Ironia e panevojshme e Kurtit me Ramën dhe pse sot atë s'e merr askush seriozisht në Perëndim

13 Qershor 2023, 18:56Blog Ben Andoni

Ironia e panevojshme e Kurtit me Ramën dhe pse sot atë s'e merr

Nga Ben Andoni

Në ditët e fundit, shigjetat e kritikave janë drejtuar kah kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, lidhur me ngjarjet në Veri. Primati kosovar i ka pritur me sportivitet dhe ka gjetur të dalë nga situata me anë të leksikut të pasur politik, por mendimit jo rrallë tejet sipërfaqësor, e kuptohet: indiferencës.

Nga ironia e tij nuk ka shpëtuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama (njësoj ironik me të), ku sipas Kurtit: “Nuk kam dyshim që Edi Rama beson se propozimi i tij i draft-statutit është i mirë dhe duke qenë kështu, çfarë unë propozoj është që kryeministri Rama këtë draft-statut për pakicat kombëtare të ia prezantojë presidentit të Serbisë më së largu në takimin e radhës të ‘Ballkanit të Hapur’ për shqiptarët në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc”

Dhe, për të treguar se nuk humbet kohë, në orët e fundit ka paraqitur edhe pesë pika për qetësimin e situatës në Veri. Por, impakti ka qenë i pakët, tashmë do të duhet shumë t’i besohet. Në takimin me përfaqësuesit e vendeve të Quint-it nuk kanë marrë pjesë të gjithë drejtuesit e mizioneve, e kuptohet se mungesa e përfaqësuesve të lartë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, na ka dhënë shenjë që tregon rëndësinë apo seriozitetin sesi kanë filluar ta marrin Kurtin dhe faktorin kosovar.

Anipse më shqetësues është fakti se: opozita kosovare ka kritikuar me tone të ashpra, por me akte të paqena. Shpesh ka kritikuar përmes njerëzve vetë të përfolur me bashkëpunimin me individë që kontrollojnë krimin dhe kontrabandën në veri, ashtu si shumë personalitete, që Kosova i njeh problematikë, për të mos përmendur fakte të tjera. E më shumë akoma, kjo opozitë është mjaftuar në kor me qarjet e përbashkëta për mundësinë e humbjes së bashkëpunimit me SHBA-në, por pa marrë përsipër realisht peshën e duhur. 

Për fatin e keq, njësoj si në Shqipëri, opozita kosovare e humb kohën me debate shterpë, ndërkohë që të dy vendet tona mbartin problematika shumë e shumë të mëdha. Të tilla, që kërkojnë në rastin e Kosovës jo vetëm seriozitet por profesionalizëm  e kthjelltësi dhe mundësinë e bashkëpumimit me Kurtin për të përcaktuar vija të kuqe, që lidhen me qëndrimin ndaj SHBA-së. Kjo është e përbashkëta dhe në Tiranë, ku lufta më e madhe në krizën e opozitës së Tiranës është për treguar se cili ka qasjen më të madhe në marrëdhënien me SHBA-në. 

Askush nuk do t’ia uronte Kosovës një realitet jashtë ndihmës së SHBA-së, por opozita ka misionin e madh ta tregojë tashmë në këtë pozicion me vepra dhe ide, apo që fjalët në foltore t’i tregojë me aksione dhe ngjalljen e besimit ndër ta. E kaluara ka treguar se nuk ka lajme më të mira dhe për ta në marrëdhëniet lidhur me dialogun. Lëshimet që bënë me territorin në kufi me Malin e Zi dhe me Maqedoninë e Veriut nuk është se i favorizojnë shumë, ashtu si nga ana tjetër bashkëpunimi me çdo gjë që thuhet në Tiranë dhe sipas interesit është pro apo kundër Albin Kurtit.

Kosova është në një moment realisht të vështirë historik dhe të turbullt politik, por qasja e opozitës në vend është një nga trishtimet më të mëdha në këto kohë. Sa për rastin e Tiranës, atë të mos e përmendin shumë, sepse edhe në këtë rast duan të përfitojnë sa më shumë. Ironia e Kurtit me Ramën dhe anasjelltas nuk i duhen askujt, por e ardhmja e shqiptarëve, jashtë territorit të shtetit Amë, kujtdo. 

15 Komente

  1. 1
    1

    E lexova deklarimin e Kurtit dhe mbas saj me duket i kote takimi i dy qeverive .Hipokrizi e gjalle

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond Vlonjati

      O Ben Andini qenke me termend sharlatan . . Pse qenka ironi ajo qe tha Kurti ? Rama meqense na paska bere nje plan aq te te more , le ti kerkoje EU qe ai plan te zbatohet per Shqiptaret e Presheves , apo ata shqiptare atje nuk jane njerez si serbet .?! Krijese langaraqe . Ate qe tha Kurti Rama duhet ta bente ne fillim fare , se e ka me Kushtetute qe ka pergjegjesi per Shqiptaret kudo ne Bote . Edhe ti Andon fénda si gazetar qe je duhet tja kerkosh Rames ate qe tha Kurti . pavaresisht se je hajvan

      Përgjigjjuni
    2. T
      T

      Injorojeni kastravecin Albin Kurti,nuk duhet harxhuar me kohe me kete idiot. Rama te shikoj punet e Shqiperise,popullsia katundare e Kosoves Kurt delirantin qe fluturon me presh ne bythe meriton.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Veli

        E para here qe ben ironi Kurti po ja merrni shpirtin...ky bolja jone vetem ironi e sarkazem me udheheqsit e Kosoves e se keni hap sqepin ju qente e slites se propagandes se Rilindjes.

