Kujdes Albinin

6 Qershor 2023, 12:08Blog TEMA

Kujdes Albinin

Nga Gerta Zaimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdon i vendosur në rrugën e tij: mbron vendimin e futjes në ndërtesat komunale të kryetarëve të komunave me shumicë serbe dhe bashkë me ta mban në territor ende edhe forcat speciale.

Sepse, shpjegoi ai për CNN “të gjitha organet ndërkombëtare i njohën zgjedhjet që kishim. Pasi procesi zgjedhor dhe rezultatet e tij të jenë njohur, kryetarët e komunave duhet t’u drejtohen komunave. Kush tjetër duhet të jetë në këto ndërtesa komunale përveç kryetarëve të komunave?”.

Po në të njëjtën intervistë ai shton “për sa kohë që ka një turmë të dhunshme jashtë ndërtesës, unë nuk mund të kem pak policë. Unë kam nevojë për një forcë policie që ruan rendin, paqen, sigurinë”.

Në frontin e rendit publik është e qartë se, nëse këto do të ishin objektivat e kryeministrit, ai arriti të kundërtën, aq sa u desh të zbatonte mandatin kontingjenti i KFOR-it, duke ndërhyrë për t’i garantuar ato realisht.

Edhe pse për “The Geopost” Kurti do të deklaronte “…ishim në një situatë të vështirë, ku nuk kishim një zgjidhje ideale, por megjithatë mendoj se dolëm mirë dhe i jemi shumë mirënjohës për gjithë ndihmën dhe mbështetjen që na kanë dhënë dhe po na japin”.

Por çështja e vërtetë nuk është aq rendi publik, sa marrëdhëniet me BE-në dhe SHBA-të dhe strategjia për arritjen e një marrëveshjeje me Vuçiç-in.

Mbi këtë Kurti minimizon dallimet që janë shfaqur me kancelaritë perëndimore duke anashkaluar apelet brutale (nëse nuk duam t’i quajmë kërcënime reale) që vijnë nga ai drejtim ndaj qeverisë në Prishtinë.

Kurti falënderon SHBA-të dhe rikonfirmon aleancën strategjike me ta në një intervistë për “Washington Post” kur deklaron se “jemi përjetësisht mirënjohës për rolin që luajtën për çlirimin dhe pavarësinë tonë”.

Por shton “tani është koha që t’u themi të vërtetën tonë demokratike autoritarëve në pushtet”, duke kujtuar që vetëm një ditë më parë në një intervistë për “Politico” në margjinat e konferencës GLOBSEC, kryeministri kosovar do të deklaronte “kemi një dallim të vogël në qasje, dhe mendoj se të mendosh për sanksione kundër Kosovës duket jo proporcionale dhe e padrejtë”.

“Isha i befasuar”, shtoi ai, duke e karakterizuar përgjigjen amerikane si një “reagim të tepruar”.

Kështu, hedhja poshtë e përjashtimit nga stërvitjet në Kosovë për Defender Europe 2023 dhe kërcënimi i pasojave të rënda për vendin në rast se qeveria në Prishtinë do të mbajë linjën e saj të ashpër duket në më të paktën e rasteve arrogante dhe e papërgjegjshme.

Por pikërisht kur flet për frontin e brendshëm të politikës së tij, Kurti shpalos ideologjinë e tij.

“Republika mbështetet nga Kushtetuta, nga ligji dhe nga institucionet. Unë duhet t’i ndihmoj këta njerëz, sepse për këtë më sollën në këtë karrige. Unë kam vlerësimin dhe respektin më të lartë për ambasadorin Hovenier, mund të them fuqishëm mbi të gjithë ambasadorët e tjerë”, ka shpjeguar ai për televizionin KTV, “por populli më votoi, ambasadori nuk më propozoi. Ju duhet ta kuptoni këtë. Populli i Kosovës më zgjodhi mua, populli i Kosovës voton, ju largon edhe ju. Nuk është një emërim nga kryeministri, kryeministri është zgjedhja e atij që është burimi i sovranitetit”.

Pikërisht duke filluar nga kjo deklaratë e fundit dhe apelet e ruajtjes së sovranitetit që Albin Kurti bën, shpaloset më qartë së kurrë rrugëtimi dhe agjenda e tij si një politikan populist me konotacione të forta sovraniste.

Literatura e të paktën tre dekadave të fundit dhe vetë praktikat politike na mësojnë se populizmi i interpreton zgjedhjet si një mjet për të vlerësuar liderin dhe jo për të krijuar konsensus mbi bazën e të drejtës universale të votës individuale.

Në dukje ultrademokratik, kur populizmi nga lëvizje kalon në qeverisje (edhe pse në fakt ka më shumë formën e marrjes së pushtetit se sa të qeverisjes) ai është në të vërtetë antidemokratik, duke pasur parasysh se demokracia nuk është e reduktueshme në sundimin e shumicës, por domosdoshmërish përfaqësuese dhe pluraliste, e përbërë nga debati publik, kompromisi i racionales në kërkim të zgjedhjes optimale.

Në fakt, populizmi në pushtet pretendon të qeverisë sikur vullneti i shumicës të ishte vullneti i popullit sovran në tërësi, duke qenë se partia që fiton është “partia e duhur”.

Midis tij dhe fashizmit – për të cituar Ludwig Wittgenstein – ka në fakt “ngjashmëri familjare” të cilat e shtyjnë partifobinë populiste drejt një aspirate gjithëpërfshirëse të konsensusit, e cila kërkon neutralizim të pluralizmit partiak pa e ndrydhur megjithatë atë.

Fashizmi shkatërron demokracinë, ndërsa populizmi si pjellë e saj kërkon ta transformojë atë. Dhe këtë e bën duke ndryshuar shtyllat e saj si parimin e shumicës, përfaqësimin dhe institucionet e bazuara në kushtetutë.

Në momentin kur arrin pushtetin, nga kritika e establishmentit (të cilën e bënte përpara), populizmi rrëshqet – drejt kritikës së demokracisë përfaqësuese – përmes zëvendësimit të një politike partiake me një politikë fraksionesh.

Pasi të jetë në pushtet, populizmit i duhet të angazhohet në një fushatë të përhershme elektorale në mënyrë që të mos hedhë dyshimin në popull se ai vetë tashmë është bërë një establishment.

Ndërsa kur bëhet fjalë për anën pragmatike të punës demokratike (siç është kompromisi dhe ndërmjetësimi, populistët e bëjnë vetëm në mënyrë të kamufluar.

Kjo, duke krijuar kriza për të dhënë përshtypjen e një “zgjedhjeje të detyruar”.

Synimi është qeverisja e drejtpërdrejt në emër të popullit, legjitimiteti i pushtetit përmes plebishiteve, brohoritjeve teatrale në rrugë apo votave në internet, duke diskredituar garancitë, parlamentin dhe autoritetet gjyqësore.

Për të mos u dukur asfiksues, populizmi duhet të vërshojë, të pushtojë me obsesion hapësirën publike derisa të mbysi çdo ligjërim tjetër, të ndryshëm nga versioni i tij.

Audienca, e cila në populizëm ka një marrëdhënie të drejtpërdrejtë dhe individuale me liderin, ndihmon atë në shpërfytyrimin e një prej shtyllave të demokracisë, parimin e shumicës, i cili interpretohet nga populizmi si fuqia dhe forca e atyre në qeverisje.

Populli është vetëm Një, ai që mbështet liderin, duke përjashtuar nga kahu i duhur këdo që është në kundërshtim me të.

Ndaj dhe kur flitet në emër të popullit, në realitet konsiderohet i tillë vetëm ai mbështetës.

Nga deklaratat e sjella më sipër dhe nga këto pak përkufizime përgjithësuese mbi populizmin, dy aspekte mund të vihen në dukje për kryeministrin Albin Kurti.

E para, është se Kurti lëviz me shqetësimin e ruajtjes së mbështetjes elektorale. Dhe ky është një lajm i keq, sepse kjo do të thotë që ndjenjat popullore të shprehura nga populli “i tij” mbështesin idetë provokuese dhe propagandistike të kryeministrit.

E dyta është se jemi përballë një lideri populist, i cili menaxhon pushtetin në dialog të drejtpërdrejtë “me popullin”, duke hequr nga vendimet çdo konfrontim dhe ndërmjetësim parlamentar.

Kurti flet për respekt të demokracisë, por e tija në fakt është një sjellje anti-institucionale dhe antidemokratike.

Nga ana tjetër, duhet të kujtojmë se historia e ka njohur tashmë shkatërrimin e demokracive liberale në të kaluarën me pëlqimin popullor përmes formave të populizmit.

Metamorfoza populiste është pjesë e një logjike që mund të shkatërrojë demokracinë.

Kurti është gjithashtu një politikan me konotacion të qartë sovranist, sepse ai e bazon veprimin e tij (dhe atë të partisë së tij që nuk ka një identitet të përcaktuar ideologjik) në nacionalizëm, pikërisht si Vuçiç, Orban, Putin dhe shumë liderë të tjerë bashkëkohorë.

“Për një regjim demokratik”, sipas Norberto Bobbio “transformimi është gjendja e tij natyrale”.

Ndaj, ndërsa demokracia dhe populizmi jetojnë dhe vdesin së bashku, populizmi shënon kufirin ekstrem, paradhomën për lindjen e autoritarizmave.

Komandanti i kontingjentit të KFOR-it tha se Kurti rrezikon të nisë një luftë të re në Ballkan.

Nuk është një akuzë e parëndësishme dhe vjen nga një burim autoritar dhe i ekuilibruar.

Kësaj akuze i shtohet edhe analiza e një gazetari me autoritet si Michael Martens, nga “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i cili qartësisht vë në dukje se politikat e Kurtit janë në përputhje më planet e Vuçiç-it për destabilizim në rajon.

Ndaj alarmi i ngritur përkthehet me pak fjalë: kujdes Kurtin, se është njeri i rrezikshëm.

I rrezikshëm jo vetëm për marrëdhëniet e Kosovës me aleatët, por dhe për vetë demokracinë kosovare.

53 Komente

  1. E
    ELEKTORATI GRI

    Albini eshte I vetmi person qe po zbaton me korrektesi dhe pergjegjshmeri Kushtetuten e shtetit te KOSOVES.

    1. K
      Kukës

      Nuk e ke lexuar shkrimin ose nuk e ke kuptuar. Je krejtesisht i njëanshëm dhe i verbuar nga albini si shumë të tjerë. Kujton ti se po e respekton, ndërkohë ka bërë dëm serioz. Të duhet më shume kritike mendore.

      1. P
        Pilo Lala

        Albin Kurti mundohet te fajesoj Ameriken, per zgjedhjet lokale ne ato zona. Gabimi me i madh qe mund te bej nje drejtues, te fajesoj me te madhin.

        1. E
          E gjora Kosove megjithata qe ka brenda

          Nje shpjegim ka per kete qenie mesjetare te eger dhe te trashe: Qe syte dhe mendja e tij e mangut eshte kthyer nga Babe Rexhepi sulltani.

          1. E
            Edini

            Tradhetia ka je fytyre E— Mero Mori

          2. V
            Vranakonti

            Ne aparence Kurti ka te drejte dhe pike. Na cani bythen me nje shkrim kaq te gjate. Kurti thot se kryetaret e zgjedhur kane te drejte te qendrojn ne zyrst e tyre mirepo serbet nuk duan. Nga kjo Kurti coi policine. Ku edhte gabimi i Kurtit?

          3. E
            ELEKTORATI GRI

            Albini eshte I vetmi person qe po zbaton me korrektesi dhe pergjegjshmeri Kushtetuten e shtetit te KOSOVES.

            1. K
              Kukës

              Nuk e ke lexuar shkrimin ose nuk e ke kuptuar. Je krejtesisht i njëanshëm dhe i verbuar nga albini di shumë të tjerë. Kujton ti se po e respekton, ndërkohë ka bërë dëm serioz. Të duhet më shume kritike mendore.

            2. K
              Kam identitetin tim!

              Si duket kush eshte atdhetar e mbron trojet e vendit te tij qenka "tradhetar"! Oo ik mi goc se na hapet barkun! I jeni sul Albinit si hiena se thone nderkombetaret! Nderkombetaret e bene corat dhe lindjen e mesme e Afganistanin!

              1. R
                RAIFI

                Janë ngrit në këmbë tradhtarë të të gjitha ngjyrave që nga pushtetarë të Shqipërisë,opozita kosovare,portale pro serbe e lloj -lloj shpijuni për të sulmuar Albinin pa asnjë fakt thjesht po i thon fale Veriun e Kosovës se kështu po thot Amerika e cila po kërcënohet nga Rusia.Si po mendojnë këta faqezi se do e haj me tradhëtinë me bukë Albini .Po Amerika ka interesa të veta që nesër pasënesër edhe Jugun e Shqipërisë do ia jep Greqisë,do ta dëgjoni mikun -Amerikën.Kot e ka kryeministri shqiptar që shan Albinin e ndihmon Vuçiqin ajo që do i ndodh sot Kosovës nesër do i ndodh Shqipërisë,Greqia po punon intensivisht!

                  1. D
                    Dakord

                    Nuk është si thua ti, thjesht informohu. Askush nuk po thotë ti japin serbisë veriun, por po i thonë përsa kohë nuk ke takat të mbrohesh vetë, koordinohu me ata që po të mbrojnë. Kaq e thjeshtë është.

                    1. R
                      RAIFI

                      Në momentin që futën kriminelët serb në objekte shtetërore, vendosin flamurin e Serbisë,kurr më Qeveria e Kosovës nuk ka shanse të futet në ato objekte siq nuk është fut 24 vite.Por meqenëse nuk i dini gjërat mos i fryni zjarrit,shpejt do ta provoni në jug të Shqipërisë,eksperimenti i parë do jetë pas ca ditësh.

                    2. T
                      Taulant

                      Jo mer gomar eshte ngrit Amerika. A te duket pak o idiot?

                      1. R
                        RAIFI

                        O kafshë,Amerika ç'i bëri Vietnamit,Irakut,Libisë ,Afganistanit,i shkatërroi dhe u tërhoq..

                    3. J
                      Jimi

                      Kurti qenkai rrezikshem, ndersa Vucici jo !? Nuk po arrij te kuptoj dote se cfare shkruan, madje me indinjon ky konformizmi juaj me politiken e "Aleateve" qe dukshem eshte shpalosur ne qarqe politike shqiptare ! Nuk po arrij te kuptoj dote se kush eshte agresori, e kush vikltima !? Kurti kercenon stabilitetin politik te rajonit, pasi kerkon te mbroje interesat kombetare nga revanshizmi serb dhe Vucic, apo eshte vete Vucic, qe jo vetem nuk e njeh Kosoven shtet te pavarur, por po kercenon, qe kurre nuk ka per ra njohur ate dhe per kete po ben cmos per ta aneksuar, jo pa ndihmen e aleateve. Mbreti eshte lakuriq, ju thoni sa bukur eshte veshur ! Ke shkruar nje carcaf te tere per t'na kandisur te besojme se Kurti qenka armiku i shqiptareve ! O po nuk po marre vesh!? Ju jeni me shqiptaret , apo me serbet ?

                      1. p
                        pjeter

                        Baaah tani te mos guxoje njeri te kerkoje te respektoje sovranitetin (ne rastin e Kosoves pjeserisht )se te quajn "sovranist". Me duket se abuzohet me kete fjale te tille shume shpesh. Te mbrosh kushtetuten nuk perqeshet njeri me "sovranist" zonja gazetare!!! Sa per populist, do te keshilloja te pasqyroje qeverrisjet te gjitha vendeve te UE, e te shofesh sa anallogjish do gjesh ne qeverrisjen e Kurtit. Me shpjegimet se ç'eshte Sovranisti e populisti gazetaria eshte e bindur qe ata qe kane votuar kurtin injorojne se ç'eshte populisti e sovranisti , e keshtu e nxjerr Kurtin se po abuzon me voten e tyre duke qeverrisur si populist, pa dialog me opoziten dhe me shume individualisht!! Çudi e madhe me keta gazetaret tane!! asnje fokusim mbi ata qe kercenojne me lufte,fain e paska Kurti dhe vetem ai, injorojne komplet Vuçiçin! kujtojne se ai te vetmen shprese qe ka eshte Kurti!! Po Vuqiqi nuk ka ndryshuar as me Haradinajn, as me Mustafen me asnje, ai dhe stafi i tij i nushte gjithnje kane qene nxites i tesioneve ne Kosove.

                        1. Çomanga

                          Kosovaret, nuk dine se ç'eshte Liria. Ua sollen dhurate, Perendimoret dhe u thane : Ta gezoni! Tani, ata, hedhin vickla! Po bejne te fortin, gangsterin. Por, pas koke e kane çomangen: Kurti dhe ata qe e mbeshtesin ate. Keni per ta pare!

                          1. E
                            Eni

                            Ke qene ne Kosove? Shko vizitoje e shiko so zbatohet ligji pastaj fol....

                            1. R
                              RAIFI

                              Kosovarët janë ata që mbrojtën Pavarsinë e Shqipërisë dhe të Qeverisë së Ismail Qemalit me 400 trimat e Isa Boletinit.E mbrojtën nga vlonjatet që deshën t'i hedhin në det e të këthejnë Turqinë ndersa ca të tjerë kërkonin Greqinë.Të gjitha luftërat e mëdha në Ballkan,kundër Turqisë janë bërë po nga kosovarët,njejt edhe kundra serbve me të cilët ju po vllazërohi në kohrat më të vështira.

                              1. Y
                                Ypppppp Xhixhi

                                Rig Ik more te qifsha robt ty dhe kush te ka pjell ty. Ik mor te shkerdhefsha genin, njohke historine ti malok muti. Shko te qifsha robt dhe merre veriun po ke bythe e mos na ca karin me komente, shko beje fakt o bythqir interneti, sperme jeniceresh. Ptuuuu te qifsha robt mos shkruaj me ne gjuhen time o shkerdhat mbetjesh te shkretetirave arabe.

                            2. T
                              Teo

                              Gerta po Edushi ne 2019 pse nuk u terhoq? Pse tha ne jemi me kushtetuten. Drejte e kishte patjeter. Pse Albini se ka drejte?.... hajdutet e sulmojne Albinin dhe mafiozet Shqiptare kudo qe jane sepse ka 3 vjet ne qeveri e nuk ka prekur nje gjilpere...te fala luleshtrydhes , Spiropalite kompani....

                              1. K
                                Kurreshtari

                                Kush eshte kjo bibë?C'fare zanati ka?C'ka e lidhe kete anonimus me Albinin ?Per ju qe e njihni, paraprakisht iu falenderohem per pergjigjen.

