Nuk po arrestohet opozita, por ata që e morën peng opozitën për këtë ditë!

24 Tetor 2024, 11:00Blog Nga Namir Lapardhaja

Nuk po arrestohet opozita, por ata që e morën peng opozitën

Pasi e marrin peng dhe zvarrë opozitën për 3 vite me radhë, tani që përballen me drejtësinë thonë që po arrestohet opozita!

Jo, zotërinj! Nuk po arrestohet opozita, por të korruptuarit e djeshëm dhe të sotëm. Kemi 3 vite që na ra goja që e duan opozitën si bunker për hallet e tyre me drejtësinë.

Ja, koha është gjykatësi më i mirë.

Pavarësisht kësaj, opozita ka ende kohë dhe mundësi ta tejkalojë ngërçin e saj.

Nëse do lënë nam në Strasburg dhe Bruksel, thjesht do bëhen qesharak në sytë e botës dhe të neveritshëm në sytë e shqiptarëve.

Është koha që opozita të mblidhet në një front anti Ramë, anti Berishë, anti Metë, pro SPAK, pro Drejtësi, pro Halleve të Njerëzve!

Opozitën nuk mund ta përfaqësojë Meta nga qelia dhe Berisha nga Ballkoni!

Opozita sot do duhej të fliste për hallet e njerëzve, sepse koha po i jep të drejtë denoncimeve të saj.

Shihni vetëm listën e Durrësit, se si 3 deputetë të pushtetit janë në rrjetën e SPAK-ut, për të kuptuar se sa afër pushtetit do ishte sot po të mos ishte marrë peng nga Berisha dhe Meta.

Rama është peshku i radhës në rrjetën e drejtësisë! Kjo është dialektikë e pakthyeshme.

Opozita t'i thërrasë mendjes dhe të kthehet te njerëzit.

2 Komente

  1. C
    Ceni

    Po te jete Sali Berisha partia demokratike nuk mer dote pushtet shumica e popullit nuk e do ne qeveri .Egjith opozita te bashkohet qe eshte e percare prap nuk mer dote shumicen e parlamentit ne zgjedhje 2025

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vala

      Bravo Namir! Te ben nder nje opinion I tille. Ata qe deri dje rrembyen shkopinj guru e gjithe c'gjeten per te coptuar e masakruar opoziten, sot Jane ne burg jo per kete krim, por per arsyen e vertete pse cirren per opoziten qe e konsideruan si prone te trashegueshme. Une besoj tek ky brez i ri opozitaresh, sepse populli yne ne pergjithesi ka sens opozitar, por s' mund te bashkengjitet ca vampireve hajdute e kriminel te opozites, ashtu sic nuk mund te identifikohet me kete bande hajdutesh te Rames. Boll me germadhat 35 vjecareKoha kerkon pastrim themelor ne te dy krahet.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje