Veton Surroi: Shkarjet konceptuale të kryeministrit Rama

16 Qershor 2023, 09:37Blog TEMA

Veton Surroi: Shkarjet konceptuale të kryeministrit Rama

Nga Veton Surroi

Dëgjova me jo pak kërshëri dhe brengosje paraqitjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, më 13 qershor të këtij viti derisa shpjegonte anulimin e mbledhjes së dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, të paraparë për 14 qershor në Gjakovë. Nga kjo konferencë shtypi më tërhoqi vëmendjen jo aq paralajmërimi i anulimit të një ngjarjeje rituale, që ka marrë dimension të manifestimit pak a shumë folklorik, sa konceptet që i paraqiti kryeministri i Shqipërisë dhe që mendoj se paraqesin shkarje nga interesi i Kosovës, demokracisë së saj, stabilitetit regjional dhe orientimit euroatlantik.

Duke qenë i përfshirë në sajimin e koncepteve të lëvizjes demokratike të Kosovës dhe në proceset e mëhershme negociatore, do të përpiqem të shpreh dallimet konceptuale me ato të manifestuara të kryeministrit Rama. Do të përpiqem ta bëj këtë duke përmbledhur shpjegimet e kryeministrit në disa fjali kyç.

1. “Kosova e krijuar prej ‘bashkësisë euroatlantike’ tash do të sanksionohet nga ajo...”

Më duket se ky është gabimi në premisë i kryeministrit Rama, nga i cili dalin shkarjet e tjera. Ai përsëriti disa herë se Kosova është krijesë e “bashkësisë euroatlantike” dhe kjo fjali presupozon vullnetin e “bashkësisë euroatlantike”, që i imponohet një popullate të padefinuar në vullnetin e vet. Në fakt, është e kundërta. Kosova është e krijuar si shtet me vullnetin e qytetarëve të vet, brenda një procesi të dhimbshëm dhe evolutiv që filloi me autonominë e imponuar brenda Serbisë më 1945, ndërtimin e saj si njësi e barabartë brenda Federatës jugosllave më 1974 dhe deklarimin e mëvetësisë më 1990. Shteti nuk piku nga qielli së bashku me bombat e NATO-s më 1999. Ai ishte prodhim i një vullneti kolektiv, i cili u mbajt i bashkuar gjatë zhbërjes së dhunshme të ish-Jugosllavisë dhe më në fund gjeti përkrahjen vendimtare të “bashkësisë euroatlantike”. Bombat nuk krijojnë shtete, atë e bëjnë njerëzit.

Gjendja në të cilën gjendet Kosova sot është vetëm një vazhdë e procesit negociator; një herë atij të sigurimit të shtetësisë brenda Jugosllavisë në periudhën 1945-1974 e pastaj atij që formalisht kishte filluar që në vitin 1990, mes lëvizjes paqësore demokratike dhe bashkësisë euroatlantike, për ndërtimin e pavarësisë.

I tërë sistemi i tanishëm, tejet i ndërlikuar kushtetues-juridik i Kosovës është ndërtuar në një proces të përhershëm negociator mes Kosovës dhe bashkësisë euroatlantike dhe Serbisë e bashkësisë euroatlantike. Ky proces herë pas here ka përfshirë edhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pra shtetbërja kosovare ka pasur edhe implikimin e vet global.

Dallimi me kryeministrin Rama është i madh për aq sa çon në konkluzione krejtësisht të kundërta. Në interpretimin (gati biblik) të kryeministrit, Kosova pritet të sanksionohet nga Krijuesi. Në interpretimin e Kosovës, vendi ballafaqohet me presion të diplomacisë evropiane për shkak të pakënaqësisë me sjelljen e Kosovës në një proces negociator, në procesin negociator të radhës. Në atë proces negociator, BE-ja nuk është Krijuesi, është palë.

2. “Halli është i Kosovës, por është edhe i shqiptarëve, i kombit shqiptar”

Kryeministri Rama shpjegoi disa herë përfshirjen e tij personale në çështjen e Kosovës të këtyre ditëve si marrje të përgjegjësisë, ngase pasojat e veprimeve në Kosovë ndihen te të gjithë shqiptarët.

E kam pak të vështirë të kuptoj se çfarë pasoje ka qytetari i Kumanovës, Korçës e ai i Ulqinit me dilemën se a duhet të dalë apo jo nga zyra kryetari i zgjedhur i Leposaviqit apo nga dilema se çfarë kompetencash duhet të ketë Asociacioni eventual i komunave me shumicë serbe në Kosovë. Sepse, në thelb, kur të hiqet tërë ajo zhurmë e tym rreth kësaj “krize” të tanishme në Kosovë, këto janë çështjet që janë vënë në diskutim.

Pra, jo, nuk është materie për qytetarin e Kumanovës, Korçës apo Ulqinit.

Herën e fundit kur halli i Kosovës ishte i të gjithë shqiptarëve qe në kohën e luftës, kur qytetarët e Kërçovës, Korçës dhe Ulqinit hapën dyert e shtëpive të tyre për të pritur refugjatët. Por, me praninë e NATO-s në Kosovë, nuk besoj se kryeministri i Shqipërisë të jetë duke folur për luftë.

Rrjedhimisht, në këtë aspekt, jo, halli i Kosovës nuk është i tërë kombit shqiptar. Se si do të rregullohen marrëdhëniet evolutive të të drejtave shqiptare brenda Marrëveshjes së Ohrit ka qenë çështje e përgjegjësisë së shqiptarëve të Maqedonisë. Se si do të merret vesh Shqipëria me Greqinë për vijën e vet detare vështirë mund të përcaktohet në Gjakovë e Skenderaj. Se si do të rregullojë marrëdhëniet e veta shteti i Kosovës me komunitetet joshumicë i përket gjithsesi Kosovës.

Po, pastaj, edhe po të jenë këto halle për shqiptarët e Kërçovës, Korçës e Ulqinit, a është kjo gjë pjesë e mandatit të kryeministrit të Shqipërisë ?

3. “Halli është i Kosovës, por është edhe i shqiptarëve, i kombit shqiptar” (2)

Më 1990 dhe 1991 lëvizja politike shqiptare në ish-Jugosllavi përcaktoi se politika shqiptare, për dallim prej asaj serbe dhe kroate, do të ishte pluricentriste, shumëqendërshe. Pra, për dallim prej Beogradit e Zagrebit, shqiptarët e ish-Jugosllavisë nuk do ta konsideronin cilindo qytet, Prishtinën e atëhershme apo Tiranën e nesërme, si qendër politike të veten.

Këtë e di, sepse kam marrë pjesë personalisht në krijimin e këtij vendimi strategjik.

Sot kemi mendim dhe veprim politik të padirigjuar në shtetet e shqiptarëve në Ballkan Perëndimor, qoftë aty ku janë shumicë apo pakicë. Është një fitore e madhe e demokracisë brenda tërësisë shqiptare në Ballkan.

Paraqitja e kryeministrit Rama, ndaj , paraqet një befasi. Si kryeministër i një shteti fqinj të Kosovës nuk është se i është hapur dera të komentojë për atë se si duhet të negociojë pushteti i Kosovës me BE-në. Si prijës i një shteti me shumicë shqiptare, gjithashtu, nuk është se i është kërkuar ndihma për të adresuar një apo tjetrin problem negociator.

Definimi i problemit se “halli i Kosovës është i kombit shqiptar” mund të përpiqet, por nuk e zhbën strukturimin për zgjidhjen e problemeve. “Halli” i tanishëm i Kosovës është përpjekja që nëpërmjet të një procesi negociator (të ndërmjetësuar dobët) me Serbinë të përfundojë konflikti. Negociatat zhvillohen nga negociatorët, nuk janë garë sportive në stadiume me drita të ndezura. As nuk janë procese ku shqiptarët e të gjitha viseve shqiptare ulen këmbëkryq në një livadh dhe përcaktojnë se çfarë do të jetë fundi historik.

“Populli shqiptar” nuk është një masë amorfe. Janë qytetarë që jetojnë në shtetet e tyre, me institucione të zgjedhura në formë demokratike (diku më shumë e diku më pak). Këto dhe vetëm këto institucione duhet t’i zgjidhin hallet e qytetarëve.

4. “Shqipëria po vepron jo si një UFO, por si pjesë e ‘bashkësisë euroatlantike’”

Kryeministri Rama nxori edhe argumentin tjetër të veprimit të tij në këtë rast, tej atij të “përgjegjësisë kombëtare”. E nxori atë të përgjegjësisë së “bashkësisë euroatlantike”. Pra, Shqipëria ndërmori veprimet e fundit qoftë pse ka përgjegjësi shqiptare (kryeshqiptare?), qoftë pse ka përgjegjësi euroatlantike.

Pos kundërshtisë së brendshme të këtyre dy koncepteve (përgjegjësisë së “shqiptarizmit” e “atlanticizmit”) këtu dalin disa kundërshti të tjera. Fillimisht, nuk ekziston një “bashkësi euroatlantike” karshi Kosovës. Në atë bashkësi, të cilën e përshkruan zoti Rama, janë shtete si Spanja që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe shtete si Britania e Madhe që e njohin. Në atë bashkësi janë shtete si SHBA-ja që e çliruan Kosovën dhe Qiproja që beson se Kosova është Serbi.

Njëri prej problemeve kryesore i “bashkësisë euroatlantike” me Kosovën, në fakt, është se nuk është bashkësi e një qëndrimi ndaj Kosovës.

Së dyti, mesazhet e “bashkësisë euroatlantike” mbërrijnë në Prishtinë pa nevojë përkthimi në gjuhën shqipe. Autoritetet e Kosovës janë krejtësisht të informuara për mendimin e Washingtonit, Brukselit, Berlinit dhe Parisit.

Kryeministri Rama, pra, nuk ka pse të jetë ndërmjetës mes “bashkësisë euroatlantike” dhe Kosovës. Gjuha shqipe, teknikisht, nuk përbën ndonjë vlerë të shtuar në komunikim mes “bashkësisë euroatlantike” dhe Kosovës.

5. Drafti i Asociacionit është “top”, i bërë prej ekspertëve më të mëdhenj ndërkombëtarë

Kryeministri Rama e dërgoi një draftstatut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe , “të hartuar prej ekspertëve më të mëdhenj ndërkombëtarë”, në Berlin, Paris, Bruksel dhe Washington.

