Tre qëndrimet e SHBA ndaj Kinës, Serbisë dhe Iranit, një lekson për “patriotët” shqiptarë

22 Qershor 2023, 17:46Blog TEMA

Tre qëndrimet e SHBA ndaj Kinës, Serbisë dhe Iranit, një

Nga Kreshnik Spahiu

Branda 3 ditësh ka 3 ngjarje epike në diplomacinë amerikane:

1- Sekretari i i SHBA Blinken shkoi në Kinë për të stabilizuar raportet dypalëshe.

2- SHBA mesazh “paqeje” me Iranin, duke i dhënë një shuplakë “opozitës së muxhahedinve”.

3- Ushtria amerikane dhe serbe stërvitje të përbashkët ushtarake të cilësuar si mrekulli nga Uashingtoni.

Dikush që nuk kupton nga politika dhe diplomacia mund të pyesë:

Çfarë kanë të përbashkët Kina, Serbia dhe Irani?

Përgjigjia është e thjeshtë: Gjeopolitika amerikane po kërkon paqe me çdo aleat të Rusisë, për të shmangur çdo vatër tjetër lufte gjatë kohës që Uashingtoni dhe NATO po investojnë në çmontimin e regjimit autoritar të Putinit.

Sipas të gjitha gjasave lufta në Ukrainë dhe më pas në Rusi do zgjasë së paku një dekadë. Faza e dytë e luftës do zhvendoset brenda në Rusi, ku grupe ushtarake do bashkohen me kauzat separatiste në krahina brenda Rusisë dhe regjimi Putinit do përballet me një luftë civile brenda vendit dhe përplasje për autonomi nga Rusia.

SHBA si super-fuqia ekonomike dhe ushtarake që orjenton rendin botëror po tenton të negociojë dhe joshë tre partnerët rusë: Kinën, Iranin, Serbinë.

- Pardje në Kinë: Një raund i sinqertë, konstruktiv i bisedimeve me udhëheqjen e Kinës ka përfunduar. Marrëdhënia midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës Popullore të Kinës është shumë domethënëse.

“Diplomacia e drejtpërdrejtë është mënyra më e mirë për të avancuar interesat dhe vlerat e SHBA-së dhe për të menaxhuar konkurrencën me përgjegjësi”, shkroi Blinken në Twitter.

- Dje në Tiranë: Ne mbështesim të drejtën e Qeverisë së Shqipërisë për të hetuar çdo veprimtari të mundshme të paligjshme brenda territorit të saj”, thotë DASH.

Zëdhënësi i DASH-it gjithashtu shtoi se SHBA-ja nuk e cilëson MEK-un “lëvizje opozitare të qëndrueshme demokratike që përfaqëson popullin iranian”, por ka “shqetësime serioze për MEK-un si organizatë, përfshirë akuzat për abuzim të kryera kundër anëtarëve të tij”.

- Sot në Beograd, ambasadori Kristofer Hill: “Ishte një mrekulli stërvitja e përbashkët e ushtrisë amerikane dhe serbe. Kështu forcohet partneriteti dhe sigurohet paqja në botë”

Stërvitja e përbashkët e ushtrisë serbe me ushtrinë amerikane erdhi pas pezullimit të Kosovës nga stërvitja e NATO “Defender 23” për shkak përplasjeve të Albin Kurtit me diplomacinë e BE dhe SHBA.

Qartazi SHBA nuk ka ndryshuar strategji dhe partneritet ndërkombëtar, por po shtrin influencat e saj diplomatike dhe gjeopoltike duke afruar dhe zbutur marrdhëniet me 3 shtete të cilat prishin balancat ushtarake edhe për shkak të pozitës gjeografike afër me Rusinë.

Lufta në Ukrainë por edhe 5 shtetet e BRICS-it, Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut kanë çbalancuar fuqishëm tregun botëror, si dhe kanë çuar drejt greminës valutat perendimore: Euro, USD, Paund.

SHBA e cila ndodhet në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale po tenton një mënyrë të zgjedhjes dhe trajtimit të miqve dhe “armiqëve”.

Tre qëndrimet e reja të Amerikës brenda 3 ditëve ndaj regjimit të Pekinit, Tehranit dhe Beogradit duhet jenë një leksion për “patriotët” e Kosovës dhe Shqipërisë që me mosmirënjohjen e tyre e trajtojnë partneritetin strategjik me SHBA, ai marrëdhënia e një “dashnore” të llastuar që xhelozohet me të dashurin për çdo flirt që ai bën me Serbinë, Kinën apo Iranin.

Kosova dhe Shqipëria duhet të kuptojnë që janë një nëndetëse e vogël në Oqeanin Atlantik, ku qoftë edhe një moment po lundrove pa lejen e flotës amerikane mund të përfundosh në fund të oqanit.

Për këto arsye ne s’duhet jemi as xheloz me “dashuritë” e reja amerikane dhe as të paqartë për të ardhmen tonë: Ne sot nuk duhet ndjehemi muxhahedinë, por shqiptarë kuqezi….

19 Komente

  1. F
    Fjale pa vend

    Bravo Niku! I kape pese dema nga briret njeheresh! Edhe po ke te drejte, cudia me e madhe tri jave zgjat, pastaj kapi demat nga bishti. Nga Qipro flet?

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond Vlonjati

      Po si ka mundesi lejoni kete budallane, Niku sharlatani ky eshte komplet idiot

      Përgjigjjuni
    2. E
      ELEKTORATI GRI

      Spahija e thote shkurt dhe qarte . Po ja rikthejme Kosoven Serbise me qellim qe Serbija ti kundervhet Rusise .

      Përgjigjjuni
      1. D
        DR

        Fiks! Po thotë edhe që duhet të ndihemi krenarë për atë fakt

        Përgjigjjuni
      2. A
        AI

        Geopolitical Amerikane po deshton shpesh dekadat e fundit...dhe tendency per te afruar ujqit do perfundoje njesoj

        Përgjigjjuni
        1. O
          On

          Me kujtohet Enveri kur u orish me Kinen pas visites ne Kine te Nikson. Niku mekaniku ka ndodhur shpesh kjo pune..bejne sikur...thjesht sa te mbyllet lufta ne Ukraine...me pas ...aty ku ishim...sipas teje nuk na the ti falim mdonje toke Kines tani?

          Përgjigjjuni
          1. T
            Ton

            Dakort po kto muxhahidinet na ngelen ne dere...

            Përgjigjjuni
            1. T
              Taulant

              Sakte, qarte dhe shkurt. Nese edhe kesaj radhe Albi nuk ze mend dmth qe eshte agjent i Putinit dhe jo i serbeve sic e kemi akuzuar me te pa drejte.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Anteu

                Jo mo? E more rrogen sot ne administrate mo? Se per gje nuk jeni, asnje shkrese nuk dini te beni. Ju shikoj perdite ne pune...nje I vjeter punon per 15 so ju.parazite.

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xhezo Smokthina

                  Po që të mos jetë as agjent i Putinit dhe as i Sërbisë, ka mundësi? Apo kjo të del jashtë skemave dhe përfundimeve që arrinte kurdoherë shoku Enver me të cilat je edukuar qysh në vezë. Po shikoje, o njeri, si dikush që bënë zgjidhje të gabuara, si dikush që nuk jeton në realitetin e jetës,por në atë të librave ideologjik, që ja kanë fandaksur trurin. U ngeli në gojë, agjent i këtij, agjent i atij. Nuk janë shqiptarët të gjithë agjentë, të jesh agjent duhet të kesh bërë shkollë dhe të kesh një IQ mjaftë të lartë. Albini është si çdo njeri i zakonshëm, që kujton se ka kapur qiellin me dorë pse arriti të bëhej kryetar kooperative të tipit të ulët në Kosovë. Gjithë e keqja e drejtuesve të Shqipërisë dhe Kosovës, buron nga fakti që ju jepet mundësi të marrin pjesë në takime me udhëheqësit botëror. Por këta harrojnë gjënë më kryesore, fakti që ju bije të flasin me t'a nuk i bënë të barabartë me t'a. Vërtetë dhi të zgjebosura dhe bishtin përpjetë! Jo vetëm kaq, por për sa kohë janë në majë, e vetmja gjë që bëjnë, llakosin bishtin, për t'a ngrirë që t'u mbetet përjetësisht përpjetë dhe nuk ka zot që jua ul më.

                  Përgjigjjuni
                2. N
                  Nik

                  Nuk pushon ky sorra i Rames, diten ka punen e anal-istit! Naten pastron banjot allaturke (ka shume turq ne Gjermani), jo ato allafrenga, nuk e kap dot ate pune!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. v
                    votuesi

                    Ha ha ha ha ,mos me thuaj o Kreshnik i maleve qe do te kandidosh perseri ne zgjedhjet e ardheshme te pergjitheshme me siglen Kuç e zi!Mos me thuaj qe do te rikthehet ambasador Arvizu!A thua eshte lajm i vertet se na gezon pa mase sidomos Sali Berishen si "burre shteti",Lulken si "yll ne ngjitje" dhe ty me siglen tashme te dale boje "kuç e zi"!Hajd pra per hair o Kreshnik i maleve.E di qi do inatoset fondamentalisti Albin por keshtu ashte kjo pune ,kot nuk thone qe politika eshte kurve qe prostituon nepermjet njerezve si puna jote.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Ton

                      Mua me rezulton we gjithe tekorruptuarit e hajdutet e perfolur nisur nga ty jane kunder Kurtit...pastertia e tij ju vret juve....nga ty deri ke I madhi fare...shikoj ca ish Sekretare te pergjithshem 10 vjet pa pune, nuk u mbarohen leket e neper studio meren me Kurtin se Shqiperia I ka punet fjolle...kaq te lehte jeni sa mendoni se I Plas shume usa per juve..

