Nga Carlo Bollino
A ekziston një kohë e duhur për të arrestuar një lider politik? Mbaj mend që kjo pyetje përsëritej shpesh në fillim të viteve 1990, kur në Itali shpërtheu operacioni "Duart e Pastra" (Mani pulite), duke inkriminuar një klasë të tërë politike dhe duke çuar në rënien e të ashtuquajturës "Republikë e parë". ''Nëse e arrestoni para zgjedhjeve ju akuzojnë se doni të dëmtoni partinë e tij; nëse e arrestoni pas zgjedhjeve ju akuzojnë se doni të sulmoni ata që sapo janë zgjedhur; dhe nëse nuk e arrestojnë, thonë se jeni blerë'', komentonte atëherë një nga prokurorët në vijën e parë në luftën kundër korrupsionit.
Cilido të ishte momenti i zgjedhur, prokuroria e Milanos akuzohej gjithmonë nga miqtë e të arrestuarve për “drejtësi me sahat”. Edhe në Itali ka pasur një debat për balancimin e arrestimeve: pse ka më shumë arrestime nga njëra anë dhe më pak nga ana tjetër? Dhe prokuroret u përpoqën të përgjigjeshin se një arrestim bëhet në bazë të provave të gjetura, dhe parashkrimin e krimeve, dhe në çdo rast, vendosja se kush do të arrestohej i pari, duke u përpjekur të mbahej në ekuilibër peshorja politike, do të thoshte të zbatohej pikërisht ajo për të cilën akuzoheshin: “Drejtësia selektive”.
Çështja është shumë komplekse dhe tani po rishfaqet dhe në Shqipëri, ndërkohë që prokurorët e SPAK po intensifikojnë një fushatë gjyqësore shumë të ngjashme në ndikim me atë të "duart të pastra" të zhvilluar nga kolegët e tyre italianë më shumë se 30 vjet më parë, në të njëjtën kohë kur komunizmi sapo kishte rënë këtu. Sigurisht, ka shumë dallime. Në Itali për shembull, as nuk ishte nevoja të shkohej deri në arrest, pasi vetëm edhe njoftimi i nisjes së hetimeve mjaftonte për t'i shtyrë politikanët e përfshirë të jepnin dorëheqjen menjëherë nga postet zyrtare që mbanin. Ndërsa në Shqipëri ata marrin pozicione partiake pikërisht për t'u mbrojtur nga hetimet: kjo ndodhi si me Sali Berishën ashtu edhe me Ilir Metën, të cilët u rikthyen në krye të forcave të tyre politike vetëm pasi SPAK kishte nisur hetimet për ta.
Edhe në Itali arrestimet ishin parandaluese (d.m.th. të urdhëruara shumë përpara gjyqit dhe zyrtarizimit të akuzës) siç e kërkon kodi i procedurës penale për të gjitha arrestimet dhe askush nuk u skandalizua siç dëgjojmë njerëzit këtu. Por ndryshimi më i madh ishte tek respekti ndaj drejtësisë që nuk i ka munguar asnjëherë Italisë. Është e paimagjinueshme të mendosh se kreu i prokurorisë së Milanos do të mund të etiketohej si “qen” siç ndodhi në sallën e gjyqit me Altin Dmanin nga Ilir Meta, apo edhe më keq të kërcënohej publikisht nga i hetuaridyshuari. Menjëherë ai i hetuar do të paditej edhe për kanosje!
Çështja është komplekse dhe sigurisht, brohoritjet e tmerrshme si të një stadiumi që dëgjohen në studiot tona televizive, nuk mund të ndihmojnë për ta qartësuar: Mbrëmë, nga gjashtë emisione debatesh në transmetim që trajtonin këtë temë, 5 ishin si gjyqe politike kundër SPAK-ut dhe në mbrojtje të Ilir Metës dhe Sali Berishës. Por arrestimi i Metës, i mbivendosur me atë të Sali Berishës (në arrest shtëpie jo për akuzat e SPAK-ut, por për refuzimin e tij për të respektuar detyrim paraqitjen), ngre objektivisht një pyetje: Si do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme politike me dy liderë të opozitës në arrest?
Ata që pretendojnë se ky është një skenar i orkestruar nga Edi Rama për të fituar në vitin 2025, shpërfillin faktin se nga viti 2013 e deri më sot Partia Socialiste ka fituar gjithmonë zgjedhjet edhe pa pasur nevojë për SPAK. Dhe nuk ka asnjë analist që nuk e pranon se Rama është i favorizuar edhe për zgjedhjet e ardhshme (siç e tregojnë të gjitha sondazhet e deritanishme) pa qenë nevoja të neutralizojë kundërshtarët e tij përmes gjykatave.
Që kur është në arrest shtëpie, Sali Berisha ka pasur një prezencë shumë më të fortë mediatike se në të kaluarën: çdo ditë mban tubime, organizon konferenca për shtyp, jep intervista, publikon në rrjetet sociale, takohet me delegacione të huaja. Dhe ai vazhdon t'u paraqitet të gjithëve si një viktimë, e cila në politikë nuk bën kurrë keq. SPAK ka treguar deri tani një tolerancë të arsyeshme ndaj tij, pikerisht duke marrë parasysh statusin politik. Të thuash se gjendja e tij si i burgosur po e penalizon politikisht dhe elektoralisht është një shpikje e pastër. Ilir Meta tani për tani i mbyllur në burgun 313 objektivisht nuk mund të angazhohet drejtpërdrejt në politikë, megjithëse shpresohet që edhe atij t'i jepet arresti shtëpiak sa më shpejt që të jetë e mundur dhe për këtë arsye si aleati i tij, do të mund të rifitojë shikueshmërinë maksimale.
Prandaj, të thuash se arrestimi i tyre është një akt subversiv i organizuar për të mbylur gojat e opozitës, është spekulim dhe propagandë politike. Nëse do të ishte vërtet kështu, në fakt do të ishte e lehtë për t'u korrigjuar: Do të mjaftonte që Sali Berisha dhe Ilir Meta të jepnin dorëheqjen përkohësisht nga postet partiake dhe t'ia besonin ato eksponentëve të tjerë të partive të tyre, që të mund të kryenin fushata e ardhshme elektorale në liri të plotë. Përballë peshës së një akti subversiv, dorëheqja do të ishte në fakt një sakrificë minimale dhe e detyrueshme, dhe që ndoshta do të vlerësohej edhe nga elektorati i moderuar, mbështetjen e të cilit ata të dy kërkojnë me dëshpërim.
Por Berisha dhe Meta nuk kanë ndërmend të sakrifikojnë veten dhe aq më pak të heqin dorë nga mbrojtja politike që ata besojnë se kanë falë funksionit të tyre partiak. Beteja e tyre nuk është për të fituar zgjedhjet, por për të rrëzuar kundërshtarin e tyre. Me pak fjalë, është hakmarrje e pastër. Dhe në fakt analistët e tyre, edhe para se t'i kërkojnë SPAK-ut sqarim për vlefshmërinë e provave dhe akuzave të mbledhura (shumë marrin pjesë në debate pa e lexuar as dosjen gjyqësore), këmbëngulin të pyesin me inat se pse nuk arrestohen edhe Edi Rama dhe Erjon Velija.
Lufta politike verbon arsyen dhe ky reagim është i kuptueshëm. Megjithatë, ajo që është e papranueshme është dhuna dhe urrejtja me të cilën dy liderët e opozitës dhe analistët e tyre sulmojnë prokurorët e SPAK-ut, integritetin e të cilëve e njohin vetëm kur godasin kundërshtarët e tyre, por që i linçojnë nëse i godasin edhe në shtëpi. Sot 80 për qind e të arrestuarve dhe të hetuarve nga SPAK janë anëtarë të mazhorancës, por kjo nuk mjafton për opozitën. Skandalet si ai i inceneratorit apo ''5D'' kanë sjellë dhjetëra arrestime dhe sekuestrime pasurish, por kjo nuk mjafton për opozitën.
Dhjetëra hetime në vazhdim nga SPAK kanë të bëjnë me tendera dhe marrëveshje të kryera nga qeveria socialiste, por kjo nuk mjafton për opozitën. Opozita kërkon vetëm një gjë: Arrestimin e Edi Ramës dhe Erjon Veliajt dhe kjo për një arsye të vetme: sepse shpresojnë të arrijnë në këtë mënyrë në pushtet. Prandaj nuk është gjendja e tyre si të burgosur ajo që i bën të ndihen të dobët, por fakti që kundërshtarët e tyre janë ende të lirë, duke bërë sikur harrojnë se i humbën zgjedhjet edhe kur të gjithë ishin të lirë. Kjo demaskon mendimet e vërteta të Sali Berishës dhe Ilir Metës: ata duan të fitojnë zgjedhjet falë veprimit të SPAK-ut, të cilin edhe e urrejnë, por duan të përfitojnë nga ai “çmontim demokratik”, viktima të të cilit ata mendojnë se janë.
Në tridhjetë vitet e pandëshkueshmërisë së përjetuar në Shqipëri, ka aq shumë krime për t'u ndëshkuar, saqë beteja e SPAK-ut do të rrezikojë gjithmonë të shfaqet e padrejtë ose selektive për njërën palë ose për tjetrën, kur realisht do të mjaftonte një Drejtësi e Pranueshme. Ndoshta e vetmja reformë reale që duhet të bëjë parlamenti është të shqyrtojë një formë amnistie që i bën të dënueshme vetëm krimet më të rënda të së shkuarës dhe që bën për gjithë të tjerët të fillojnë nga e para. Edhe pse, për të ndëshkuar politikanët e vjetër dhe të korruptuar, mjaftojnë zgjedhësit!
Te thuash se "shpresohet që edhe atij t'i jepet arresti shtëpiak sa më shpejt që të jetë e mundur dhe për këtë arsye si aleati i tij, do të mund të rifitojë shikueshmërinë maksimale", kjo eshte nje lajthitje e autorit te shkrimit qe ka nevoje te vizitohet tek psikiatri. Kryekriminelet dhe kryehajdutet Ilir Meta dhe Sali Berisha do te denojhen me burgim te perjetshem, denim qe poipulli ua k adhene qysh perpara 12 vjetesh.
E pabesushme , ne cilen Bote jetojm !!!!!! ------- Zhduku nga Shqiperia - mafioze i ndyre ,nqs s'ke byth, te perballesh me Fjalen e Lire -me Zerin Qytetare Shqiptare . Mafioze te till ne Medien Shqiptare ne Sherbim te Bandave Kriminale ne Politike ,,s'kan vend. Mafioze te till ne Media ,qe kan 34-vjet, qe Amnistojne Kriminelet Politike, jane me te Rrezikshem se vet Kriminelet apo Mafiozet ne Politike ,nji Rrezik Nation ne vazhdim, sepse do vazhdojn te bejn suportin e Klaneve Politike ne te ardhmen, duke i sherbyer qeverrive joDemokratike ,por te nji arti Diktature Kriminelesh-aantiShqiptare si kto Funderina qe kishim kto 34-vjet Diktature Shkerdhatash ,nxitur edhe nga Gjarprinjt e Huaj depertuar nr Media dhe institucione Fetare si shkerdhata janullatos-qe si Car lo Frocio duhen te shpallen Non Gratta ne Shqiperi e te Censuroj il suo Cullo ne te s'emes
Z.Bollino Vota nuk eshte ilaç per krimet.Po te ishte e tille politikanet kriminele do te largoheshin me vullnetin e tyre kur humbisnin zgjedhjet,por ata bejne te kunderten,bejne krime per te qendruar ose rimarre pushtetin me qellim qe te kene fuqi te mbrojne veten kur te kryejne krime ne te ardhmen. Prandaj Amnistia ka zero vlere.
Jo vetem kaq, por ti japesh amnistine nje krimineli qe ka vjedhur e vrare d.m.th. te mos denosh fajtoret. Kjo me kujton 97-ten kur u vrane mbi 2 mije te rinj dhe Salihu beri amnisti, qe e shpetoi ate vete nga perballja me drejtesine. Askush nuk flet me per ato ngjarje te pa-precedent qe sollen humbje te konsiderueshme ne jete njerezish,por qe kujtohen gjithmone nga ato familje qe humben femijet dhe te afermit e tyre. Cfare drejtesie eshte kjo per nje hajdut ordiner qe vjedh nje biciklete apo dy pula ne fshat dhe perfundon ne burg? A mos valle duhen amnistuar edhe kjo kategori hajdutesh? Ajo qe duhet bere, eshte shkulja me rrenje e te keqes, duke denuar cdo person qe ka vjedhur parate publike. E vetmja gje qe mundet te behet eshte te shpallet nje afat kohor brenda te cilit te tere ata qe kane perfituar duke bere korrupsion te paraqiten ne prokurori dhe mbasi te depozitojne nje dokument te shkruar prej tyre ku te shpjegojne fajet qe kane bere duke dorezuar te tera parate qe kane bere, ne fund te marrin nje denim te reduktuar dhe nese ne te ardhmen zbulohet qe kane genjyer, te denohen dyfish dhe ti sekuestrohet cdo pasuri qe kane. Per ata qe nuk vetedorzohen, ligji duhet te percaktoje te pakten dyfishin e denimit qe parashikon kodi penal. Vetem keshtu do te kemi nje politike te paster me te rinj qe e duan kete vend dhe kerkojne te punojne per te me ndershmeri. Nje fjale e vjeter thote se "frika i ruan vreshtat". Po te jete frika e denimeve ekstreme, askush nuk do guxonte te vidhte.
