
Nga Agustin Palokaj*
Për vite prania e NATO-s në Kosovë, më saktësisht misioni i KFOR-it, ka qenë misioni që e ka besimin më të madh të qytetarëve, pa marrë parasysh se cilën përkatësi etnike kanë. Kjo, mes të tjerash, edhe për faktin se KFOR-i është forcë, e forcës i besohet, por nga forca disa edhe kanë frikë. Nuk ka qenë e vështirë për KFOR-in të mbajë këtë nivel të besimit krahasuar me misionet e tjera jo edhe aq të suksesshme, nga administrata e UNMIK-ut e deri te misioni i EULEX-it. Edhe sot, kur ka një situatë të acaruar në pjesën veriore të Kosovës, nuk dihet çfarë bën EULEX-it. Ku është ai. Ku është “responderi i dytë!”.
Misioni i EULEX-it vërtet është reduktuar në Kosovë. Kjo edhe me kërkesë të Kosovës, pasi janë zhvilluar institucionet shtetërore të gatshme për të marrë përgjegjësitë nga ky mision në fushën e rendit dhe ligjit. Dhe EULEX-i në Kosovë u reduktua pothuajse në detyra kryesisht të shqiptarëve, të akuzuar, të dyshuar apo të kërkuar si dëshmitarë për Gjykatën Speciale në Hagë.
Por akoma janë në fuqi aranzhimet e sigurisë mes forcave në Kosovë në raste të sfidave. Sipas atyre aranzhimeve “responderi” i parë është Policia e Kosovës. Në rast se kërcënimi rritet dhe paraqitet nevoja, ndërhyn edhe EULEX-i si “responderi i dytë” dhe vetëm në raste të rralla do të ndërhynte KFOR-i si responderi i tretë. Por në trazirat e fundit nuk u pa shumë EULEX-i. Ky “responderi i dytë” pothuajse u zhduk. Prandaj u desh angazhimi më i madh i KFOR-it për të kryer detyra që për nga natyra nuk janë ushtarake. Dhe nuk e kryen mirë këtë detyrë.
Ndoshta do të ishte edhe më keq sikur KFOR-i të mos kishte ndërhyrë, por ushtarët nuk janë të stërvitur për kontrolle të tilla të turmave, prandaj edhe aq shumë ushtarë të KFOR-it pësuan nga protestuesit e dhunshëm serbë e jo nga “serbët paqësorë duarthatë”, siç pretendon Beogradi. Dhe KFOR-i në veri të Kosovës nuk ishte në gjendje të mbronte as gazetarët e ka raporte që as nuk ka dashur t’i mbrojë. Mund të kuptohet se ndoshta as kjo nuk është detyrë formale e tyre, por në mungesë të “responderit të parë“ (Policisë së Kosovës) dhe “responderit të dytë” (EULEX-it), ata ushtarë ishin të vetmit dhe është dashur të ndërhynin.
Ka arsye të kritikohet misioni i KFOR-it në Kosovë, sidomos për mosmbrojtjen e gazetarëve dhe për dështime tjera në kryerjen e mandatit për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjithë. Por politikanët e Kosovës, pa marrë parasysh a komunikojnë përmes rrjeteve sociale apo brenda institucioneve, duhet të përmbahen nga fyerjet, përqeshjet dhe sulmet verbale ndaj forcave të NATO-s. Politikanët e përgjegjshëm duhet ta dinë se ata nuk janë analistë, as komentatorë dhe nuk e gëzojnë nivelin e njëjtë të lirisë së shprehjes pasi kanë përgjegjësi të madhe për fjalën e tyre.
Janë të nxituara, tepër emocionale, e mbi të gjitha të rrezikshme pohimet se “ne nuk kemi nevojë për KFOR-in“ apo se “askush nuk i ka thirrur të veprojnë në veri, sepse njësitë e policisë së Kosovës do të ishin vetë në gjendje të kryenin punën“. Edhe thirrjet se “nëse nuk mund ta mbrojnë kufirin e Kosovës le të shkojnë, se i mbron FSK-ja” janë të dëmshme dhe të rrezikshme. Dhe thirrjet e tilla nuk duhet të jenë reagim në pohimet e Beogradit se “nëse KFOR-i nuk është në gjendje t’i mbrojë serbët në Kosovë e Metohi, atëherë le të thotë dhe i mbron ushtria e Serbisë“. Sepse këto janë skenarë që çojnë në luftë dhe ky nuk është vetëm një konstatim taktik.
Situata e tashme është një sfidë e madhe e sigurisë. Por gjithçka është një skenar politik. Nga të gjitha anët janë kalkulime politike. Por kalkulimet e tilla ndikojnë në situatën në terren dhe në rritjen e tensioneve që në një moment mund edhe të mos jetë e mundur të kontrollohen. Sikur ndodhi në mars të vitit 2004 kur, mes të tjerash, protestues shqiptarë u përleshën për herë të parë edhe me forcat e KFOR-it.
Edhe ushtarët e KFOR-it në Kosovë janë viktima të kalkulimeve politike në Bruksel dhe në disa kryeqytete. Për shkak të kalkulimeve të tilla shpesh nuk thuhet në publik e vërteta e plotë. Sepse nuk duan t’i dalin kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, edhe kur e dinë se ai nuk e thotë të vërtetën. Sepse e konsiderojnë akoma si “partner i sinqertë“ edhe kur ai i quan “gënjeshtarë dhe hipokritë”. Për shkak të kalkulimeve politike edhe e vërteta bëhet viktimë.
Dhe vështirë se do të thuhet ndonjëherë edhe për kidnapimin e tre policëve nga Kosova nga ana e forcave speciale të Serbisë. Edhe pse, sipas deklaratave publike, bazuar në përdorimin e termeve gjuhësore, lihet përshtypja sikur ata policë “u arrestuan” dhe kjo shkon në favor të Serbisë. Në të njëjtën mënyrë edhe BE-ja përdor të njëjtin term. Dhe nuk duhet t’u besojmë as NATO-s e as BE-së kur thonë se “termet gjuhësore nuk kanë rëndësi”, sepse këto dy organizata i japin rëndësi ekstreme pikërisht zgjedhjes së termeve gjuhësore.
Në komunikim me praninë ndërkombëtare në Kosovë, dhe për praninë ndërkombëtare në Kosovë, duhet të ketë një racionalitet. Sado e vështirë të jetë një gjë e tillë në kushtet të tensioneve ekzistuese, duhet bërë një ndarje mes kritikave të drejta dhe respektit për rolin që kanë pasur, e kanë dhe do ta kenë edhe në të ardhmen. Sepse Kosova, sado që ka përparuar, është larg nga momenti që të jetë e gatshme të jetë krejtësisht e pavarur edhe nga aspekti i sigurisë dhe mbrojtjes. Prandaj NATO-ja do të jetë dhe duhet të jetë në Kosovë derisa të vijë momenti që Kosova të hyjë në NATO. E ky është një proces më shumë politik sesa i sigurisë.
*Titulli origjinal: NATO-ja në Kosovë deri sa Kosova të hyjë në NATO
Koha Ditore
Tani që Kosova ka Albin Kurtin, me llapë të gjatë dhe pordhëmadh, KFOR-i, mund t'ia fusë gjumit. E ndihmon edhe nongrata Berisha nga Tirana.
Republika e Kosoves,u clirua nga Nato,Shba,Angli,Gjermani dhe nga bijt bijat me te mire te kombit qe formuan UCK-en ,shpetimtaren e kombit tone.Populli yne eshte mirenjohes per kontributin e te gjithe atyre qe shpetuan nje komb nga gjenocidi rusoserb njeri nga fashizmi me i rrezikshem ne rruzullin tokesor.Eshte absurde qe Republikae Kosoves te mos e ndie vehten anetare te Natos,eshte absurde edhe mohimi i te gjithe ndihmes te pa kursyer te aleateve tane,ata e ndihmuan popullin tone per clirim,per te krijuar nje shtet demokratik.,me Kushetut pertu zbatuar me perpikmeri.per te ruajtur rendin qetesin publike,mbrojtjen e rendit te integritetit teritorial,per miq te shumte neper organizata te ndryshme ,per njohjet....respekt per te gjitha.Nga miqet tane kemi patur edhe verejtje,nuk po e zbatoni ligjin,po lulezon kontrabanda ,bandat kriminale jane ne veriun e Rk,ju duhet te stabilizoni ate pjese sepse i thone Kosove...Kur r Qeveria e Rte Kosoves filloj te zbatoj ligjin,armiku u cmend i nevoiteshte policise dhe Kforit te dali ne mbrojtje.Eshte keshtu?Por europa nuk eshte e tera e sinqert,neper mjet aleateve te vet rusoserbia,ka patur suksese ne planet e veta,e rraskapiten pooullin e zgjatennxgjidhjet,por jo vetemarmiku yne ruso serb edhe disa nga nderkombetaret.Tani cfare i duhet te bej Qeveria e Vjosa Osmani(presidente)dhe Albin Kurti Kryeminister?te mohojne kushetuten,te lejojne zhberjen e e RK ,te lejojne kriminelet te veprojne sikur jane ne shtepiat e tyre?veriun rusia-serbia e kane shenderruar ne nje kopesht kobrash ,hienat me te terbuara aty jane.Tani miqet tane po ndihmojne me keshilla,por pazarlleqe nuk lejohen ne kurrizin e popullit dhe sovranitetit te RK,Populli i ka dhen voten besimin kesaj Qeverie e cila po e udheheq me besnikeri mencuri drejt realizimit te plote ashtu sic e thote edhe vet Kushetuta per te cilen miqet tane kan dhen nje kontribut te vecante ,qe te jete nje Kushetute demokratike me ligje per te gjithe qytetaret te llogarit et Nene.Te mos sulmojne Kryeministrin,Kosova eshte ne rrezik,rreziku na vin na rusi a cariste serbia fashiste dhe te disa shteteve si spanja ,dhe lajcaku drejt per se drejti.
Gabimi eshte bere qe ne fillim; nuk duhet te kishte nje shtet me emrin Kosove. Dardanet jane pjese trojeve shqiptare qe flasin shqip. Cdo forme tjeter do te sjell vec konflikte.