Nga Vangjush Dako te Klubi Partizani, pse SPAK vazhdon me dopio standard?

8 Qershor 2023, 09:09Blog TEMA

Nga Vangjush Dako te Klubi Partizani, pse SPAK vazhdon me dopio standard?

Nga Carlo Bollino

Më në fund SPAK dha urdhër për një arrestim ekselent. Vangjush Dako, i arrestuar dje me akuzën e shpërdorimit të detyrës, është një nga figurat më të afërta të majës së pushtetit politik mes atyre të inkriminuara deri tani nga superprokuroria antikorrupsion. Personalisht e kam njohur dhe takuar shumë herë Vangjushin, dhe e kam konsideruar përherë inteligjent dhe plot humor, por kjo nuk i ka krijuar në sytë e mi asnjë imunitet gjyqësor. Nëse është fajtor për ndonjë akuzë, është e drejtë që edhe ai të paguajë.  

Pastaj lexova 76 faqet e akuzave që e çuan në burg dhe do të provoj t’I përmbledh duke u kufizuar me të dhe jo në të 9 të akuzuarit. Faktet që i kontestohen Vangjush Dakos janë dy: I pari i referohet periudhës mes 2010 dhe 2014, i dyti në tetor 2014. Pra, gati 10 vite më parë. I pari është për një leje ndërtimi për një pallat me 7 kate, që në të vërtetë kishte 11 kate, e dhënë nga bashkia e Durrësit në 2015 kur pallati ishte ndërtuar pa leje mes 2010 dhe 2011. Akuza e dytë është për një tender për projekt-zbatimin e shëtitores Bërryli-Currilat  vlera e të cilit duhet të ishte 2.63 milionë lekë, ndërsa bashkia në tetor të 2014 e bëri tenderin me fondin limit 21 milionë lekë. Këtu del shuma 18 milionë lekë diferencë e konsideruar si dëm ndaj buxhetit të Shtetit. 

Historia e lejeve të ndërtimit u bë publike 3 vite më parë, pasi tërmeti i vitit 2019 dëmtoi strukturën dhe rreth 40 banorë të pallatit bënë padi në SPAK duke akuzuar bashkiakun dhe bashkëpunëtorët e tij për legalizimin e atij pallati edhe pse ndërtuesi nuk kishte zbatuar rregullat e ndërtimit dhe ato antisizmike. Historia e tenderit të shëtitores u denoncua në 2015 nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. 

Për të dyja rastet Vangjush Dako akuzohet për shpërdorim detyre se nuk ka kontrolluar stafin e tij dhe në respektimin e rregullave. Asnjë akuzë për korrupsion dhe asnjë shenjë që lejet e ndërtimit apo tenderi për shëtitoren janë dhënë në këmbim të ndonjë favori personal të marrë nga kryebashkiaku. SPAK nuk ka dhënë asnjë provë në këtë drejtim dhe nuk dimë nëse i ka kërkuar. Pra nuk është një histori korrupsioni. Ka zgjatur 3 vite për një çështje dhe 5 vite për tjetrën për të shndërruar në një urdhër arresti akuza për fakte të ndodhura më shumë se 9 vite më parë e që ndodheshin në kallëzimet e banorëve dhe në raportin e KLSH-së. Kjo nuk mjafton për ta vënë në diskutim legjitimitetin e procesit të nisur, ndoshta pervec faktin se abuzimet janë aq të vjetra sa për pak muaj do të zhdukeshin me parashkrim. Eshtë e diskutueshme dhe zgjedhja për ta çuar në burg një ish-kryebashkiak duke e ditur se provat në ngarkim të tij janë mbledhur prej kohësh (nëse nuk do të kishte prova nuk do të kishte as një urdhër arresti nga gjykata) dhe nuk ka asnjë rrezik jo vetëm se mund t’i prishet, por edhe se mund ta përsërisë të njëjtin krim duke mos pasur më asnjë funksion publik. Megjithatë, ajo që vazhdon të habisë me të vërtetë është standarti i dyfishtë që vazhdon të përdorë SPAK.  

Është e jashtëzakonshme të lexosh në aktakuzë sekuencën e ligjeve, neneve, rregulloreve dhe vkm-ve të mbledhura nga prokurorët për të inkriminuar Vangjush Dakon dhe e para pyetje që vjen në mëndje është: Me të vërtetë është i vëtëm që i shkel? Nëse arrihet të arrestohen një ish-kryebashkiak tani që nuk është më në detyrë për një leje ndërtimi dhe për një tender të dhëna në 12 vite jetë administrative, si shpjegohet që SPAK nuk arrin të arrestojë fajtorët për krime shumë më të rënda? SPAK ka në duar disa nga dosjet më të tmerrshme të 15 viteve të fundit. Disa të lidhura me krimin e organizuar, me superbosë që askush nuk i prek, pasi nuk gjenden dot provat pa ardhur nga jashtë një dosje e gatshme. Të tjera dosje të lidhura me kriminalitetin politik dhe financiar, dhe në këtë rast provat nuk mungojnë, por mungojnë vullneti dhe guximi për të arrestuar fajtorët. 

Përse është kaq e lehtë t’i vihen prangat Vangjush Dakos për një leje ndërtimi të firmosur 10 vite më parë dhe askush nuk prek klanin Berisha-Meta për masakrën e Gërdecit, tragjedinë e 21 janarit, skandalin e Klubit Partizani, dhe dosjet e tjera të harruara? Vetëm se Vangjush Dako (si çdo socialist tjetër i inkriminuar) ose Edi Rama nuk protestojnë, ndërsa bandat politike të Berishës kërcënojnë me kryengritje të armatosur? Le ta bëjnë kryengritjen e armatosur atëherë, nëse kjo do të thotë të vendoset në vend drejtësia. Shqipëria i mbijetoi 14 janarit të Berishës dhe molotovëve të Bashës: do të mbijetojë edhe ndaj ndonjë grupi militantësh të inatosur. Nuk mund të pranohet një drejtësi e reformuar njësoj si ajo e pareformuara: I vetmi ndryshim është se ajo e vjetra nuk prekte askënd, kjo e reja prek vetëm një anë politike. Berisha, Meta dhe njerëzit e tyre vazhdojnë të shijojnë një imunitet skandaloz.  

Edhe analistët televizivë kanë një pjesë përgjegjësie në ushqimin e kësaj klime padrejtësie të vazhdueshme. Mbrëmë në një nga sallonet televizive më të butë me Berishën shpaloseshin dy teori. E para që urdhër arresti “me siguri maksimale” ishte formosur 4 ditë më parë, por që ishte vonuar nga policia për t’i dhënë kohë Vangjush Dakos të përgatitej. Drejtuesi pohonte i skandalizuar. Ndërsa sot u publikua kopja e urdhër arrestit që mban datën 6 qershor 2023 por dyshojmë që ai “sharlatan investigativ” dhe drejtuesi e tij do të kërkojnë ndjesë për mashtrimin e radhës. Teoria e dytë është që SPAK-u po heton për pastrim parash për Klubin Partizani dhe këtë herë drejtuesi i emisionit reagon i skandalizuar: Pastrim parash? Për Klubin Partizani? Dhe pse? Si ka mundësi?” 

Tamam, si ka mundësi që dhëndrri i Sali Berishës që u kthye nga Kosova në 2005  me 30.000 dollarë në bankë dy vite më pas nis investimin prej 15 milionë eurosh dhe sot ka 8 kulla në qendër të Tiranës që vlejnë 40? Me ç’para’ i ndërtoi? Drejtuesi i emisionit as nuk e ngre pyetjen. Po SPAK të paktën, ia bën ndonjë pyetje vetes?

Nga arkat e peshkut te ryshfetet prej 3000 euro, deri te lejet e ndërtimit 10 vite më parë, është e drejtë që SPAK të mos tërhiqet para askujt  dhe të dënojë edhe fajtorët kur bëhet fjalë për krime të vogla. Ajo që nuk durohet është se kur hetimet prekin pjesën tjetër politike, edhe perballe fajtore për krime të rënda, kërkon falje për shqetësimin duke u dridhur e vazhdon të mos bëjë asgjë.  Një drejtësi partizane dhe frikacake është më keq se asnjë drejtësi.

P.s. Shqiptarja.com publikoi një sondazh online duke pyetur opinionin publik nëse është i kënaqur për punën e bërë deri tani nga SPAK. Në pak orë votuan mbi 3600 lexues dhe 68% thotë se nuk është e kënaqur fare nga puna e superprokurorisë. Diksuh duhet të reflektojë!

21 Komente

  1. B
    Bythet ne vend te kokes

    Spaku BATAKU! Ram FRIKACAKU-PORDHACAKU!

    1. K
      Kalec Dega

      SPAKU lol sipas orientimeve te PPSH...ben sikur trazon por vec alarmon..... = = lol Albanistani eshte shtet dhe vend i deshtak pa shprese ne brigjet e detit Jon , atij Grek......nder i arritjeve dhe suksesit te socializmit komunist te trasheguar ne dekada.....dhe ne saj te udheheqjes se ndritur nga nje narcicist, dilerant, tradhetar, psycho Edrahamani.

      1. b
        ben.

        KAR lo Te partizani, dhendri i berishes nuk eshte investitor, eshte pronar i tokes, investitor eshte tjeterkush. Dhe pronari i tokes mer minimumi 30% te investimit, nuk duhet te kete 30.000 por 0 euro. Simbas KAR lo ,ndragheta.com, ky pronari i tokes duhet te shkoje ne SPAK, KARlo qe i mori token ketij per 1 euro, duhet ti japi mendie SPAKut. Ky vend ka mbaruar, hajduti bertet kapni hajdutin.

        1. t
          tironsi

          kar-ben; Dhenderri i Berishes kishte nje perqindje fare minimale te atij terreni ne fjale, por duke qene se i vjehrri ishte K.Minister, ishte ne gjendje qe te bente kthimin e prones si dhe te merrte lejet perkatese te ndertimit, prandaj pronaret e vertete, qe deri atehere kishin celesat e kashtes, pranuan ti jepnin atij pjese te rendesishme te prones ne kembim te letrave Kjo eshte aresyeja se si Jamarberi, nga leckaman, na u be milioner brenda nates. Natyrisht qe kar-benat si puna jote keto gjera edhe kur i dijne, bejne nje vesh shurdh e nje sy qorr, njesoj si SPAK-u me dy standarte qe permend me te drejte zoti Bollino.

      2. F
        Franci

        Problemi me shqetesues sot per shqiptaret eshte degradimi dhe qendrimi totalisht i njeanshem i SPAK. Ky institucion i cili po emertohet nga shqiptaret si “ berishian “ po shkaterron te ardhmen e vendit dhe te femijeve tane duke mos prekur kriminele te politikes Berisha Meta qe kane vrare qytetare shqiptare e kane bere baterdine me pasurite tona. Nuk duan te merren me Gerdecin, 21 janarin, Cez- Dia, privatizimin e klubit partizani, vjedhjen e floririt. Lind pyetja: meqenese durimit te popullit po i vjen fundi mos duhet te derdhen drejt godines se SPAK dhe ti tregojne vendin ketyre mbeshtetesve te krimit te politikes ?

        1. E
          Engels, lol

          SPAK nese do besohet nga shqiptaret dhe ti ktheje shpresen shqiptareve te drejtesia e pavarur duhet te merret se pari me Edvin Ramen pastaj Berishen/Meten/Bashen dhe gjithe deputetet hajdute e kriminele ne Parlamentin shqiptar. Ligjet ne Parlament aprovohen nga nje bande e korruptuar deputetesh te lidhur me krimin dhe jo ne interes te Shqiperise. = Kur kerkohet vetem hetimi i Berishes dhe Metes por jo i Edsvin Rames, cfare mund te presesh nga SPAK KUR KA SHUME IDJOTE DHE MILITANTE TE SEMURE vecaneriusht ne TEMA QE BEJNE DALLIM MES KETYRE MOSTRAVE TE MESIPERME QE shkaterruan endrren e Shqiptareve....

        2. C
          Caci Mamuthi i korrupsionit aktiv

          PSE NUK HETON SPAK PER PRONAT PUBLIKE TE SHQIPTAREVE QE ITALIANIT CARLO BOLLINO IA KA DHENE PER TA BO PER VETE EDVIN RAMA??!!! NUK JANE PAK MADJE DHE VLERA TE HISTORISE SONE. SHKONI NE ITALI DHE KERKONI. STE JEP KUSH TE TIKLA. KY CARLO PER ME JA SHPLA EDVINIT BO HUMHUMHUM...

          1. s
            shqip

            Pronat publike qe permend zotrote ishin rrenoja qe u moren nga Bollino me qera dhe u rinovuan me parate e tija. Sipas teje, duhet me hetuar kacidhet qe paska marre Bollino dhe te leme pa folur per miljardat qe ka marre dhenderri "leckaman" i Berishes?

          2. S
            Shkerdheni qe mos i hengert ti haje ishalla ato mi

            ASPAKUT DI Q... PRAGU QE E BENE KETE POPULL TE MARE MALET.PA DENUAR BIRISHIN, MUTAJ DHE GJITHE HAJDUTERIT E PASURISE KOMBETARE KY VEND KUR NUK KA PER TU BERE.DHE THON PSE IKEN RINIA ,PO SHKERDHENI PA PUNUAR NJE DITE KA MILIARDA DHE BREDH I LIRE NE SHWIPERI DUKE DITUR SE NE KURIZ KA 25 VARE TE GERDECIT.

            1. C
              Carlo Bolino

              Kush e mbron Saliun dhe Liken?

              1. B
                Bureto

                Frika e prokuroreve! Pse? Arsyet i dine ata. Gjithsesi them se dhe ajo do te zgjohet. Miqte amerikane qe ishin dhe jane investitoret e Reformes ne Drejtesi, nuk do ta lene ate te deshtoje. Nje rruge per te shkuar tek Peshqit e Medhenj, apo me mirete pesjhkaqenet, do gjendet me siguri.

                1. b
                  ben

                  Bureto vellai-harron se keta qe jane sot ne SPAK kane qene te perkedhelurit e Berishes, qe i pati futur ne sistemin e drejtesise duke eleminuar ata qe nuk e degjonin. Nga kjo kaste, jane seleksionuar ata qe kane ditur te vjedhin dhe te fshehin ate qe vidhnin. Reforma ne drejtesi, hoqi qafe vetem budallenjte, qe vidhnin dhe shisnin mend me prona e para qe kishin grumbulluar. Shkurt, keta qe jane sot ne sistemin e drejtesise, jane po aq te korruptuar sa ato qe u larguan.

              2. E
                Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI

                FLM CARLO BOLINO: 1.Je i vetmi personazh publik perëndimor i besueshëm në Shqipëri.Të tjerët..800 TV e portale që nga 2005 shpifin në favor të Non gratës,i cili duke helmuar mjedisin Kombëtar e Nd/Kombëtar,e çoi vëndin në mizerje 92-2013. 2.SPAK ZONJA KIM kërkojnë dënime vetëm nga e majta për të plotësuar numrin me SHUMICË për të thën se SKAK GJKKO DREJTËSIA E RE PO BËHET. !!.Në faktë një zero e madhe për 90 % të popullit.Ndaj Sb nuk votohet më sa të jetë gjallë natyralizuar.Se politikisht ka vdekur. 3.Veprimtaria keqdashëse e SPAK u pa që me dënimin e S.Tahirit,ku nga i akuzuar për GRUP TË STRUKTURUAR KRIMINAL..u dënua për shpërdorim detyre,Pasi shëmbi drogën e Lazararit të ligjëruar nga Sb,Vaditur nga L.Basha e korrur,Shitur nga profesorët e drogës së Sb,që ST i arrestoi dhe drejtësia e Sb i nxori nga burgu për të kultivuar më shumë në çdo cep të vëndit që duheshin mbi 1.500.000 polic për ta kontrolluar,që me BABALET të rrëzonte Qeverin Rama..dhe Salianit i jan shtyr gjyqet 9 herë...ku zanafillën droga e ka që nga 1992 në zonën e Beratit deklaruar nga Bardhyl Reso,Në dritare Rudina Xhunga.. ish deputetit i Sb 92,sot nga Amerika akuzon Sb që banda e A.Hajdarit në pritë të F.Nanos vran 7 persona në urën Vajgurore dhe që sot banda është në KANADA. 4.Mbi Sb rëndojnë mbi 101 krime që Sb e të tijtë deklarojnë se nuk ka PROVA..! Me këtë teori shpifjeve Sb me të tijët do të han BAR deri sa Sb të bëhet i padëshiruar për PD dhe vëndin.

                1. T
                  Trotski

                  Nuk gjen karar Shqiperia po nuk u rrasen Mrena Sali Kerma dhe Like Hajduti bashke me Obortaret e tyre.

                  1. L
                    Lenin

                    Aha harrove Liderin Global … o raca e shkerd. Hym … lol

                  2. T
                    Tarras Bulba

                    Shume analize buku, por a thua degjon ai Durdumani, qe eshte ne krye te A-SPAK-ut!!??? Ata qe u vran nga dora gjakatare e shtetit te tyre ne Gerdec 26, ne mes te bulevardit ne 21 Janar 4 edhe shume te tjere perdridhen ne varret e tyre nga paaftesia dhe mosveprimi i SPAK-ut. Kjo paaftesi e drejtesise dhe injorimi i fakteve eshte kriminale. Prokuror frikacak dhe te paaft. Hipokrizia, frika dhe mosveprimi qe tregon A-SPAK-u eshte shume shqetesuase dhe alarmante, po ashtu eshte dhe mungesa e dhenies llogari... Eshte e kuptueshme qe qeveria nuk duhet te nderhyj ne punet e tyre, se zoti n'a ruajt po t'u kerkojn llogari se cohet gjithe llumi i medias per nderhyrje dhe presione nga qeveria ndaj tyre, por pyetja eshte, a duhet te jap llogari ky institucion i drejtesise para populit qe pret pune dhe veprime nga ta, apo le te bejn c'te dojn se jane te paprekshem keta idiot dhe frikacak qe jane ne drejtim te ketij institucioni???

                    1. Z
                      Znj Molotov

                      Ju keni ish kryetaren e Shkodres voltana molotovi ,ka bere kerdine ne Shkoder.Nuk po shohim urdher arresti per te .Te pakten eshte i njejti rrang si Dako

                      1. S
                        Skraparliu

                        O bolinio vertet keta prokuror paguhen shtrenjte nga taksat e shqiptarevenuk jan haq trima para sales dhe likes ju shpeton shurrrrrrrrrrr ........aaaaaaa se keta sala me liken i ka rritur vete per kete dite i duhen ne hame mmuuuttteee kote me krahun tjeter ose me te verferin bejne gangestetin ja psh dakua per shkelje denohet para 10 vjetesh kurse sala iliri mediu etj per gerdecin 21 janarin cezin lobimet rruga e kombit klubi partizani etj.nuk parashtrohet nuk ka fakte te reja ore jane vrare njerez po i leme taksat e shqiptareve se kush ka qene ne pushtet ka vjedhur le ti tregojne politikanet nga 1990 si i kane vene keto pasuri vetem duke genjuer,mora kredi,mi dha vjeri vjera kur ne kohen e xhaxhit po thuajse ishim njesoj keshtu qe spaku ka frike nga likja dhe sala nuk ka si shpjegohet ndryshe po kane bythe te gjykojne per Remzi Hoxhen,Trebicken,Xhevat Hanen por dhjesin ne breke nuk jane me budallenje shqiptaret.

                        1. T
                          Tirona Re

                          Spak duhet te hetoje Salih Berishen dhe Ilir Meten dhe duhet ti rrasin mrena urgjentisht qe Shqiperia te bjere rehat

                          1. T
                            Tirona Re

                            Spak duhet te hetoje Salih Berishen dhe Ilir Meten dhe duhet ti rrasin mrena urgjentisht qe Shqiperia te bjere rehat

                            1. C
                              Cesari

                              Kryetari i Spak-ut eshte pre Dibre, ai ka lindur i rrahur qe ne vogli keshtu qe mos prisni nga ato qe vijne nga skamja jane gati te bejne cfaredo qe i kerkon shefi. Shqiperia behet me intelektuale jo me njerez qe vijne nga skamja, se ato i blen me nje pozicion pune, dhe karrieren e kane ndertuar si militante partie.

                              Lini një Përgjigje