Albin Kurti vazhdon me bombardimet e urrejtjes ndaj caqeve amerikane!

9 Qershor 2023, 12:08Blog Kimete Berisha

- Derisa erdhi në pushtet gërvallej nëpër protesta të dhunshme se si 'Bashkimi kombëtar' nuk ka alternativë,
se Kosova (pa bashkim me Shqipërinë), nuk ka të ardhme si shtet.
- Kur e mori pushtetin, u bashkua me hajnat, me titistët, me enveristët, sidomos me ekstremistët fetarë, me kriminelët, analfabetët dhe figurat më të pamoralshme që ekzistojnë.
- Tash që nuk ka dobi nga rrena e 'bashkimit kombëtar', e ka izoluar Kosovën nga perendimi dhe nga Shqipëria - nuk i ka lënë dy gurë bashkë.
- Kur Edi Rama e përmend hallin e Kosovës, ky i angazhon paramilitarët e tij në sulm kundër tij dhe gjithkujt që guxon të 'përzihet' në Kosovën e tij, të cilën ky e trajton si pronë private.
- Është megaloman, që jeton me qera, pa pagesë,
i vetëm, në shtëpi tre katëshe - të portokalltë, deri dje ka fjetur në kuzhinën e nanës, e sot e konsideron Kosovën pronë private.
- Jemi detyruar t'i mbyllim
me komente me çka kemi, mos me ta marrë mendja me dalë natën, prej egërsisë së paramilitarëve dhe ekstremistëve të tij (që pas një pushimi të shkurtër, janë riaktivizuar).
- S'ka lënë kë pa përdhunuar ne fjalë.
S'ka lënë kujt pa i ngjitur bishta, nofka dhe etiketime të neveritshme.
- Por, kënaqësinë më të madhe e ndjen kur e injoron Amerikën.
As terroristët më të tërbuar në botë nuk i kanë vënë nofka nënçmuese e nuk e kanë thirr me emra të ulët Amerikën, si ky.
- Serbët e kanë shprehjen që s'di s'i ta përkthej 'straho-poshtovanje'.
Armiqtë më të tmerrshëm të Amerikës e konsiderojnë Amerikën 'armikun' më serioz.
- Albin Kurti e ka çuditur botën, që lëre që nuk e konsideron të denjë, por atij i duket Amerika - budallaqe.
Dhe, nuk i mjafton që i duket Amerika - naive, por nuk ngopet pa ia thënë atë që e mendon.
- Kur shkojnë në Serbi, amerikanët i presin me muzikë, i disponojnë e ua këndojnë Sinatrën.
Kur amerikanët vijnë te Albin Kurti, ky i lë ta presin derisa të kryhet loja e sportit.
I nënçmon, abuzon me durimin e tyre dhe i shpall jokompetentë!
- Prandaj, perendimi po çuditen me të.
Qysh bën që kryeministri i popullit më të varfër në Evropë, pa miell në magje, pa armë e pa ushtri, i shpall luftë psikologjike Amerikës!
Qysh fuksionon një tru që i injoron këshillat e NATO-s, e NATO e ruan Kosovën!
- Meqenëse problemi është nervor, nuk ka zgjjdhje politike për këtë rast.
- Në një intervistë tha:
E para: duhet të kesh vetëbesim.
E dyta: duhet t'ia dish hallin vetes.
- Sipas traditës, sharti i parë është: dija hallin vetes.
Se, vetëbesimi i tepruar nuk ta mundëson ta provosh se si është t'ia dish hallin vetes.
- Luftën psikologjike kundër Amerikës e ka 'fituar'.
Amerika është nervozuar nga injorimi, luftënxitja dhe refuzimi për paqe i Albin Kurtit dhe nervozën e ka shprehur me fjalë të ashpra.
- Çdo veprim i tij është abnormal.
Ata që e përkrahin në luftën e tij kundër perendimit, ata janë vrasësit e ekzistencës së Kosovës.
- Edi Rama e ka ditur se drafti i tij për Asociacionin nuk merret parasysh nga Albin Kurti, e as që i intereson të merret parasysh, por ka dashur të mos e shikoj me indiferencë Kosovën kah e vret veten.
- Edi Rama e ka përfshirë veten, që të duket se Shqipëria e trajton Kosovën si shtëpinë e vet dhe ta nxjerr nga situata e pabesueshme ku e ka prurë Albin Kurti.
- Drafti i Edi Ramës për Asociacionin është dashur ta trimërojë Albin Kurtin.
Dhe (formalisht) ta falenderonte për angazhimin, se ashtu e lyp rendi.
- Për Kosovën do të ishte tragjike nëse Shqipëria do të ishte indiferente.
Nuk është me rëndësi përmbajtja e draftit, me rëndësi është interesimi i Shqipërisë për tejkalimin e situatës.
- Sikur Erdogan ta bënte një draft për Asociacionin, jam e sigurt se shqiptarët do ta pranonin.
E para, Vjosa Osmani.
Prindoni ende nuk e ka larë dorën, nga dita kur e kapi përdore Presidenti shpirtëror i krejt shqiptarëve (përveç i atyre të Shqipërisë) - Erdogan.
- Edhe diçka: Jam e sigurtë se policia e Kosovës do t'i thonë JO: në çastin kur ta kuptojnë se lufta e tij është luftë kundër NATO-s dhe Amerikës në Kosovë.
Kur ta kuptojnë se në Veri po ruajnë ndërtesa të zbrazura dhe një sharlatan që është ngujuar në komunën e Leposaviçit.
- Po e ruajnë Kosovën nga NATO!
- Kosovën po e lëshon toka!
P.S. Peci ka vazhduar me pozat e tij të famshme, ku me kundra të zeza sharron në grurë deri në gjunjë.
Nuk ka ditë të Zotit që nuk e shkel bukën.

9 Komente

  1. P
    Prostituta Kombetare Sali

    Kimete, nuk je për kete pune! Shansi yt te rruash ndonje dore lek nga Shkelqesia e tij, Magjari i Surrelit. Futju tallavase Kimete, nuk ke rruge tjeter.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kimëmevezë

      Shtet i pjerdhur me trushplare qe vetem serbi ju vjen hak

      Përgjigjjuni
      1. G
        Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

        Qenke nje idiot i neveritshem.

        Përgjigjjuni
      2. ÇEKIÇI

        AL BIN LLADEN ËSHTË MASHRTUES DHE GËNJESHTREN E KA TE TRASHIGUAR NGA FAMILJA MASHTRUSE DHE GENJESHTARE

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shmil Gostivari

          Të nderuar ! Që kjo është një pelë e re që mbarset me kuaj të Shkinisë nuk do shumë mend për të kuptuar. Por, të botosh sekrecionet seksuale të saj, nuk kam aftësi mendore të kuptoj. Mbetet interpretimi djallëzor dhe muhabeti merr fund.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dardani i Ri

            Bravo zj. Berisha! Jeni vërtetë një patriote e mençur e ditur dhe guximtare. Qëllimi i Kurtit është tërheqja e trupave të KFOR-it nga Kosova për t'i lënë dorë të lirë Beogradit për ripushtimin e Kosovës.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Noci

              VV ka filluar t'i ngjaje PD se Berishes e cila nuk degjon asnje variant kunder atyre qe thote Albini.E pame te gjithe si u versione kunder Rames per nje mendim te nje politikani jashte Kosove per zgjidhjen e krizës ne veri.U terbuan me thirrje linçuese te ngrinin popullin kunder ketij tradhetari edhe pse asnje nga ata nuk e di çfarë permban shkrimi i Rames.Per te mire te Kosoves te gjithe duhet te terhiqen nga pak qe populli kosovar te mos demtohet

              Përgjigjjuni
              1. T
                Taraboshi

                Si gjithmone shqiptaret sulmojne shqiptarin dhe behen njesh me armiq si me qendrime e veprime etj etj

                Përgjigjjuni
                1. t
                  të fala - Gostivari

                  HA, HALE, oj HALE!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje