Pse Rama ka të drejtë?

14 Qershor 2023, 10:29Blog TEMA

Pse Rama ka të drejtë?

Nga Nikoll Lesi

Albin Kurtin nuk e njoh nga afër. Para pak vitesh “KOHA JONE” e shpalli “Njeriun e Vitit”, ndonëse ishte me pikë të barabarta me Edi Ramën. Albini është njeri idealist, por që nuk jeton në realitetin e sotëm të këtij shekulli. Albini duket se është edhe kokëfortë, por në politikë e në diplomaci kjo nuk është veti për të mbrojtur popullin tënd, sidomos kur akoma nuk je shtet anëtar në OKB.

Dje Edi Rama doli dhe tha gjithcka që publiku në dyja anët e kufirit, por edhe në krejt botën shqiptare, e dëgjuan.  Disa e sulmuan, të tjerë e keqkuptuan, sikurse ka plot që i japin të drejtë kryeministrit shqiptar.

Së pari Albin Kurti po ndeshet me SHBA, krijuesin e shtetit kosovar. E kjo është mungesë vizioni ose më e pakta idiotsi në kushtet kur botën e drejton pikërisht SHBA, pasi Rusinë e kanë futur në një konflikt pa fund me Ukrainën e roli i saj sikur është zbehur disi, ndonëse luani mbetet luan, edhe i plagosur!

Së dyti, Albin Kurti nuk denjoi të konsultohej me Tiranën zyrtare. Dhe sot ai që e drejton Shqipërinë është Edi Rama. E duam apo jo, por është kryeministër, bile me shumë se kaq, pasi ka aleancë të fortë më Uashingtonin zyrtar. Përveç kësaj Albin Kurti edhe për respekt, jo vetëm për interes për Kosovën, duhej të fliste më përpara më Edi Ramën. Dje Rama e ruajti me kujdes, ndonëse i dha një shpullë të fortë turinjve me anullimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Dhe duhej një shpullë, sepse edhe në një familje, kur fëmija të bën naze apo të krijon probleme me komshinjtë apo më miqtë, njeriu duron e duron, por një dreq shpulle ia jep turinjve. Eshtë shpullë që ta kthejë në vete.

Kosova është pjesë e kombit shqiptar, por akoma jo shtet në OKB, ndaj është shteti amë, Shqipëria që e ndihmon, ia mbulon krahët nga armiqtë, por nuk mund ta ruajë nga miqtë. Dhe për me tepër edhe për imazh të komshinjtë dhe miqtë, duhej që Albin Kurti të vinte në Tiranë e të takonte presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama.

“Një mendje-hiç mendje, dy mendje-një mendje”, thuhet në gjuhën popullore. Kështu që Albin Kurti edhe ka minuar punët e tija, të Kosovës por edhe ka fyer shtetin shqiptar.

Së treti, Albin Kurti duhet të kuptojë se nuk ka asnjë shans ta zgjidhë me kokën e tij këtë problem madhor për Veriun e Kosovës, ai duhet të ulet me opozitën në Prishtinë. Të ulë hundën dhe të dëgjojë!

Ndryshe Kosova do të humbë ndërkombëtarisht, por edhe Albin Kurti do të rrëzohet nga pushteti për të mos u ngritur më

 

25 Komente

  1. G
    Gomari i Babatasit

    Dridhe Nikolle,dridhe pavaresisht se ketu ke te drejte.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond Vlonjati

      Po po Rama ka te drejte meqe Rama eshte sherbetor i Vucicit , prandaj. Doli dhe ky sharlatani ti beje sherbimin e radhes spiunit te Serbise , Rama hajdutit. Boll o krijese e piste , se na fyen intelektin e topeve kur mendon se do na hedhesh hi syve se te gjithe e kuptojne qe Rama e beri gjithe kete loje per interesa te Serbise

      Përgjigjjuni
      1. m
        mateo

        Mos e fyej emrin e vlonjatit; trego emrin e vertete, pa u fshehur pas nofkave.

        Përgjigjjuni
      2. m
        matteo

        Mos i shiko gunen, shikoji punen. Gjyko per cka thote, jo kush eshte.

        Përgjigjjuni
      3. O
        O idjot

        O idjot mesjetar, pse e ke fute shembulllin dhune kunde një femie, si shembull në kët artikull?? Jo një femije kurre nuke duhet që të jepet një shpulle turive.... Por duhet ti shpjegohet me vepra dhe fjale që ështe gabime.. stop dhunes kunder femive,grave, dhe kujet do në shoqri Shqiptare.. Sa për Albin, ai ose ështe i qemendu, ose ka një misjon nga vendet e Lindjes ato Skllave dhe islamike, për të shkatrrue Kosoven edhe më shume se ështe e shktrrume.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rajmond vlonjati

          Zemra nuk ma do, por llogjika me thote qe ke te drejte mor Lesi.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bravo

            Shume e sakte

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dardani i Ri

              Këtu më pëlqeve o Lesi. Kurti është një shtojcë e kryekriminelit të kombit tonël, Sali Shpellar Berisha. Të dy bashkë po mundohen për koreanizimin e kombit tonë.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kolegu

                Komenti me i sakte dhe i sinqerte ne jeten tende z. Lesi Nikolla!

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Flipko

                  Jo se Rama nuk ka te drejte, por kur del dhe ky analfabeti qe nuk lidh dy rreshta te beje apologjine e KM atehere vaj medet..

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    specialisti

                    Drejte gjykimi. Albini e di qe Amerika e BE nuk e leshojne Kosoven, prandaj ben keshtu. Do ti thote popullit te tij qe une jam me ju, por jo kunder te huajve. NAIVITET. KALAMA NE POLITIKE

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      God bless America

                      SHBA, ky ndertuesi i shtetit kosovar i Nik Le(he)sit - Nje shteti ku "Clirimtari" i imponoi qe ne start nje flamur qe askush ne Kosove nuk e do. Nje shteti ku synohet me dhune te shfaqet si Multietni, kur aty mbi 90% jane shqiptare. Nje shteti qe nga 1999 kur SHBA "e Cliroi", nuk merr dot nje vendim politik pa diktat nga "Clirimtari". Nje shteti qe i ushtrohet dhune diplomatike qe te pranoje nje "Republika Srpska" brenda kufinjve te saj. Nje shtet i krijuar i tille pra mund ta etiketoje gjithcka Krijuasin e tij, me perjashtim te Clirimtarit. Sepse SHBA nuk i solli as Liri as Pavaresi Kosoves, por thjesht zevendesoi nje Genocid te Serbise ne Kosove me nje Guvernim absolut te saj atje. Dhe ky eshte shkaku pse sulmohet Albin Kurti, qe thjesht po i heq masken nje Pavaresie Amerikane fallco mbi Kosove/

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Geri

                        Shkrim i thjedht, analize e drejte, argumente te sakta!

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Trotski

                          Respekte Z.Lesi.Fjalet e shkruara prej teje jane ilaç per situaten e krijuar.Bin Laden Kurti eshte nje Enveruc i Vockel qe po don te matet me hijen e Mengjesit.U Shporrte ne Esfel se po e demton Kosoven dhe Çeshtjen shqiptare ne teresi.

                          Përgjigjjuni
                          1. J
                            Janullatos

                            Foly ky kaurri mirdites. . Po ik o zgjebe se nuk shtyhet jeta me lepirje

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Realisti

                              O Lesh, Si ka mundësi që kam një antipati për ty edhe kur ndonjëherë flet drejt?? Uroj që Berisha mos të të marrë inat se vërtet dukesh si idiot kur del nga vetja.

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Lezhiani

                                Kur te do bytha ben nje analize tamam ,por ne shumice je bythlepiresi Non Grates e Ilir Floririt ,je gazetar dhe duhet te jesh ne rradhe te pare i besushem per opinionin, shifi komentet shumica te pershendet per cfar ke shkruar ,dhe qendro drejt se je dhe malsor ,se fundi te peshendes dhe shendet te plote ,Z ,Nikoll Lesi

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Trimi

                                  Po afron dita kur Z.Kurti ta qisin me shkelma nga zyra. Kurti mbrohet nga "trima" qe nuk e shkrepin kurre dhe mezi presin te kapen rob!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Eri

                                    Degjo Nikollen Albin. Deputet ke Pd deputet ke ps me dy palet ka nga 1997 qe perfiton...futi nje firme e te rrosh si mbret. Varja Kosoves. Jep ca koncensione, fal ca toka.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      Emigranti

                                      Po kurve ngele gjithe jeten o Nikoll!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        Emigranti

                                        Po kurve ngele gjithe jeten o Nikoll!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. a
                                          astrit

                                          E vertet Nikoll, Kurti eshte idealist, e do shqetesohesha po ta kuptoje ti e soji jot. Fatkeqesisht ne kete eresire te shqiptarizmes idealistet persekutohen, ky eshte fati i tyre, e gjithsesi ata jane i vetmja drite hyjnore ne kete shpelle primitiviteti ku soji juaj po deshiron te fuse shqiptarizmin. Nikoll, bota mban mend idealistet e jo horrat!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. P
                                            Poli

                                            Ti fusi ndonje pallat pa leje at ke shkolla 11 janari se nje e ka pak Nikolla...kta jane nje soj e Albini me ndershmerine e vet u vret syte..

                                            Përgjigjjuni
                                          2. D
                                            DRENICA E KUQE

                                            Po, a ka UDBash e KOSist “shqiptar” te Prishtines qe nuk e ka fyer shtetin shqiptar, o N. Lesi?! Po keta UDBasha e KOSista shih ku e sollen luften e UÇK dhe themeluesit e saj... Çdo kryeminister dhe president shqiptqr ka te drejte te gjykoje e te flase per tokat e pushtuara e te copetuara shqiptare dhe ne rastin konkret Edi Rama ka te drejte te plote... Por, eshte faji i te gjithe shqiptareve andej e ketej Drinit qe u dhane hapesire e bashkepunuan me UDBasha e KOSista “shqiptarre” te Jugosllavise, Serbise e te KSA”KM”... DRENICA E KUQE

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje