Shumë të huaj që po vijnë këto ditë në Shqipëri, nuk e fshehin habinë se si është transformuar vendi. Disa prej tyre, që kanë frekuentuar vendin tonë në fillim të viteve ’90, janë gati të përlotur për ngjyrat, rregullin mes kaosit, përmirësimin në përgjithësi, që duket kudo lëvizin, në Veri deri në Jug.
Shqipëria është përmirësuar, sepse shqiptarët kanë kuptuar një sekret. Sepse shumica, në gjithë këto vite, ka dëshirën e madhe të përmirësohet. Shumë prej nesh e panë zhvillimin e tyre duke u larguar nga vendi, duke mësuar e duke u ballafaquar me kultura e vende të huaja. Të tjerë, që qëndruan, e panë ndryshimin në sytë e të larguarve dhe me mallin dhe nostalgjinë e tyre ruajtën e përmirësuan atë që mundën përreth.
Shqipëria është më e bukur sot sepse ëndrrat e shqiptarëve kanë qenë përherë të bukura. Edhe në diktaturë, kur kishim duar e këmbë të bllokuara, mendjet tona fluturonin për një shtëpi më të bukur, një qytet më të bukur, një vend më të bukur e të lirë.
Janë ëndrrat tona, e shumicës prej nesh, për një vend të qetë e të zhvilluar, që po bëjnë të mundur këtë që të huajt shohin të shpalosur para syve të tyre.
Shqipëria ka ndryshuar, sepse shqiptarët në dhjetëra vite kanë ushqyer papushim ëndrrën për t’u zbukuruar, për ta shndërruar një kullë të ngurtë, të ftohtë e me dritare sa një tytë pushke, në një agriturizëm me vatër të ngrohtë, ushqim të shijshëm e natyrën përreth që këndon.
Dhe duket, se gjëja më e rëndësishme që të gjithë kemi kuptuar është se e gjitha kjo varet vetëm nga ne. Jemi ne, shqiptarët, ata që vendosim nëse vendi ku jetojmë duam të duket më i bukur apo më i shëmtuar, më i mirë apo më i keq. Historia na ka përplasur në momente të vështira ndoshta për të mësuar dhe për të krahasuar. Duket se leksioni i jetës dhe i historisë është kuptuar nga shumë prej nesh. Ndaj Shqipëria sot shpaloset e bukur, e hijshme, mikëpritëse dhe zemërgjerë për të huajt që e vizitojnë apo për bijtë e tyre të larguar.
Kemi shumë për të bërë, por gjithnjë e më bukuri do të kemi rreth nesh, nëse ne, shqiptarët, do të vazhdojmë ta dëshirojmë. Si përherë.
Apsolutishte r vertete shumë e dukshme, me 8-miluon turiste , në 5/6 vite e sigurtr mbi 20 milion , sjellin fitime për të gjithë.. këto 10-vite janë baras me 100-vite progres, po të kemi parasysh në çllumë dhe mizerie ishim në periudhen e qoftelargut këfmës nongrata qe ju shoftd fara me sojë e sorollopë..!!
Shume e vërtetë
Shqiperia nuk ka asnje permiredim ne institucione, ligj , rend e sherbime we njerezit marin...nuk kam nevoje te degjoj Alben 1 Euro per te mesuar kete. Shqiperia ka ndertesa me te bukura e dicka ne Infrastrukturen por mbetet po ajo e ketyre 30 viteve...sa per kujtese ato gradacielat ne qender fare kishin nja 6 kate pa leje dhe ne gjykate te maresh drejtesi te duhen minimumi 8 vite....hajt njatjeta Alba...nje pyetje kisha... ndonje hall pa Telefon a lek nen dore a keni zgjidhur?
E the dhe ti një gjë, por s’e mora vesh se ç’është? Ke blerë telefon?