Midis Squilla-s dhe Carridba-s

15 Tetor 2024, 11:52Blog Nga Josif Papagjoni

 

 

…Squilla dhe Carridba ishte një siujdhesë ku kaloi Odiseu me lundërtarët e tij. Ato i gëlltisnin anijet e guximit, por aventurieri dhe kokëkrisuri Uliks u kaloi nën shalë me anijen e tij dy përbindshave të tmerrshëm të ujit, siç i kaloi nën shallë dhe Ciklopit të verbuar prej tij. Në politikë ka shumë përbindsha të tillë, jemi lodhur me ta, na kanë mërzitur kaq shumë. Televizionet, mediet, shtypi, rrjetet sociale kanë një mbingopje duke e kthyer trurin e të ngratit njeri në një “salad rusian”. Por jeta s’është vetëm politikë, politikë. Jeta ka dhe pjesën e butë, pjesën e bukur, pjesën e dëlirë, ku ulërimat, mjaullimat e maçokëve politikë dhe sharjet me nënë e motër stepen, bien teposhtë.  Unë dua të flas, pra, për të tjerë njerëz, për një siujdhesë tjetërlloj, tashmë e një metafore poetike; dua të flas për atë grup profesorësh nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, që u duhet ta kalojnë atë. Është fjala për hartimin e ENCIKLOPEDISË SHQIPTARE, mbase projekti më madhor që ka pasur në duar historikisht dija kombëtare dhe stafet e kualifikuara të saj.

...Këtu në Vërmicë, aty pranë kufirit midis Shqipërisë dhe Kosovës, në rrethinat e Prizrenit, jemi bërë bashkë diku te 50 vetë, profesorë, njerëz universitetesh e institucionesh shkencore nga dy akademitë e shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk është hera e parë që jemi mbledhur këtu e në kryeqytetet respektive për t’i dhënë udhë ENCIKLOPEDISË SHQIPTARE, këtij projekti tejet të vështirë e me jo pak të papritura; sa nxitës, aq dhe frymëzues. Prej 21 redaksive të të dy vendeve andej-këndej kufirit, duket se i dhamë formën përfundimtare, unike, të integruar e të harmonizuar të Fjalësit të saj, në çdo fushë të dijes, duke u shtruar kuvendimit mes kolegësh e redaksish gjegjëse Shqipëri-Kosovë. Iu shmangëm sa mundëm gjërave të panevojshme e dytësore duke e rrudhur gjithçka në pjesën më përfaqësuese e më domethënëse të tyre. Nuk është e lehtë të biesh dakord për shumëçka e për çdo emër që meriton të jetë pjesë e saj, kemi dhe kundërshti mendimesh, qasjesh, optikash, por rrjedha e takimeve me njëri-tjetrin po na çon gjithnjë e më shumë drejt një “kodi” të mirëpranuar vlerësimi e selektimi. Dhe pikërisht tani, pas një viti pune, kemi mbërritur, më në fund, në një Fjalës unik e të përbashkët në gjithë hapësirën shqiptare në të katër shtetet: Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut-Mali i zi, si dhe në diasporën shqiptare.

 

...Enciklopeditë, në një gjuhë të thjeshtë, janë depozita kujtese e sfida ndaj harresës historike të breznive, ku ti kryen e përsos njohjen mbi një shumësi fushash jetësore, diturish, personalitetesh, temash. Hartimi i tyre lindi tok me formësimin e kombeve, filluar së pari me Francën e mandej në gjithë kontinentin e vjetër, çka u quajt, madje, edhe epoka e enciklopedizmit. Si popull i vogël e me shtet të vonuar, të vonuar do të ishim edhe në këtë lami diturie dhe informacioni. Nisi kjo udhë diku aty nga viti 1897-1916 me “Kalendarin kombiar”, që vijoi edhe në vitet 1926-1928, me njerëz të nderuar të shqiptarisë si Kristo Luarasi, Kosta Trebicka, Nikolla Naço e sidomos Mit’hat Frashëri, por mund të thuhet se përpjekja serioze gjithëpërfshirëse e njerëzve të ditur të vendit u finalizua me Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave, më 1985. Si produkt i asaj kohe, ky Fjalor ka jo pak mbishtresim ideologjik në trajtimin e dukurive të shumta, madje dhe të mjaft personaliteteve. Pastaj erdhi botimi i zgjeruar i Fjalorit Enciklopedik Shqiptar në tre vëllime më 2008, ku tashmë kriteret shkencore u bënë më aktive, pranuese e vetëkorrigjuese. Lënda u zgjerua, të tjera fusha u përfshinë. Qysh tani ne vëmë re se 10 vëllime sa ç’është projektuar Enciklopedia e Shqipërisë, nuk e nxë dot krejt lëndën e pasur që ajo përfshin: nga historia, ekonomia, arkeologjia, gjeografia, antropologjia, arsimi, letërsia, artet, sportet, mjekësia, arkitektura, inxhinjeria, mitologjia, religjioni etj. Por 10 vëllime nuk janë pak, përfshijnë mbi 10 mijë njësi. Mund ta quash një nga ndërmarrjet më të mëdha, në mos më e madhja, në fushën e dijes kombëtare.

 

Unë e di se kjo është një udhë e mbushur përplot të përpjeta e tatëpjeta, me lumturi e mërzi, me telashe e lodhje, me dëshpërime e kënaqësi, me qejfmbetje të shumta, por jo dhe me pak meskinitete njerëzore, për një aradhe pa fund, të cilët duan të hyjnë në këtë banesë a tempull të kujtesës. Por aty janë zgjedhur ata që janë kthyer tashmë në trashëgimi historike e kulturore të kombit, të ikur, të vjetër apo të rinj që kanë krijuar emër në hapësirën kombëtare e në botë. Sigurisht brusha e pastrimit nuk do të ndal edhe paskëtaj, por tashmë do të jetë tepër selektive. Unë kam një farë përvoje tashmë në këtë lami, ku ura dridhet nga rrjedha e fortë e lumit poshtë teje. Kam hartuar vetë një Enciklopedi të Teatrit dhe të Filmit, kam qenë kryeredaktor i kulturës dhe arteve në Fjalësin Enciklopedik të Shqipërisë si dhe kam drejtuar projektin Enciklopedia e Arteve Shqiptare të të gjithë hapësirë kombëtare. Andaj dhe i njoh, pak a shumë, “dridhjet” e kësaj ure. Edhe pse me sizmicitet të lartë, kam ndjerë gëzimet e brendshme që një punë e tillë më ka dhënë, sikurse po njësoj (mbase dhe më shumë) kam ndjerë dhe dëshpërimet, zhgënjimet, ndonjëherë fyerjet nga “gojë” të papërmbajtura, që kërkojnë të jenë medoemos pjesë e sofrës. Nuk është e lehtë kjo punë! Por qyrkun duhet ta mbash supeve, jo atë të “fajit”, por atë të përgjegjësisë.

Më së pari ty të kërkohet njohje e thelluar e fushës, të kërkohet drejtpeshim, të kërkohet dinjitet e personalitet prej studiuesi me qëllim që “porta hyrëse” as të mos mbyllet për ata që e meritojnë, por as dhe të shqyhet për ata që gërryhen nga vetëkënaqësitë, deliret dhe vetëpëlqimet. Ja që narcistët përherë janë të shumtë dhe fatkeqësisht bëjnë përherë më shumë zhurmë se të tjerët që në heshtjen e tyre apostolike gatuajnë bukët. Ja që ka dhe kjo punë atë siujdhesën e Uliksit kur kaloi mes Skillës dhe Karridbës. Duhet ta kalojmë këtë siujdhesë me mençuri, guxim, shkathtësi prej lundërtarësh të sprovuar, pa e lejuar të na gëlltit. Dhekemi për ta kaluar.

Na vaftë mbarë miqtë e mi të dijes!...

15 Komente

  1. A
    Albert

    I nderuar Josif, duke ju uruar pune te mbare se bashku me koleget, dua te them vetem pak fjale mos harroni te drejtpeshuar ne cdo ze e ne cdo rresht Veriun e vendit ame, me kryeqender Shkodren, perfaqesuesit e saj me te spikatur, pa te cilet jo nje Enciklopedi kombetare, por as edhe nje hap i vetem nuk mund te hidhet ne historine e botuar te kombit.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mare Nostrum

      I nderuar, ato vendet mitike qe permend quhen Shilla dhe Karibda, ndersa Squilla nuk ekziston gjekundi perveçse ne Himnin e Balilave qe thote: Fischia il sasso, il nome squilla del ragazzo di Portoria, e l'intrepido Balilasta gigante nella storia.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Parruca

        Doja te shkruaja te njejten gje, pra qe te shkoje te mesoje se si quhen ne shqip pastaj ti perdore ne nje artikull.

        Përgjigjjuni
        1. k
          kirurg

          Saktë. Para se të ankohet për narcistët, që doemos janë, të mos rrëmbehet vetë pikërisht nga narcisizmi: "Unë jam dijetar"...

          Përgjigjjuni
          1. k
            kirurg

            Saktë. Para se të ankohet për narcistët, që doemos janë, të mos rrëmbehet vetë pikërisht nga narcisizmi: "Unë jam dijetar"...

            Përgjigjjuni
        2. N
          Një shqiptar në Itali

          Mare nostrum , fjala squilla që përmënd ti , duke kujtuar Himnin e Balilave , nuk është emër , por është folje , një fjalë e gjuhës italishte gjerësisht e përdorur , që do të thotë : squilla = bije zilja , bije telefoni , dëgjohet një tingull . Në gjuhën shqipe nuk ka një fjalë të vetme që t'i përgjigjet fjalës squilla .

          Përgjigjjuni
          1. P
            Palluku

            Ka fjale ne shqip per squilla o albanese. Fishkellen o albanese. dmth kur guri leshohet dhe ecen me shpejtesi ne ajer, nga forca e ferkimi fishkellen o albanese d'italia. duhet me dit edhe pak fizike, pervecse gjuhe shqipe o albanese. prandaj mos merr kompetenca qe nuk i ke.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Një shqiptar në Itali

              O Palluk , që me "mënçurinë" tënde , përpiqesh të më mësosh italishten mua . Jam në Itali qysh më 1991 , erdha djalë i ri sapo kisha mbaruar fakultetin dhe po plakem këtu ; shpesh , kam bërë dhe përkthime të vogla nga italishtja në shqip . Fishkëllim , nuk është fjala e saktë që I përgjigjet fjalës squilla në italisht . Po të jap nja dy shembuj : Në shtëpi ndodhet nipi dhe gjyshi , bije zilja e celularit të gjyshit i cili nuk po e dëgjon , atëhere nipi i thotë gjyshit : " nonno squilla i tuo telefono" . D.m.th. askush nuk po fishkëllen , thjesht bije zilja e telefonit . Ose , dikush i thotë të birit " Kur të mbrish "mi fa uno sqillo" , në shqip " më bëj një zile" . Ndërsa fjala "fischia" , në shqip do të thotë fishkëllen . Dhe fishkëllen në shqip , nuk ka të bëjë fare me fjalën italishte squilla . Pra fishkëllen është në italisht fischia , ndërsa squilla në italisht , në shqip do të thotë bije zilja . Ti përmënd disa herë o Palluk , fjalën "o albaneze" , duke tentuar të më ofendosh . Unë kam jetuar më shumë vite në Itali , se sa në Shqipëri dhe jam një shqiptaro- italiano , me dy shtetësi , por edhe thjesht shqiptar të më quash , jam krenar për origjinën time . Hiqeni atë ves të shëmtuar , sikur dini gjithçka dhe duke u mburrur , mundoheni të ofendoni këdo , edhe pa e njohur fare .

              Përgjigjjuni
              1. p
                palluku

                ke degjuar gje per sinonimet o derdimen? squillare v. intr. [der. di squilla1] (aus. avere). – 1. Produrre un suono acuto e vibrante, o alto e chiaro, riferito a campanelli e a trombe (il cui suono è appunto detto squillo). treccani (fjalor italisht, se mos e merr per tre qen)

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Një shqiptar në Itali

                  Derdimen i satëme , o pallosh , sa derdimenë ka pjellë jotëmë , përveç teje ? Më tregon treccanin ti , që e kam në raft . Nuk paskam degjuar sinonimet unë , me universitet e master në Itali . Ma va a caccare fannullone di merda .

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Palluku

                    Te verteten te thashe o injorant. Derdimen eshte ai qe ka nje fjalor ne shtepi dhe nuk e hap, por e mban per zbukurim dhe pastaj do te shese mend. Fiks si puna jote. E verteta dhemb injorant. Por eshte me e rendesishme se ty dhe "studimet e masterat e diplomerat" qe ke zotrote. Mbase i ke marre te CEPU. Madje pa mbase. Me siguri ne educazione a distanza. I shplare!

                    Përgjigjjuni
          2. L
            Loku

            Hoteli yt do hyjë në enciklopedi apo e ke shitur.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sio.....

              Per të gjykuar per nje njeri te çfarëdo profesioni, duhet të kesh perpara një punë të tij: qoftë konkrete psh Hidraulik, qoftë intelektuale psh Inxhinier Ndertimi... Cili është punimi më i vlerte i zotërisë në fjalë...

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mery

                Një metër e shtatëdhjet e shtatë sy jeshil pa i qethur , kaçurel . Autodidakt . Ai , - si e ëndëroni ? Ajo , - punëtor , sy jeshil . S'e pyeti sa rëndonte . Për peshën e ç'ngjau krijoi dy përbindësha .

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shqiptari

                  Z. Josif, thuhet Shila, jo Squila

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje