Zgjidhja ekstreme mund ta shpëtojë PD-në!

12 Qershor 2023, 09:11Blog TEMA

Zgjidhja ekstreme mund ta shpëtojë PD-në!

Nga Fatos Hoxha*

Nuk ishte e vështirë të imagjinohej degradimi i PD-së deri në këtë pikë, sikurse nuk është e vështirë të parashikohet rënia edhe më thellë e saj në humnerën e vetshkatërrimit, pas vendimeve të fundit konfuze dhe hileqare të grupit parlamentar dhe të kryesisë së partisë.

Njerëzit janë turrur të zënë karriken bosh dhe nuk duan t’ia dinë se karrikes i janë kalbur këmbët dhe nuk mban dot më.

Të thuash sot “unë e dija se do ndodhte kështu” nuk është mburrje.

Ështe dhimbje. Dhimbje që mund të qetësohet vetëm nëse tregon, se çfarë ke bërë që kjo të mos ndodhte.

Nëse i analizoj sjelljet e lidershipit dhe të forumeve kundrejt këtij degradimi të pashpresë, shumë pak njerëz dhe akoma më pak gjeste më rezultojnë, se kanë ndihmuar për të frenuar rrokullimën. Tmerrësisht pak dhe tmerrësisht të paefektshëm.

Ndarja nga non grata Berisha dhe vula e tij e turpit ishte një gjest i tillë, por ai u sfumua shumë shpejt për shkak të makthit të vetdorëzimit pa kushte dhe pa parime ndaj sulmit dhe dhunës që kapësi dhe dhunuesi patologjik, i paskrupullt e pa moral i bëri institucioneve dhe ligjit.

Makthi i vetdorëzimit i kaploi të gjithë udhëheqësit tanë, ata që lëpinë pështymën, por edhe ata që nuk i kursyen kundërshtitë me fjalë, por as ia kursyen bujarinë Berishës me vepra.

Thirrja e vazhdueshme për bashkim me non gratën që u bë lajtmotivi i tërë të shiturve dhe delenxhinjve, ishte varri që po i hapej me gjakftohtësi partisë nga njerëzit që mbanin çelësat e saj.

Ky krim politik, nëse nuk ndëshkohet me egërsi, varrin e hapur do ta mbushë me idealin, shpresën, misionin, pasionin, energjinë, forcën dhe ëndërrën demokrate.

Ky krim politik, nëse nuk çrrënjoset do ta varrosë PD-në.

Sot shoh që udhëheqja është ndarë në grupe tarafesh që kacafyten si bajlozë për “hapset e kashtës” dhe askush nuk del të thotë si mendon t’a shpëtojë këtë parti.

Nuk u intereson shpëtimi i partisë, nuk u interesojnë demokratët. U interesojnë vetëm çelësat. Dhe ky është një turp i papërballueshëm.

Këtë dhimbje dhe turp unë nuk e duroj dot. Nuk e duroj, nëse nuk them publikisht si mund të shpëtohet PD-ja në gjendjen ku ka rënë.

Unë jam i bindur se bajlozët e hapseve të kashtës nuk do zbrapsen në betejën e tyre per të kapur çelsat e hiçgjësë, nuk do reshtin, deri sa të kapin karriken me këmbët e kalbura, nuk do përmbahen, deri sa ta bëjnë pleh të tërën.

Unë e di se të shiturit dhe delenxhinjtë nuk duan t’ia dinë për kujën e parimorëve dhe të ndershmëve.

Unë e di se ata nga një anë dhe Berisha nga ana tjetër do ia arrijnë qëllimit për t’a asgjësuar këtë forcë politike.

Por unë di gjithashtu, se prap Partia mund të shpëtohet.

Mund të shpëtohet, duke bërë betejë deri në fund kundër të shiturve dhe delenxhinjve.

Ndoshta beteja duhet të fillojë me thirrjen për të shkrirë, për të shpërndarë Partinë. Të ndershmit dhe parimorët që ende kanë ngelur aty mund t’ia dalin.

Ndoshta kjo është rruga e vetme për t’a shpëtuar atë nga të shiturit dhe delenxhinjtë.

Ndoshta është kjo rruga që mund të mbajë gjallë idealin, shpresën, misionin, pasionin, energjinë, forcën dhe ëndërrën demokrate.

T’i mbajë gjallë, që të vendosen në themelin e një force të re.

*Ish-deputet i PD

21 Komente

  1. D
    Dardan

    Partine Demokratike e shpeton vetem SPAK-u, po te arrestoje kryekriminelin dhe kryehahdutin Sali Berisha.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

      Respekte per komentuesit, por problemi është me i madh. Është nje ushtri qindramijeshe rrumpallash që mbah Saliun ne kembe, dhe Saliu e mban gati, si bombe per ta plasur.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        E ça ndodh nëse PD vdes?? Absolutisht asgjë. Jeta vazhdon, madje më e mirë më e qetë.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vranakonti

          DADANI ka te drejte. PD-ke e shpeton vetem SPAK,te arestoi kryekriminelin dhe hajdutin me te madhe, Sali Berishen. Te gjitha te keqijat ne shqiperi dhe ne PD-ke kane ardhur dhe vijn vetem nga ky kriminel i damkosur nga Amerik,Anglia,BE dhe nga populli shqipetar me "medaljen" non grata,Sali Berisha. Sali Berisha shkaterroi fabrikat,uzina,kombinate,ushtrin arsimin e kulturen u nxiu jeten shqipetareve,ja tani shkaterroi dhe PD-ke. Fatbardhesi per Edi Ramen dhe PS-te,por edhe nje dhurate nga Saliu per socialistet.

          Përgjigjjuni
        2. r
          rrofte dhe Zoti e MALLKOFTE PERBIDESHIN E VICIDOLI

          PeDe - ja eshte autorja e shkaterrimit total ekonomik , arsimor, intektual, te prones e gjithcka tjeter qe asnje pushtues nuk ia ka bere vendit tone. Keshtu ne te se emes Perbishdeshi me gjithe PeDe.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dakord

            Amen, amen.

            Përgjigjjuni
          2. L
            Lulit i shpetoi tullumbacja

            Tamam e ke thene ish deputet. Partia juaj eshte nje grumbull i madh kashte qe mjafton nje fije shkrepese ta shuaje nga faqe e dheut. Partia socialiste nuk e hodhi kurre poshte origjinen e saj e jo me kot eshte nje parti qe rritet. Ju jeni nje pordhe qe po I mbaron era sepse po denigroni e mohoni thelbin tuaj. Nje tullumbace e shpuar jeni partia demokratike e shqiperise!

            Përgjigjjuni
            1. P
              Poli

              Drejte PS gjen forca dhe njerez dhe po tja burgosi Spaku apo USA udheheqesit...ngrihet si Anteu...

              Përgjigjjuni
            2. K
              Kenge Dukaqote

              Mos u afro shume Lulke se na mbetesh me barre e shtohesh me nje Serb tjeter , UDBist me nje fjale

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dardani i Ri

                Vetëm burgosja e kryekroiminelit të kombit, Sali Shpellar Berisha, e shpëton PD dhe kombin nga rreziku i gjakderdhjes.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Ethem Lalaj-MallaKASTËR.

                  OK: Një pjesë e PD shpëton nëse FUTET NË BURG S.RAM BERISHA SPIUNI SHUMFISHT.Sb ka deklaruar se edhe sikur të shuhet PD Ai do jet Aty deri në vdekje natyrale. -Sb e di mirë që nuk bëhet më K/MINISTËR.Atij i duhet një copë opozite si kryetar i saj për tu mbrojtur nga drejtësia për 101 krimet e bëra në 32 vite. -Dhe Sb do jet Aty deri sa SPAK i tredhur prej tij të zgjohet nga KOMA .Ndaj Sb po tallet me Amerikën,99 % të popullit..duke i mbajtur shpresat të KREMLINI..! -Duhet të krijohet një Parti e RE Opozitare me emigrant,Njërz të pa korruptuar,Patriot të ndershëm,me shumë kandidatura.Propozoi:Mailinda Bregun,Bamr Topin,Zef Brozin,(Krishtin,Muhametin..pasi PD është kthyer në një LUKUNI qënërish.. etj.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Alberti

                    Krijo ti nje Parti o Tosi e te shohesh se sa ke pas vehtes...por me pare meso se kush ka Pushtetin qe ti besh dhe Opozite (nese ke kellqe)

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bela Belinda

                      Asgje nuk e shpeton me PD, qe e quajne e Saliut! E beri Tribu?! Me Mulin,Albanen,,Tritanin dhe te rinjte Kerricin etj! PD nje perzierje kriminelesh dhe hajdutesh tribale eshte e shuar! Nuk egziston me!Luli po afrohet nga disa sepse vetem ai e mund Saliun,por jo se eshte i duhuri! me kunatin Luli ja kaloi te gjitheve! Duhen krijuar parti te reja nga shperberja e saj! Koha do te regulloje c'do gje! Por mentaliteti berishian ishte ne mendjen e shqiptarit dhe ja u brumosi me tej Saliu!

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        LORA

                        Zoti F. Hoxha, a mund te m'e tregoni vetem nje emer te ndershmi a parimori ne stanin shqup-s ?

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Stardust

                          Eutanazia eshte zgjidhja.

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Eni

                            Sna the asgje...te iki Lulushi dhe Berisha vetem keshtu shoeton Pd...

                            Përgjigjjuni
                            1. t
                              tetovari2

                              Aman boll më mos na e shpëtoni PD,boll më se do ta mbajmë mend si shkatrues të shtetit, hajdutë,spiunë etj!? Mundet një PD e re por pa këta udhëheqës, deputetë dhë ish drejtorë të PD.Mundet vetëm me njerëz krejtësisht të rinj, për ndryshe mos na e shpëtoni se na merni në qafë!

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Në esfel të gomarëve ,me keq nuk mund te bëhej me

                                Fatos ,keqardhje për naivitetin tënd.PD nuk ka ekzistuar kurrë,ajo ishte një kope çakejsh,hienash dhe ujqish që nuk mundet të hedhë asnjë hap për së mbari,sjo e ka treguar veten,një lukuni që vetëm ulërinte ,prishte,xhvatje të gjithanëshme të shqiptarëve ,vazhdimi i iluzioneve dhe naivitetit për ta mbajtur veten me shpresë thjesht është të presësh si ariu për gorrica.ata elemente duhet të zduken nga fqja e dheut ,partia opozitare e re nuk duhet ti mbaje as roje tek porta ,kuptohet se kjo parti ishte një sëmundje e rëndë dhe kronike për Shqipërinë.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Sokoli

                                  Me mire te shkrihet shpeton shqiperia e djegur disa here nga pd

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Arberi

                                    Pd e sotme force regresive.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      DEMOKRATI

                                      PD nuk ekziston. Mos e genjeni veten. Asnje nga keta qe kane qene ne poste drejtuese nuk duhet te drejtoje me. Ne dore duhet ta marrin te rinjte te paperfolur. Rinia duhet ti largoje keta batakcinj nga skena politike. Te gjithe jane konsumuar. Jane pa ide. U jane shteruar trute. Ne se doni nje PD jo ne opozite, te organizohet rinia. Lereni Salen, Ilirin, Lulin, Noken, Bregun, Vokshin, Topallin mos e permendi fare se i ka dale boja, e shume te tjere, te vuajne denimin per gjene qe kane vjedhur dhe shkatetuar nga themeli Shqiperine. Ata kerkojne pushtet per te mbrojtur familjet e tyre nga denimi. Akoma nuk e keni kuptuar o demokrate se drejtuesit vetem ju kane tradhetuar me vjedhje. Lirohuni nje here e per gjithmone, ndryshe PD do te veteflijohet me keq. Turp se kaluan 32 vjet dhe jeni kthyer ne fillim.

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje