
Arrestimi i Ilir Metës, njeriut që në periudhën e tranzicionit shqiptar, ka mbajtur si asnjë tjetër të gjitha postet e larta të vendit, mbylli një kapitull të gjatë e të vështirë të tranzicionit shqiptar. Ilir Meta ka qenë Kryeministër e zv/kryeministër, ministër i jashtëm dhe i energjisë, Kryetar Parlamenti dhe President i Republikës, pa përmendur këtu postet e larta në PS dhe krijimin e LSI-së, Lëvizjes Socialiste për Integrim sot Partia e Lirisë. Kaq pushtete sa ai, në një periudhë të shkurtër kohe, ka pasur vetëm Enver Hoxha.
Më shumë se të tjerët politikanë të lartë të tranzicionit shqiptar, Ilir Meta ka pasur narrativen regresive të ndërtuar rreth figurës së tij. Që në fillim, atëherë kur ai i mori qeverisjen Fatos Nanos, u vizatua nga Nano si arkitekt i korrupsionit kur kishte vetëm pak muaj që ishte bërë kryeministër. Karriera e tij e gjatë ka qenë shënjuar nga tekstet që prodhonin kundërshtarët e tij politikë. Sali Berisha ishte ai që e përcaktoi më dhunshëm si njeriun më të korruptuar të vendit.
Megjithë energjinë që shfaqte ndonjëherë në krye të punëve të vendit, Ilir Meta, mbeti në narrativën shqiptare si njeriu simbol i korrupsionit. Ai asnjëherë nuk bëri as edhe përpjekjen më të vogël që të pastrohej nga ky tekst, të tërhiqej dhe të kërkonte rrugën ligjore për t’u përballur me akuza që i bënin kundërshtarët politikë, por edhe media. Të vetmin gjyq që ai bëri ishte në fakt një aventurë që e ktheu me kokë poshtë. Mbrojtja dhe pafajësia që siguroi me anë të mbështetjes së ish-kryeministrit dhe armikut-mik Sali Berishës, për çështjen e bllokut të famshëm, i ra si bumerang dhe i shtoi edhe një kapitull tjetër narrativës negative dhe regresiev për të- atë të kapjes së drejtësisë.
Një anë tjetër që zbuloi arrestimi i Ilir Metës është se tani, edhe pas ndalimit të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, shoqëria shqiptare po kalon nga faza folklorike në atë logjike, institucionale. Reforma në drejtësi dhe veprimi i SPAK-ut kanë një vlerë të posaçme se po arrijnë të çmontojnë mentalitetin folklorik të shoqërisë shqiptare që mbështetet në gjyqet publike e popullore që bëhen zakonisht në studio televizive, në kafehane dhe që shndërrohen pastaj në legjenda urbane duke projektuar sipas ligjësisë së folklorit heroin e tipit të Robin Hudit që vjedh e shkel ligjin apo dhunon institucionet në emër të të varfërve.
Shoqëria jonë folklorike dhe narrativa e tranzicionit vjen edhe nga tradita partizane e komunizmit sipas së cilës heronjtë janë të mirë e të liq, dhe ata janë të ndarë në luftëtarë për atdheun dhe në tradhtarë. Sipas kësaj narrative drejtësia ndëshkon kundërshtarët e fitimtarëve dhe nuk prek triumfatorët. Gjatë diktaturës dënoheshin politikisht kundërshtarët e nomenklaturës. Këtë traditë e mbarti Berisha kur erdhi në pushtet dhe ndërtoi një sistem drejtësie që të luftonte kundërshtarin dhe të mos prekte fitimtarët. Bëmat e fitmitarëve tregoheshin si akte trimërie.
Ndaj Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk e besojnë sot se janë njerëz të zakonshëm dhe se drejtësia apo ligji është i barabartë edhe për ta. Reagimi i tyre i dhunshëm dhe transferimi i mbrojtjes së tyre nga të akuzuar për korrupsion në të akuzuar politikë buron prej kësaj mendësie dhe këtij folklori. Nuk e dimë a është rastësi çelja e negociatave për disa grupkapituj me Bashkimin Europian dhe arrestimi i Ilir Metës apo ndalimi i Sali Berishës. Një gjë është e sigutë shoqëria shqiptare tani po nis një etapë të re të zhvillimit të saj.
Sot po kalohet nga folklori i gjyqeve publike dhe nga legjendat urbane me heronj e armiq në një shoqëri ku udhëheqja e një vendi çmohet si jë trupë e zakonshme njerëzish dhe jo si një çetë ushtarake që lufton kundërshtarin. Ajo trupë ka një mandat të caktuar dhe, nëse ndonjëri prej tyre, qoftë ai president apo kryeministër, ka shkelur ligjin, ai ose ajo do të duhet të paraqitet në organet e drejtësisë dhe nuk mund t’ia dorëzojë imazhin e tij autorëve të narrativës së folklorit urban apo legjendave me heronj e tradhtarë. Ky është një zhvillim traumatik në një shoqëri që nuk është mësuar t’i dënojë ata që i hiqen si heronj dhe që e vjedhin apo e vrasin më pas.
Sot pas arrestimit Metes , per 400 000 pensioniste me me pak se 200 euro ne muaj,apo per 200 000 pensioniste me me pak se 5 euro ne dite, eshte nje dite e madhe, eshte dita e shpetimit nga mjerimi, pensionet e tyre do te rriten qe ata te bejne nje jete dinjitoze. Per ata mijera te pastrehe qe Qeveria u prishi shtepite per te siguruar troje per 5D-te, sot eshte nje dite shprese se do marrin mbrapsht veren e demit per qindra mjera mijera prinder qe kane mbetur te vetmuar se femijet e tyre iken prej korrupsionit te Metes e Berishes sot kane je dite feste pasi tani qe ata jane arrestuar dhe femijet e tyre mund te rikthehen e te mbushin vatrat e tyre me gezim e shprese. Rushfeti i kudondodhur ne te gjitha zyrat e administrates tani e tutje do te fshihet si me magji. Lidhjet e krimit me politiken qe deri tani kane percatuar edhe kush do jete depudet do te keputen si lidhjet e paligjshme te energjise. Mbledhjet e Qeverise tani e tutje nuk do behen neper hotele, motele e plazhe por ne zyrat e shtetit duke kursyer miliona dollare te harxhuara kotesisht. Sot e tutje nuk do kete fadroma mbi shtepite e banoreve per tu rrenuar mundin e nje jete, nuk do mbushen burgjet me fukarenj qe nuk paguajne nje fature energjie apo nderrojne dy tjegulla ne cati, nuk do kete blerje e vjedhje te votave e trafik depudetesh si pazarin e bagetive, sot nepotizmi, krahinarizmi, shperndarja preferenziale e fondeve te investimeve e te zhvillimit do te marre fund,, punesimi ne admionistrate do behet sipas meritave dhe jo sipas bindjeve politike. Sot tranziocioni mori fund, rrofte Qeveria e Rilindjes qe na e beri te mundur ta shohim kete dite.
Nuk është populli Shqiptar që ka ndryshuar, ne jemi po ata që Rexhep Qosja i quan me lezet, popull romantik (që mos thotë fluturojmë me presh). Kjo është dora perëndimore që vendoset mbi një popull që mbytet në qull.
JO ! Kushdo ka , simpatitë , interesat , sjelljet , varjojnë , deri në nështrim . Posi fabul . Me maçka me çizme : Fistek shko te Filan Filano dhe pyete a ka peshore . I vete . O Filan . Hoë Fistek . Ke një peshore ? Kandar po , do ? Jo peshore . E mati sa gram kishte tjetri i kujtoi kandarin e të atit . Në pëllëmbë të dorës , etalon . Të tjerë e djegin xhaketën . Kur i tërhoqi vëmendjen nga puna , Fisteku s'e pyeti as , - si je , për mirësjellje - , i bindur se do merrte në t'ikur atë që kishte vendosur t'i kërkonte tërë teka . Kur rasti e solli , Filan , e pa në rresht të parë të përhumbur në një fjalesë . Në sallë peshonte tërë hile heshtja me , me okë . Aq kushtonte . Dy , jo , ndryshe .
JO ! Kushdo ka , simpatitë , interesat , sjelljet , varjojnë , deri në nështrim . Posi fabul . Me maçka me çizme : Fistek shko te Filan Filano dhe pyete a ka peshore . I vete . O Filan . Hoë Fistek . Ke një peshore ? Kandar po , do ? Jo peshore . E mati sa gram kishte tjetri i kujtoi kandarin e të atit . Në pëllëmbë të dorës , etalon . Të tjerë e djegin xhaketën . Kur i tërhoqi vëmendjen nga puna , Fisteku s'e pyeti as , - si je , për mirësjellje - , i bindur se do merrte në të ikur atë që kishte vendosur t'i kërkonte tërë teka . Kur rasti e solli , Filan , e pa në rresht të parë të përhumbur në një fjalesë . Në sallë peshonte tërë hile heshtja , me okë . Aq kushtonte . Dy , jo , ndryshe .