Nga Dritan Hila
Me lënien në burg të Ilir Metës, periudhë që nuk ka për të qenë e shkurtër, PD-së i krijohet mundësia të merret me hallet e veta. Natyrisht që nuk do mungojë të citojë në deklaratat e saj Metën si pjesë e opozitës së burgosur por kjo vetëm si garniturë në funksion të Berishës. Tashmë PL nuk i hyn më në punë.
Kjo është një fazë e re ku PD do të përqendrohet në problematikën që ka me liderin e saj dhe zënien e terrenit që ka humbur nga kriza tre vjeçare dhe mbushjen e asaj që lë bosh PL.
Ndalimi i Metës, i jep mundësi reale PD-së që të refuzojë dhënien për PL të disa pozicioneve të sigurta në listën e deputetëve. Me një Metë të lirë dhe një PL që ende nuk ishte provuar në fushatë për qeverisjen qendrore, Meta do ta mbante stekën shumë lart.
Zgjedhjet e fundit bashkiake ku PL i mori gjithë këshilltarët bashkiakë PD, tregoi se ka pak dashuri e shumë llogari mes tyre. E për më tepër mes dy anëtarësive nuk ka pasur kurrë dashuri. Tani çfarë do t’i jepet nga PD, nëse i jepet, ka për të qenë vetëm sadaka.
Vështirë të mendohet që përveç halleve që ka , PD do të mbajë edhe hallin e PL.
Sa i takon fatit të PL, me spastrimin e fundit që bëri Meta duke larguar emra që thoshin diçka dhe zëvendësuar me anonimë, ai siguroi mbretërimin në parti por realizoi edhe kioskëzimin e saj, të ngjashme me miriadën e partive që figurojnë vetëm në listën e KQZ.
Është rasti tipik kur prish gjymat për të bërë kanaçe. Me ndarjen Meta-Kryemadhi si çift, sido që të jetë, fake apo reale, Kryemadhi do ta ketë të vështirë drejtimin e PL edhe për faktin se bie strategjia që mund të kenë menduar të mbrohen në gjyq.
Tashëm PL ka mbetur në dorë të Tedi Blushit, një gazetari të papunë që Meta e bëri sekretar të përgjithshëm për të treguar që pranonte këtej e tutje vetëm papagaj pa tru. Tashmë ajo parti është zero nga kapacitetet intelektuale.
Me nxjerrjen nga qarkullimi të Metës, partia humbet burimet e financimit. Dhe ky aspekt është shumë i rëndësishëm për një parti, sidomos të tipit të PL e cila ka funksionuar si zyrë punësimi dhe tenderash. Ca më tepër me akuzën e korrupsionit që ka kryetari i saj, pakkush nga bizneset do ketë guximin t’i afrohet arkave të PL.
Historia e LSI ishte një histori që nisi si iniciativë për një pol të tretë por përfundoi në një sipërmarrje familjare. Dhe historia e këtyre lloj sipërmarrjeve nuk zgjat më shumë sesa dy dekada dhe jeta aktive e pronarit të saj.
Pas kësaj ne do të shohim shuarjen e saj e cila në ndryshim nga simotrat që ikën në heshtje, si muzikë funebre do të ketë deklaratat e ca guhakëve që Ilir Meta la si mëkëmbës të tij. Do të jetë ndër ato raste kur vakitë të bëjnë më shumë për të qeshur se për të qarë. (Dritare.net)
Pd ka shqetesimin e Salinjarit!?
Pra ju e thoni hapur qe qellimi juaj eshte te shuani nje parti politike. Bravo Hila bravo. Por ne nuk do e leme vendin ne pushtokraci. Do ju terheqim zvarre aq sa ndonje tjetri pas jush te mos i shkoj mendja te luaj me fatet e nje populli te vuajtur. Shqiptaret do zgjohen
O Hila vllehu. Keto jane lojera tuaja si minoritare, koplia pushtimesh dhe jugoenveristtsh se ju jeni gati te fusni dhe veten ne burg VETEM qe te shpetoni Sali vrasesin e VERIUT DHE SHQIPTAREVE DHE vellain Siamez te vllehut nano. Do te beni gjithcka qe BERISHA te dale i lire ta fusni ne zgjedhje ta mundni e tallni trapin me VERIUN dhe SHQIPTARET. Sa te merrni zgjedhjet do ta fusni prape ne arrest shtepi a KONFLIKTE gjyqesore ndersa jugu dhe ju kopila pushtimesh shioni privilegjet e pamerituara e duke shtrydh e sunduar si enveri ne mos me keq, VERIUN! Por ka zot...!!!
Paskajorin , me i ja ; me të ta ; me të t'u lujt - bishti/n - loja , në trajtën si m'i je shquar . Në shumës , loj(ë)rat ....Por ka edhe mizer(i)je .
Ndrova mëndjen për shokun Driton. Do ta bëj ambasador në Rrushbull. Kohët e fundit ka qënë aktiv. Bashkë me Xhungën leshatore. "Është I uritur" me tha Ymeri. Po hidhini per te ngrene urdherova.
Je bere i peshtire me kete sum lepirje o gazetar se bashku me ate Zhungen qe mundohet te gjej pozitivitet ne kete katrahur te qeverise.
Bravo, Dritan e ke qare..!!!
Jo vetëm papagaj pa tru, por edhe papagaje llapaqene si Erisa Xhixho, e cila në vend që të qajë hallin e të jatit, qan hallin e Metës, Kejdi Mehmetit që i dhurou mandatin xhaxhi Vasilit me 300 vota, si dhe buçes Brisi shehaj, e cila mbas arrestimit të Metës shpreson të bëhet deputete. Nuk duhet harruar qetshia mbi tortë - Monika.
Bravo Dritan. Je smart Brain. Shkrimet tua i lexoj pa fryme. Je njesh. Ja bere nekrologjine sektit naziskin te leshelise se Nafije dybekut dhe spiunit Agush 50 lekesh dy njerzit me te urryer te planetit per shqiptaret. Keta te dy me 4 mandate te blere ne Fier sipas Dritan Priftit te ndjere qe i shkurtuan jeten,me zarfa, lope, lavatrice, e frigorifere moren gjysmen e qeverise dhe gerryen deri ne palce arken e shtetit me tendera koruptive dhe mbushen ministrite dhe drejtorite e medha me militante te haremit te Jales qe nuk kishin mbaruar as te mesmen dhe nuk dinin nje fjale angisht.Shkaterrimi i leshelise si force politike eshte fitorja me e madhe ne demokraci pas shkaterimit te bandave qe shkaktuan luften civile ne 1997 me gjeneral brigade Shabon Tapia.
Përshtypje nga burgu. Meta i surprizuar nga programi turk " të dhjesësh rahat" Që natën e parë vizitorët me kompresa dhe matrapik e kanë liruar nga kapsllëku. Një lajm akoma më i mirë sipas tijë, në ditët në vijim do t'i rrisin spesorin e kjo për pasojë mundet të ndikojë akoma për më mirë kundër kontraktimeve muskulare që i vijnë si pasojë e të qenit pak si në kafaz...