Barbarët!

25 Qershor 2023, 16:29Blog Nga Kimete Berisha

Barbarët!

Kur në fillim të këtij viti u bë Mitrovica jugore det nga vërshimet, në rrugë më ndali një ushtar i FSK-së.


- Kimete, më fal, por të lutem shkruaj,

kjo po ndodh sepse, ti nuk e di: shqiptarët gjuajnë në lum frigoriferë, shporetë, i kanë bllokuar kanalizimet, kanë bllokuar çdo gjë me mbeturina.


- Gjjthë bota neveritet me shqiptarë.


- Shikoje anën jugore dhe anën veriore të Mitrovicës.

Armiq të shqiptarëve po, ama armiq të qytetit jo.

Aty jam rritur, në veri, secili qytetar, secili kalimtar ka qenë roje e luleve dhe pemëve në rrugë.


- Shqiptarët e duan vendin e tyre shumë, ama vetëm duke e bërë pis, duke e dhunuar dhe duke e shkatërruar.


Luftuan për ta çliruar vendin nga armiku i huaj, për ta shkatërruar pastaj vet, sipas qejfit.


- Detin e fëlliqin, e shfrytëzojnë si nevojtore!


- Lumenjtë i kanë shndërru në kontenjerë.

Shko shiko lumin Ibër.

Në të dy anët është i bllokuar nga mbeturinat.


- Të gjithë lumenjtë, pa përjashtim, shfrytëzohen nga shqiptarët për mbeturina.


- I kanë shkatërruar malet. I kanë prerë. I kanë vjedhur.


- E kanē betonizuar tokën e bukës.

S'ka rregull.


Mafia e ndërtimit.

Mafia e kulturës.

Mafia politike.

Giithçka është e mbushur me mbeturina të arkitekturës, mbeturina të kulturës, mbeturina politike.


- I kanë shkatërruar parqet.

Karriget, lodrat, lulet i kanë shkelur dhe nxjerr me rrënjë.


Është mentalitet barbar.


- E kanë shndërruar Drejtësinë në nevojtore.

Nga dënimi i përjetshëm për vrasje, papritmas vrasësi lirohet nga burgu.


- Kosova është parajsë për kriminelët. Kurrë asnjë vrasje nuk është ndriçuar.


- Vjedhin pare në gypat e ujit.

Në gypat e kanalizimit.

Katundet e Kosovës nuk kanë kanalizim.

E politikanët jetojnë në lagje luksoze.


- Vjedhin pare në ilaçe.

Kanë vjedhur pare në maskat e Covidit.

E vjedhin mishin e pacientëve në spital.


- Gjuajnë bërllok nga ballkoni.

E qërojnë pasulin në ballkon e kokrrat e prishta i gjuajnë nga ballkoni.


E gjuajnë bukën bajat nga dritarja.


I prejnë thonjtë të ulur në karriget e sheshit të Prishtinës.

Natyrën e shfrytëzojnë si shpuzore.


- Nënat këqyrin seriale e trashen, fëmijët i lënë në rrugë t'u bëjnë zullume komshinjëve.


- Kosova është e ndyrë dhe e shkretë. Veç ushtria mund ta çlirojë nga mbeturinat.   


P.S. Kryetari i Pejës është një shpicllov klasik,

s'di pse është kryetar dhe s'di pse nuk jep dorëheqje.... por askush nuk e shpëton shqiptarin nga mentaliteti primitiv, nga vetëshkatërrimi.

4 Komente

  1. T
    Texas

    E ke qare kete shrim brilant. Me sakt nuk behet

    Përgjigjjuni
    1. l
      luli

      bravo kimete duhet te sensibilizohet shoqeria shqiptare ,kto dukuri negative duhet te ndreqen sa me shpejt te jete e mundur

      Përgjigjjuni
      1. S
        SPAK

        Primitivet!

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xheladin Uka

          Se, natyrën e shfrytëzojnë si shpuzore është e vërtetë. Por edhe gjithë duhangjinjët nëpër ndertesa, cigaren e ndezin në banjo apo nëpër ballkone. Disa edhe brenda me femijët po, mbetjet i gjuajnë nga ballkoni, sidomos femrat me buzët e federavta përplot silikon dhe thonjët e gjatë. Patikat e djerësitura e disa edhe bërllogun i "magazinojnë" deri në mëngjes para dyerve nepër koridore Disa këtej praktikë po e praktikojnë edhe nëpër banesat e pushimeve në bregdetin shqiptar. Sofrabezat 50%-shi i grave "urbane" i shkundin përmbi ballkonet e kojshive. Për ketë shkak dikush i ka mbyllë edhe ballkonet me xhama. Shtrirja e petkave nëpër muret e ballkoneve eshtë dukuri e përditëshme...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje