Merita që duhet t’i njohim Edi Ramës

16 Tetor 2024, 11:25Blog Nga Ilir Yzeiri

Merita që duhet t’i njohim Edi Ramës

Më 15 tetor Shqipëria shënoi një moment historik në Procesin e Integrimit Europian. Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, e mbledhur në Luksemburg çeli negociatat për grup kapitullin e parë me Shqipërinë që përfshin disa fusha thelbësore, si drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik si dhe reforma e administratës publike.


Mbyllet kështu një kapitull tjetër ai i pritjes së gjatë, disa herë të merituar e disa herë jo, që Shqipëria ka qenë e detyruar ta vuajë për shumë arsye. Sot është dita të ndjehemi krenarë dhe të gëzuar, por vetëm kaq, sepse, nëse do të na duhet të analizojmë se përse u vonuam kaq shumë dhe përse nuk arrijmë të ndjekim hapat e sigurt të vendeve që zhvillohen më shpejt e më mirë nga ne, atëherë do të na duhet të reflektojmë thellë dhe të bindemi se shkak i kësaj vonese, në më të shumtën e kohës, kemi qenë vetë ne.

Është e thjeshtë sot të fajësosh historinë dhe të kaluarën tënde, megjithëse, në një farë mënyre, ato përcaktojnë edhe antropologjinë e të menduarit kolektiv, por bëhet e vështirë kur analizojmë sot sjelljen e shoqërisë sonë dhe të politikës shqiptare. Përse duhet t’i njohim Edi Ramës një meritë për këtë që ndodhi më 15 tetor dhe cila është ajo ? Shqipëria, pas rënies së diktaturës, është drejtuar nga dy a më shumë ish-komunistë. Sali Berisha që uzurpoi Lëvizjen e Dhjetorit dhe e solli në gjendjen që është sot Partinë Demokratike, vinte nga kultura dhe shkolla e ngurtë e stalinizmit enverian.

Fatos Nano ishte një komunist liberal që në ndryshim nga Berisha e modernizoi partinë e trashëguar nga Enver Hoxha. Kryeministrat e tjerë si Vilson Ahmeti apo Bashkim Fino nuk luajtën ndonjë rol të ndjeshëm në këtë periudhë. Edi Rama është i vetmi kryeministër i tranzicionit që po qeveris në tre mandate dhe nuk ka qenë asnjë ditë komunist. Formimi i tij kulturor e politik, përkundrazi është ushqyer nga vetëdija liberale europiane, antisllave dhe antikomuniste.

Ndaj nuk është rastësi që reformat e guximshme që ai ka ndërmarrë e drejtuar në këta vjet, i bindën më në fund aleatët tanë të Bashkimit Europian që të çelen negociatat. Protagonizmi i Edi Ramës në tranzicionin shqiptar mund të shihet në shumë drejtime. Në një vend demokratik opinionet për një personalitet politik nuk janë asnjëherë homogjene. Veç kësaj, ne, shqiptarët, vuajmë nga kultura e rrafshimit të vlerave dhe nga mosrespektimi i hierarkive. Ne nuk e kemi ndjenjën e imponimit dhe të sugjestionimit ndaj të huajve.

Ajo që na shenjon më shumë është inferioriteti ndaj të huajve dhe lufta apo kasaphana mes vedi. Ne nuk kemi një ideal apo një topikë të shenjtë. Grekët e kanë ndërtuar hierarkinë e tyre të glorifikimit apo të idealit mbështetur në teorinë ekspansioniste dhe ultranacionaliste të Megaliidhesë dhe në raport me ne kanë një problem fiks- Vorio Epirin. Nuk ka asnjë forcë politike në Greqi që të mos ketë këtë frymëzim. Serbët kanë mitin e Kosovës dhe homogjeniteti i tyre është i mbështjellë rreth këtij miti. Po ne, shqiptarët, çfarë ideali të përbashkët kemi, çfarë miti ? Deri dje, kur ishim të ndarë, thoshim se kemi mit Kosovën dhe bashkimin kombëtar. Tani që jemi të lirë, kryeministri i Kosovës, kundërshtarin më të madh ka kryeministrin e Shqipërisë.

Ndërsa Sali Berisha dhe opozita shqiptare jo vetëm që nuk pyesin fare për idealin kombëtar dhe unitetin e tij në jug, por bëjnë kauzë politike me qarqet më regresive greke dhe zgjedhin si ideal të tyre Fredi Belerin, atë që disa qarqe të kthjellta politike në Greqi, jo vetëm që nuk e përfillin, por e akuzojnë si irredentist dhe terrorist në shërbim të qarqeve më të errëta nacionaliste greke. Vetëm po të shohësh gjithë këtë maskaradë shqiptare, e kupton se ardhja e Edi Ramës në krye të vendit në këtë periudhë delikate ka qenë një fat. Që në fillim ai ka qenë i qartë në dy anë që përcaktojnë fizionominë e shtetarit dinjitoz shqiptar. Në mes të Beogradit deklaroi që Kosova është e pavarur dhe në mes të Athinës ka ngritur problemin çam.

Asnjëherë më parë Shqipëria, ndoshta me përjashtim të kohës kur diplomacinë e bënin Noli, Konica e të tjerë rilindës e postrilindës, nuk ka pasur një shtetar të tillë që të jetë një bashkëbisedues i barabartë e mik me të gjithë aleatët tanë të shenjtë europianë e sidomos amerikanë. Kurre më parë Shqipëria nuk ka pasur këtë vlerësim që ka sot dhe këtë imazh që ka sot.

Një shtetar i qartë, i kthjellët dhe europian, Edi Rama ka ditur që të ruajë të gjitha ekuilibrat e një Europe të shkatërruar nga krizat. Vetëm ai mund të jetë i natyrshëm kur përuron një xhami me arkitekturë otomane (dhuratë nga Berisha se projekti i Ramës ishte ndryshe) dhe të bisedojë në mënyrë vëllazërore me Erdoganin, ta zbusë klimën e tensionit që ai përpiqet të ndezë me luftën me gylenistët e të fluturojë pastaj në Hungari e të marrë mbështetjen e një lideri tjetër kontravers si Orban. Dhe në saj të tij, fati i Shqipërisë u nda nga ai i Maqedonisë së Veriut.

Transformimi që ka pësuar Shqipëria dhe bumi në turizëm janë meritë e një qeversje me ide dhe me pasion. Por vetëm kaq se problemet e një vendi në tranzicion, me një mentalitet që ka si ideal fitimin me çdo kusht, kulturën e pakët demokratike, me një opozitë shkatërrimtare dhe me një personazh regresiv si Berisha, këto probleme nuk janë të lehta. Shqipëria është bërë një faktor paqeje në Ballkan dhe qoftë brenda vendit qoftë edhe në rajon ajo nuk prodhon politika konfliktuale. Mendoni sikur në vend të Edi Ramës të kishim pasur një alter ego të Sali Berishës ? Vendi do të ishte zhytur në kaos e në luftë civile.

Sa 21 janarë mund të kishte prodhuar sivëllai i Berishës po të kishte qenë në vend të Ramës ? Sa Gërdecë do kishim provuar në kurriz ? Dhe në fund nëse e sheh veprimin politik të opozitave në Shqipëri, vëren me trishtim se aleancat e tyre për të ardhur në pushtet kanë qenë me armiqtë më të egër të Shqipërisë. Nëse do të harrojmë për një çast afëritë me Italinë, Gjermaninë apo Anglinë në periudhën e Pavarësisë, nuk duhet të harrojmë se edhe Zogu që është një shtetar që duhet vlerësuar, për të riardhur në pushtet kërkoi ndihmë te Beogradi e të rusët e bardhë.

Në periudhën e diktaturës plitika diversioniste bëhej nga ambasadat e Jugosllavisë e të Moskës. Tani në tranzicion Sali Berisha aleancën më të madhe e ka pasur me Milosheviçin kur i shiste naftë dhe tani me qarqet më të egra ta nacionalizmit grek. Ndaj sot është vërtet një ditë e gëzuar, por më shumë duhet të jetë një ditë reflektimi.

71 Komente

  1. L
    Labeati

    Bravo shkrim i mire ka shume per te thene per arritjet e kesaj qeverie

    Përgjigjjuni
    1. F
      Feja e shqiptarit asht Shqyptaria

      Edi Rama ka merita te pamohueshme per gjithshka te lartpermedur. Pritshmerija ka qene e madhe pas territ ne te cilin e zhyti Shqiperine Berisha me shoke. Prandaj edhe zhgenjimi I njerzve edhte I madh kur Edi Rama vazhdom ta zhyse ne rrugen e ndyre te islamizimit ku na futi Berisha.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tom

        Berisha e futi ne terr? Apo ne Nato? Apo liberalizoi vizat. Gjera konkrete. Ky ku na anetaresoi? Me thuaj nje. Sa per kte hap eshte I vonuar. Do ndodhte qe ne 2010 mos ishte puna e bravave ne Fier. Kaq...uroj mos te endemic si Turqia 40 vjet ne paradise.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nuk votoj per T.

          Tom djali! Berisha na futi ne Lidhjen Islamike akoma pa u shuar jehona " E duam Shqiperine si Europa" ne 1992. Sa I perket NATO, Berisha thjeshte firmosi, mbi punen gati 8 vjecare qe bene socialistet. Ishte thjeshte ceshtje rotacioni qe e solli ne pushtet ne 2005. Berisha dhe PD kane zero pune per Nato- pervecse firmes nga fati qe I erdhi. Berisha i personalizoi gjithe aktivitetin paraardhes. Po te ishte burre zotni, ate dite Berisha duhet te mbante ne krah P.Majkon. Prandaj Nongrata Berisha kthithi shprehjen e fameshme qe u be virale dhe tallese per shqiptaret: "This is a Miracle!" Tom mjafte me ty dhe ca injorant te palexuar! Po na merrni ne qafe si popull! Mos llap te pakten , shko tek rruga e Shpreses ose si thon greqishte Rruga E_ pidhit!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arjan

            SHQIPERIA ESHTE KRHYER NE HALE TE EUROPES DHE BOTES.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Te tille jini sa here hapni gojen

              Hale mund ta kesh kthyer ti shtepine tende , por jo Shqiperia , more idjot , qe dini vetem te hani mut pa asnje ndrojtje e turp , bile e kini per nder qe mutin kini ushqimin baze , nxirjen e gjitheckaje qe eshte shqiptare . Yyyyyt , idjote shqipfoles !

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lulka

                Shtepia juaj ndoshta…… Plera qe ju vret syte e bukura.

                Përgjigjjuni
            2. B
              Bënët Bëci-KM në hije.

              Nese quhet merite perpjekja e Ramazonit per zhdukjen e Shqiperise dhe shqiptareve nga harta ( mos pyet per Kosoven qe e fal ne oferte) atehere te lumte shoku Evgjit Yzeiri. Nese vjedhja shitja e cdo gjeje publike e private quhet meritë e Vin Llapes, aferim o zorre e trashe e Rames YzYz eiri; Nese perdorimi I buxhetit si paré xhepi e Vinit te Netes quhet merite , 1sec te qofte kujtimi o gabel I qelbur Yzeir. Nese vonon 13 vjet fillimin e negociatava e quhet merite robte ku ti kesh o jarge qensh e garnizonit gabel te Kullë e hirit.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sidoqoftë

                Mëso Shqipen o bos pastaj ler komente!

                Përgjigjjuni
              2. N
                Niku

                Hapja e negociatave kerkonte permbushje kriteresh specifike te cilat po te mos plotesoheshin, as te shkallet nuk te qasin pa le me te hapen negociata. Per hyrjen ne NATO dhe liberalizimin e vizave, qeveria shqiptare nuk ka asnje fare merite. Cfare beri qeveria Berisha qe te fute Shqiperine ne NATO? Konkretisht flas, cfare beri? Modernizoi ushtrine, forcoi industrine ushtarake, u shpik ndonje gje ne Shqiperi dhe s'e morem vesh? Perkundrazi shiti edhe ato pjese te ushtrise qe kishin nje fare vlere (pyet Arben Imamin se t'i shpjegon me mire), lejoi demontimin e armeve nga femije dhe njerez te pakualifikuar dhe solli Gerdecin. Edhe per liberalizimin e vizave, cfare beri pikerisht? Ka arsye te tjera pse u bene te dyja dhe asnje arsye nuk ka lidhje me qeverine. Ramen shajeni sa te doni, por hakun mos ja hani. Qen i punes eshte, e vendosi Shqiperine ne harte per mire, dhe eshte gjithmone 3 hapa para kundershtarit.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Endri

                  Bravo nik.Koment I nje njeriu qe ka llogjike dhe qe bazohet ne fakte.Ama mos prit te pergjigjen shpellaret qe nuk ia kane idene se cfare eshte demokracia le pastaj te ndajne kush punoi per demokracine dhe kush jo.Zoti mendoi per ne te pafuqishmit kur zgjodhi ramen.Me nje opozite te tille kriminale dhe mbeshtetesit e tyre kontigjent krimi dhe injorance nga i pari deri tek i fundit as clinton nuk do ja dilte dot te bente as 10% te atyre qe ka bere rama.

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Ciao

                    Niku te pershendes. Nuk do humbasi nga “ e djathta” por nga partite e reja “te vogla”.. po te shikosh me hollesi qarqet qe do marrin nga nje deputet partite e vogla, jane pothuajse qarqe te majta dhe aty ku rama ben diferencen 4 3 deputet. Kaq eshte diferenca. Mos harro voten e emigrateve te cilet thjesht do blindojne mandatin pasi si numra nuk kane vlere reale. Qarqet qe humbet 1 mandat(gjirokaster, shkoder, vlore, durres, fier, diber). Do bebet lufte e madhe per tiranen, e cila nqs i jep 21 deputet( nga 18) rama merr 71-in. Duket sikur ja futi rama-berishes por thjesht berisha blindoje votat “ e djathta” me kete sistem qe votuan, plus partite e reja.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      NIku

                      Nuk besoj se do jete aq keq per PS, deputetet mund t'i ikin te djathtes me shume sesa te majtes. Megjithate cdo gje ben vaki, shqipkaret s'para mbushin, vetem ankohen dhe nuk kenaqen ndonjehere, zgjodhen Saliun jo 1 here, por 2. Pare ne nje prizem me te gjere, me gjithe te keqiat qe Rama dhe qeverisja e tij mund te kete patur, per vendin dhe momentin ku ndodhet Shqiperia keto kohe, Rama eshte lideri i duhur nga gjithe opsionet qe mund te ofroje Shqiperia.

                      Përgjigjjuni
                  2. F
                    Feja e shqiptarit asht Shqyptaria

                    Berisha na futi ne nato apo nato vedosi Berishen? Ti vertet mendon se ishte dhe eshte ne doren e shqiptarve te futen apo jo ne nato apo be?

                    Përgjigjjuni
                  3. D
                    Diktatura nuk ka brire!

                    Vetem idiotet dhe sahanlepiresit si ky Ilir Yzeiri i njohin merita diktatorit antishqiptar Rama,qe vrau demokracine dhe shtetin ligjor qe ua nxiu jeten shumices se shqiptareve! Por Rama eshte treguar edhe antiamerikan sepse nuk ka prure ne Shqiperi asgje nga pervoja e pushtetit qendror dhe vendor atje ne sherbim te qytetareve!

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      NJE SHQIPTAR NGA JUGU I VENDIT

                      More idjot , hap fjalorin te mesosh e kuptosh se cdo te thote diktature , grusht shteti , lufte civile dhe kunderrevplucion ! Si katandisi keshtu demokracia ne Shqiperi , te derdellisin pa asnje sens , te sdhpalosin rekorde injorance per t`iu dhene , me sakte per t`iu nxjerre mendte shqoptareve ? ! Sa shume paska pasur injorante e delirante ky vend , qe rrine dite e nate para monitorit per te vjelle vrer per vendin qe i lindi e i rriti ? ! Ne se kete e quan diktature , cfar do ta quash ate banditin fashist qe vret ne mes te dites protestues me duar ne xhepa , qe puneson femijet e demontimin e armeve e shperthen me to "bomben atomike", qe ka aleat kryesor e punon nen rrogoz me greket ekstremiste e serbet edhe me te ligj , qe ka vjedhur e pasuruarne menyre marramendese , qe ka shkerrmoqur e shpure nen zero shtetin shqiptar disa here e nxit percarje e lufte civile , egersire qe njeh vetem dhunen e tiranine ! O shtaze je nje bar i hidhur e fatkeqesi qe jeton mes njerezve qe rrezikon t`i kafshosh si qen i terbuar .

                      Përgjigjjuni
                    2. A
                      Atdhetari

                      TAMA e cfar nuk ka bere . Rama esht hero . Me kete opozit qe ka patur eshte shum e veshtire te ecesh perpara. Qe nga Berisha, Basha , Like floriri Mona e tjer. Keta antishqiptare, saher shqiperis i duhej te ndimohej keta vetem flisnin Keq . Ket plere vinin ne levizje edhe miqte e tyre per ti bere keq shqiperis. Kane bere thirje per mos e ndimuar. Prandaj RAMA kamerit. Irime RAMES . EDHE NJE MANDAT PER TE REALIZUAR ENDRAT QE KA PER SHQIPERIN

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Merita se paguan temen

                        Merita e rames eshte qe paguan mediat per propagande

                        Përgjigjjuni
                      2. K
                        Kalec Dega

                        Pa shume llafe: Aeroport Kukesi Aeroport Vlora Xhamija Islamija Hekurudhe Vermosh - Konispol Lali Eri Tahiri Ahmetaj Ballkani i Madh Iranianet Afrikane-Arabet e Melonit Pensionist Berisha BE 2050 Mjekra e Ismael Beut Vella Vucic Raketa ne Mars Bunkeri i Surrelit Shqiperia si Lazarat doni ma per Belulin!

                        Përgjigjjuni
                      3. "
                        "BOHOTINA"

                        Bukur mire...

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Pordhe me rigone....

                          Sala thoshte: me mua han te gjithe. Rama: me mua dhjesin (ne xhami e teqe) gjithe muslimon brother's m'Albanistan. Endrra: Albanistan ne Evropi.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Detari

                            ggojorja e rradhes nga eunuk turkoskipfolsa "Gazetare" rrace muti

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              K O R C A

                              E ke gabim o Dekar . Rrace muti jane jevgjit afroveriore dhe nga lindja e mesme , qe mbaheni si pasardhes te heleneve te lashte nuk jane rraca e paster shqiptare , qe tall bythen me zeshkane si puna jote apo me bythperpjetet turko-arabet ! A je pare nconje here ne pasqyre se cfar surrati ke , si fund tigani , je gomar nga mendja dhe aq di , por ata qe ke mbi koke e dine mire cfar bajgash jane , qe priten me kenaqesi mbi nje milion shqiptare pas vitit `90 per t`iu shkerdhyer , per te vetmen arsye , QE TE PERMIRSOJNE RRACEN E TYRE BASTARDE ! A kupton sadopak cfar po te them more idjot ? !

                              Përgjigjjuni
                            2. D
                              Dibrani

                              Ilir gjithmonë i kam lexuar me ëndje shkrimit e tua realiste dhe me vërtetësi.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Drejtesia

                                Ju lumte Z.Yzeiri. sakte, thjeshte, bukur. I keni rene pikes.

                                Përgjigjjuni
                                1. Q
                                  Qoftelargu

                                  Pordhe me Rigon,duket qe je nje nga injorantet e ketij vendi…..!!Nuk i afrohesh dot Ilir Yzeiri, je me vite-drite larg,o lume madh!!! Bravo te qofte Ilir!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Armendi

                                    Nëse Edi Rama arrin që të e dërgojë Shqipërinë nê Bashkimin Europian s'është me rëndësi a bëhet në 2030 apo 2032 atëherë duhet të i ngritet një shtatore të dhjetë metra të lartë të larë në ari per së gjalli. Nëse kjo ndodh do të ishte një kapërcim mileniumi. Shqipëria kështu si është nuk është shtet por êshtë karikatur shtet,ne nuk po mundemi vet të bëjmë shtet sepse nuk kemi kapacitete kulturore per të krijuar shtet të mirëfilltê.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Trebeshina

                                      Mese e vertete. I takon merita per shume me shume se sa numeroni ne kete shkrim, sepse nuk duhet harruar puna dhe kontributi qe ka dhene ky njeri per te larguar nga cdo qytet mbeturinat( prishjet e ndertimeve pa leje ) qe krijoi saliu dhe i ka kthyer qytetet ne identitet e mos me mire.Pa kete pune nuk do te kishte turizem. Ju i nderuar Ilir kini meriten ti evidenconi keto kontribute te Edit .Ju lumte!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Arma

                                        BRAVO.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. k
                                          koment

                                          Po shendetesine falas nuk do ja njohim si merite?

                                          Përgjigjjuni
                                          1. C
                                            Ciao

                                            Degjoni me vemendje, ti edhe te tjeret. Ngaqe e shof pothuajse te pamundur mandatin e katert te Rames, keto jane ato qe beri: Na vuri ne harten europiane, amerikane dhe boterore. Nuk ishim gjekundi dhe cdo veprim pozitiiv(!) i ketyre vendeve kundrejt nesh, behej si lemosh dhe vetem si i tillë. Eshte nje arritje e madhe, aq e madhe sa kurre nuk e kemi pasur. Mos kerkoni emra rilidas apo kushdoqoftë, se thjesht nuk ka! E beri vete Rama si nje person i cili si fillim fliste rrjethshem anglish, frengjit dhe italisht. Pra, krijoje nje respekt ne syte e kryeministrave apo presideteve( sipas vendeve) pasi ishin mesuar te degjonin nje anglishte te “ cthurur” dhe pa kurrefare dinjiteti. Kete qe ka bere Rama, pra njohjen tone globale, as ka per ta bere njeri, dhe mos mendoni se ky mendim nuk permbush realitetin matematiko-njerzor. Thjesht ishte i duhuri dhe asgje nuk mund ta zvendesoje. Pasi te iki( e thashe qe e shof te pamundur mandatin e katert), do kuptojme se kemi humbur nje njeri dipllomat qe nuk do e kemi me dhe do e kujtojme me nostalgji kohen qe “ bota na njohu”. Ndersa sa i perket reformave te brendeshme, ne cdo aspekt… o nene o nene!!! Eshte larg qeverrisjes me bazike e jo me te kete bere reforma reale. Qeverrisja “ e brendshme” eshte dhe ajo e cila do e “ rrezoje”

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Niku

                                              Si tha Galileo? E pur si muove. Edhe per Ramen mund te thuash "e megjithate do fitoje edhe nje mandat tjeter". Thjesht pse opozita s'ka alternativa dhe kjo eshte ajo qe kemi 13 vjet qe po e themi. Po te kishte alternative tjeter te mire nga e djathta, Rama nuk bente as 3 mandate, por ja qe s'ka. Politikanet e djathte shqiptare jane aty vetem sepse jane vene aty. Nuk kane asnje fare merite intelektuale. Jo se te majtet jane intelektuale, por meqenese flasim per alternative. Ne Shqiperi votohet me shume individi sesa platforma politike, keshtu qe harroje politiken e brendshme, megjithese edhe aty Rama eshte me pozitiv. Rama vetem te vjedh, Saliu te vjedh edhe te vret. E majta identifikohet me Ramen, dhe gjithe te tjeret jane ne hije, ndoshta vetem Erion Brace ben ca zhurme. Tani vur nga njera ane Ramen, nga ana tjeter gjithe deputetet e djathte perfshi Saliun dhe ata 50 qe i rrine poshte dritares. Prape mendon se njerezit nuk do ta votojne Ramen perseri, kur alternativa eshte nje tufe ujqish qe vetem sherr e flake dine te bejne?

                                              Përgjigjjuni
                                            2. r
                                              robi

                                              Bravo Ilir, smart brain. Exelent. Por cfare ti bejme goces se Zhulalit me turinjte si te kalit qe kakariste ne ekran duke nxerr helm e mut nga goja per te nxire cdo gje qe eshte bere ne Shqiperi me 11 vjet qeverisje te gjigandit Edi Rama . Mjafton 14 maji 2023 per te treguar se sa poshte ka rene opozita e vicidolit te laraskes se Zhulalit me kembet si te kalit.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. K
                                                Kris

                                                Tani ngeli qe korri i pleqeve te Krujes te kendoje kengen Edi Rama tu ngjat jeta

                                                Përgjigjjuni
                                                1. R
                                                  Rorirota

                                                  Ti Kris nuk e di se atë këngë e kanë krijuar rapsodët e Lezhës, pleqtë e Krujës ngelën në histori për këngë të Shqipërisë së mesme. Por edhe për këtë kanë vlera. Enver Hoxha sot do ishte 116 vjeç, ndonëse nuk përmëndet, historia i ka dhënë vëndin e vet, jo historianët subjektivë.

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. T
                                                  Tirona

                                                  Shkrim i mire. Eshte e vertete qe kemi shume halle se te tille na lane qeverisjet e keqija. Damllaja me e madhe jane 50 vitet e komunizmit qe shkaterruan qelizen shqiptare. Qe te behemi njerez me botkuptim evropian do te duhen edhe 50 vite te tjera. 100 vite duhen ne total per kapercimin e 50 viteve komuniste. Ndersa traditen islame e rregullojne vete njerezit me levizjen e lire dhe shkembimin kulturor kristjan te Evropes.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. G
                                                    Gaci

                                                    Falas e ke shendetesine publike, qe çke me te...tjeter pune qe ia fut ti leket ne xhep mjekut a infermiereve. Vete i ke mesu. Nfersa per ju z. Yzeiri, respekte, respekte, respekte!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Amerikani

                                                      Yzoooo , nuk te lexova ketu , se te Kam lexuar kur I thurje ditirambe Berishes ne RD . Tani u dashkan lexuar inversi I Yzos !!! Yzo , raca juaj , si formator te mbrapshte , Po e mban.mocalishte kete vend te bukur . Sic duket , kjo race eshte mallkimi I pandare I ketij vendi .

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. M
                                                        Maro

                                                        Une mendoj se me kampet qe hapi Rama nuk do anetaresohemi kurre...shkrim si per korrje Shirjet...mot a mo...lajmet ora 20.00 viti 1981.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. F
                                                          Fahri Balliu

                                                          "Maro"! Per ka Mokra qy je tina, menimin e ke shum t mir. Ik leçitja Berishs qy t flej rahat, inshalla ka ene Lirin afer ne se ene ajo o gati, ka qefi qy t leçit toj, ja kercet ene asaj e masanaj ftillohet e fillo mos binjen ushtarake.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. T
                                                            T'hamo

                                                            T'harron kush ty ? T'a bëjmë pas shpërndarjes , teatër , pa themele , nën kthetra , "rrotacion" dhe sfidanten llaftari ; logon , rrotacion - i funksionlen , klauzolen e kauzës , kushtëzim . Dhe kur t'a merrni edhe pse pas 1912 - ës liria u humb e përfaqësia shkau , kushtetutën sipër , faqësojeni e t'ja i'u tundni , mburur .

                                                            Përgjigjjuni
                                                          2. p
                                                            prokurori

                                                            Ilir të lumtë pena dhe mëndja! Dhe miopi më ekstrem s’ka se si të mos i dallojë këto cilësi dhe vlera të Edi Ramës që evidentohen në kltëshkrim të thjeshtë,real dheefikas. Mvi të gjitha për mua ka vlerë imazhi dhe pesha që Edi i dha Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. I
                                                              Ina

                                                              Nje shkrim brilant , bravo Ylli ! Edi Rama eshte Lider me permasa boterore , jemi me fat qe e kemi ne krye te vendit , rralle gjen lider si ky lider ..

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. H
                                                                Haka Tekizoti

                                                                Momenti historik pa një përfundim historik nuk është asgjë. Mirë është që, pa i nënçmuar gjërat (arritjet) të mos i fryjmë mbi kapacitetin mbajtës të cipës së tullumbaces. Pra ta lëmë euforinë për në fund. Mos fluturoni. Gëzohuni me karar me qëllim që gëzimi të përmbyllet me gëzim. Vetëm ky është gëzim i shëndetshëm. Të jesh skeptik nuk është asgjë e keqe. Le të presim e të shohim Evropën sa e zonja do të jetë të mbajë veten. Një copë Putin e po i bën të vijnë vërdallë si pordhët nëpër brekë, ku pordhët nuk merren dot vesh me njëra-tjetrën për të krijuar e ruajtur ndonjë farë uniteti. Le t'i njihet Ramës roli për gjithë sa thotë zoti Yzeiri, por rezultati nuk varet fare nga ai, sado i mirënjohur të jetë. Ndërkohë që Berisha ishte, është, e ndjekësit e tij do të jenë një prani katastrofike për Shqipërinë.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. R
                                                                  Real

                                                                  Bythelepirja e ripjelljes nuk ka kufi. Ky gazetaruc dallkauk keshtu i ka bere bythelepirje edhe Berishes dikur. Historine nuk mund ta blesh ore maskara dallkauk. Vemje njeri qe shitesh per sufllaqen e radhes.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. M
                                                                    Mondi

                                                                    Pikerisht Ha mut sa te duash ti,dhe femija e di qe shqiperia u pranua ne NATO per pozicionin gjeografik jo per ushtrine inegsistente.E gjithe bota i ka pare me vidjo me ze e me figure katrahuren qe ka shkaktuar banda kriminale e shqupit me ne krye poliagjentin kurvin e vicidolit.Sa nuk kishte spak kta krimba I kishe me Bomba e gure sipas udhezimeve te porositesve nga greqia,rusia,e serbia.I qofshim fale amerikes se pa te nuk do ishim as shtet.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                  2. L
                                                                    Luli

                                                                    Nje shkrim tendencios jo realist. Thjesht servilosje.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. X
                                                                      Xxx

                                                                      Po mor Tom Frrok Gjin Lekë Dedë Pal Marku

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. e
                                                                        epo kot nuk e kemi emrin yzeir

                                                                        Fjale pordhe nga pordhesori Yzeiri, qe si dhe sot, ne vend qe te lante syte e ka ngaterruar dhe ka lare bythen. Prisja nga ky pordhesor vanitoz, qe te prononcohesh, se si kaloresi i tij, dylber-raja rama, ju fal deri ne toke islamistit terrorist erdogan, duke dhe e quajtur ´´udheheqes i pa vdekshem´´ dhe se si ky kalorsi yzeirian, vazhdon ta denatyroje ne menyre integrale etnine europiane te ketij vendi, duke u bere me erdogan se erdogani.Dhe per cfare thoni ju.Thjesht per tu bere i pelqyeshem, tek pjesa e ylamdyrylameve, per te mare vota, Pasi ky piktor eshte me i djallezuar se vet djalli, ku cdo mengjez ndrron masken, te erdoganit apo europianit.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. o
                                                                          o bo Mod bithlepirja ne halet medie

                                                                          yyyyyyyyyyyyyyt far muti

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. A
                                                                            Arjan

                                                                            O YLLI PO MUNDOHESH TE LASH MUTIN ME SHURRE.KOHA E RAHMUTIT KA MBARUAR .SA ME SHPEJT QE SHQIPTARET TI HARROJNE KETO FIGURA TE NEVERITSHME GJATE 30 E CA VITEVE ,AQ ME MIRE PER SHQIPERINE.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. L
                                                                              Luciano Boci

                                                                              Doni nje rast servilizmi ulerites dhe neverites.lexoni shkrimin e sotem te Ilir Yzeirit.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. n
                                                                                nje kosovar ne mergim

                                                                                Me aftësitë e tij, Edi Rama mund të ishte drejtor i një agjencie komunikimi në Paris apo Londër dhe të ishte milioner, por vendosi të qëndronte dhe të luftonte kundër malokizmit më të keq mesjetar, të personifikuar nga Sali Berisha. mirënjohës që shpëtoi Shqipërinë nga ky malok

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. R
                                                                                  Reply to Kosovari

                                                                                  Ik or kosovar shiko fshatin tend mo na ca trapin me adhurime per nje hajdut ordiner si ky qe na rene per hise ta kemi KM

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                2. D
                                                                                  Daullxhiu

                                                                                  Babloku ne vjedhje ja ka kalu shumfish saleh plehut, ka futur korrupsjon deri ne qelizat e shtetit, per kete duhet tja njohim meriten.

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. N
                                                                                    Niku

                                                                                    Ndryshe nga koha e Sali bollekut ku korrupsionin e benin vetem pastrueset e bashkise. 75% e gjykatesve dhe prokuroreve qe i zuri vetingu nuk quhen. As kontrabanda e naftes me Serbine nuk quhet. As pjesemarrja e Damir Fazllicit ne mbledhje qeverie nuk mund te quhet korrupsion se ai ishte aty si turist. Gjithashtu vrasja e njerezve ne bulevard dhe ne Gerdec nuk quhet se ua donte bytha vete. Sa ministra hoqi Sala per korrupsion? Vetem Yllin hoqi, dhe ate sepse i bene video me mberthecka. Rama te pakten ju bie dhe te veteve,.

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                  2. S
                                                                                    Shqiperi te kam dhjere ste kuptova dot njehere

                                                                                    Prandaj ska qene dhe ska per tu bere ndonjehere Shqiperia si Europa se ka servila e lepires plot dhe falas madje. Bejne fresk 24 ore falas.

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. T
                                                                                      Tafili

                                                                                      Te pakten vendoz gjunjezat Liro se i bone cop gjunjet se nuk ke as moshe me duri dhimje.

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. B
                                                                                        Boston

                                                                                        Shume e sakte Ilir. Urimet me te mira

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. D
                                                                                          Dielli

                                                                                          Kështu dikur i numëroheshin meritat Salihut:u prini lëvizjeve demokratike,solli dy kryetarë të Amerikës në Shqipëri,futi Shqipërinë në NATO me të rënë filluan hetimet së pari nga gazetaret e partisë në pushtet e pastaj nga SPAK.Jamë i sigurt se ka gjumë gjynahe,shumë lëshime ato kryesore janë që nuk e mbrojti shteti Shqiptar më 1997 nga bandat serbo-greke që shkatrruan Shqipërinë.Në momentin që Edi Rama do dali nga pushteti do e pret i njejti fat,ja ka shkel edhe ai,po a nuk është mjaft përkrahja që po i bënë Serbisë gjenocidale a nuk është kjo tradhti kombtare.Tek e fundit ne shporret kemi traditë të till të rënin e shkelim që nga Zogu,Enveri,Salihu e vazhdon tradita.

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. D
                                                                                            Dajti

                                                                                            Yzoooo, dil atje ne Gjader te presesh ata Afrikanet se ashtu ja njeh edhe Dal-VIVO me mire meritat Rames...

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. s
                                                                                              shelegura

                                                                                              ike thene nje pjese te merites ,isha ne Boston ne nje lokal Shqipetaresh kamarjeri nje bur i vjeter nga Korca ju tha te pranishmeve ,(une kam votuar berishen por bera gabim fatal) shuyqyr qe herdhi Rama qe na ngrti koken lart se ai e perdhosi Shqiperine .Me keq se çeberi sala kete vent zor se gjen kunt.

                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                              1. l
                                                                                                luti me vile

                                                                                                Lepiresi i rradhes. Bravo

                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                1. B
                                                                                                  Ben

                                                                                                  Cfare merite o derezi! Shqiperia nuk ka plotesuar asnje kusht. Keto negociatat hapen per politike dhe jo se Shqiperia eshte gati. Ju qe jeni ne Shqiperi e dini me mire se une kete gje sepse jetoni perdite me ata njerez, me ata politikane, apo me ate nivel korrupsioni ne cdo fushe.

                                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                                  1. T
                                                                                                    Toçi i Kandarit

                                                                                                    Lepini sa te mundeni b..then e Edi Rames. Ky qe ka shkruar kete paçavure do ti jepet ndonje kocke. Sa si puna e ketij shkruanin te Zeri I Popullit. Por kot nuk thone qe zakoni nuk harrohet. Njehere kurve , gjithe jeten kurve mbetesh. Njehere spiun , gjithe jeten spiun mbetesh.(e dine mire 121 e kohes se kaluar) Kur mendon se nuk ka ku te shkoje me keq del ndonje nga keto "trimereshat" e maleve dhe habitesh se ku eshte limiti i servilizmit. Ta gezoni edhe kete kurverine e radhes.

                                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                                    1. k
                                                                                                      koli

                                                                                                      Sigurisht Yzeiri...sigurisht...sidomos ti qe ngele duke ja marre ne goje Rames.

                                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                                      1. Q
                                                                                                        Qytetari dixhital

                                                                                                        Ajo pyetja sikur te ishte Salkari apo nje bisht i tij eshte si e kote . Salmutin e kemi pasur dhe tere bota e di qe vetem drejt humneres se nuk ke c'fare mund te presesh nga nje kriminel i lindur dhe aq me teper malok .

                                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                                        1. Q
                                                                                                          Qytetari dixhital

                                                                                                          Ajo pyetja sikur te ishte Salkari apo nje bisht i tij eshte si e kote . Salmutin e kemi pasur dhe tere bota e di qe vetem drejt humneres se nuk ke c'fare mund te presesh nga nje kriminel i lindur dhe aq me teper malok .

                                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                                          1. T
                                                                                                            Toçi i Kandarit

                                                                                                            Po mendoja se si mund te kete rene kaq poshte Edi Rame qe pranon shkrime te tilla ofenduese e qesharake. Ai qe shkruante kundra tiraneve si Enver Hoxha apo Sali Berisha te pranoje te tilla shkrime!!!! Te behet nje tirane ne syte e shqiptareve. (Dikush do te dali dhe do te thote qe per te Edi Rama eshte shume demokrat) Por keshtu dilnin intelektualet komuniste dhe demokratet e flakte. Edi Rama nje zhgenjim pa fund!!!!

                                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                                            1. R
                                                                                                              Rob kot

                                                                                                              Jo nuk i ka thon t‘gjitha se ka mo shum per Edin, i hapen dyret n‘gjith Boten dhe ti rrjeshto gjith kryeministrat e Europes n‘Tiron! Kush tjeter do ti bite? Sal maloku? Muli? Lul Tabela (e shumzimit) ? Gazi (i Botes)? Sallata e Lozhanit? Krrici i Tirones?

                                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                                              1. N
                                                                                                                Nga shkolla e bashkuare.

                                                                                                                Ne takimin e pare qe kam pasur me Edi Ramen tek shkolla e bashkuare me ka lene shume pershtypje edhe pse nuk e njihnim fare se kush ishte. Biseda qe beri me qytetaret e zones per rreth ishte per kryetar bashkie ku nga fillimi deri ne fund mori vetem nje fjale : Votat tona jane per ty dhe pik. Ne vazhdimin e karieres se tij deri sa arriti KM.kam shkruare shume per te vertetat dhe bemat e tij jo per ekspze dhe perfitim se une nuk kam lidhje fare tani me atdheun tim veç pushimeve ne behar. Kam Thene : Fati i madh per shqiperine qe nje here ne njeqind vjet i del nje shpetimtar mbas sundimit te nje tradhetari ekstrem dhe antishqiptar.Ky tradhetari kur lexon ne se lexon keto vargje mua me jep shume te drejte por vetem ne ndergjegje se ai punen ka bere nga ku paguhesh dhe nga ku lehnte dhe lehen AKOMA. .BRAVO RAMA qe punon per shqiperine qe duame.

                                                                                                                Përgjigjjuni

                                                                                                                Lini një Përgjigje