Meqë Kosova nuk ia kërkoi një gjë të tillë (e fillimisht nuk ia ofroi Kosovës),dhe meqë në fund çfarëdo zgjidhjeje që do të arrihet në negociata zbatohet në legjislacionin e Kosovës, me kompetencë të njëjtë ka mundur ta dërgojë në Paris e Berlin planin e paqes për Mijanmar, marrëveshjen për vijën detare mes Sllovenisë dhe Kroacisë dhe po ashtu për fundin e luftës në Ukrainë.

Teksti të cilin ai e përshkroi “top” dhe i bërë prej ekspertëve më të mëdhenj ndërkombëtarë nënkupton të ketë njohuri për sistemin kushtetues të Kosovës dhe njohuri për ekspertizën juridike ndërkombëtare . Nuk jam i bindur se kryeministri Rama të ketë këso njohurish, dhe as që pritet prej tij t’i ketë. Siç nuk do të pritej prej tij të dijë tërë evolucionin e masave të “diskriminimit pozitiv” për komunitetet joshumicë të negociuara nga Kosova që nga Rambouillet më 1999 deri në Vjenë më 2007.

Prej tij duhet pritur të dijë se në procesin negociator, në të cilin është Kosova problemi, nuk është hartimi i një draftteksti juridik për një apo tjetrën zgjidhje. Problemi është vetë procesi, i cili nuk është serioz dhe rrjedhimisht degradon në kriza ciklike, duke u shndërruar pastaj në proces menaxhimi krizash.

Në këtë vorbull ka hyrë edhe kryeministri Rama, duke e adresuar ciklin e radhës me një draft të vetin.

6. “Duhet të jesh idiot që të mos shohësh se Serbia është sjellë në një situatë ku Kosova ka një firmë larg njohjen nga shtetet e bashkësisë euroatlantike, Asociacioni në këmbim të ulëses në OKB”

Në fakt, numri i idiotëve nga ky përshkrim është tejet i madh, shumica dërrmuese. Procesi negociator nuk është “Asociacioni në këmbim të ulëses në OKB”. Këtë e dinë në Prishtinë, Beograd, çdo kryeqytet të bashkësisë euroatlantike dhe në çdo kryeqytet jashtë kësaj bashkësie.

Procesi negociator është i dizajnuar që pas “marrëveshjes bazë” të arrihet “marrëveshja gjithëpërfshirëse”. Edhe po të arrihen të gjitha këto, ulësja në OKB do të varej prej Kinës dhe Rusisë, e me këtë, me fundin e luftës në Ukrainë.

Ndërkohë, gjatë rrugës , procesi negociator “franko-gjerman” është deformuar aq sa ka mbetur një karakatinë, nga e cila del përherë kërkesa për një dhe të vetmen gjë, Asociacionin e Komunave Serbe (apo siç duhej thënë, komunave me shumicë serbe)

Megjithatë, kriza e tanishme nuk është pse mungon një draftstatut për Asociacionin. Kriza e tanishme është se mungon një marrëveshje bazë mes Kosovës dhe Serbisë, një marrëveshje që i jep fund konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, pra një marrëveshje ku eventualisht do të negociohej për të drejta shtesë të komunitetit serb në Kosovë.

7. “Plani franko-gjerman është një masterpiece. Marrëveshja tjetër nuk është aq e mirë”

Këtë marrëveshje kryeministri i Kosovës ofroi ta nënshkruajë dy herë dhe presidenti i Serbisë refuzoi. Nga takimi i fundit në Ohër në mars të këtij viti e deri më sot , presidenti i Serbisë ka mohuar se e ka nënshkruar apo pranuar gojarisht planin franko-gjerman. Rrjedhimisht, nuk ekziston Marrëveshja bazike Kosovë-Serbi.

Por, ekziston plani franko-gjerman, në versionin e tij të paraqitur nga këshilltarët e kancelarit Scholz dhe presidentit Macron. Dhe, meqë qenka “masterpiece”, ndihma më e madhe që mund t’i bëjë kryeministri Rama paqes regjionale është që t’u shkruajë kryeministrit Scholz dhe presidentit Macron një porosi të thjeshtë: “Plani juaj ndoshta është gjallë, por Marrëveshja nuk ka lindur ende”.

 

52 Komente

  1. D
    Detari

    po tallet gjithe bota me ramazonvicin tani

    Përgjigjjuni
    1. M
      Momqirsi grekofoneve

      Me Graqine tende u tallen edhe planetet o paliKari moterqire.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Luani

      Mua më duket se autori për të cilën ksmë konsiderata, më shumë përpiqen të gjdjnë gjilpërën në kashtë pët të kundershtuar Edi Ramën sr sa të shikojë elefsntin në mes të dhomës qe qeveria e kosovës po del kunder aleateve, dhe shba.., të ghuash qr ShBA nuk janë aleat afatgjatë eshte vetvrasje për kosovën dhd kjo duhet të jete shumë shqetesuese për intelektualët, gazetaret Kosovare , është të vëshë duart në kokë .., nuk munde të kërkoshë meny kur ti ke vetëm 2’ ajër,, .. duhet oksigjen .., menyja pret ..!!

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xham Ajka

        I ke rene pikës, Luan. Ketij nuk i del shpirti nga inati i Ramës. Njeri i vogël

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xham Ajka

          I ke rene pikës, Luan. Ketij nuk i del shpirti nga inati i Ramës. Njeri i vogël

          Përgjigjjuni
          1. p
            pjeter

            Une besoj se sot per sot Rama deri ketu ka bere pune te mira, por keto kritika te Veton Surroit, per mendimin tim, qendrojne pa diskutim!! Te vetmen gje qe mund te shtoj eshte qe Rama eshte Kryeminister e Surroi jo,kryeministri mund te kete informacione qe nuk mund te behen publike dhe Surroi jo!! Por ndjesia e pergjitheshme eshte se keshilltaret e Rames per ceshtjen e Kosoves,nuk eshte se po e keshillojne mire,dhe prr mendimjn tim,kritikat ne fjale, kam bindjen qe jane pozitive per Ramen dhe stafin e tij keshillus!

            Përgjigjjuni
            1. S
              Standard

              Ndersa une besoj se disa individ shqipfoles(ne fakt shum prej tyre), qe komentojne ne kete faqe, ju ben Reaksion dhe kan alergji nga Logjika shtetformuese. Nuk ju pranon truri asgje vec Tallavase te servirur nga "Larte". Veton Surroi ka argumetuar qarte, situaten aktuale ne Kosove, dhe ate se Cfar, modestesisht, mund te beje Shqiperia per te ndihmuar. Qartesia e argumentuar e Surroit, ju ben dem atyre qe jan mesuar me mjegullen dhe Tymnajen propogandistike. Keqardhje per ju militues te paditur

              Përgjigjjuni
              1. k
                klodi

                Shume drejte e ka, nuk ja kundershtoj dot Surroit cka thote, por kur Rama flet se ai flet si Shqiptare dhe si anetar i NATOs, paramendoje sikur KFORi pjese e se ciles eshte edhe kontigjenti Shqipetar te marr urdher te carmatos njesite speciale te Kosoves ne Veri te Ibrit, si mendon ti ne cfare pozicioni do vihej Shqiperia

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sebastia

                  Jan zagaret e pushtetit, zagare qe mbahen ne kembe me nga nji sufllaqe ne dite.

                  Përgjigjjuni
            2. n
              niko kalemi

              Veton, keto qe keni shkruajtur jane lojra fjalesh,lexoji dhe nje here fjalet e Edi Rames dhe thellohu.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dakord

                Një çarçaf ka shkruar Vetoni, kurse Rama vetëm një fjali: FSHATI DIGJET, KURVA KRIHET. Me kaq mjafton, Rama është gjigand.

                Përgjigjjuni
              2. B
                Bk

                A mor Veton. Edhe ti? A e kuptoni se vetem deskriditoni vehten? Je lodhur aq shume oer te gjetur klecka pa asnje llogjike vetem se i vertit argumentet si i pelqejne Albinit. Eshte fat jo vetem per Shqiperine por edhe per kosoven qe kemi Edi Ramen. Eshte nivel shume i larte. Te pakten ai po perpiqet te jape kontribut. Po ju cfare beni? Pse nuk e dermon Albinin per ironine idiote qe Rama t'ia dorezoje propozimin Vucicit per shqiptaret ne Serbi. Thirini mendjes. Jeni vertet te dyshimte.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Poseidon

                  S H U R R O I

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

                    Ha ha ha ha ha Me një fjalë, hodhe ne kosh të plehrave nje artikull të tërë, shkruaj nga nje gjoja intelektual. Po natyrisht. Emer i madh, Poseidon. Kupton ti? Respekte.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Momqirsi grekofoneve

                      Nuk kishte pampers kur ja vune mbiemrin fisit te ketij, prandaj u quajt Shurroi.

                      Përgjigjjuni
                    2. d
                      daku

                      Mero me botimin e ketij shkrimi sikur nuk po ia mban krahun gjigandit ..Si i bie ? Te ka shpetuar apo jo cdo gje ndodh rastesisht ne kete bote te ndyre?

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Ruhi Struga

                        Shkrim brilant i Veton S. Rama duhet të ketë një këshillëtar për Kosovën si Vetoni e jo si Batoni/ spiuni i Sërbis në Kosov.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Asdfg

                          Personalisht nuk me pelqen Kurti, asnjehere sme ka pelqyer. Me duket aventurier dhe populist. Dhe ne kete situate edhe pse ka tr drejte, ka rene ne gracke. Por Vetoni ka te drejte. Nese vazhdimisht flitet qe Kosova eshte krijese e amerikes apo natos i bie, qe te shumzojme me 0 te gjithe ato 100 e ca vite lufte e perpjekjesh, apo ti shkojme ne dere Serbise kur thote, eshte shtet artificial... Konceptet dhe detajet kane rendesi.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Poseidon

                            ATA QE DHANE JETEN DHE RREZIKUAN DUKE LUFTUAR PER CLIRIM NUK PERMEND KY SHURROI......... ESHTE LAGUR ME SHURREN E SERBEVE DHE TE CETNIKEVE SI AL BINDENOVICI E OSMANOVICI

                            Përgjigjjuni
                            1. b
                              birisha

                              shume is sakte!