        Përgjigjjuni
        1. 2
          2

          foli ti mor zagar serb? Yttttt race bythqirash !

          Përgjigjjuni
        2. L
          Loli

          Injoranca e Ramadineve nuk ka fund

          Përgjigjjuni
          1. P
            Poli

            Beni Albini fle rehat ke shpia....mos e harro kte...te tjeret dridhen

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pilo Lala

              Kosova , Palestina e Europes? Kur ta vizitojne Kosoven tanket Ruse 2 here ne vit, sic ben Izraeli ne Palestine, do ta shikoni ju, cfare miopi ishte Vjosa Osmani e Albin Kurti, por atehere do jete shume vone. Po hoqi trupat Amerika dhe Europa nga Kosova, do jete preh gjahu i konflikteve te sajuara provokative te Serbise, per te shkaterruar Kosoven, do ja arrije. Albini dhe Vjosa po e kthejne kosoven ne Palestine te Europes.

              Përgjigjjuni
            2. S
              Sebastia

              I plasi nje te VERTET ne fytyre ramziut dhe ramziu rri si muti ne shi tani. Eshte mesu me bajgat dhe halet qe ka ne shqiperi por me Albinin i vjen ngerrci ne llape e i perdridhet llapbuqja jevge mbrapsht neper halen e madhe qe ka ne vend te gojes.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nandi

                ky bythqir Kurti eshte futur shume thelle dhe sdi si te dali Po mundohet te luaj si i forte po Amerika do ja gjeje vegen shume shpejt dhe do e coje per lesh kari

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nandi

                  ky bythqir Kurti eshte futur shume thelle dhe sdi si te dali Po mundohet te luaj si i forte po Amerika do ja gjeje vegen shume shpejt dhe do e coje per lesh kari

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kosova e lire pa Albi Kurtin

                    Po normal qe Albin Kurtit i ka mgelur hatri shume me Edi Ramen sepse ai nuk i la zone te lire kandidateve te VV ne Shqiperipo sidomos atij me mustak ( Boiken Abazit ) nje super personalitet qe do te shpetonte jo vetem Shiperine po besoj edhe Europen se fytyre te tille nuk ka pare politika boterore . Alpini kur del para pasqyres jo vetem qe i duket vetja shume i bukur por edhe me i zgjuari i tere botes dhe kushedi se sa endrra sheh tere naten duke mundur Ameriken e me pas me tere boten per ta vene boten nen hyqmin e tij . Alpini akoma nuk e kupton qe edhe sikur gabim ta kete Amerika prap ajo ka te drejte sepse ajo e cliroi Kosoven , po mos ishte Amerika Serbin do e kishte aty sikurse me te kaluaren , po keshtu eshte kur te vjen vetja ne qejf e te duketsurrati me i bukur nga e gjithe bota . Shikoje me ke kosutohet Binua me nongraden Sali qen Berishen qe gjate luftes theu embargon dhe funizonte makinen ushtarake te Milishevicit per te vrare popullin e Kosoves .

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      SHQIPTAR

                      Duhet thënë me keqardhje Kryeministrit shqiptar, se, është fatkeqësi e madhe pse Tirana zyrtare nuk e ka kuptuar deri më tash lojën e titistëve e neotitistëve “shqiptarë” me Tiranën shqiptare, por, ka koketuar në vazhdimësi me sharësit dhe shantazhuesit e luftës së UÇK, të cilët, duke e mashtruar Tiranën me “patriotizëm” e “shqiptarizëm” e sollën në këtë gjendje Shqipërinë dhe popullin shqiptar... Kryeministër dhe shtet shqiptar, kujdes titistët dhe neotitistët “shqiptarë” që u kanë hyrë nën lëkurë dhe sot dërdëllitin se “Shqipëria po përzihet në punët e brendshme të Kosovës”(!)... Fatkeqësisht, Kosova është Shqipëri e okupuar edhe sot, falë titistëve e neotitistëve që po i ushqen Tirana!... SHQIPTAR

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vermoshi

                        Ram, shif popullin tënd, se me këtë horr dhe atë baldozën presidente, nuk ja vlen të merresh. Këta vijnë e shkojnë tek nongrada, ku i lidhin të kqijat që kanë përmrena. Nuk ka bevojë me ju ditë shpirtin, shifi surratin të diftojë shpirtin. Këta janë ai kontigjent, ku në shqipëri dërguan trupa ushtarake, ku u rrahën sakatuan shum protestues që kërkonin rrëzimin e qeveris kryekriminelit, që ky dhe baldoza e kanë mikun e shpirtit tyne. Vetëm sherr dhe provokime kemi ndëgjuar prej këtyre dy bastardëve. Meru popullin tand Ram, se këta kan lind për sherre.

                        Përgjigjjuni
                        1. Q
                          Qytetar i zakonshem

                          O Albin o Albin Amerika te vē Amerika të q.... Perrallat per demokraci dhe vetvendosje jane per te kaluar kohen dhe per te bere gallate . Sidomos kur eshte fjala per shtete gjysmake si Kosova. Pavarsia kushton shtrenjt . Shqipria e ka provuar ne rrjedhen historise 25 vjet me Skenderbeun 45 vjet me Enver Hoxhen. Nderi dhe lavdia kne qene e madhe por çmimi ka qene i tmerrshem. I pari Skenderbeu mundi ne beteja fuqune me te madhe te kohes . Por burrat u grine ne lufte per 25 vjet rrjesht. I dyti i vuri "kufirin tek thana" por çmimi ishte vetizolim deri ne uri . Kjo eshte çka historia na meson o Albin "trimi".

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje