapi i parë, ndërsa anëtarësimi do të vijë pas disa vjetësh, dhe askush nuk mund ta dijë sot se kush do të jetë në pushtet në ditën kur Shqipëria do të bëhet vend anëtar.

Edhe shoqëria civile dhe mediat duhet të jenë më pro aktive në mbështetjen dhe përcjelljen e procesit integrues. Duhet ta shohin këtë proces si rrugën më të mirë për t’ua përmirësuar jetën qytetarëve e jo si garë se kush përfiton politikisht. Mënyra se si në Shqipëri mbulohet procesi i integrimeve evropiane është tepër sipërfaqësore. Aq sa fitohet përshtypja nga raportet e disa mediave se nisja e negociatave për një nga 35 kapituj është pothuajse hapi vendimtar në prag të anëtarësimit në BE. Procesi tash kur ka hyrë në fazën praktike do të ndihmojë shumë që Shqipëria të ndryshojë për të mirë. Sepse duke i përmbushur kërkesat strikte, shumë prej të cilave janë të panegociueshme, por duhet të zbatohen, Shqipëria do të rrisë standardet dhe do të bëhet më e mirë edhe për qytetarët e saj. Shihet kjo në rastin e Kroacisë, vendi i cili edhe pas 11 vjetësh prej kur ka hyrë në BE, vazhdon të jetë “anëtari më i ri”.

Dhe duhet pasur kujdes që në raportet me vendet e BE-së të arrihet një balancë e duhur. Që raportet e mira politike të ndiqen me përmbushjen e kritereve në shtëpi. Sepse në mungesë të suksesit në reforma, mbështetja politike nuk do të mund të ndihmojë. E në anën tjetër mungesa e mbështetjes politike do ta bllokojë procesin edhe atëherë kur të përmbushen të gjitha kushtet, edhe për këtë ka pasur përvojë Shqipëria në dhjetë vjetët e fundit.

Suksesi që shënohet të martën me hapjen e klasterit të parë është, po ashtu, pasojë e përputhjes së dy kushteve; në njërën anë vullnetit politik në BE e në anën tjetër përmbushja e kritereve nga Shqipëria. Vërtet Hungaria ka bërë pjesën e vet të punës si kryesuese e radhës, dhe këtë nuk duhet mohuar. Por në anën tjetër kjo hapje ndodh për shkak se Greqia e ka hequr bllokadën e saj e jo për shkak të lidershipit të kryeministrit hungarez  Viktor Orban, dhe kryeministri i Shqipërisë duhet të ketë pak më shumë kujdes dhe të mos bëjë gafa sikur ajo se Hungaria është shembull për Shqipërinë se si bëhen reformat. Sepse Hungaria, e cila deklarativisht mbështet të gjitha vendet e rajonit, me përjashtim të Kosovës, nëse është shembull për diçka është se si nuk duhet të bëhen reformat. Ndërsa nuk janë të paktë ata në BE, që pikërisht për shkak të përvojës jo të mirë me Hungarinë, janë skeptikë ndaj procesit të zgjerimit. 

Gjithsesi rasti që po i jepet Shqipërisë tash nuk do të duhej humbur. Sepse përvoja dëshmon se kur humbet një rast tjetri nuk vjen shpejt.

24 Komente

  1. s
    spata

    Shqiperija penge e kriminelit Sali dhe e cubave qe i rrijne poshte ballkonit . Ptu fare bastarde ..

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilirian

      Shqiperia per fat te keq me te nga vendet rreth e rrotull eshte vazhduar me sjelljen e nje shekulli e gjysem me perpara... Komshiu i veriut mburrej ne parlament qe me 50 milion euro arriti te shakterronte te gjithe industrine e shqiperise, kmshiu nga jugu i dalin te palarat qe vetem per keq informim paguante 50 milion euro ne vit gazetarve shqiptare qe te shkruanin cfare i pelqente komshiut imagjino se sa ka hedhur per spiuna e shkaterrim ky komshi... Por te keqen me te madhe e kemi brenda sepse shitemi per tre aspra dhe nuk dime te vlersojme vetveten na duken me te mire te tjeret ...

      Përgjigjjuni
    2. T
      Toni

      Asnje rast nuk po I jepet....normalish me gjyqesori qe ka beshtire se integrohet...

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arian

        "Klasterin e parë"?! Po çfarë emancipimi intelektual mund të pritet nga dikush që i mungon emancipimi gjuhësor? Mësoni të shkruani shqip!

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xy

          Klasterin - Grupin Integrimin. - Bashkimin Negociatave - Bisedimeve Status - Ligj (gjendje ligjore) Traktat. - Marveshje Liderëve. - Udhëheqësve Proçes,imazh,kapacitet,konsensus,deklarativisht…?! Turp

          Përgjigjjuni
        2. U
          U shofshin zagaret e Lexhendes

          fatkqesi

          Përgjigjjuni
          1. E
            Evropi per kristianet!

            Te besosh se nje bourdhelo islamikesh me 90% muslimon brother's (antare ne OBI,me big xhamije,me bektashians,me sunite, shiite, tourkotsamides, kosovare, shpellare, etj kesisoi njethundrake arabe )mund a duhet ne nje familje kristiane si BE do te thote cmenduriiiii! Se po qe se po, athere pse mos te bejne kerkese edhe shtete arabe per hyrje ne BE!?

            Përgjigjjuni
            1. F
              Ftera

              Tashme dy shtete arabe jane pjese e Bashkimit European; Greqia dhe Qiproja

              Përgjigjjuni
              1. U
                Unik germani

                Greqine qipron rumanine edhe bullgarine i futen ne evrope per te ndar kufirin mes turqise edhe russise

                Përgjigjjuni
              2. R
                Ropt po më shave

                Mos u nevrikos se do e marresh pensioni prap Jorgo.

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Unic

                  Bashkimi evropian ka 150 milion mousliman edhe 30 milion orthodoks pjesa tjeter jan catolik.bashkimi evropian nuk mbeshtetet tek feja.feja personale e cdo indiviti respectohet edhe mbrohet me ligj.bashkini evropian respekton te drejtat themelore te njeriut pavarsisht se cfar feje kan apo cfar feje deshiron te jesh. Ju jorgaket jetoni akoma ne 1821 me mendalitetin fetar akoma skeni dal nga kolektiviteti fetar

                  Përgjigjjuni
                2. D
                  Dakord

                  Me pak fjalë ti po thua që Rama me PS nuk kanë asnjë meritë?? Të kujtoj që statusin vend kandidat e morëm në 2014, pra nën qeverisjen socialiste dhe anëtar të BE do bëhemi në 2030 po me qeverinë socialiste. Rast për të mos u humbur thua ti gazetar leshi??? Po si do e humbim sipas teje??? Apo ke parasysh atë "ushtrinë" prej 1000 vetësh me molotov!!! Vath në vesh plehrë, Shqipëria nuk bën më kurrë hapa prapa. Rroftë Shqipëria! Ah se harrova, klasteri yt quhet grup kapituj.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dimër

                    Ne 2014 statusi u morr si rezultat i regormave te qeverise se mepareshme. Ramaqeni jo qe s’e ka vrare mendjen per antaresimin ne BE por nuk e ka dashur dhe e ka minuar se donte t’i bente leket rrush e kumbulla dhe per kete hodhi ne sulm Krifcat, tigrat, balluken, neqajn, gurune, kumbaren, ekonomin dhe fjithe armaten perverse te ripjelljes

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Truth

                      Shko mor k kandari. Socialistet akoma nuk kishin lyer e arreduar zyrat ne 2014. Po patjeter me komunista ne dell cdo arritje nga kelyshet e tyre vjen.

                      Përgjigjjuni
                    2. F
                      Fajtori.com

                      15 Shtatori iku o shoku gazetar. Ishte lapsusi juaj, apo përsëri e humbëm trenin!

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tirona

                        Eshte nje shans historik qe vendi yne ka per te qene me familjen e vet pas 600 vjetesh prapambetje.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Miklovani

                          Kush je ti mor Polokja qe u jep mēnd ? shko mor trap ,kush shtet ne europe do pranonte komunistin Sali Berisha , futja ne NATO ishte interesi i botes ,liberazimi i vizave duhej bere ,e jo per komunistin ,qysh kur mori pushteti Rama ,dihet ecuria dhe qendrimin e tij pro perendimor , zhvillimin e vendit , respektin qe kane dot per Shqiperine , e futja ne BE eshte merite e Edi Rames , edhe opozita te ulerase neper koridiret e Brukselit nuk i pjerdh njeri .

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Toçi i Kandarit

                            Kjo qe thote ky shkrim eshte si shprehja: A te kishte Halla ime k..qe do te ishte xhaxha Nuk eshte gati klasa politije. Nuk eshte gati shoqeria. Nuk ekziston toleranca ne çdo aspekt te jetes. Bast me keto qe Shqiperia nuk futet as ne 2035 ne EU. Keto shkrime jane per te shitur dobiçin.

                            Përgjigjjuni
                            1. p
                              populli

                              Si vete rruga e gjate dhe e pafundeme edhe ky artikull,qe here te bene te qash e here te qeshesh.Nejse e meritojme se jemi vendi me i zhvilluar ne ballkan ku uji qytetareve u vjen me pompa neper pallatet qe ngrihen e ngrihen sa me larte duke i bere karshillek botes me fasadat e tyre.Vertet shume vende nuk e kane kete hop ndertimesh por kane ate qe ne na mungon prej kohes se Saliut te pare "ujin".Sikur tu mblidhen te gjithe qytetareve bidonat qe kane neper banesa per uje do mund te furnizohet me shishe plastike gjysma e Europes. Ndaj ta presim me pompozitetin e radhes kete dite te shenuar qe shqipetari edhe pse i dhjere per cilesine e kushteve te jeteses eshte krenar per hedhjen e hapit drejt nje startingu qe kurr nuk na jep shprese per te dale te paret.

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Ben

                                Rastin Shqiperise po ia humbin politikanet Shqiptare qe jane te gjithe te korruptuar deri ne palce si rrace derrash.

                                Përgjigjjuni
                                1. J
                                  J.P.Papin

                                  Shqipëria nuk është fare shtet,le pastaj një shtet europian! Asnjëherë nuk do anëtarësohet në Union nëse procesi zhvillohet i rregullt,njerëzit që jetojnë sot në Shqipëri janë ende në Mesjetën e vonë... Nuk ekziston ligji në atë vend,çdo formë tjeter dhune pranohet vetëm ligji jo. Jo 2030 por as 2080 nuk do mjaftojnë!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Europa kot

                                    E supozojme qe neser u bere pjese e komunitetir européen çfare ndryshon ? . Berrisha aty Méta aty pandueshmeria aty injoranca aty korrupsioni aty . Shteti behet nga vête shqiptaret te aderosh ne organizmat nuk do te thote qe u demokratizove

                                    Përgjigjjuni
                                    1. m
                                      mirel

                                      Shanse leshi. Ketyre nuk u dalin parate per te vjedhur, ky thote shoqeria civile.. Ca ka mbetur nga shoqeria shqiptare, vetem pleqte, dhe kurvat e Partise

                                      Përgjigjjuni
                                      1. H
                                        Ha ha ha

                                        Pse nuk jane hap negociatat??? Jo per gje po shampanja eshte hap para 2 vjetesh!

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje