Nga Namir Lapardhaja
Sado të përpiqet dhe të punojë, SPAK dhe prokurorë të veçantë të tij, nuk e zhbëjnë dot sociologjinë dhe antropologjinë e një pjese të shoqërisë, e cila sheh te hajduti heroin dhe njeriun e zotë.
Të çojnë këdo pas hekurave, sërish do ketë një pjesë që do ta përçudnojë punën e tyre me thënie 'për aq pak të futen brenda', 'të tjerët po vjedhin më shumë', 'hë se si mbretër do rrojnë në burg', 'për aq vite sa do dënohen, do t'i bënim dhe ne me qejf'.
Është histeria e një pjese të shoqërisë që nuk ka turp nga hajdutëria, sepse që të vegjël janë edukuar me idenë se ai që është më hajduti është më i zoti, se krimineli i lagjes është çun i respektuar, se ai që bën korrupsion, të zgjidh hall etj.
Është sëmundje që e ka shoqëruar për vite me radhë të gjithë shoqërinë tonë duke krijuar modelin e përmbysur të vlerave dhe duke ngritur antivlerat në piedestal.
Ky sistem dhe kjo klasë politike janë pjesë e kësaj superstrukture shoqërore, e cila jo vetëm e ushqen, e pronovon, por e ka si idhull hajdutin dhe të korruptuarin, e ka si model që do ta arrijë e të bëhet si ai. (Po kur të thonë, po pse ti të ishe në vendin e tij, nuk do vidhje? Dhe nëse ti merr guximun dhe i përgjigjesh "Jo", të quajnë budalla apo k.qe kandari!)
Ndaj përpara se t'i kërkoni SPAK dhe prokurorëve të tij llogari, mos harroni se është një pjesë e shoqërisë që lufton kundër tyre, duke filluar nga kafexhiu më i thjeshtë i lagjes më të humbur te 'analisti' më i famshëm me kohë të pafundme mediatike, pas së cilit fshihet një oligark që përfiton nga pushteti favore të paligjshme, një donatorë që bën lekë njëkohësisht me mazhorancën sot ashtu edhe me atë dje, një shukë e madhe euro që e paguajnë vetëm për të sulmuar dhe për të anatemuar punën e prokurorisë, sepse kjo klasë politike bie së bashku me klientët e saj ekonomik dhe mediatik.
Prandaj ajo që kanë bërë deri më sot, me një mentalitet shoqëror dhe një luftë mediatike të paprecedent, është një akt i vërtetë heroizmi, e cila nuk mund të arrihej në asnjë situatë tjetër pa një mbështetje të madhe. Fatmirësisht ata që e mbështesin janë në përputhje me pritshmëritë e pjesës më të madhe të shqiptarëve.
Plotesisht e drejte. Me vjen turp kur e degjoj dendur shprehjen nga njerezit qe me rrethojne, me te cilen u drejtohen personave qe merren me paligjshmeri : "kush eshte i zoti, mos i shkoft i zi moti". Gje qe tregon qe kemi humbur busullen e ndershmerise.
...SPAK dhe prokurorë të veçantë të tij, nuk e zhbëjnë dot sociologjinë dhe antropologjinë e një pjese të shoqërisë, e cila sheh te hajduti heroin dhe njeriun e zot... Kjo është e vêrteta. Lapardhaja e ka kapur këtu demin prej brirësh. Veçse unë do ta shkruanja pak më ndryshe:" shumica dërrmuese e shoqërisë sheh sot te hajduti, te i korruptuari, te banditi etj etj heroin dhe njeriun e zot"! Pra peshku ështê qelbur nga koka te bishti. Prandaj ky vend nuk do bëhet kurrë se e keqja ka hyrë shumë thellë. Boll të shohësh shqiptarët që merren me krime dhe drogë nê Perêndim! Pse nuk dëgjojmë pêr estonezët, sllovenët apo çekët, por nami dhe syri na ka dalë vetëm neve?! E kanê fajin fqinjët me siguri!
Fix????
O zotri edhe Jezkrishti, kurë ka qënë në kët tokë, ka thën, se e kamë mundë errsirën dhe të keqën, por jo zhdukë errsirën dhe të keqën... Kështuë ështe edhe puna e një pjesë të shqorive ku do në botë.. Po ështe vertetë, se tek ne, si në të gjitha vendet e lindjës, shumë her më shume se në vendet e perëndim, njeriun e keq, çoftë hajdut, çoftë geneshtra çoftë vrasë , e shohin si njeri të (zotin, dhe i thurin lavdie?). Por në kët aspek shumica e Shqiptarve, që kanë dy palë mend në kokë, dhe nukë janë hajdut, dhe militan partishë janë me SPKUN.... Në çoftë se nesër SPARK, arreston Edi Ramën, SPAKU, do kët shumë her më shume hajdut administrate dhe militan të PS, që do jenë Kunder SPAKU. Por kjo nukë do thotë se SPAK, nukë duhët që të veprojë, se pse një pjesë e shoqrise nukë e mbeshtet, a po do ragonë kunder tyrë, kurë ksajë pjesë të shoqrisë ju preken interesata e tyrë personal siç janë hajdute e administratës a po (heronit?) e tyrë siç i quanë ti. Prandaj SPAKU nukë duhët që të shohin djathtaza a po majtazë.. Të gjith Shqiptarët e ndershem, dhe që kanë dy palë mend në kokë, e dinë shumë mirë se çfarë i kanë bër Shqiprisë, Sali Berisha, ilir Meta dhe Edi Rama. SPAKU sot në Shqiprie, duhët që të jet si një skuader futbolli, se pse edhe një skuader futbolli, kurë luanë në fushën e kundershtarit, ka mbi kokë qindra dhe mija tifozë të (qmendur)që ju bertasin mbi kokë për të humbur, por dukë qënë fotbullista prefsjonista dhe të stervitur për të lujtur nën një trusnie të pa pamë shumë her këta fotbollista e fitone ndeshjën edhe në fushën e kundershtaret edhe pse i kanë të gjith tifozët kunder.
Këta për të cilët flet ti namir janë pakicë dhe ne e dimë që kemi një pakicë hajdute, kriminele dhe të dhunshme pjesë e së cilës ke qenë vetë. Shumë mirë për ty që ke ndërruar mendje, mirëserdhe në botën e të ndershmëve.
Eshte nje realitet ku hajdute dhe I korruptuari eshte hero i kohes sone.Eshte fakt mbrojtja juridike qe i behet hajdutit nga gjykatat kur nente muaj burg konvertohen me 80 ore pune dhe asnje konfiskim te pasurise se padeklaruar.Kjo ndodh ne. Albanistan
Kete mendim kam edhe une! Mentaliteti i Shqiptarit qe te vjedh sa te mundi, te fitoje para me cfaredo lloj punesh te pista, dhe shoqeria is respekton si te "zote" eshte thembra e akilit dhe burgosja e Ilir Metes nuk e zgjidh dot. Analistet tuaj ne Shqiperi nuk bisedojne per te verteten por analizojne gabimet politike te Ilir Metes si shkakatare te arrestimit. Ilir Meta eshte i korruptuar deri ne palce ashtu si edhe mijra vemje te tilla ne poste drejtuese. Koncepti i shtetit ligjor nuk ka ardhur akoma ne Shqiperi.
Qenke jargosur keq o Lamir. Mos shkruaj me se nuk di, je thjesht lepires i Bashes, por qe tani te ka huazuar te Rama
Plotesisht e drejte , shikoni mediat dhe "analistet" (sharlatane) qe jane te shqetesuar se si eshte zbatuar ligji dhe aspak qe drejtesia ka filluar me kurajo te veproje nga kupola e krimit , e peshtire komenti i shume nga keto media qe thone se Metes(nje banditi) nuk u treguan me te duruar ngaj rrugacerise se zakonshme se bashku dhe gruas se tij dhe ti kishin cuar nje porni star per ta zbritur nga makina...!!!