Korrupsioni i pushtetarëve, një fenomen i ngjashëm mes dy vendeve fqinje

21 Tetor 2024, 21:10Blog TEMA

Korrupsioni  i  pushtetarëve, një fenomen i ngjashëm mes dy

Nga Marko Caka

“Vend mbi tokë nuk do të kesh! " Këto ishin dusa nga fjalët kërcënuse të shkëputura nga deklarata e djeshme e ish liderit shpirtëror të PD- së, që mbahet në gjendje izolimi brenda katër mureve nën akuzën e arrestit shtëpiak nga SPAK. Nuk dua të merrem me gardistin se nëse ka kryer vepër penale, ka organe ligjzbatuese që merren me të dhe nëse e meriton, të dënohet siç e përcakton ligji por jo nga individi e aq më keq nga një ish funksionar i lartë i shtetit shqiptar. Kjo është ana demokratike qe funksionon në shtetin e të drejtës ku të gjithë janë të barabartë para ligjit edhe ai që mban uniformë dhe kryen shkelje. Por ajo që tingëllon shumë keq dhe pa thënë absurde janë deklaratat e një ish deputeti dhe aq më rendë e një politikani qe për shumë vite ka drejtuar të gjitha institucionet më të larta të shtetit shqiptar. Sidoqoftë për shqiptarët kjo deklaratë jo se bën shumë përshtypje se kjo gjuhë ka funksionuar gjithmonë si nga ana e tij apo edhe ndonjë politikani tjetër në parlamentin shqiptar, që nuk është nevoja për emra. Sado në gjendje të rënduar psikologjike mund të jetë lideri demokrat Sali Berisha në deklaratën e tij, por po të ndodhte kjo në vendin ku unë jetoj në SHBA apo dhe në një vend tjetër demokratik të BE-së, e para partia ku ai aderon distancohet dhe e përjashton menjëherë nga radhët e saj, e dyta nëse ka funksione shtetërore nga presioni publik si dhe ai politik në të shumtën e rasteve kanë dhënë dorëheqjen dhe e treta duke qenë se ka shkelje penale, nëse është deputet organet e drejtësisë kerkojnë heqjen e imunitetit me akuzën e kërcënimit të jetës së njeriut në publik, pra përgatitet të marrë rrugën drejt qelisë. Kjo është ana e medaljes sesi do të funksiononte shteti ligjor në këto vende qe lartpërmenda ku një deklaratë sado e vogël të bën përgjegjës për atë që të nxjerr goja e gatuar nga një mendje që akoma llogjikon me kohën e mesjetës ku bëhej vetëgjyqësi për mos ekzistencë të shtetit dhe ligjeve. Sidoqoftë ka nga ata që për të shpëtuar liderin e tyre nga "shkarja" e mendjes ja vënë fajin moshës së tij, ose ka nga ata për të mu kundërvënë mund të thonë se të tilla raste ka ndodhur edhe në Shtetet e Bashkuara. Por edhe nëse ka të ngjashme, kjo ndodh shumë rrallë vetëm atëherë në retorikat e fushatës elektorale të kandidatëve presidencialë, siç ishte rasti i Donald Trump i cili kërcënoi ata që tentojnë të vënë dorë mbi zgjedhjet se kur të jetë ai president i pret vetëm burgu. Pra në këtë rast nuk mund ta akuzojmë ish Presdentin amerikan sepse ai nuk thotë për vetgjygjësim me eliminim (shfarosje, heqje qafe), por si një e drejtë e çdo qytetari amerikan për të mbrojtur votën e tij, që cilido që shkel ligjin është përgjegjës e do të përballet para gjygjësorit amerikan dhe do marrë dënimin me burg. Pra kurrë mos të krahasojmë me deklaratën e ish liderit shpirtëror të PD-së i cili kërkon mos ekzistencë e një gardisti në këtë tokë apo thënë troç heqjen qafe të tij i cili sipas tij sado që ka bërë një veprim të nxituar për të mbrojtur institucionet, jetën e tij nuk e ka askush në dorë vetëm Zoti ku ai beson dhe natyra që e ka krijuar. Rasti i djeshëm i ish kryeministrit shqiptar nuk është as i pari e as i fundit i tij prandaj ai vazhdon e luan arushë me shtetin ligjor sepse akoma mendohet se shtetit i bëhet zap me të fortët, me një bandë cubash që bëjnë gjithçka që u pjellë mendja. Ngjashmëria e deklaratë së tij mund të kujtonte vetëm kohën e homologëve të tyrë në shtetin helen tek "Agimi i Artë" të cilët duke menduar se duke zënë karriget e parlamentit grek dhe me një një tufë simpatizantësh nga mbrapa nisën të sulmonin dhe të godisnin kushdo që u dilte përpara duke menduar se forca e tyre mbi shtetin ishte aq e fuqishme sa dora në një kohë e ithtarit të tyre Adolf Hitler mbi njerëzimin. Kërcënimet e tyre ishin për eliminim fizik të kundërshtarëve, që nisi me dhunimin e dëmtimit trupor ndaj deputetëve të opozitës. Por vrasja si një bandë e krimit të organizuar ndaj aktivistit grek Pavlo Fisa i dha goditjen fatale të tyre por edhe "zgjimin" e shtetit ligjor që deri atëherë ishte inekzistent ndaj veprimeve të tyre brutale dhe antikushtetuese. Që atëherë po bëjnë më tepër se një dekadë, ku drejtuesit e Agimi i Artë vazhdojnë të dergjen burgjeve sepse dora e shtetit ligjor tek fqinjët jugor është shumë më e ashpër ndaj kujtdo që i cënohet jeta, edhe sikur ato të jenë deklarata racistë ndaj të huajve përsëri ligji është i pamëshirshëm. Sidoqoftë në Shqipërinë tonë lufta e sapo filluar e shtetit ligjor ndaj papaprekshmëve është për mëkate akoma më të mëdha dhe kanë akoma një rrugëtim të gjatë për të bërë, por kur të arrijmë të japin dënimin si dhe ndaj deklaratave të tilla, si ajo e djeshmja, atëherë besoj se shteti ligjor i të drejtës është në shinat e veta dhe ajo që vertetë duan shqiptarët.

Korrupsioni i pushtetarëve, një fenomen i ngjashëm mes dy vendeve fqinje. Skandali i ditëve të fundit të korrupsionit dhe i abuzimeve me fondet publike, nuk është as i pari dhe as i fundit për një funksionar të lartë të shtetit shqiptar. Mund ta quajmë të parin vetëm për arsyen e thjeshtë, sepse ky skandal është filmuar i gjithi në video dhe që është e vetmja provë për të faktuar fenomenin më famëkeq të shoqërisë shqiptare. Jo vetëm një provë për sytë e botës, por një provë bindëse për sistemin e drejtësisë, së cilës me ndershmërinë e profesionit i mjafton vetëm që të vërtetojë origjinalitetin e videos.

Nga MARKO CAKA

Më është dashur me qindra herë, që përpara se të flas ndaj këtij fenomeni kanceroz ndaj shtetit dhe popullit shqiptar, të kem provat e duhura, si armë mbrojtëse në argumentet e mia, sesa të lëshoj akuza me pathosin e një të dëmtuari që i është vjedhur djersa e tij. Dhe argumenti im vjen vetëm nga shqetësimet e përditshme të njerëzve të thjeshtë, ku mëson se edhe i vetmi element i politikës, është qëllimi për t’u pasuruar, madje brenda një afati sa më të shkurtër. Ndaj shumë politikanë e kanë kthyer karrigen për përfitime, në vend që t’i shërbejnë elektoratit të tyre sipas premtimeve dhe sloganeve qe kishin propaganduar gjate fushatës elektorale. Sa herë qe shkoj në Shqipëri, është e pamundur që të mos dëgjoj për abuzime dhe afera nga më të pabesueshmet të funksionarëve të lartë të pushtetit, në shpërdorimin e detyrës së tyre me anë të vjedhjes së fondeve publike. Është një pasurim i dukshëm që nis me ryshfetet e vilat dhe deri tek makinat luksoze qe i blejnë shpejt e pa mund e djersë. Më e keqja është se në biseda të ndryshme, ndeshesh edhe përgjigje të tilla, se “korrupsion ka në të gjithë botën...”. Ja pra, deri këtu ka përfunduar injoranca e këtyre simpatizantëve të verbuar pas dy partive të mëdha, që me fanatizmin e tyre pajtohen edhe me djallin, ku shumë prej tyre ngrihen që me natë për të siguruar edhe bukën e gojës, pa thënë se shumë prej tyre janë edhe të papunë... Në Greqi Meqenëse jeta ime dhe aktiviteti im profesional i ka zhvillimet në Greqinë fqinje, atëherë edhe diskutimi apo dhe studimi im ndaj fenomenit të korrupsionit ka qenë më i lehtë se në asnjë vend tjetër, për vetë faktin se Greqia është cilësuar si kampione e korrupsionit dhe e abuzimeve me fondet publike nga njerëzit e veshur me pushtet. Madje në shtetin fqinj mësova edhe detaje, se si është zhvilluar ky fenomen, sado që gjente rezistencën e grupimeve të partive si dhe reagimet e herëpashershme të shoqërisë civile. Megjithatë, asnjëherë nuk arriti të luftohej përfundimisht, përkundrazi zhvillimi po ecte me hapa glopante, saqë e çoi shtetin grek në humnerën e krizës më të rëndë ekonomike të vendit, pse jo dhe në ç’rregullimin e sistemit të ekonomisë globale, si një vend anëtar i superfuqisë ekonomike europiane, siç është BE-ja. Më kujtohet një rast këtu e dhjetë vjet më parë, kur pedagogut im, i cili ishte edhe një analist i njohur i ekonomisë greke, gjatë një leksioni në fakultet në lidhje me abuzimet e fondeve publike të akredituara nga Bashkimi Europian, si fonde ndihmëse për zhvillimin e bujqësisë të Tregut të Përbashkët Europian (TPE), thoshte asokohe, se në një prefekturë të madhe të Greqisë, e njohur për prodhimin e pambukut dhe të misrit, ishin shpërndarë fonde shumë të mëdha për zhvillimin e këtyre dy kulturave dhe që ndaheshin sipas dylymëve dhe hektarëve që deklaronte çdo bujk. Me ndihmën e administratorëve, duke u joshur nga shumat e majme dhe të pa kontrolluara, filloi abuzimi masiv i bujqve, me deklarimin e rremë të sipërfaqeve të tokës së tyre. Dhe ky abuzim që gjente pajtim ndërmjet bujkut dhe punonjësve të administratës publike kundrejt një përqindjeje të majme, asnjëherë nuk u arrit të denoncohej. Pra, asnjëherë shpërdoruesit e fondeve publike nuk u ndaluan për këtë akt kriminal ekonomik. Madje edhe zëri i gazetarit të sipërpërmendur, njëkohësisht dhe pedagog, i cili kishte influencë të madhe në mediat e fuqishme vizive dhe të shtypit grek, nuk arriti ta parandalonte. Ai mbeti një zë mbytës përpara këtij fakti kriminal, që kishte mbërthyer Greqinë. Dhe ky skandal u zbulua tani vonë me krizën ekonomike, gjatë hetimit të Komisionit Europian, pasi gazetarët dispononin dokumente ku sipërfaqja e tokës së deklaruar nga kjo prefekturë e Greqisë qendrore, ishte dyfishuar, sa kishte mbërritur deri në veri të Greqisë. Po e njëjta gjë kishte ndodhur edhe në prefekturat e tjera, saqë abuzimet në prefekturën e Janinës me deklarimin e hektarëve të tokës, kishin kaluar edhe kufijtë drejt Shqipërisë. Ngjashmëria midis Shqipërisë dhe Greqisë. Pra siç thashë, duke qenë një njohës i zhvillimeve politike dhe ekonomike por edhe i fenomeneve të korrupsionit që ndodhnin në Greqinë fqinje, nuk më është dashur shumë punë që të njoh edhe ngjashmërinë e madhe që kanë dy vendet, madje të heq edhe një paralele krejtësisht të njëjtë, përsa i përket edhe ndryshimeve të situatave politike të vendeve të tyre. Kanë kaq ngjashmëri të madhe në zhvillimet e tyre politike, duke filluar me pushtetet që drejtohen vetëm nga dy partitë e mëdha dhe me shembuj krejtësisht të njëjta përsa i përket ndryshimeve politike të tyre në periudha të ndryshme. Nëse kishim folur që socialistët grekë të Simitis në vitin 2004 u larguan nga pushteti, me turpin më të madh si kampion të korrupsionit në historinë moderne të Greqisësë pas juntës, ku dallohet shpërdorimi dhe aferat me fondet e ndërtimit gjatë Lojërave Olimpike, “Athens 2004”, që kapin shifrën e 7 miliardë e gjysmë euro, po një vit më vonë, edhe në shtetin fqinj, të njëjtën nofkë do të merrte edhe lideri socialist Fatos Nano. Ai me monopolizimin e investimeve më të mëdha, ishte shkaktari i vetëm që i dha pushtetin të djathtëve dhe liderit demokrat Berisha, për të cilin mendohej se jeta politike e tij kishte marrë fund që në trazirat e vitit ‘97, si viti më famëkeq në historinë e kombit shqiptar, që e çoi shtetin në shkatërrimin total të tij, duke e lënë atë në duart e anarkisë së krimit të organizuar. Pra, pasi lëshuan pushtetet, të dy liderët socialistë të dy vendeve fqinjë, u mendua se e ardhmja e këtyre dy vendeve, Greqisë dhe Shqipërisë, do të ishte shumë më progresive, të paktën në luftën kundra korrupsionit. Por, të dy këto parti të djathta që erdhën në pushtet me sloganet “Për një Greqi të së drejtës” dhe “Me duart e pastra”, vërtetuan se jo vetëm që dështuan në luftën kundra korrupsionit, por e zhvilluan edhe më tej, për të treguar se vjedhja është një simptomë e pandalshme, por që tani behej më e marifetshme dhe me dorashka, saqë gjithmonë duart do të mbeteshin “të pastra”. Për të djathtën greke zgjati vetëm pesë vjet që korrupsioni masiv i kabinetit Karamanlis, i cilësuar si kampioni i skandaleve në të gjithë historinë politike greke, në Shqipëri akoma vazhdon, ndërkohë që kryeministri Berisha arrin ta mbulojë me marifet, me anë të përurimeve dhe falë ngjarjeve historike qe kanë shoqëruar Shqipërinë: pranimi i saj në NATO dhe liberalizmi i vizave. Por, më e rëndësishmja është se Shqipëria është shumë larg pranimit të saj në familjen europiane. Nëse këto dy të parat, NATO-ja dhe liberalizimi i vizave, kishin si kritere stabilitetin e vendit dhe luftën ndaj krimit të organizuar, sfida e pranimit të Shqipërisë si vend kandidat ka medoemos kriterin kryesor: luftën në tolerancë zero ndaj korrupsionit. Pikërisht tek ky kriter që e mundon aq shumë, nuk e di se sa kohë do i duhet Shqipërisë ta realizojë, kur dihet që korrupsioni po lulëzon ditaditës në mes të sheshit, duke prekur çdo qelizë të pushtetit dhe të administratës publike dhe që mban peng aspiratat shumëvjeçare të popullit shqiptar drejt familjes europiane. Nëse thamë se kampioni i skandaleve, qeveria Karamanlis dështoi falë provave bindëse të videove të publikuara në mediat vizive, kjo nuk po ndodh në Shqipëri, sado që skandalet janë akoma më bindëse. Nuk ka skandal më bindës se sa tragjedia e Gërdecit, me provën më të rëndësishme, fatin tragjik të 26 viktimave, ku akoma familjarët e tyre rendin pas drejtësisë për të çuar në vend të drejtën e të afërmeve të tyre. Shteti amerikan i të drejtës e mori me shumë seriozitet akuzën penale të një prej bashkëpunëtorëve të këtij akti kriminal, duke dhënë edhe masën e dënimit ndaj amerikanit, Diveroli. Nuk dihet se edhe sa skandale të tjera do i duhen kryeministrit shqiptar, që të bindet se rruga e vetme dhe e fundit është vetëm dorëheqja, duke marrë si shembull të qartë ish-homologun dhe mikun e tij të djathtë, Kostas Karamanlis, që përpara se të largohej me turp, u godit shumë rëndë nga një valë e madhe protestash, që shpërthyen në dhjetorin e dy viteve më parë, me vrasjen e adoleshentit 15-vjeçar nga dora e policisë së shtetit. Mos vallë i njëjti fat do ta ndjekë edhe zotin Berisha, i cili mban edhe historinë e hidhur të vitit 1997? Pak ditë më parë, protesta në Shqipëri u përgjak përpara dyerve të kryeministrisë, duke shënuar katër viktima si pasojë e goditjes nga trupat e gardës së Republikës. Vrasje, të cilat mbrohen nga qeveria, sado organi hetues, pra prokuroria, kishte dhënë fletë arrest ndaj drejtuesve të gardës, por që policia e shtetit nuk kryen ekzekutimin e saj. Ja pra deri këtu ka mbërritur demokracia e shtetit shqiptar. Ndërkohë që opozita vazhdon betejën e saj me anë të protestave paqësore, qeveria e Berishës e akuzuar për korrupsion, vazhdon të qëndrojë indiferente. Nga ana tjetër, qeveria greke e drejtuar nga zoti Papandreu, po tregon se po lë pas edhe historinë e hidhur të qeverive greke të korruptuara që çuan vendin e tyre në buzë të greminës

5 Komente

  1. c
    chp

    marko ne tropoje nuk ka zoti mark edhe pse usali serbiberishaj ka kryer krime kombetare qe duhet te quhen si kunder njerzimit ti prape se prape e quan zoti berishe kete zombie...Nese spak-u qe menaxhohet nga vendi ku jetoj ne SHBA NUK I VE PRANGAT ZOMBIE berishe na rrufshileshte...arrestimi i monster Metes eshte nje molekule nese nuk arrestohet dhe miki markos usali serbiberishaj

    Përgjigjjuni
    1. E
      E verteta dhemb....

      Te krahasosh Greqine me Albanistan,malon prepi na eisai anomalos.....jane 1000vjt larg njera tjetres.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Realisti

        E pamë sa larg është Greqia kur njerëzit filluan të hanin te koshat e plehrave siç edhe tregoi vetë tv grek. Ti vetë hëngre ndopak?

        Përgjigjjuni
      2. B
        Buda

        Marko mos shkruaj kaq gjate per nje person qe kemi 33 vjet qe e mbajme ne kurriz!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqiptari

          Kjo paraqitje shkrimi keshtu nuk mund te lexohet, nese autori di te shkruaje. Perdor paragrafet i dashur, ndryshe eshte e lodhshme te lexohet, mos u lodh kot!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje