Për trushpëlarët e Berishës: Lëreni Albin Kurtin, por paguani këstet e kredive

14 Qershor 2023, 17:32Blog TEMA

Për trushpëlarët e Berishës: Lëreni Albin Kurtin, por

Nga Edvin Kulluri

Të gjitha “kapacitet luftarake” opozitare shqiptare janë angazhuar në mbrojtje të “nacionalistit” Kurti në përplasje me SHBA dhe BE!

Kryetarë seksionesh, analistë Facebooku me 200 miq që kanë njohur në revolucionet imagjinare të opozitës, llumi sharës profesionist i Youtube, gazetarë që mezi kanë mbaruar shkollën 3 vjet për raportim dhe bëjnë analiza gjeopolitike në fushën e sigurisë, dhe mbi të gjitha servilët profesionistë të kryetarëve të PD kushdo qofshin, Basha apo Berisha! Kanë 6 vjet me pankartën “Rama Ik” në dorë, por që Rama nuk ikën!

Tani i tregojnë vendin SHBA dhe BE në mbështetje të “patriotit” të Kosovës ndërkohë nuk mundin dot PS në lagjen e vet se nuk bëjnë dot më shumë se 4 vota!

“Madhështia ushtarako-politike” e tyre është bërë e papërmbajtshme! Po tu qepën këta , “tigri prej letre” të gjejë vend e të futet!

Biles nga dyqani ku bejnë dhe hanë sufllaqe 16 orë në ditë bëjnë dhe ironi me humor lagjeje duke shkruar “Amelika”!

Gjysma e kanë marrë abetaren në vjeshtë ndërsa në letërsi mbajnë mend vetëm 2 rreshtat e para të Himnit Kombëtar!

Por, kanë një iphonë të blerë me këste që e kanë bërë “Amelikën” të flasë me vete! Dhe natyrisht sa herë “udhëheqësit” lëshojne piskama patriotike kundër Vuçiç, këta i ripostojnë në Facebook ose i përdorin si komente të gatshme!

Dhe në fund të pyesin pasi ke gjithë jetën që merresh me filizofi politike, marrëdhënie ndërkombëtare dhe politikë sigurie: “ vërtet mendon se Amelika do mundë Legjendën dhe Kurtin”?! 

Ore cuna e goca, shikoni hallet tuaja të vogla, por shumë të rëndësishme si p.sh të paguani ujin, drita, qiranë etj.. Se po tha Doktori që Kurti është tradhëtar dhe Amerika e BE janë partnerët që Kurti duhet tu bindet, do fshini postimet me mallkime dhe “analiza” me 7 fjalë dhe do mallkoni Kurtin!

Ndërsa për gazetarët me Bachelor kam vetëm 1 këshillë: raportoni lajmet copy-paste dhe mos e lodhni trurin për çështjet e Kosovës se treçerekun e pronarëve i keni analfabetë funskionalë që ose u japin zarfa nën dorë për t’u paguar rrogat ose presin ndonjë kacidhe nga qeveria për të shlyer kreditë që janë bërë mal!

18 Komente

  1. .
    ...

    një shkrime me vende. Këta e kane mendjen tek vllezrit e Lindjes Skllave dhe islamike. Nuke i done Kaurre e Shqiprise dhe ata Evropjane

    Përgjigjjuni
    1. d
      doni

      edhe ti o kullur tek kjo kategori qe permend me siper futesh ,nuk distancohesh dot ,ne mendjen time te pakten......bedel i nje kohe qe nuk vjen me ...i shpifur

      Përgjigjjuni
      1. L
        Latif Dreqi

        Po ti i ben dot 4 vota o burdullak Dukati, o abrash me brire qe te hedh ndonje therrime ish burri i mbeses se Beqir Ballukut e te duket vetja politikan i madh.. ytt ju dhjefsha fytyren, ju pisa qe u majmet e u dendet e te ngopur s'kini!

        Përgjigjjuni
        1. k
          kacidhja

          Ka rene morali shume poshte ,kur ky hajdut dhe mafioz.si sekretar i Ministris se Mbrojtjes,se bashku me kryelegenin e politikes shqiptare Arben Imami,abuzuan e grabiten me miliarda dollare pasuri te ushtrise ,del e bene moral.Turp per Temen qe ja di bemat dhe i jep vend ne faqet e saj. Ka ndonje hall qe i lepihet tani pushtetit dhe hiqet si gjoja patriot.Nje hajdut dhe zagar i bindur i Sali Brishes nuk mund te jete kurre patriot,por mbetet gjithnje pasardhes i babait te tij biologjik dhe shpirteror.Neveri per individ te tille.

          Përgjigjjuni
          1. c
            ce

            me i njohuri eshte pseudoanalisti mjeran, shpirtnaziskin, hunderri Cim pordha qenefi tv qe per momentin eshte gazetari me i urryer ne planet per 99 % te Shqiptareve.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fatmiri

              Humor i kendshem.

              Përgjigjjuni
              1. a
                armand

                I Ke thene te gjitha. Injoranca i ka shpallur lufte aleateve te Shqiperise dhe nderkohe serbet po' i lidhin si bageti ata qe do na mbrojne Kosoven. Pa' merak se do shkoje Al - bin mavrija me skuadrat qe qellojne me veze dhe do u beje nga nje omelette serbeve dhe do e zgjidhim edhe kete problem.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lali dhjeri

                  Kurse ti pordhe (sry koke) e madhe ! Legen mashkull

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tiku

                    Doli edhe Edvini me emër mbiemër...BRAVO! Një UDB-ash më shum....mani shënim çuna .... Rrofsh UDB-ja ...po na e bën jetën më të lehtë

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Titi

                      Hahahaha Fiks

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Texas

                        Po partizan shqipetare qe u vran ne tomatoes tuaja dhe ju I mohoni, po gjysem million Kosovan qe pretend shqioetaret gjat lutes, e dhjetra fakte te tjera .Kurse kosovaret erdhen me Xhaferr Deven e pene kasaphan ne Tirane Duke vrare shqipetare .Perseri derguat e mbeshtetet Berishen me 97 Duke vrare shqipetare .Sa te duash bashkepunetore te UDB , dhe sot beni viktimen .Mos na cani trapin ne shtepine tone por I dilni vet per zot Kosoves po s'keni BYTHE .Summoning Serbine , e beni

                        Përgjigjjuni
                        1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                          Trushplarët e Berishës janë trimat më të mëdhenj mbrapa ekranit ose cel.

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            american16al

                            Dy mostra politike qe duan te shkaterrojne politiken dhe kombin shqipetar.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Adi

                              Doni, latif dreqi, kacidhja edhe lal dhjeri bejne edhe hajne sufflaqe 16 ore ne dite

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Dhembeli

                                “Analfabet funksional”; - Do të thotë : di të shkruaj e të lexojë , por nuk kupton ç’ far shkruan dhe nuk kupton ç’far lexon , ndonse ka shkrim të bukur dhe lexon ( aktron) bukur . Per kujtesë të të shumtëve.

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Person

                                  Shume e sakte, fatkeqesisht.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Mneri

                                    O …. po si nuk e vutë një herë trurin në punë, peandaj e kemi trurin që të zgjidhim probleme, të kuptojmë çfarë lexojmë, çfarë shkruaj dhe çfarë themi. Si nuk lexova nëpër komente dikë që të thote këtu Kulluri e ka drejt por këtu mendoj (pra punon truri) që e ka gabim për këtë arësye, secili shan sipas mides së tij, po qe se je me mua je miku im, po qe se je kunder meje je armiku im. O shqiptarë jeta ka shumë po shumë ngjyra dhe jo vetem bardh e zi! Punojeni trurin përdoreni e para të nxirrni para të ushqeni çiliminjtë në shtëpi, ti merrni e ti coni në kopsht e në shkollë, apo tju bleni një libër e mos u merrni me celularin, e ardhmja është e rëndësishme, juve ju ngeli truri te politika, politikanët i kanë në vijë punët e tyre. Mendoni po ne çfare do të bëjmë për fëmijët tanë??? Kulluri shpreh mendimin e tij ju i tureni kot , po kot fare, pavasnjë argument. TRURI ËSHTË BAZA E ANALIZAVE….

                                    Përgjigjjuni
                                    1. p
                                      ppa

                                      Sakte, sidomos per shume gazetare cupelina, jo vetem nga studiot por edhe nga terreni, percjellin lajmin apo japim mendje ne studio, dhe bejne analiza sikur jane A. Fridman apo Bugajski....

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje