
Nga Enver Robelli
Ai ishte babai i krejt populistëve.
Ai ishte populisti që arriti të bëhej kryeministër i Italisë.
Ai ishte mjeshtri i manipulimeve.
Ai ishte autor i shumë sloganeve seksiste.
Ai ishte përqafuesi më aktiv i autokratëve dhe diktatorëve të kësaj bote – prej Muamar al-Gadafit deri te Vladimir Putini.
Ai ishte – Silvio Berlusconi.
I cili vdiq të hënën në moshën 86-vjeçare. Vdekja e tij nuk erdhi papritmas. Gjendja shëndetësore e Berlusconit ishte përkeqësuar mjaft muajve të fundit, pasi mjekët e diagnostikuan me kancer në gjak (leukemi). Këtë betejë Berlusconi nuk arriti ta fitojë, por shumë beteja të tjera ai jo vetëm që i fitoi, por edhe triumfoi. Sepse politikën e shihte si shou – dhe shumë italianëve u pëlqen shou, jo vetëm gjatë Festivalit të Këngës në San Remo.
*
Dy episode shqiptare: Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë, vajti në Romë për ta takuar Silvio Berlusconin. Kjo ka ndodhur para më shumë se 10 vjetëve. Italia përballej me numrin e madh të skafistëve shqiptarë që kontrabandonin njerëz. Shpesh varkat nuk arrinin në Itali dhe kufomat e shqiptarëve përfundonin në fund të detit. Edhe përballë kësaj tragjedie Silvio Berlusconi s’e pati problem të merrej me humor të zi. Tha se qeveria e tij ishte e gatshme të bënte një përjashtim nëse nga Shqipëria vijnë disa gra të bukura. Burrat dhe gratë e shëmtuara shqiptare, sipas kutit të Berlusconit, nuk janë të mirëseardhur në Itali, “gratë e bukura mund të qëndrojnë në Itali”, tha kavalieri i Italisë. Pastaj doli në fotografi me gazetare shqiptare dhe tha: “Dihet se unë jam singël”. Berlusconi sapo ishte ndarë nga gruaja e tij, Veronica Lario, njëra nga lidhjet e tij të shumta.
Episodi tjetër: “Unë dhe Saliu i përkasim të njëjtës familje popullore evropiane. Megjithëse ai ka vënë këtë kravatë të kuqe sot në takimin me mua. Dhe unë i dhurova gjashtë kravata nga të miat, blu, që të mos dalë në xhiro me një kravatë të kuqe. Pavarësisht se mund të them se i shkon shumë edhe kjo”.
*
Për të vdekurin vetëm fjalë të mira. Politikanët italianë, të pushtetit dhe të opozitës, shprehën ngushëllime për vdekjen e Berlusconit. Pak a shumë ngjashëm vepruan edhe shumë politikanë perëndimorë. Kryeministri i Shqipërisë e quajti Berlusconin “mik të Shqipërisë”, ish-kryeministri e quajti “mik të Shqipërisë”. Me gjasë ky është konstatimi i vetëm me të cilin pajtohen këta dy politikanë, por parë përtej patetikës së zakonshme shqiptare: a ishte Berlusconi vërtet mik i Shqipërisë? Ai ishte pa dyshim partner i rëndësishëm i Shqipërisë, si çdo kryeministër i Italisë. Mund të ketë pasur edhe ndonjë simpati, por më shumë momentale. Sidoqoftë, këto janë pyetje heretike kur Shqipëria ka një kryeministër që pa asnjë takt pothuajse e merr në krah kryeministren e Italisë dhe ia lag faqen me puthje. Politika si efekt dhe jo si përmbajtje.
*
Qarkullon një anekdotë: kur e kanë pyetur Silvio Berlusconin si është bërë i pasur, ai është përgjigjur: “Vetëm për milionin e parë mos më pyetni”. Pa dyshim ai u bë i pasur edhe falë talentit të tij prej biznesmeni, por edhe falë aftësisë së tij për akrobacione financiare, lidhje edhe me figura të dyshimta (edhe të mafisë), manipulime etj. Ai ishte ndër politikanët e parë në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore që e kuptoi fuqinë e mediave masive, më saktë fuqinë e televizionit: andaj hyri në biznesin e mediave dhe u solli italianëve në dhoma të ditës disa gra me fustane të shkurtra dhe disa politikanë me mendje të shkurtër. Sigurisht ngjitjen e Berlusconit në skenën politike të Italisë e ndihmoi korrupsioni i klasës politike: shumë italianeve dhe italianëve u kishte ardhur te hunda qeverisja me dredhi e dinakëri. Kjo nuk ndryshoi as me Berlusconin, por së paku italianët mund të shikonin tani një kryeministër që përherë e kishte në majë të gjuhës një anekdotë, një shaka, një tallje, një polemikë përtej shijes së mirë.
*
Kundër tij u zhvilluan hetime dhe procese gjyqësore, shumica prej tyre dështuan – dhe Berlusconi u kthye si triumfues, pothuaj një Cezar i ringjallur romak, vetëm se jo me kalë, por me vetura të shtrenjta. Më 2013, megjithatë, u dënua në instancën e fundit për manipulim të tatimeve dhe u dënua me 4 vjet burg. Por politikanët me influencë nuk shkojnë në burg. Bersluconit iu falën tre vjet burg, një vit punoi si punëtor social në një azil të pleqve. Berlusconi duke ua servuar çajin e mëngjesit plakave të provincës italiane? Për fat të keq nuk ka fotografi që e dokumentojnë këtë, por imagjinata fluturon gjithandej.
*
Vladimir Putini, i cili ia kishte dhuruar Berlusconit 20 shishe vodkë për ditëlindje (sipas Belusconit), njoftoi se ndien “dhimbje të madhe” për vdekjen e ish-kryeministrit italian. Ata ishin miq. Dhe si mik i diktatorit rus, Berlusconi tha se Putinin e kanë shtyrë të fillojë luftën kundër Ukrainës. Nuk ishte deklarata e vetme absurde e Bersluconit sa i përket Rusisë së Putinit. Si politikan Berlusconi e ka karakterizuar dhe ndryshuar Italinë, por shpesh jo për të mirë. Kontributi i tij si populist shtrihet edhe në fushën linguistike: “bunga-bunga” – kështu i ka përshkruar Berlusconi disa ndeja, të cilat, sipas prokurorisë, më shumë ishin nxitje e prostitucionit me vajza të moshës jomadhore. Praktika e ndejave ishte kjo: pas darkës vajzat josheshin në “séparée”, ato ishin si të thuash desert erotik. Berlusconi ishte më shumë se politikan. Mbi të gjitha, ai ishte talenti i tallavasë italiane.
rrallë herë kam qënë i një mëndje me ty robell!! këtu 100%!!
Italia ka shumë gazetarë profesionistë të mrekullueshëm që mund të analizojne politikanët e vet.Nuk kuptoj deviancën shqiptare të merren me kombet e përparuara duke u hequr se bëjnë pjesë në shoqërinë e tyre.Shkruajnë per Italinë,Francën,Anglinë Usa etj pa patur asnjë njohuri apo kompetencë.Keni shumë punë në vendin tuaj që mund të trajtoni siç janë; korrupsioni,gjykatat,pushtetarët dhe parlamentarë hajdutë mafjozë,non gratat kriminelë,vjedhjet e bankës shtetërore dhe arkën e shtetit,administratën e degjeneruar shtetërore,fallsifikimin dhe grabitjen e pronave private dhe shtetërore. Italia tallet me ju ,siç tallej Berlusconi me fshatarin berisha,kurse ju hiqeni sikur jeni një.
nëse mua më vjen një lajm i shkruar nga një gazetar,shqipo a i huaj!?unë nëse dua,jap mendimin tim pro o kundër shkrimit,kuptohet me tërë pjesë gri që është ndërmjet pro e kundër!!edhe në këtë rast,unë dhash mendimin tim për një personazh italian!personazh që për mirë a për keq ka ndikuar dhe në vëndin tim!!po të ishte shkruar për zjoral profeg,të garantoj se nuk do të kisha pasur as më të voglin interes!! italianët le të bëjnë të tyren,unë bëj timen,ashtu si e ka bërë dhe robelli!! k-kompetencat fillojnë e shtohen duke njohur tërë shtetet,sepse ndryshe gjithkush nga ne do shkruante e komentonte vetëm e vetëm për halenë e tij!! e të garantoj se dhe në atë moment do dilte nonjë K e do kritikonte!!
Cfare po perjetojme,ne kohen e globalizmit, kur tallavaja e injorances dhe egersia e pushtimit mesjetar aziatik, eshte cfaqur brenda vendeve,si nje nostalgji perverse per ate pushtim,dhe ne anen tjeter,ndrrojne surrat dhe shkojne dhe strehohen ne Perendimin kristian,si kjo lloj specie qe ka shkarravitur me lart.Dhe mbasi penetrojne mire ne keto vende,fillojne dhe behen dhe me te marrosur,ndaj pushtimit denatyrus aziatik.Italia qe per me se dy mije vjet,qendron ne majat e kultures dhe shkences boterore,vjen ne keto kohe dhe kritikohet nga nje bagatell tallava ,kjo te ben te dhitesh dhe te pjerdhesh nga te qeshurit.
Ky Rebolli hiqet si shumë i ditur. Shkruan disa gjëra që dihen por ato janë në një kontekst të dhënë. Por siç thash Rebolli (riebull) do nam nuk do seriozitet. Veçse nami ka dy anë: për të mirë dhe për të keq. Them se duhet ti vij turp që hedh në rrjetë këto cetkësira të mendjes së tij.
O Torebell shikoni halet tuaja mos shikoni halet e te tjerve.
Silvio Berluskoni, alias Kavalieri, ishte vertet një politikan kontrovres, i pangjajshem deri mer sot me çdo politikan tjeter të permasave të tij, në historine e Italise moderne. Ndaj e meriton të nderohet me dinjitet dhe respekt, në mos aq për së gjalli, kjo pas vdekjes. Pikerisht kete mbase ka enderruar t'i ndodhte Sali Berishes. Thashë 'ka', pra per kohen e shkuar, sepse sot kjo enderr per të ka perenduar. Sa qesharak ishte kur mbajti para kamerave 1 minute heshtje per "mikun" e tij që nuk e kursente ta tallte. Gjithsesi Berisha e pati dhe kete mundesi, por per 101 arsye te karakterit të tij te mbrapshte, e humbi me turp. Dhe më e keqja se kete fund te turpshem të tij e pa qysh në gjallje, situate qe asnje politikan i larte ambicioz qe ka arritur majat e pushtetit, nuk do te donte ta perjetonte. Ky sipas meje eshte dhe ndeshkimi më i madh per të që ia ka dhënë vetes. Në të kundert me të, Silvio Berluskoni, edhe pse ka qenë tre here kryeminister i Italise, por edhe sepse në jeten e tij politike pushteti i eshte kercenuar disa here, sa per natyren e tij pop po aq dhe nga kundershtaret e tij politike. Ai nepermjet rrugeve demokratike, nuk u dorezua kurre, perkundrazi u ringrit, dhe e mbylli jeten si Senator i Perjetshem i Italise dhe kryetar i një force politike me ndikim në spektrin e djathte ne Itali, sot aleate në qeverisjen e Italise. Pra në të kunderten me mortjen tone, me gjithe keto perballje, ishkryeministri italian, per pushtetin e tij, nuk vrau qytetaret e tij, dhe me keq akoma nuk burgosi ndonje kundershtar politik, siç ish kryeministrin shqiptar, akt per te cilat është 'krenar por i dhier', sfidant i drejtesise dhe i papenduar. Në mos deri më sot drejtesisa jone (e tij), se ka bere, (Berluskoni me tere ate fuqi, u denua me 4 vjet burg...), Saliut tone ndeshkimin e merituar ia ka dhene elektorati shqiptar. Berluskoni u pasurua si askush në Itali, por ai fale talentit të tij prej bisnesmeni, ishte me vjet drite larg Saliut, i cili në fillim te karrieres se tij politike, me vetem nje apartament në lagjen "Brrake", e vuri pasurine duke shperdoruar pushtetin, per te pasuruar familjen e tij dhe miqte që t'i kishte per ditë te zeze, siç kushdo i sheh sot si mburoje perreth tij. Ndaj repekte per Silvio Berluskonin, hallall nderimet per te, ashtu si harram gjithçka per Sali Berishen, të cilit shqiptaret i dhane aq shume, por që ai besimin e tyre, si mosmirenjohes që është,ate besim e përdhosi në menyren më të ndyre. Në fund te fundit i ndodhi ajo që kishte në shpirt dhe në mendje, kur pas mynxyres se vitit 1997 (si autor i saj) i tha gazetarit Piter Lucas: "Aprez mois le deluge!". Pra, pas meje u befte kiameti! Dhe kjo i ndodhi! Por per fat, jo per shqiptaret dhe Shqiperine, por per atë vetë si 'minues i demokracise', i 'korrupsionit madhor' dhe si 'kercenues i drejtesise', percaktime keto që percollen motivacionin e shpalljes se tij, në 19 maj 2011 si 'persona non grata', nga aleati i yne pazevendësueshem, Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ky ishte kiameti per të, ishte fundi i turpshem dhe plotesisht i merituar.
Ver Robelli me te njejtin kut, kur te vdese Edi Rama detyrimisht do shkruaje - Hagareti i tallavase shqiptare.
FAKTIKISHT TI MIR THUA SE KA MUNDESI TE MOS KET SHKERDHY TY OSE MOTREN TENDE RAMA DHE PSEUDONIMIN JA KE VEN VETES KUSH TE TE HYPI HAJDAR.
Ti Rob-elli, i ke te faktuara "lidhjet e zeza" te Kavaljerit me mafjen ????? Se nje trup gjykatesish, me tere inatin qe kishin, dhe me nje sistem drejtesie nga me profesionalet ne bote, nuk arriten te gjenin asnje fakt, pervec nje evazioni fiskal........qe e gjen ne cdo sipermarrje ne glob. Ti Rob-ell e ke sensin e humorit apo auto-ironine ??? e kupton dot....e njeh....e dallon dot ????? Kavaljer Berlusconi e kishte tiparin e tij kryesor : optimizmin, humorin, auto-ironine s'dramtizimin e situatave, ndaj dhe ishte *solar si person. Hajt o Rob-ell, se pesimizmi, erresia, egersia, inati, mllefi, terbimi jane karakteristike e popullit shqiptar.....ndaj nuk kemi vlera kombetare ne vend ne, ......dhe ti nuk shpeton dot se e ke ne gjak. Je i afte o Rob-ell te kupton limitin tend......se historia e Berlusconit nuk ndodhet ne zonen tende te gjykimit, je gjenetikisht i pamundur ta kuptosh....e aq me shume ta *analizosh. Shkruaj ndonje artikull e merru me kuvendin a parlamentin dhe partite shqiptare.....se ajo eshte jeta juaj !!
Enveri ben edhe shkrime interesante, te lexueshme,! Por kete here ka manifestuar nje kulture teper provinciale te te gjykuarit te nje prej figurave me te rendesishme jo vetem te historise italiane. Kushdo qe njeh sadopak historine njerezore, e di se figurat e medha jane komplekse, prandaj ato nuk gjykohen nga episodet, por nga veprat. Dhe Berlusconi ka lene vepra te medha!
Nuk e di kush esht ky trapi qe ka ber kaq shum defter per berluskonin pa asnjë lloj lidhje ne cdo aspekt apo kendveshtrim ta shohesh thjesht cka dëgjuar ,shiko haleb tende mirë do besh se Berlusconi ka jetuar jeten si ka dashur,por ju jini burra kurva a thua se ju me grat nuk gjeni dashnore ,idjot qenke komplet pa as me te voglin dyshim.
sot mund ti quajmë,pjesën më të madhe të komentuesve,jo bij të putinit,por të berluskës!!nuk kanë ndryshim!!
ja moret shpirtin gjuhes shqipe o Veriiiii Berlusconi duke ua servuar çajin e mëngjesit......sherbyer Veri ...sherbyer ....
Robelli,urime,exelent.