Kujdes me “gjarprin”!

17 Qershor 2023, 11:42Blog TEMA

Kujdes me “gjarprin”!

Nga Denis Dyrnjaja

Çfarë prodhoi skandali i Safet Gjicit përtej pasojës ligjore me të cilën do të përballen protagonistët e angazhuar në skenën e papërshtatshme me natyrë seksuale në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit?!

1) Një njollë të madhe dyshimi, se zyrat e institucioneve publike e shtetërore, përdoren si dhoma haremi nga titullarët. Ato që fliten lart e poshtë në publik tani kanë një mbështetje faktike.

2) Perceptimin se një grua apo vajzë që futet në një zyrë titullari dhe qëndron vetëm për vetëm për një kohë të caktuar po kryen një veprim të papërshtatshëm dhe pse në realitet ndoshta jo. Rritet masa e dyshimit.

3) Të gjithë titullarët dhe drejtuesit e institucioneve do të shihen me paragjykim për çdo formë komunikimi të tyre ndaj vartëseve apo personave të tjerë që kontaktojnë me ta individualisht e kjo mund të shndërrohet në një mënyrë abuzimi me pretendime e denoncime të rreme për qëllime abuzive.

4) Nëse në rastin Gjici provohet se vajza është infiltruar për të futur në kurth kryebashkiakun, për arsye shantazhi, atëherë ndodhemi para një skeme e metode të rrezikshme të pengmarrjes vendimmarrëse të institucioneve nga grupe interesi ose grupe kriminale që synojnë gjobëvënie ose interesa të tjera të karakterit përfitues përmes imponimit.

5) Drejtësia duhet të hetojë thellë, drejt dhe shpejt rastin i cili duket se ka jo një protagonist të zënë në flagrancë në shkelje të ligjit. Përveç ish kryebashkiakut të Kukësit që ka shkelur kodin etik dhe instructional duke rënë pre e dobësisë dhe mospërmbajtjes seksuale, ka gjasë që në procedim penal të futet edhe vajza e përfshirë në marrëdhënien e papërshtatshme me Safet Gjicin, nëse është ajo organizatore ose zbatuese e planit për të futur në kurth kryebashkiakun për qëllime të paligjshme apo të dyshimta si të tilla.

6) Rasti i shfaqur publikisht në këtë marrëdhënie të papërshtatshme do të bëjë që shumë drejtues institucionesh që janë korrekt, të futen në paranoja dhe kompletohen gjatë ushtrimit të detyrës, për shkak rrethanash rastësore, që jo domosdoshmërisht janë të ngjashme si në rastin e kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici.

7) E vetmja pasojë pozitive është fakti se tani çdo burrë a djalë në detyrë bën mirë të jetë i përmbajtur në maksimum përballë çdo joshjeje që mund t’i shfaqet në ambiente apo zyra publike. Donzhuanëve të zyrave të shtetit tani do iu duhet të mbajnë gjarprin në kafaz, nëse nuk duan të përfundojnë dhe vetë në një kafaz prej hekuri, jo thjesht pantallonash ku mbajnë “gjarprin” e tyre!

9 Komente

  1. S
    Sula

    Kjo pune nuk do te kufizohet por aktet do te spostohen nga zyrat e shtetit (falas) ne hotele me çmime te kripura pasi do te duhet te shtohet kujdesi per ruajtjen e sekretit. Me kete rast do te rriten dhe treguesit ekonomike te turizmit.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Meneksheja

      E ke dhjerë komplet! Ma krahasoke atë të uruar dhe të bekuar alet me gjarpërin! Jo po mbaheni vetëm për të bërë shurrën!.. .

      Përgjigjjuni
      1. s
        specialisti

        Denis. Per dicka ja ke futur kot. Safeti e pranoi boterisht qe ka pas mardhenie me ate vajze. Nuk ishte rastesi. Ai duhet ti kerkoje ne radhe te pare falje , familjes dhe jo elektoratit.

        Përgjigjjuni
        1. D
          DD

          Ka një zgjidhje praktike ky problem: 1. Rikonstruktimi i ambinteve të brendshme të ndërtesave shtetërore, duke i bërë ato të hapura. 2. Ndërtesat e reja të projektohen me hapësira të përbashkëta.

          Përgjigjjuni
          1. r
            red

            Bravo Denis

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nik

              O Dyrrnja!? S. Gjici thote "ka patur mardhenie intime me ate vajze" ti flet kodra pas diellit!!!

              Përgjigjjuni
              1. D
                Demotakercita

                Ngjarje te tilla,me abuzime ne mjedise (zyra,klasa etj)ka pasur e do te kete.Kjo ka te bej me tundimin e zyrtarit para seksit.Sot zyrtaret jane shume te tunduar nga paraja,ku jo me kot te gjithe zyrtaret e ketyre 33-viteve jane milionere,po nukjane aspak te frenuar edhe para epshve seksuale. P,P,P eshte motua esistemit.(partneritet, popull-privat).

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Derri

                  Keto jane metodat e KGB per presion pse budallaqe eshte ajo qe mos ta pregatis sikur eshte maredhenie normale. Pervec lekut dhe pushtetit ca shef ajo Gici nga Durresi deri ne Kukes

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Petriti

                    Deniz, ajo qe ke sajuar kohet e fubdit me trajtimin e çeshtjeve duke luajtur bilardo, eshte nje gje qe ul shume vlerat e tua si analist. Analiza nuk behet ne bilardo. Ato behen ne ambjente serioze, te qeta dhe nuk lejohen mbingarkesa ambjenti. Keshtu jane qesharake ato bisedat mes moderatorit e analistit qe zhvillohen ne nje automjet, shpikje katunareske dhe qe fyejne inteligjencen e publikut.Takimet me analistet apo mes analisteve tashme behen be studjo, behen e nje tryeze ne nje ambjent te bukur ne natyre por jo duke luajtur bilardo. Nuk e jush i futi keto "kemisha neiloni" por ato nuk i veshin me as fshesaxhinjte.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje