Nga Skënder Minxhozi
Ka qenë veçanërisht i ashpër i dërguari amerikan për Ballkanin Gabriel Escobar. Ka thënë nga e para të gjitha ato që SHBA ka adresuar në formë kritikash të drejtpërdrejta ndaj Albin Kurtit, por ka qenë veçanërisht therës dhe pa dorashka në fjalët e tij. “Uashingtoni nuk mbështet një individ “që nuk ka instinkt bashkëpunimi”. Duket sikur kjo frazë i ka të gjitha brenda. Dëshpërimin, sfidën dhe kërcënimin. Deklarimi i Escobar për heqjen e mbështetjes vjen pak ditë pasi Kosova u përjashtua nga manovra e madhe ushtarake e NATO-s në Evropë “Defender Europe 23”.
Nuk pritej diçka tjetër, pas deklaratave të “individit” Kurti, siç e quan Escobar, në lidhje me “naivitetin” e sekretarit të shtetit Blinken. Komente që s’do të guxonte t’i bënte asnjë kryeministër i përgjegjshëm i Ballkanit sot, e sidomos një kryetar qeverie i Kosovës. Të vetmit shtet të ri ende me status ndërkombëtar të brishtë e të përballur me një fuqi rajonale si Serbia, e cila po bën çmos që Kosova të mbetet në vend-numëro. E paintegruar, e dobët ekonomikisht dhe nën kërcënimin e ultra-nacionalizimit serb, i cili nis tek krerët e shtetit në Beograd e përfundon tek huliganët e veshur civilë që kacafyten rrugëve të Veriut të Kosovës.
Deklaratat e Escobar vijnë pak orë pasi një media prestigjioze si “The Economist” bënte akuzën më të errët ndaj Abin Kurtit: Provokoi në mënyrë të parashikueshme protestat dhe injoroi thirrjet e diplomatëve perëndimorë. Aludimi është i qartë: e dinte çfarë po bënte, e dinte që po provokonte një katrahurë dhe sërish e bëri! Akuzë më të rëndë se kjo vështirë se gjen. Është akuzë për zjarrvënie.
Karakteri sfidues i Albin Kurtit njihet prej vitesh. Është një personazh që jeton me sfidën, shpërfilljen dhe arrogancën ndaj tjetrit. Vetëm se në këtë rast ai ka përzgjedhur të sfidojë jo kundërshratë politikë, jo serbët dhe Vuçiçin, por të gjithë perëndimorët në bllok. I ka quajtur naivë, ju ka vënë kushte a thua se ka ndonjë arsenal bërthamor pas shpine, i ka kundërshtuar në çdo kërkesë a propozim që kanë pasur. Në çdo analizë logjike sadopak të ftohtë e objektive, kjo është sjellja e një njeriu që sfidon palën e gabuar. Atë palë që mban në duar prej vitit të largët 1999 fatet e brishta të shtetit të ri kosovar.
Nga buron kjo dëshirë për të luajtur një lojë të rrezikshme, fatale dhe padyshim me pasoja. Jo për karrierën personale të Albin Kurtit, pasi kjo ka pak rëndësi kur vendoset në kontekstin e përgjithshëm, por me pasoja për të tashmen dhe të ardhmen e të gjithë Kosovës.
Kurti është i bindur se po bën gjënë e drejtë. A nuk kanë qenë të bindur para tij dhjetra e ndoshta qindra drejtues shtetesh se po bënin gjënë e drejtë, ndërkohë që po luanin bixhoz me fatet e popujve të tyre?! Sepse në fakt kjo që po bën sot kryeministri kosovar është një lojë aventureske kumari me nervat, vullnetin dhe qëndrimin e fuqive perëndimore ndaj statusit të Kosovës, të ardhmes së saj.
Përkrahësit e Kurtit nuk humbasin rast të shprehin publikisht kënaqësinë se në këtë përballje me amerikanëet dhe evropianët, kanë pas vetes pëlqyeshmërinë e publikut kosovar, votën dhe përkrahjen e tyre. Natyrisht që populizmi është më i ëmbël për veshët e mendjet një bashkësie që e sheh me simpati faktin që qeveria e tyre ngul këmbë skajshëm në përballjen me serbët e Veriut dhe shtetin armik që qëndron pas atij gardhi. Por kjo është perspektiva e një njeriu të thjeshtë që nuk mendon gjatë dhe nuk di shumë. Politikani duhet edhe të mendojë edhe të veprojë në bazë të atyre që di, sepse është pozitën e menaxherit që di shumë më tepër se votuesit e tij.
Iluzioni se Kurti mund t’ja hedhë sherrit me Amerikën, me zgjerimin e mbështetjes popullore, është një kredo pa të ardhme. Shumë të tjerë para Kurtit, në pozita drejtuese dhe komode, kanë pasur iluzione të ngjashme kur ka qenë puna për të sfiduar partnerët ndërkombëtarë. Thuajse të gjithë kanë përfunduar keq. Albin Kurti nuk do e zgjidhë dot me zgjedhje dhe vota konfliktin që ka me amerikanët. Jo me serbët, por me amerikanët dhe evropianët. Mund të marrësh vota sa të duash, por kur vendi yt ndodhet në një rrugë të ngushtë e plot gropa, që kërkon mbështetje të vazhdueshme ndërkombëtare, nuk të bëjnë punë votat.
Përcaktimi i Escobar se problemi nuk është Kosova, por kryeministri i saj, e ka vendosur Albin Kurtin në një qoshe të sikletshme, si ata fëmijët që i dënon mësuesi të rrinë me një këmbë te cepi i klasës. A do të dijë të dalë prej andej me dinjitet dhe mençuri, apo do të flejë në dafinat e rrejshme të mbeshtetjes së brendshme popullore?!
Je NJESH!
Per nje K qe ti se ve,fjali Kari behet Ari. Vere tamam emrin o Kaaari.
Me keq se Thaci qe eshte ne burg I cili beri cdo gje qe sygjeronin BE USA ne Kosove nuk do te perfundoje zoti analist pa atdhe
O debil, nuk e kupton qe Amerika nuk do lufte ne Ballkan se ka arsyet e veta? Po Kurt Kurva me ca ushtrie fryhet? Me ushtrine e Kosoves? Apo Sqhiperise? Po nuk u fut NATO dhe Amerika ta mbroje serbi e shkerdhen Kurtin dhe Lopen per 24 ore. Po nqs amerikanet thone jo me lufte me parate tona ca karin do beje Kurt Kurva? Po arsyet e Amerikes i di njeri? Na mbyten budallenjte.
Thacin e futi ne burg albin bibilushi. Kuptohet, me skenar serb, te mbeshtetur nga salicorba.
Lideri i një fuqie bërthamore e bëri Amerikën ti dridhen gjunjët.Ky tipi bredh me valxhen e kodeve bërthamore nëpër Kosovë bile e mban dhe si jastëk.....O pika të rëntë more budalla pse e merr në qafë popullin tënd.Dëgjo këshillat e fuqive të mëdha(USA) se të ha ujku
Fuqite e medha te japin cadren kur eshte kohe e mire dhe ta marrim kur bie shi
Jo o kinez debil, Kina ya ben ate pune jo USA
po mire mo Ten i Ping-ut, cfare pret ti qe fuqite e medha t'i shpallin lufte Serbise? Kjo do ishte cadra ne kohe te keqe?
Prite kur të hyjë serbi,pastaj e shihni ju "fuqinë e trimave "!
E vertete Albini nuk ka arme berthamore prandaj nuk I degjohet fjala .Sipas Minxhozit kush ka arme berthamore paska te drejte .Kjo aksiome duhet te qendroje edhe ne rastin Rusi -Ukrahine zoti Minxhozi? ??
E drejta eshte gjithmone me me te fortin.Kosoven e beri USA dhe ai cope mishi duhet ta degjoje.
E drejta eshte gjithmone me me te fortin.Kosoven e beri USA dhe ai cope mishi duhet ta degjoje.
E vertete Albini nuk ka arme berthamore prandaj nuk I degjohet fjala .Sipas Minxhozit kush ka arme berthamore paska te drejte .Kjo aksiome duhet te qendroje edhe ne rastin Rusi -Ukrahine zoti Minxhozi? ??
Ne sos po na qi komshiu, por na tashi edhe kadiu ! Dhe kur te qi kadiu nuk ke me ke e ben davane ! Tani neve nuk na mbetet gje tjeter per te thene : Rrofsh o kadi qe po na qi !
Atij I ka ardh koha me ardh ne Shqiperi...te beje fushate per vcv ...particken e tij
Atje te rritje Thaci,madje gjithe UCK te shpallet bande kriminale.Kane provokuar serbet,i Kane prekur ne gjerat me te shenjta,"zemren e Serbise".Ndaj dhe Albini Kurti duhet te mesonte,por meqe ngeli tape topi,te mesoje nga Ejshkoperbar dhe Cife Burreli.Si Ka thene Ejshkoperbar, zyrat e kryetareve te komunave Jane te shenjta per Serbet,ndaj Jane te paprekeshme.Rezultati?Izolimi i kosoves Nese nuk binden ,qe do te thote detyrim gradual nen mbikqyrjen e EuroBurrelit dhe SHaBAnit,per te qendruar gjithenje "zemer e Serbise" dhe Jo ne d'ore te terroristeve UCK dhe Kurtiste.Parrulla e dites "Lavdi zemres se Serbise"
Me ushtrine e karit do ta mbroje Kurti Kosoven? Po sikur Amerika te kete arsye mos te futet ne lufte? Po sikur te ngrihen njerezit ne Amerike e te thone jo me lufte? Me ca karin do luftoje Kurti? Apo Amerika duhet ta kete ushtrine gati se amerikanet ceshtjen kryesore kane mbrojtjen e Kosoves.
Dhe une kopja e Kortit jam....
Po mire kosovaret se aq mend kane, jane deficent nga natyra, po paska gomer shqiperia plot. Ju fshifte mortja kur ju beri saliu antiamerikan.
o Minxhoz o rraqe e vjeter..edhe ti ne vazhden e te,pareve te tu i qendron besnik ideve prosovjetike.
Pa e ndarë ç'kish e ç'desh lubia , do t'u bienë mishërat .
Kush ka bere burg ne Jugosllavi e ne Shqiperi e te dalesh qejfull e dine mire sa ca do te thot nje burg i tille.
Me fal Skender, por fjala e Eskobar per Kurtin qe ju e quani si shprehje te dëshpërimit, sfidës dhe kërcënimit, eshte e sakte por jo e plote. Me shume se gjithcka mungesa e instiktit te bashkepunimit, flet per dyshim ndaj Kurtit qe punon me platformen ruso-serbe, per destabilizim, ne keto kohe te trubullta....Eskobar nuk mund te flase si ne qe ate qe mendojme e themi. Per mua eshte e qarte se Kurti nuk eshte budalla por nuk e leviz dot bythen nga politika qe i imponon padrinua i koheve te rinise se tij...
Je gazetari me i dobet. Pike.
Albini eshte patriot qe ve ne rrezik karrieren e tij ne interes te Kosoves. Sate pakter jane ata qe mund ta bejne kete ne kohen tone!!!
Albini eshte koqe-loqe, corbe serbe. Ti je nje i paguar qe ha corbe per te shkruar ketu
Kurtin ne burgjet serbe ose e kane qi ne byth ose e kane bere spiun...une nuk e shpjegoj dot kete lloj kokefortesie gjoja ne emer te sovranizmit por ashiqare ne mdihme te politikes serbe
i genjeu mendja keta kosovaret se Amerika do futet prap ne lufte per keta sllavo-turkoshake
Kur të qethet majmuni do te te beje Rama ambasador o Ner Minxhozi...ha mut ha . Si qen ke spitali ke per te ngordhur. Ambasador behet Muqi jo ti o I vonuar.
Është për të ardhur keq që shumë politikanë dhe gazetar me personalitet në të dyja anët e kufirit shqiptar janë hedhur në sulm kundër Kurtit, por asnjë nuk di të thotë se ku po gabon ai. Ka mbi 20vjet që Kosova hidhet e pritet si i pëlqen njërit apo tjetrit dhe në fund ajo që paguan është gjithmonë Kosova dhe populli i saj. Po nuk respektove veten nuk të respekton njeri. Mjaft më. Respekt për Kurtin dhe popullin e Kosovës. I love Dardani!
Nik, keshtu fjale te bukura mire je ti, por nese e humb mbeshtetjen amerikane, me cfare do e bej Dardania luften me serbin, apo me fjale te bukura patriotike?
Dardani ! Me cfare te luftoje Kurti !? Me lesht e CURRIT !
Eshte fatkeqsi per Kosoven dhe per Shqiptarine me Gjere qe lihet te qeverise nje Bazhibozuk si Albin Bin Kurti .,qe me veprimet e tij con ujet ne Mullirin e serbve . .