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Artani

                                Ke bere lojera fjlaesh z. Surroi. Permend Qipron a thua se ka ndonje vlere se Qipro nuk njeh Kosoven apo permend Spanjen, e cila dihet boterisht se nuk e njeh Kosoven per arsyet e brendshme te vetat. Ne finale, aleatet si USA mbeten te vetmit qe nuk duhen humbur kurrsesi dhe politika duhet te gjeje forma politike per t'i mbajtur sa me mire. Me keto qe na thua po flet si sovranist, nese Kurti do te votebesohej ne Kosove, te jesh i sigurte qe nuk do te zgjidhej ky qorrsoskak nga populli i Kosoves.

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Bylykbashi

                                  SURRAT SURROI-një idiot noterik

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dardani i Ri

                                    Unë e kam mneduar të mençur këtë Surroin, por qënka një injorant i madh. Jo vetëm injorant por, qënka edhe i marrë i vëretë. Eeeh i mjerë kombi i ynë! Veriu qënka mbushur plot me shqipfolës antishqiptarë. Duket qartë tendenca e tyre për koreanizimin e kombnit tonë. Ky shkruan marrëzira antikombëtare, të tjerë, zëra politikë dhe mediatikë nga Prishtina, bëjnë thirrje për t'a deklaruar Shqipërinë "Vend i padëshiruar" për kosovarët dhe braktisur.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Arbnor Presheva

                                      Shume drejt e ka zoti Surroi. Ai eshte protagonist i ngjarjeve ne Kosove qe ne fund te viteve 80-te te shekullit kaluar e ne vijim. Kam vene re se thoni gjithnje se na çliroi Amerika." OK". Por lufta e Kosoves filloi pas shperberjes se Jugosllavise. Historia nuk fillon ne fundshekullin e 20-te. Pse e ngushtoni rrethin. Perpjekjet e Kosoves per liri e pavaresi jane me shume se 100 vjeçare. E ka drejt Vetoni. Por Amerika nderhyri se nuk kishte rruge tjeter. Dhe per kete nje merite ka Madelene Albright qe e do nje monument me te madh se te Bill Clinton ne Prishtine. Pas George Bush junior Amerika nuk ka pase me presidente qe kane perkrahur shqiptaret, ne rastin konkret Kosoven ( Barak Obama, lere me ate trapin Trump dhe tani kete te mbaruarin Biden). A e dini zoteri analiste dhe komentues se ne luftrat e Kosoves per liri e pavaresi eshte derdhur gjak me kove(Gjakove emri i nje qyteti). Vetem ne luften e fundit kishte rreth 12 mije viktima civile, shumica prej tyre femije dhe rreth 20 mije gra e vajza te dhunuara. E nga kush? Nga serbet qe Cris Hill u kerkon falje serbeve qe kane kryer keto masakra. Ore zoterinj. Ndaloni pak e merrni fryme. Mirekuptojeni Albin Kurtin. Pasi t'a mirekuptoni mund t'i jepni edhe ndonje keshille. A e dini se Amerika po don me e nda Kosoven. Po te ishte ashtu Milosheviçi ka dashte t'a dorezoje pa lufte Kosoven pa veriun e saj. Ku do i çojme 12 mije te vraret, 2 mije te zhdukurit e 20 mije te perdhunuarit. Prandaj pushoni e mernni frume thelle se mos ftilloheni.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Miku juaj

                                        Po te mos ishte Amerika dhe perendimi ne pergjithesi, sot akoma do te luftohej midis kosoves dhe Serbise perfshi edhe Shqiperine. Nersa popullsia kosovare dhe ajo shqipare bashke jo vetem qe do ishin shkerdhyer e baltosur por edhe syrgjynosur si cifutet ne shkretetire o trim i Presheves.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. p
                                          pjeter

                                          Trimi i Presheves nuk po mohon nderhyrjen Amerikane or Mik, per kundrazi e thekson qarte!! Thjesht po kerkon me nje fare perulje,qe te mendohet perpara se te ngrihemi si te çmendur kunder Kurtit!!! Ate qe ai po kerkon eshte: jeni apo nuk jeni te vetedijshem qe po kerkohet nje gje nga Kosova kur per te cilen eshte derdhur gjak, eshte bere gjenocid kunder shqiptareve te Kosoves???!!! Ne qofte se ne jemi te vetedijshem, atehere ka per te qene e veshtire te gjesh njeri tjeter ne brezat e ardheshem po ta lype nevoja, te kete deshire te derdhi gjak per vatanin, nuk ka se si ne te Shqiperise te kerkojme te behemi pederasta me sumen e shqiptareve te Kosoves, ata nuk duan qe ai gjak i derdhur te shperdorohet ne kete menyre, e ne nuk kemi ic te drejte tu behemi pengese refuzimit per te shkelur mbi ate gjak!!!! Per mua, shqiptareve po u behet pabesi e ndyre e bashjangjitur nga nje naivitet pathollogjik i ne shqiptareve te Shqiperise. Ne duhet te jemi ne gjendje ti tregojme botes, te pakten te jemi te nje fjale, qe pa marre shqiptaret ne konsiderate, nuk ka zgjidhje ne rajon, kudo qofshin ata, ne Kosove, M e Veriut, Mal tezi,e kjo nuk eshte "sovranizem" "populizem" "nacionalizem i semure" si preferojne disa ti emerojne keto dite, eshte perpjekje mbijetese, sepse ajo po ndodh, po krijon premisa te zeza per shqiptaret!!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Asdfg

                                            Pjeter dhe Arbnor, jeni te sakte per çfare thoni!

                                            Përgjigjjuni
                                      2. A
                                        Alfred

                                        Ky shkrim del e tepron, si radiografi per te semurin Rama! Rezultati I radiografise eshte: Pacienti Rama vuan nga nje numer semundjesh,qe influencojne njera-tjetren - injorance, kapadaillek, nevoje per protagonizem dhe vemendje, arrogance, grykesi per pushtet dhe para!....Pra, nje pacient qe ka nevoje akute te kurohet, me trajtim intensiv!!!...

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Sulltan

                                          Zoti Surroi, keni harxhu kohe kot, Rama ka mision me mirë te thuhet vazhdim i misionit ( te Enver Hoxhes ), pra te zhberjes se Shtetit Shqiptarë dhe bile te krejtë kombit. Mos te ishte keshtu ai do te ngrihte zerin per shqiptaret e Luginës dhe do te bente draft per krijimin e komunave me shumicë shqiptare ne jug te serbisë dhe jo te atyre serbe ne veri te Kosoves. Te presesh nga nje cincaro-vllehë te mbroj çeshtjen shqiptare eshte njesoj si te kerkosh sy nga qorri.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Lani

                                            Merru me Albinin dhe nderkombetaret. Me Ramen flasim pas kesaj.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              New York

                                              O Veton o fillosof te ishte edhe Rama si ty dhe Al bini e merrte lumi shqiptarine...mos u thello kaq shume se i ke ne siperfaqe te gjitha...hidhi nje sy ose vesh intervistes se Al bin ladenit ne intervisten e 2016 kur flet per aleancen me ameriken

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Askushi

                                                Nuk do shume mendje te kuptosh qe z.Rama eshte nje leshko i korruptuar dhe i kapur, i cili ,njejte sikur Hashim Thaçi , perdoret dhe gjuhet si perzervativi.Tashme edhe femijet parashkollore e kuptojne ikonen e narko-tradhtise.,gjersa ndonje intelektual si puna e z.Surroi tallin menderen me te.Mua vetem me vjen keq per demin e pariparueshem qe i ka shkaktuar kombit .Qofsha i gabuar, por edhe ky heret a vone do te perjetoje te njejten theqafje spektakulare alla-Hashimiane

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  SPAK

                                                  Nuk eshte e vertete qe jemi nje Komb! Eshte Kombi kosovar mesjetar dhe Kombin shqiptar! jane dy gjera te ndryshme! Ne Kosove egzistojne disa instinkte qe vihen re tek Albini dhe ketu tek ne nga Saliu prej Vicidolit! Keto jane shenje te nje prapambetje shekullore ne Kosove! Urrejtja,fjalet e renda kunder njeri tjetrit jane tregues te nje bote ne kohen e mesjetes! Nuk jemi nje komb!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. m
                                                    mendoj

                                                    Shume eshte munduar e ka shkruar gjate Vetoni qe te na sqaroje per Edi Ramen, për Shqiperine , për Kosoven dhe pêr euroatllantikasi! Keta njerez jane fare pa bazament dhe shiu pare i vjeshtes i ve perpara per ne det. Po pse ore derdimen s'i njohim ne keta probleme po do i citosh ti?Sqaro nexhmedinin qe dhe sot kerkon kombin Kosovar e mos ha mut me ti dhe gjithe ata qe flasin si ti. Mua me duhet jeta e njerzeve qe me duan dhe jo atyre qe s'me duan, ne sketrre te shkoni me gjithe mendjen qe keni. Juve duhet vene kufiri te thana e kuqe se jene pjelle e dreqit.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. T
                                                      T

                                                      Me kete shkrimin e gjate Vetoni ka perseritur ato qe Albini thot perdite,asgje te re nga fronti i perendimit,ose Albinit,

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. l
                                                        likja

                                                        Interesant, Komunisti i Titos se bashku me marksistin dalin ne nje shteg. Vonesa qe po i sjellin Kosoves , eshte tragjike me deme te pagorigjueshme . Ne perdorim nje shprehje , qe dhe hasmi sta ben kete, e kjo qe po i bejne keta qe kane pushtetin dhe ideologet e tij jane ne nje mendje me kundershtarin. Mos kujtoni se kundershtari eshte nje ekip futbolli. Eshte jashtezakonisht i fuqishem dhe nuk duhet humbur minuti , kur flet per ne.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. T
                                                          Taulant

                                                          Lojra fjalesh dhe hamendesime ekzagjeruese per konteksin e 2-3 fjalive. Te krijosh shtetin tend o mik, sigurisht qe duhet konsesusi popullor, por kur brenda nje shteti tjeter, e kur ky i fundit nuk deshiron nje gje te tille, vetem forca e zgjidh. E ne kete kendveshtrim ishte Amerika qe e mundesoi. Kaq e thjeshte eshte or bir! Llafet e shumta jane fukarallek dhe dobesi ntelektuale. Nese do te faktorizohesh, mos u mer me 2-3 fjali te tjetrit, por shprehu se si duhet menaxhuar situata ne kosove dhe cfare duhet te beje qeveria e Kosoves.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. N
                                                            Noci

                                                            Gjithmone por edhe sot akademiket,elita e kultures,ne Kosove e kane kujtuar vehten te zgjedhurit e races shqiptare edhe pse ketu nuk ka patur pushtim .Edhe Surroi nuk ben perjashtim se shkroi gjithe keto rreshta dhe nuk e permendi shkakun qe ka çuar ne kete gjendje .Asnje nga keta qe merren me Ramen edhe brenda Shqiperise nuk jane me patriot se Rama qe akuzohet se vetem ai pas 50 vitesh u mundua te zbuste marredheniet me nje fqinj si Serbia qe eshte ne interesin e te gjitheve.Keta njerez qe kane maredhenie ekonomike me Serbinë deri 400 milion dollarë ne vit e quajne Ramen argati i Serbise.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. V
                                                              Vetuni

                                                              Burrat e mire jane te kisha….. Kush e di kete shprehjen.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. T
                                                                TV

                                                                Veton, më le shije të keqe. Nuk besoja ta ulje veten në nivelin- jo të Albinit-por të trushpëlarëve të tij. Sigurisht, nga që je i shkolluar dhe ke firmën në dokumenta historike, fjala të peshon dhe këtu është e keqja: trushpëlarët dhe gjojapatriotët kanë mundësi për referenca e argumenta të nivelit filozofik. Por nuk e di pse i fryn zjarrit të përçarjes. Nuk e di pse mbështet aventurën ndaj racionalizmit. Nuk e di pse nuk je falenderues ndaj ndihmës e përkrahjes. Nuk di ku e sheh të mirën e veprimit të përbashkët dhe lançon multicentrat e veprimit. Veton, kujt i shërben ti?!

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. d
                                                                  demokrati

                                                                  Koha e fjaleve dhe mendjes se Surroit eshte e tejkaluar.Me Surroin, Kosova kthehet ne 1989.Vertet kete kerkon Kosova e 2023 dhe titisti Surroi?.Surroit ja kuptoj predispoxicionin Anti Shqiperi si flamurtare e mendimit dhe veprimit shqiptar ne Balkan por e kam te veshtire te kuptoj miopin antishqiptare te bllokut kosovarist qe shkojne deri ne mohim te aleateve dhe linjave jetdhenese te shtetesise se tyre.surroi po konspekton fjalimin dhe idete e Rames.titisti i vonuar ne kohe, i ceket ne mendim dhe i vaket ne shprehi, meriton 0. o Zot, shpetoje komshijen tone Kosoven nga kosovaret ndryshe do te kete fatin e Nagorno Karabhak.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. s
                                                                    shpiragu

                                                                    ZO.OTI Veton, nga nje DIJETAR dhe INTELEKTUAL i kalibrit tuaj nuk presim analiza qe ndajn Kosoven e Shqiperin, vetem per ti bere qejfin Albinit.Ne kete situat te tensionuar te krijuar nga Albini dhe Vucic per te mbajtur njeri tjetrin ne pushtet ,dhe per tu mbaj t si koka te MEDHAJA ne opinionin boteror .duhet fol ship dhe shkoqur.TE dy jan te pa PERGJEGJSHEM dhe sillen jo si BURRA shteti, por si dy politikan medioker.Ata duan te krijojn pellgje GJAKU me popujt e KOSOVES dhe SERBIS.Ndaloni keta te MARRE sa nuk eshte vone.Persa i perket qendrimit ndaj RAMES eshte i kuptueshem ,juve keni nonGraten te preferuar se ai idha oksigjen milloshevicit me naften e SHQIPTAREVE.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. d
                                                                      dritan

                                                                      Se eshte derr Albin Kurti dhe ju plera te trashe nuk eshte faj i Shqiperise... Ndyresira te pa gdhendur, ju doni qe te largohet KFORI dhe ta shikoni sa ju vlen lekura.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. ?
                                                                        ?xyz

                                                                        Bravo Veton. Rama është veçse një puthador i neveritshëm. Do të shikoni se edhe me grekun do të tërhiqet për kufirin detar. Atij i intereson vetëm të "shkëlqejë" para të huajve. Puthu me Melonin, kape prej beli Mogerinin.. veçse këto di të bëjë. Por edhe të shkojë me vrap, së bashku me gruan, te ai përurimi i librit pornografik "Vrima" të asaj kurvës. Me një fjalë palaço dhe sharlatan. Amerika po përpiqet ta ndajë Kosovên më dysh, ndërsa bythëlëpirësit tradicionalë duartrokasin dhe nuk i lënë gjë pa thënê Albinit. Çfarë mund të presësh nga njerëz pa shtyllë kurrizore që i shërbyen Turqisë si raja dhe sejmenë për 400 vjet dhe pastaj 40 vjet me rradhë i lëpinë bythën Enver Hoxhës?!

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. V
                                                                          Vjosa prizreni,

                                                                          Eh,mor veton,shume borxhe paske,qe i ke hy ketij sikleti,shqiptaret jane komb,jo popull,pa shba,do ishit si kurdet,qe kan nje shekull qe perballojne turqine,por shtet nuk kan arrit,endrra dhe qellimi i serbeve kjo qe shkruan ti,ka qene,,qe popullsia shqiptare ne jugosllavi,nuk ka lidhje me shtetin shqiptar,prandaj ju krijuan,edhe emrin shiftari,, i pash hajrin kesaj corbe,nqs,te gjithe ata pas qerres se kurtit,e bojne nga injoranca,ju vetem injorant nuk jeni,ju e beni me vetdije,kjo eshte e dhimshme,

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. A
                                                                            Albanezi

                                                                            Kosova është krijesë e “bashkësisë euroatlantike” Zoti Suroj, është i vetmi nga firmëtarët e Rambujes që i hapi rrugë, Kosovës së sotme, përveç Presidentit Rrugova (ka ndërruar jetë) dhe Akademikut Qosja që nuk pronocohet më që nuk ndodhet, në Hagë. Është interesante se si një nga firmëtarët e atij akti vendimtarë, të " harrojë " se kush e çliroj, Kosovën?

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. T
                                                                              TURIEMIGR

                                                                              SURRO !! UNE POR BESOJ DHE GJITHKUSH TJETER NUK MUND TE MARE PJESEN NE CMENDURITE E VELLAIT APO DHE TE MOTRES !!

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. N
                                                                                Nemesis

                                                                                Bravo Veton. Me qartesine dhe logjiken e nje njohesi te mire te atdheut te vet.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. D
                                                                                  Dori

                                                                                  Paska shkruar diçka SURROI - shpirtshituri i të gjitha regjimeve kundër shqiptare. Ti dhe vajza jote jeni këshilltar/argat/ e Kurtit prandaj çdo gjë që thua asnjë shqiptari nuk i bënë përshtypje përveç analfabetëve funksional Me këto paraqitje dhe veprime veç e rëndon vetin me urrejtje dhe për atë qëndron në niveli zero të dinjitetit njerëzor.

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. U
                                                                                    US forever

                                                                                    Veton Surroi më zhgënjen çdo herë e më shumë, edhe pse shkruan çdo herë e më pak, kur shkruan e jep intervista nëpër Media, sepse dukshëm nga dështak në Politikë me një Parti që vdiq sapo lindi, ndërsa tani je kthyer në shërbëtor i Albin Kurtit. Veton nuk frymëzon më askënd, sepse harron që jemi viti 2023 ku shumë gjëra nuk janë më si më parë as në Kosovë e as në Shqipëri, por as dhe në Botë. Me shkrimet a intervistat tuaja në Mediat e Kosovës dhe Shqipërisë, përveç trushpëlarëve në Kosovë dhe diaspor tifozë ekstremist të Albinizmit, si dhe trushpëlarët në Shqipëri (fatmirësisht pakica e pakicës) që janë ekstremistë që ndjekin kërrmën kombëtare post komuniste Sali Berisha (Berishizmin); personi me gjithë familje NON GRATA i SHBA dhe GB, që i del në mbrojtje Albin Kurtit kundra Perëndimit Euro-Atlantik. Ndjej keqardhje për një person si ti Veton Surroi, që je i festuar nga Albinizmi dhe i je bashkuar atij më luftë kundër çlirimtarëve të vërtetë të Kosovës, SHBA dhe aleatëve të saj në NATO. Ti nuk ke të drejtë të gjykosh dhe ironizosh mendimet, fjalët, veprimet e Edi Ramës, sepse je Politikan i dështuar, ndërsa Edi Rama është padyshim Politikani më pro Perëndimor dhe më jetëgjatë në Qeverisje deri më sot, të cilin e don e respekton dhe e dëgjon i gjithë Perëndimi Euro-Atlantik, gjë të cilën plasni e shkruani sa të doni nuk e arrini dot. EDI RAMA është çun Tirone, që di ta prezantojë veten dhe Shqipërinë në Botë, por dhe atdhetar e patriot që kurdoherë i del në mbrojtje vllazënve shqiptarë si në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, sa herë duhet dhe në koordinim absolut me SHBA dhe BE, NATO dhe OKB. Por nëse trushpëlarët i japin 51% Votë LVV dhe Albin Kurtit, për të krijuar "pordhë me rigon" për konsum të brendshëm dhe mosmirënjohje fatale ndaj Çlirimtarëve, Perëndimit Euro-Atlantik, nuk ja u ka fajin Edi Rama. Fajin e keni brenda Kosovës dhe quhet ekstremizëm Majtisto-Nacionalist me germat LVV dhe lider një pionier të Titos, që pasi erdhi në Pushtet i bën karshillëk e trimin SHBA e BE. Ndaj Veton ndërro stil të menduar e të shkruari seps: PRIT, PRIT SE SKENI PARË GË AKOMA.

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. e
                                                                                      emigranti

                                                                                      Z. Suroi si njohes I thelle i problemeve te Kosoves, si nje intelektual kalibri, e ka demontuar plotesisht piktorin megaloman qe hiqet si filozof. Perfekt. Nuk i bie asnje fjale poshte.

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. N
                                                                                        Nik

                                                                                        Z. Surroi i ka rene Ramutit me pupla, ne menyre shume siperfaqesore! Ramutit i duhen thene qarte e fort se je nje vella siamez i Vuçiçit dhe nje tradhetar i damkosur i Shqiptarise! Faktet dhe argumentat jane te pa numerta!

                                                                                        Përgjigjjuni

                                                                                        Lini një Përgjigje