                                1. K
                                  Kurreshkari

                                  biba satom

                                2. V
                                  Vjosa.al

                                  Vazhdon lincimi i Albin Kurtit ne gazeten e Meros, cdo dite, nga cdokush, me emer dhe te paemert, nga nje lukuni zagaresh lapangjoze dhe birbosh, qe nuk ju dhimbet asgje per Kosoven, per integritetin dhe sovranitetin e saj, mjafton te hane ne grazhdin qe ju ofrojne ato shtete, afer dhe larg, qe monedhen e pare te kembimit per interesat e tyre gjeostrategjike kane Kosoven dhe shqiptaret. Keta birbo e birbicka, qe kane vene fytyren e tradhetise haptazi, bertasin nga mengjezi ne darke: fale Mitrovicen, pranoje Zajednicen, dhunoje kushtetuten dhe sovranitetin evendit, ktheji faqen tjeter gangsterve te Vucicit, pranoje shantazhin e turpshem qe Brukseli dhe Washingtoni po ushtrojne mbi aleatin e tyre ne favor te Serbise, vellait per shpirt te Rusise ne Ballkan. Kjo eshte diplomaci e dhunesm diplomaci e turpit dhe gjithe shqiptaret duhet ta kuptojne se sot, jane njelloj para fuqive te medha ne Mitrovice, sic ishin ata para flotes se nderkombetareve ne ujerat e Ulqinit, qe Evropa, kjo kurve e motit, ja kishte falur sllaveve te Rusise. Dhe nuk te dhemb ajo qe bejne serbet e Vucicit me Rusine nga pas, madje nuk te dhemb as ajo qe bejne Brukseli si gjithmone proserb, madje as ultimatumet e turpshme te Washingtonit zyrtar qe ben hesapet e veta, por te dhembin langot shqiptare ne Kosove e ne Shqiperi qe i jane bashkuar korit antishqiptar, te dhemb kryeministri yne trap e i pacipe qe thote se nuk ka nevoje te takoje dhe te flase me Albin Kurtin per kete rrethim nderkombetar te Kosoves, se ai nuk ma ka kerkuar te flasim. Dhe tamam si fabula e asaj kurves qe krihej kur Stambolli digjej, ky zarbo dhe lake i diplomacise nderkombetare te dhunes mbi Kosove, merr rrugen e vizitave dhe qejfeve tek arbereshet.

                                    1. p
                                      ppa

                                      Une mbaj mend nje Vjosa.al qe ishte teper korrekte dhe objektive ne komentet e saj. Cuditem qe edhe ajo flet dhe shprehet si "sovraniste" . Kuptoj gjithashtu qe edhe me ate, si me shume komentues te tjere bejne trimin pa breke ne bythe....nuk ia vlen te debatosh.

                                    2. D
                                      Dulla komunisti

                                      Saktë, saktë, saktë, me bukur prishet. Fajin sja ka asnjëri vetëm veprimet dhe koka e tije qe nuk ndryshon nga ajo e Berish non grates. Hale janë që të dy me gjithë ata që i rrethojnë si këtej dhe andej.

                                      1. F
                                        Filip

                                        Me shkrim te dobet nuk kam lexuar kurre me pare

                                        1. V
                                          Visi

                                          Amerika po kërkon që Kurti ta dorëzojë vullnetarisht Veriun e Kosovës,por më mirë le ta marin me luftë se sa nesër të na thon se ja dhat ju.

                                          1. P
                                            Ppp

                                            Oj çupke medo para se flet Kosova pranoi kushtetuten e ahtisarit si shtet multietnik ku 95% shqiptar 3.5% serb dhe 1% te tjere kjo qe sakrifica shqiptare Tani na kerkojne qe 3.5% e serbeve te njihen si serbe Dhe 95% e shqiptareve plus 1% te tjere te njihen si multietnike Po i kerkojne kurtit te shkele mbi kushtetuten e kosoves qe vete ja kan kushtezuar dhe sapo ta shkeli te kerkojne dorheqjen e tij sepse ka shkel kushtetuten Rama thaci vucic bene lojra me harta dhe tani mbrojne njeri tjetrin se po del muti sheshit Perendimi ka fuqine dhe deshiren ta ndaj kosoven le ta bej ne don por pa pelqimin e shqiptareve Por ata duan qe kosova te ndahet dhe te mbaroi aty. Jo aty ajo fillon nqs kosova do ndahet pa pelqimin tone do ndahet maqedonia dhe mali i zi ky eshte perfundimi prandaj duan nje tradhtar shqiptar ne krye qe tja shese popullit si marrveshje historike midis shqiptareve dhe serbeve E tere kjo vetem se kan frike se serbet po sjellin bazat ruse ne serbi dhe shqiptaret duhet te jen ata qe do sakrifikohen

                                            1. T
                                              Taulant

                                              O ppp ka nje marreveshje te firmosur per nje asociasion te disa komunave me shumice Serbe, pse Kurti nuk e zbaton?

                                              1. V
                                                Visi

                                                Kurti nuk e zbaton asociacionin sepse raatësi që ndërkombëtarët po i kërkojnë tani,menjëherë të zbatohet asocicioni sepse në gjendjen është Veriu,dhe Serbët e thon hapur se Veriu është i Serbidë dhe s ka çka kërkon policia e Kosovës në Veri,menjëhe pas zbatimit të asocicionit do të fillojë ndarja me përkrahjen e amerikanëve për të shpërblyer Serbinë për ndërrim kursi dhe kështu Kosova do të defunksionalizohet dhe so sakatohet e në këtë rast s do të ketë të ardhme për shtetin e Kosovës

                                                1. P
                                                  Ppp

                                                  E thashe me lart Nuk eshte e zbatueshme sepse kosova eshte shtet multietnik sipas kushtetutes kjo u be sepse nuk donin nje shtet te dyte shqiptar tani duan qe kjo te shkelet por kurti u thote un nuk e shkel nese doni ju bejeni ata nuk e bejne dot sepse kjo do cilsonte kosoven si shtet shqiptar dhe nje gje te tille nuk e duan Marrveshja u be nga thaci nen presionin e akuzave qe ne fakt nuk arriti te shpetoje Cdo marrveshje qe bie ndesh me kushtetuten eshte zero pervec shtetit te shqiperise

                                                2. p
                                                  ppa

                                                  Ky plehra Ppp, nuk me ka imituar korrekt , une ne fakt jam ppp.

                                                3. k
                                                  km

                                                  Sapo lexova nje interviste te te derguarit Eskobar .Mes te tjerash thote se kryetaret ne veri nuk duhet te kishin hyre ne zyrat sepse ato zyra Jane te shenjta per serbet Pra armiku Albin na Ka shkelur "shenjterine "serbe.Ky eshte "fashizem".Po' vazhdoj me logjiken Eskobar:-kosova zemra e Serbise(problemi eshte Mes kosoves dhe serbise ,thote Eskobar").Ndaj Albini dhe kosovaret shqiptare nuk duhet te lendojne serbet ne zemer,ne shenjterine e tyre kosove.Nese ky paragrafo i Eskobarit eshte vene sakte ne ate interviste,Pra eshte thenie e ndergjegjeshme e tij,mund te themi "lamtumire kosove e pavarur,je zemra e Serbise,shenjteria e saj."

                                                  1. V
                                                    Visi

                                                    Në ato zyra "shenjta" punojnë institucionet paralele të Serbisë. Pra i bie që zyrat janë të Serbisë.

                                                  2. T
                                                    Tiranë

                                                    Meqense po shkruani kaq bukur, ska lidhje mire apo keq, perse nuk na analizon "demokracine" e Shqiperise, 12 vite nje njerji sundon!?

                                                    1. N
                                                      Niko

                                                      Me sa kuptoj une shumica e komentuesve jane me vucicin ju pelqen qe ju vrau dhe ju shkatroi dhe mire jua beri se jeni budallenj

                                                      1. P
                                                        Poli

                                                        Ne fakt Albini duhet ta dorezoje veriun qe te kenaqen kta...Edushi, Nik refugjati e kompani...aty u rreh per Kosoven...mire ectha Bushati Edi Rsma vetem per Kosoven flet me gjuhe druri...

                                                        1. S
                                                          SB dora vet.

                                                          Vertet popolli te zgjodhi, por po populli te heq. Populli te vuri te zgjidhje problemet dhe jo ti komlikoje. Veprimtaria jote or Kurt Rrumpalla eshte shume e dyshimte. Pse ti para se populli te te zgjithte nuk na the qe Blinken eshte naiv dhe Borrel karrrr. E perdrodhe gjuhen dhe sot nen ilacet e Vuciqit je bere llapaqen. Populli te heq pikerisht sepse ben ato qe i leverdisin vuciqit duke i shitur popullit tone pordhe patriotike dhe fjale ofenduese per Ameriken. Kujdes or pala...co! Mbahe gjuhen dhe zgjith fjalet, kur flet per Ameriken.

                                                          1. Z
                                                            Zgalem

                                                            Kurti eshte ne te drejten e tij . Vucici provokon dhe ka ppretendime me shume se sa i jep 3% e serbeve ne veri . Si lejohen ato sjellje rrugacore te elementeve serbe ? Kush i ka organizuar ? Ka ardhur koha , qe te shifet dekllarata e OKB , per Kosoven . Veriu i Kosoves , ka brenda vetes nje minoritet te vogel dhe kaq . Zgalem

                                                            1. ÇEKIÇI

                                                              Albini po mundohet më e mashtru Ameriken por nuk mundet mashtrimet e tijë po i kuptojnë edhe femija Ka pjerdhë nga trut i shkreti

                                                              1. V
                                                                Visi

                                                                Jo,Çekiç, Amerika po mundohet me mashtru Albinin,

                                                              2. U
                                                                USA

                                                                Albin Kurti eshte nje turkoshak rrot kari qe ben te fortin duke u fshehur mbas trupave amerikane ne K

                                                                1. U
                                                                  USA

                                                                  Albin Kurti eshte nje turkoshak rrot kari qe ben te fortin duke u fshehur mbas trupave amerikane ne K

                                                                  1. R
                                                                    RAIFI

                                                                    Albini ka protestuar e luftuar kundër Serbisë kur Amerika kërkonte që Kosova të mbetet nën Serbi,duke "gëzuar"të drejtat e njeriut.Po nga Shqipëria Salih Berisha jepte të njejtin mesazh.Të bijtë e Kosovës e realizuan ëndrrën për liri e shtetësi.Sa keq që nuk ke asnjë njohuri për gjendjen në Kosovë dhe bini pre e Edi Ramës,proverbin më të madh të të gjitha kohërave.Shpejt do ta provoni në Himarë ,çfar do u thonë miqtë nderkomtarë iku për lesh Himara o njeri iku,por kujdes me Korçën,Sarandën e Gjirokastrën!

                                                                  2. e
                                                                    emigranti

                                                                    Amerika shikon interesat e veta. Interesat e Kosoves eshte duke i mbrojtur me se miri Albin Kurti. Duket se agjenturat serbe jane vene ne levizje, pasi nuk ka si spjegohen keto sulme ndaj kryeministrit kosovar nga gazeta e portale te ndryshme, madje disa duke qare hallin e Amerikes se po ju prishka qejfi, duke " harruar " se politika e diplomacia jane loje interesash.

                                                                    1. A
                                                                      Alfred

                                                                      Ne fakt ne rreshtat e ketij shkrimi me shume shikon Ramen sesa Albinin! Nese do perdornim si simbolike kostumin ky kostum(shkrimi) I rri shume mire ne shtat Rames. Albinit I vjen disi I ngushte....

                                                                      1. I
                                                                        Idioti

                                                                        O trap republika mbeshtet ne fuqin ekonomike ne mireqenie e njerzve dhe moralin shoqeror Jo ne ato qe shkruhen ne kushtetuta e ligje (edhe kurani bibla shume te Mira i ka rregullat po pak i ndjekin) Kur ske asgje ne rregull cdo beshe harakiri.beje per vete jo per te tjeret

                                                                        1. A
                                                                          Albin Kurti

                                                                          The commander of the KFOR contingent in Kosovo told the media that Kurti risks starting a new war in the Balkans. It is not a trivial charge and comes from an authoritative and balanced source. Added to this accusation is the analysis of a journalist with authority in the German and world media such as Michael Martens, in the famous "Frankfurter Allgemeine Zeitung", who clearly points out that Kurti's policies are in line with Vucic's plans for destabilization in the region. Therefore, the raised alarm is translated in a few words: watch out for Kurt, because he is a dangerous man. Dangerous not only for Kosovo's relations with the Western allies USA and EU, but also for Kosovo's democracy itself.

                                                                          1. A
                                                                            Alpet.al

                                                                            Ti Zagar e birbo qe luan sozine e Albin Kurtit! Go Fu*ck yourself!

                                                                          Lini një Përgjigje