Shume e sakte dhe e drejtë ideja jote
Amnisti per paret e vjedhura te popullit?Amnisti mund te behet per ndonje fakir qe ka vjedhur se femijet nuk kane buke te hane jo per politikane qe vjehra ka kulle dhe djali e vajza pa punuar nje dite te vetme jane miliardere.Edhe aq me teper kur parate i kane bere duke vrare.
Ja ke futur kot o Boleino. Thua qe arrestimi i kryetareve te opozites nuk ka te bej me fitimin e zgjedhjeve nga Rama se ai i fiton edhe te jen te lire ata. E vertet, por, duke i burgosur, Rama mund te fitoj mbi 94 mandate dhe te bej cfare ti doj miku/loqja. Ketu eshte problemi. Thua qe Spaku ka arrestuar 80% nga pushteti, po keta te pushtetit kane hajdutosur pa dijenin e pa dhene pjese te Rama dhe Veliaj? Padyshim qe jo, kuptohet po nuk do Rama nuk ndertohet incenerator ne letra dhe paret ne xhepat e hajduteve. Nuk operon 5D pa marr pjese Veliaj. Ja pra, perse duhet arrestuar Rama dhe Veliaj se jane hajdut ne detyre. Kurse Like hajduti dhe Berishe vrasesi, jane pa pushtet, jane pothuajse ne pension. Thua qe edhe Likja do kaloj ne arrest shtepie. Po ti nga e di kete? Ja pra, ti dhe Mero, para se te publikoni shkrimin e dergoni te para dhoma e Rames te merrni Okein dhe pastaj e publikoni. Kjo nuk eshte gazetari, por bythe lepirje.
Jugu-askush nuk i shkon me mbrapa nje opozite qe ka ne krye personasi Berisha e Meta me perjashtim te atyre qe ose jane te perlyer ne vjedhjee krime te tjera dhe shefat juadine zullumet qe kane bere, ose jane me mangesi mendore. Ata qe u zgjjodhen nga keta te dy i kemi ne parlament ku djegin e shkaterrojne pronen publike brenda e jashte parlamentit. A vertet desheroni qe te keni te tille individe qe t'ju perfaqesojne perseri ne parlament?
Jo vetem amnisti por cdo shqiptar si brenda dhe jashte saj te paguaj 2.000L ne muaj per ilirin berishen monen, 1.000 L ne muaj per shkelzenin fejzon argiten, 500L ne muaj per bushatin enin qimin. Ndersa per mbeshtetesit e tjere bardhi lela, pra lgbtqiu dhe kurvat e vockla te kerkohet mbeshtetje nga fondet e be-se. Cte teproje nga fondet e be -se ti jepen mulit dhe gjekmarkaj. O ti ndyrsire italine, po e shikon qe po te vjen radha ty me “bashkepuntoret italian” per inceneratorer dhe propozon aminsti me demek pershkallezimin e luftes politike. Italian i korruptuar, ne kemi 30 vjet qe lufte e sherr degjojme perdite ndaj nuk na i vret veshet “ perpelitja e fundit te korruptuareve”. Kjo perpelitje na tingellon muzike, madje 4 stinet e vivaldit.
Asnjëhere amnisti për këtë klasë politike! I amnistuan ne 1990, në 1997 gjithe keto vite su ka hyre gjemb ne kembe, dhe ja ku janë me tere arrogancen e tyre. Nëse duam te bejme Shqiperine, te gjithe duhet te paguajnë për çfare kanë bere keto 34 vite.
E jo eee,kete gabim kurre nuk duhet ta pranojne Shqiptaret. Nuk ka rendesi se kush eshte,ne qofte se me fakte provohen vjedhjet e demet qe banditet e politikes u kane bere shqiptareve,duhen ndeshkuar rende,kushdo qofte,nga krtu nuk duhet levizur.Mos te na fusi Bollino kulturen e amnistive dhe te "condonove" ne kokat e shqiptareve, sepse nuk kemi per te dale kurre nga llumi me amnistira,zero tolerance !!
Matrapaz i ndyre!
Heeee e perdrodhe edhe ti bishtin bolino??? Kush eshte arsyeja??? Nga miqesite e vjetra me meten apo i ka hyre frika te gjatit dhe fikut dhe po mendojne per te ardhmen e tyre qe ne rastin me te keq te amnistohen?
Karlo e ka gabim, po i amnistove hajdutet e fillojne punen nga fillimi. Jo jo, me pordhe ne zemer te vdesin qelbesirat qe kane vjedhur parate dhe pronat e popullit. Paqja civile aty eshte, nuk kane fuqi hajduterit, me ne krye nongraten, te bejne asgje. Atyre tani u ka mbetur vetem te hane mune e popullit tone te sfilitur.
Personalisht nuk jam fare dakort me Carlon. Asnjê lloj amnistie. Të gjithê, sidomos politikanêt, tê dënohen për çfarê kanë bêrë.
Bolino,si duket nga antisalist e antimetist,eshte kthyer ne antiramist???!!!Me c’duket nuk ka marre ate qe i ka kerkuar Kryeministrit Rama e flet per amnisti tani!!!!Eshte KOMDI e madhe ky artikull i Bolinos???Eshte turp i madh o bolino!!Pse?Me Report TV ke marre flamurin per ndertimet tek Klubi Partizani,per kete vjedhje te papare ndonjehere,ku familja Berisha beri furore ,e tani flet per amnisti!Turp i madh per ty,palo gazetar….
Kjo ide eshte antikushtetuese dhe e denueshme me ligj, sepse, me “ide” te tilla tentohet t’i hidhet hi ne sy popullit dhe t’i hidhet “paq” hajnia ordinere e keqperdorimit te detyres zyrtare, krimit te organizuar dhe korrupsionit antishteteror dhe antishqiptar, prandaj SPAK duhet ta hetoje edhe kete matrapaz qe del publikisht dhe mbron hajnat qe po e shkaterrojne Shqiperine dhe ardhmerine e popullit shqiptar... Ide turpi ordiner, o z. Bollino!... DRENICA E KUQE
Një këshillë e gabuar. Kjo do t'u jepte krahë hajdutëve që të vazhdojnë të vjedhin duke shpresuar t'i bëjnë qelepirë falë ndonjë amnistie. Kështu edhe hendeku i stërmadh midis pasurive të pafundme të hajdutëve me varfërinë ekstreme të të rrjepurve prej hajdutëve do të çertifikohej si i ligjshëm dhe kjo pasuri do të bëhej faktor i një rrjepjeje të mëtejshme (përmes shfrytëzimit të punëmarrësve prej punëdhënësve- hajdutë të larë e të pastruar nga aminstia). Kjo vijimësi rrjepjeje falë amnistisë do të quhej e ligjshme, e ndershme dhe e moralshme.
legalizim per tokat e xanuna,amnisti per hajdutet e tani amnisti per politiqenet qe kane 30 vjet po vradin,po vjedhin e po na rjepin....po ne qe kemi zbatuar ligjet e nuk e kemi ndyre doren cfare fituam,ate te gjatin e saliut ilirit dhe gjithe hajduteve majtas e djathtas
Te dhjevsha analistin qe je Bolino, qe ben sikur nuk e di, qe vota , nuk ka nga ja mban, te shkoje te shpellaret meta-berisha apo tek nje piktor sharlatan i njemije surreteve, qe ben vec show, per tu dukur ndryshe nga te paret.Dhe ka shume humbameno qe e hane sapunin per djath, qe shikojne te keqen me te vogel beun e surrelit, por qe bie ere muti njesoj si ata.
quanto pare, il signor Carlo si è accorto che hai ingoiato anche un "cucchiaio di minestra rovinato" ed è iniziata la febbre a Spak... quindi ti chiede di mescolare le tue zie nel sacchetto della sanatoria che il signor propone...!!
Bollino ,nuk e njeh tamam Shqipërinë ,sipas teje ,po unë si qytetar korrekt me gjithçka që kërkon ligji dhe më ka krijuar probleme pafundesisht gjat 34 viteve dhe jo vetëm unë por familja ime fisi im etj si do më shpërnblehet padrejtësia nga amnistia që ju propozoni Ky është në thelb një diskriminim qe i shtohet 34 viteve të kaluar
Nuk ka tradheti me te madhe ndaj popullit se sa te falesh,apo amistosh hajdutet te cilet i kane pire gjakun ketij populli , qe e kane telendisur qe s'ka vend ku te qendroj. Si mund te amistosh keta persona te cilet Shkaterruan djersen e ketij populli 1. Shkaterruan industrine dhe bujqesine. 2. Shkaterruan arsimin dhe kulturen ,me teorine se ishin nen ndikimin rus ,e tashme duhet te kalojne ne sistemin e shkollave perndimore. Po bejne 33 vjet qe po shtojne analfabetizmin. 3. U shkatwerrua ushtria e cila kishte nje pontecial te mbrkullueshem ushtarak. 4. Po te amistohen kur : a. Te thone para popullit se ku shkuan leket e shkrirjrs se tankeve,topave ,pushkeve e fishekeve. Te dalin para popullit te gjithe mkinistrat e mbrojtjes. B. Te thone kryeministart se ku kane shkuar leket e nxiera nga shfrytezimi i minerave i kesaj pasurie te pa cmueshme te popullit. c. Ku shkuan leket e shkaterrimit te paisjeve industriale te uzinave dhe fabrikave si torno,freza, e plot makineri te tjera qe kane patur uzinat e fabrikat tona. Ku jane ? Kush i shiti. sa leke u fituan e ku u investuan. D. Pse u shkaterrua kinostudiua , pse u eleminuan kinemate e teatrot? Dhe me kryesorja Te kthejne parate e grabitura duke filluyar me floririn, sa flori u vodh e pse nuk u gjeten hajdutet... Te tregojne ku i kane pronat e palujateshme. Tu meret pasuria, dhe kur te dalin ne rruge te shesin banane, atehere themi se drejtesia vajti ne vend.... dhe te vendosi populli, te falen ( amistohen) Pa si thote Bolinua, do te thone kur te ecin rruges e shikojne popullin _ E c'na bete ? Na hengret mutin..... Pse c'eshte kjo o Bolino loje kalamanjesh qe ta fillojme lojen nga e para? Si thote populli " Me mire djepja bosh ,se shejtani ( hajdutet,kriminelet,gjakpiresit) brenda.
Berisha meta dhe gjithe hajdutet kriminelet e kane vendin ne burg Cfare thua mo turp te kesh te amnistohen krimibelet ne burg i majte i dhathte te forcohet me tej ligji penal.Nuk ka rruge tjeter.Te gjithe hajdutet ne buruce.
E shtron si problem te mundeshem ky bythelepires i pushtetit te hajnave te ripjelljes tashti qe radha per tek hekurat ekryqezuar eshte afer palloshes se gjate.
Bollino te ka ardhur dhe ty ndonje lajm nga SPAK dhe te ka hyre frika? Se Rama ka filluar te beje plane me Berishen per te kufizuar SPAK. Po i bashkohesh dhe ti korit te qelbesirave?
Bolino. Me ne fund e nxorre edhe ti koken. Do kesh ndonje hall super shqetesues qe arrite te shkosh deri ketu. Jane bere e do behen amnisti, ato jane ne natzren e cdo vendi demokratik. Por te amnistosh ata qe shkatrruan Shtetin Shqiptar per interesa te vendeve armiqesore te vendit tone dhe per perfitime monetare, te vjedhesh ekonomine e nje populli te varfer i cili meyi po qendron ne kembe, te amnistosh vrases, kontrabandiste te lidhur me klane nderkombetare te krimit te organiyuar e me veprimtari te tjera te rreyikshme e deri vrasje te qztetareve te pafajshem, pra ti amnistosh keta eshte ta goditesh mbas shpine perfundimisht kete popull. Bolino, amnistia e 1997 me autor Ngjelen eshte nje krim shteteror dhe sot qe po dalin ne siperfaqe keto krime, drejtesia eshte e pafuqishme te veproje. Pra kjo ka qene njolla me e zeze per Ngjelen si jurist e politikan per te mos ju futur aresyeve pse e beri, por ishte nje fatkeqesi per Shqiperine. Pikerisht ajo amnisti beri qe krimi te lulezoje dh te arrije ne kete pike tragjike pikewrisht ata q
Bolino eshte trembur, ndoshta ka gabuar dhe kerkon meshire. Kjo eshte nje ide antishqiptare. Amnistia Ngjela po ashtu, eshte nje veper antikombetare. Amnistimi i krimineleve te lidhur me agjencite sekrete te vendeve armiqesore ndaj nesh dhe me grupet e organizuara kriminale per te cilat jane shperblyer me miliarda dollare e euro, pra ajo amnisti i inkurajoi ata politikane qe ta vazhdonin rrugen e tyre kriminale. Por deshi Zoti dhe na shpetoi miku i madh Amerikan. Bolino, bej nje meaculpa. Dorezo gjene e vjedhur nese.....Ose gjej ndonje avokat te forte.Kontakto Gjokutajn se per 5 dite te fute brenda dhe te con ne dhomen qe desheron.
Ke shkruar shume gjate dhe nuk te lexoj dot deri ne fund, por eshte krejt pa vend te flasesh per "amnisti" dhe "paqe" politike pikerisht sapo ka filluar rivendosja e drejtesise. Operacionet jane te dhimbshme por vetem ato e shpetojne pacientin. Populli shqiptar duhet te shikoje me detaje kush e ka vjedhur, si e ka vjedhur dhe sa e ka vjedhur. Duhet akoma te zbulojme cilat kane qene makinacionet, lidhjet, perdorimi apo shperdorimi i detyres dhe si jane shkelur te vertetat. C'do dem duhet te çdemtohet dhe nga i gjithe ky film duhet secili (ka patur te beje apo jo me ceshtjen) te nxjerre leksionin dhe moralin e vet. Ka mundesi qe Bollino po ndjen rrezikun se kujt mund ti vije rradha (ndoshta miqve te tij) dhe po hedh zhurmatoren e pare, pra ne dukje pacifiste dhe pajtimdashese, por une e shikoj si tradheti me dashje dhe te programuar kunder interesit publik, ne favor te se keqes qe nuk fle dhe as dorezohet kurre.
Eshte gjithe populli shqiptar ne konflikt vetem prej ketyre maskarenjve te politikes dhe ti thua amnisti?Ata duhen varur me e pakta!
Paqa politike nuk vjen nga amnistia e krimeve (te vërtetuara me gjykatë sipas ligjeve të kohës), por nga amnistia politike, pasi politika bëhet sipas botkuptimit dhe nuk gjykohet dot. Nëse arrihet kjo (!?), mund të kemi një paqe politike (pozitë-opozotë); a mund të ndodhë kjo në botë, apo ndodh në ltali!? Në përgjithësi, korrupsioni nuk ka të bëjë me partitë (në konceptin se çfarë janë partitë dhe ç'përfaqësojnë ato), fenomeni nuk ndodh brenda tyre, por dodh nga njerëz të veçantë me ose pa parti që ngarkohen ne punë, prej të cilave disa mund të korruptohen, madje, mund të korruptohet edhe portieri i spitalit dhe me këta njerëz merret drejtësia; ç'do tu bëjë partia. Prandaj, për korrupsionin nuk mund të ketë amnisti me apo pa konsensusin e partive. Supozojmë: Ajo duhet të shkruhet në kushtetutë në nen të veçantë "korrupsioni nuk amnistohet". Frika i ruan vreshtat, derikur njerëzit të ndërgjegjësohen. Kurse partitë, në maxhorancës e së cilsë, gjatë ushtrimit të mandatit vërehen fenomene korrupsioni prej nëpunësve të lartë, caktuar në kompetencë të tyre, kutia e votimit është dënimi dhe paqësia më e mirë që mund t"i jepet:Vota kundër! Kjo është paqa më demokratike që mund t'i jepet, e që duhet të bien dakord partitë, jo amnistia ndaj korrupsionit, shkeljeve dhe krimeve ekonomike apo ndaj personit.