                      Përgjigjjuni
                      1. C
                        Caji Kineze Kurim i mrekullushem .

                        Ore kaqe Efekt Pozitiv perben Caji Kineze me Uje dhe me sheqer ! Se ky ja qellon gjithmone ..

                        Përgjigjjuni
                        1. J
                          Jugu

                          Te mendosh qe ky njeri ka emeruar gjykatesit e vendit ne kohen e Topit, eshte te vesh duart ne koke... Cfare analize eshte kjo. Asnje nga ato qe ke thene nuk qendron. As Kina, as Irani, dhe as Serbia nuk do mbajne as edhe nje here anen e Amerikes. Harroje o Niko. Merr ndonje asistence sociale ne Gjermani dhe pi ndo nje kafe ate bej. Shkruaj, lutu, dhe leh sa me shume dhe mbase Rama te jep ndonje kocke, pa harroje te komentosh ti Ameriken dhe planet e saj.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Django

                            pordhi kali ne dere te hanit i thone kesaj .....te pame se cfare bone kur ishe vete aty ......

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Nick Rossonero

                              Kush do ta cmontoje ate regjimin autoritar te Putinit or Kreshno-koqja... Kjo administrata e pjerdhur e plakush Bidese qe keto dite leshoi Procken e rradhes para gazetareve "zoti e bekofte Mbretereshen" qe i gajasi te gjithe demokrate e republikane ne Amerike? Ik o Kreshno e fshi hundet e qurravitura duke u shtirur kaq vjet si KuqeZiu patriotiku.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Padi

                                Një kolit akut ajo trevë .

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Shmil Gurra

                                  OR KRESHNIK, ti kupton, të gjithë kuptojnë, se pse i vardiset Amerika Serbisë. kjo përpjekja e Amerikës është e dështuar, absolutikisht dhe prej andej erdhi atributi "NAIV"-itet drejtuar Blinkenit. Të kujtojmë vetëm Titon. Luante rolin antisovjetik, antiblok ushtarak, merrte grande miliardëshe nga Amerika, me emërtim kredi, dhe blente armë nga "armiku" Rusi dhe një pjesë e shpenzonte për të joshur burokracinë "feude" të Jugosllavisë, dicka në infrastrukrurë dhe më në fund, kur Amerika e kuptoi se thesi Jugosllavi nuk ka fund të qepur, nisen edhe rillogaritë politike. Amerika në Iliri, as në Evropë nuk ka politikan, udhëheqës shteti, apo qeverie, më proamerikan se Kurtin, Dardania me tokat shqiptare, janë diga e sigurt e Amerikës, Tentimi i Perëndimit për të joshur Serbinë...është gati se iluzion, sikur ta kthesh lumin në burimin e vet.Në më pak se 2 shekujtë e fundit, Serbia vetëm është zgjeruar në dëm të neve shqiptarëve. Ky zgjerim në toka të huaja ka krijuar tek shovenizmi serb ndjenjën e superioritetit, Nga kjo rrethanë, tek ata (të nxitur nga Rusia) ushqehet oreksi i nazizmit sllavorortodoks për sundim mbi gjithë botën. Me grafitet serbe në Prishtinë, karshi Hotel Grandit, me shkronja të mëdha u pritën trupat e NATO-s: E jona Serbi deri në Tokio -Japoni! Të njëjtën llogari të gabuar bëri administrata e Karterit. Në vitet 70 (shek XX) e detyruan shahun properëndimor Rezah Pahllavi të abdikonte (lexo: Albin Kurtin), se kishte fërkime strategjike...për të joshur Rusinë, dhe sollën në pushtet Homeinin e "kompromiseve" proamerikane (lexo: Vucicin). Nuk kaluan shumë muaj, Homeini i manipuloi amerikanët, duke bërë turbulenca të rreme antiqeveritare, "demonstruesit" sulmuan Ambasadën e Amerikës, morën peng stafin dhe Amerika solli të keqen e saj në Teheran dhe sot vuan pasojat e një llogarie të gabuar, si me joshjen e shovenizmit serb. Një gjë dihet: Serbët (pjesa më e madhe) janë më rusë se vetë rusët. Duan botën - delir nazist.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje