Besoj se asgjë të mirë për kombin shqiptar nuk menduan qeveritarët e Kosovës kur ngritën policinë e vendit për të ndezur zjarrin në Veri. Ka qenë data 29 maj, para nëntë ditësh. Ende nuk po mbyllet plaga e asaj dite, edhe pse fuqitë më të mëdha të Perëndimit, BE dhe SHBA, janë kthyer prapë në Kosovë thuajse si në vitin 1999, veçse në invers. Tashmë Perëndimi, në Kosovë po menaxhon krizën, nuk i kanë lënë vend për të menaxhuar prosperitetin. Brenda ditës u plagosën 80 ushtarë të NATO-s. Atë ditë, siç ka shkruar dje ‘The Economist’, pritej vetëm një vrasje; sikur NATO të vriste vetëm një dhunues të manipuluar si ‘protestues’ serb, atëherë Rusia do të gjente rastin të sulej drejt Europës, duke shkelur mbi Ukrainë. Ja kjo ishte ajo gjëja e tmerrshme ku hyri qeveria e Kosovës pa u menduar aspak se çfarë dëmi të paimagjinueshëm po i bënte shtetit të vet dhe mbarë kombit shqiptar. Akti i tmerrshëm ndodhi ‘në qiell të pastër’, sa hap e mbyll sytë, veç sa u provokua nervi i dikujt, qoftë edhe kryeministër.
Dhe pyetja: Pse? Qeveria e Kosovës, prej nëntë ditësh, para BE- SHBA nuk po mund të shpjegojë arsyen pse e kreu aktin e provokimit që i hapi shtegun interesave Lindore. Shpjegimi është i thjeshtë, fatkeqësisht: Në lëkurën e politikës shqiptare, qindra herë ka ndodhur që mjafton një gërvishtje e vogël dhe aty zbulohet plaga e Perëndimit. Njësoj si fëmijët kur lahen në rezervuarin e fshatit dhe prindërit i zbulojnë me një gërvishtje të vogël në lëkurë. Sapo preken interesat sunduese të disa pushtetarëve shqiptarë, aty zbulohet se me Perëndimin kanë ‘luajtur’ veç sa për t’u dukur si pro-perëndimorë. Ende nuk dimë botërisht cili ishte projekti i kryeministrit Kurti me ndezjen e krizës në Veri, por të paktën dimë qartë dy gjëra:
E para, që fuqitë e Perëndimit u tronditën dhe u instaluan në Veri të Kosovës ku kanë investuar përkujdesjen më të madhe të shekullit.
E dyta, është krejt e qartë se Kosova nuk është më ajo që ishte para të premtes, në 29 Maj.
Se për ku po e drejtonte vendin e vet, Kosovën, qeveria Kurti; këtë ende nuk mund ta themi. Ka vëzhgues që mendojnë se po e bëjnë gati si satelite të Rusisë, por kjo nuk duket e realizueshme. Ka të tjerë që mendojnë se për qeverinë është më me interes një shtet i dobët, i llojit B&H, gjë që mund të ketë ndonjë lidhje. Ndonjë lidhje mund të ketë edhe presioni që besohet se ushtrojnë mbi qeverinë grupet radikale Islamiste të cilat ishin grupuar edhe në shërbim të Shtetit Islamik; por edhe kjo ditën e fundit nuk mund të funksionojë…
Në qindra raste devijimi i orientimit të qytetarisë shqiptare nga Perëndimi drejt të kundërtës, nuk ka funksionuar; edhe pse ka ekzistuar si rrezik. A mund ta dëbojë Perëndimin qeveria Kurti nga hapësirat e Kosovës?
Me gjithë dyshimet, duket e pamundur.
Kjo që ndodhi në Veri na zgjon kujtesën e viteve të fundit. Kujtesa na sjell para syve fantazmën ‘Kurti’ gjatë qeverisjes së parë, tek vërtitej mbi Shqipëri me qëllimin që të rrëzonte rendin kushtetues në vend. Tentoi krijimin e një fronti që e quajti ‘partia VV’ për të prishur rendin dhe sigurinë… Pastaj thërriti për ‘revolucion’ duke u bazuar në vendosjen e traut të autostradës në Kalimash… pastaj edhe një spektakël në Korçë ku këndonte një këngëtar serbo- boshnjak. Në të gjithë udhëtimin e tij, Kurti ecte dorë përdore me Berishën dhe Metën- njëri i shpallur i padëshiruar për SHBA dhe tjetri luftëtar i vetëshpallur kundër SHBA…
Ende Berisha i dërgon Kurtit telegrame kuraje ‘qëndro në Veri’ kundër Perëndimit. Kujtesa na çon në plot ngjarje historike kur pushtetarë shqiptarë e kanë shumë afër nën lëkurë qëndrimin anti-perëndimor. Sigurisht që edhe pse në momente rreziku, këta nuk kanë mundur ta devijojnë orientimin kombëtar pro- perëndimor. Këta pushtetarë ‘i marrin hov Perëndimit kundër’, por nuk e bëjnë dot. Shikoni çfarë po ndodh në Tiranë, me të dy ata që kanë qenë në krye të shtetit… Por ende nuk ‘po iu ndez’. A kemi ndonjë instrument që vetë shteti duhet ta korrektojë ose ta përsosë? Kriza në Veri të Kosovës pikërisht këtë po na sjell në sy. Duhet përsosur ligji si arsye e kombit dhe shteti si institucion i natyrshëm i kombit.
Problemi i veriut të Kosovës, prej ku rrjedhin gjithë situatat që krijohen aty, frustrimi i politikës së brendshme, por më shumë dhe i asaj ndërkombëtare, ka qenë dhe mbetet shumë i ndërlikuar. Të gjithë kanë dhe nuk kanë të drejtë. Varet si dhe nga ç'kënd vështrimi e sheh. Unë do të thoja se kjo koklavitje, është si puna e "Nyjes Gordiane", kur siç dihet tashmë, Aleksandri i Madh, e zgjidhi me mënyrën e vet. Duke abstraguar me "Nyjen Gordiane", rreth kompleksivitetit të çështjes, si metaforë për atë që na ka lënë peshqesh, historia dhe 'politika e madhe', veçanërisht për shqiptarët, minimalisht kjo, qysh prej prillit 1913, në Konferencën e Londrës. Gjithsesi historia mbetet histori. Pyetja inediate shtrohet si i bëhet, sepse avarësisht retorikës, në fund të fundit kërkohet një zgjidhje dhe kjo jo e momentit e me arna, por afat gjatë. Prej vitesh është përfolur për të famshmin togfjalësh, "korregjim kufijsh", midis Kosovës dhe Serbisë, që aktualisht nuk është i përcaktuar ende. Nuk dimë se ku, kur dhe nga cilët është hedhur në tavolinë kjo ide për herë të parë, por që kjo, nën zë apo aty këtu, e nxjerr kokën. Nuk besoj se është e Thaçit, është e vërtetë që ai e mbështeti si ide. Por jo vetëm. Tani kjo vërtet mund të tingëllojë si blasfemi dhe si kurdoherë me forcë kundërshtohet. Nuk mungojnë dhe epitete si "tradhërar", "shitës i Kosovës", agjentë të Beogradit e Moskës", etj, etj absurditete si këto. Dhe nuk i paragjykojmë dhe ata që mendojnë ndryshe dhe me të drejtë, sepse ky është dhe mbetet një obsion i dhimbshëm, por si i tillë nuk ka pse të mos jetë një obsion për diskutim, në mos në publik, në kanceleritë e ndryshme, ku diskutohet prej vitesh kriza e Veriut të Kosovës. Sido që të vijë zgjidhja, për shqiptarët por veçanërisht për ata të Kosovës, Veriu i saj do jetë si puna e atij litarit, kur mbasi i ligu u varros, e lanë litarin jashtë. Dhe për këto probleme kaq të vështira, janë në funksionim gjatë gjithë historisë politika dhe diplomacia, si instrument i saj. A nuk thuhet për politikën se, veç të tjerave është dhe "arti i të mundshmes"? Serbia dhe Rusia janë dhe do të jenë aty. Thuhet që komshiu nuk zgjidhet, ama Serbinë si komshi nuk na e kanë lënë ne që ta zgjedhim. Uroj që problemi i Kosovës së pavarur, por me shumë probleme, dhe Veriu i saj në veçanti, të zgjidhen në dobi të saj dhe mundësisht në mënyrë përfundimtare.
Mjaft korrekt, Bureto! Per dijeni, idea e ndarjes eshte dhene ne fillimet e tij nga Rugova. Duke u kthyer te analiza e z. F. Cupi, per mua versioni me i mundshem per sjelljen e Kurtit -eshte ai filoislamik. Dje u prononcua kunder nderkombetare nje fare islamiku shemtuar si H. Feraj, keshilltar i Kurtit!