Nga Kreshnik Spahiu
Përfundimisht, histeria anti-amerikane në Tiranë dhe Prishtinë kanë rrëzuar mitin e shqiptarve si populli më pro-amarikan në botë.
Rrjetet sociale kanë shpërthyer me sharje, kërcënime dhe ofendime kundër: Biden, Blinken, Escobar, Hill, Jeaffry, Kim dhe çdo diplomati amerikan.
Mijëra shkrime dhe komente anti-amerikane me ofendime nga më të ndryshme.
Të gjithë komentet dhe debatet kanë katër të përbashkëta:
1- Kamuflohen në emër të sovranitetit të Kosovës apo Shqipërisë.
2- Justifikohen se Amerika është e korruptuar s’po bën asgjë për Kosovën dhe Shqipërinë.
3- Orjentohen drejt aleancave të reja ose kundër gjithë perëndimit nën sloganin edhe “Eurpa kurvë” na copëtoi.
4- Të gjithë personat që mallkojnë Amerikën i përkasin Vetëvendosjes së Albin Kurtit në Kosovë ose partisë së Sali Berishës në Shqipëri.
Në vazhdim të analizës lind pyetja:
Pse kaq shumë urrejtje kundër perëndimit: Legjitime apo e sponsorizuar?
Dobrica Qosiq, babai i nacionalizmit serb ne vitet 90, parashikonte rrugen se si Serbia mund ta rifitoj Kosoven: “Kosova nuk rikthehet me luftë. E vetmja mënyrë për ta rikthyer Kosovën është kur klima anti-amerikane fillon të zë rrënjë në Kosovë. Kur shqiptarët ndihen të vetëmjaftueshëm dhe nacionalizmi për të mbajtur e ruajtur pushtet del para strategjisë amerikane e evropiane. Shërbimet tona duhet të punojnë në Kosovë. Kur të vjen ai moment, atëherë ngjallet shpresa serbe.”
Dje gazeta më e njohur gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung paralajmëronte: Politikat e Kurtit në përputhje me planet serbe për destabilizim të rajonit.
Por kjo çfarë ka ndodhur në Prishtinë dhe Tiranë s’është fillimi dhe nuk është ngjarje e shkëputur. Kjo është ajo çfarë duket në media. Zullumi anti-amarikan në Tiranë dhe Prishtinë ishte fryrë aq shumë saqë u derdh dhe këputi çdo fije diplomatike.
Mardhëniet e Albin Kurtit dhe Berishës kundër Amerikës kanë mbi dy dekada të krisura.
Berisha nga 1996-2005 nuk u lejua të hynte në SHBA, ndërsa Albin Kurtit dy herë iu refuzua viza amerikane kur ishte në opozitë.
Sot në Prishtinë i dërguari SHBA Gabriel Escobar deklaroi se: “Ne mbështesim Kosovën, jo Albin Kurtin. Ai ka probleme serioze me SHBA”
Fatmirësisht SHBA dhe BE kanë identifikuar që problemi me Amerikën dhe Europën nuk është tendenca anti-perendimore e shqiptarve por roli i dy individëve që kanë mbjell farën kundër perëndimit.
Të dy kanë shpikur kauzën e sovranitetit dhe këtë nuk e kanë problem në raport me Rusinë, Kinën, Serbinë apo Greqinë. Të dy i shpallin luftë vetëm perëndimit nën maskën e cënimit të surratit “sovran”.
Kombi shqiptar që nga 28 Nëntor 1912 nuk ka njohur kurrë një valë dhe frymë anti-amerikane, madje edhe Enver Hoxha ishte më i moderuar sepse ishte kundër kapitalizmit dhe imperializmit.
Madje Enveri luftën që i shpalli Amerikës, ja bëri në mënyrë propocionale edhe Kinës, Rusisë, Jugisllavisë dhe gjithë plantetit, ndryshe nga Albini dhe Berisha që konfliktin e kanë vetëm me SHBA.
Albini dhe Berisha e përsërisin shpesh që i voton populli shqiptarë dhe nuk i emëron ambasadori amerikan, dhe çuditërisht kurrë s’ja përmendin emrin ambasadorit rus.
A keni parë ndonjë herë kryeministrin e Tajvanit të përplaset me Washingtonin dhe të kërkojë mos i cënohet sovraniteti politik?
Sigurisht që jo, sepse nëse Amerika largohet, Tajvani e humb sovranitetin nga Kina pë 24 orë.
E keni dëgjuar të luftoj Berisha në emër sovranitetit kundër Greqisë, në Himarë apo detin Jon?
Sigurisht që jo, sepse me Greqinë nuk ka mision, kundër Amerikës është shkolluar dhe rekrutuar 50 vjet më parë, atëhere kur askush nuk kalonte dot kufirin për të fluturuar drejt Parisit, Beogradit dhe Moskës.
Regjimet politike kanë krijuar turbulenca në vakumin e traditës kombëtare për të krijuar miq dhe partner të qëndryeshëm për kombin tonë.
Regjimet na kanë bërë vëllezër në 100 vitet e fundit me turqit, kinezët, grekët, serbët, rusët, gjermanët, amerikanë.
Fatmirësisht perëndimi nuk po na largon si komb këtë rradhë por ka vendosur të largojë dy individë të cilët mbollën farën kundër perëndimit 30 vitet e fundit në dy shtetet shqiptare.
A ju kujtohet: “Rugova në kulmin e luftës zgjidhte paqen dhe aleancën me Amerikën, ndërsa Albini në kulmin e paqes zgjedh luftën dhe izolimin nga Amerika”
Paralelen kosova dhe shqiperia nuk e kuptoje ! Ne kosove eshte votuar nje bolshevik marksiste-leninistit dhe kuptojet qe votuesi eshte antiamerikan po ne shqiperi kush eshte antiamerikan ? kush pervec mendjes se shpifur te Niku mekaniku ne PS nuk ka antiamerikan ne PD nuk ka antiamerikan nese Niku mekaniku mendone qe Shqiperia eshte non grata dhe non grata eshte Shqiperia po jemi antiamerikan por mbi 60% votues te PS jane pro politikes amerika dhe 30 % e PD jane pro politikes amerikane fut ketu 9% partite e vogela pro amerikane nese 1% mbeshtetesit e Berrishes jane antiamerikan kjo nuk do te thote qe shqiperia eshte antiamerikane o nxenesi i Berrishes. Ne kosove ndryshone pasi 51 % e votueseve te Vetfundosjes jane antiamerikan se votuan nje partibdhe lider antiamerikan kemi dhe pjesen islamike qe jane antiamerikan nje pjese e LDK qe jane pro Serbe kosovo-centiste dhe del pa frike qe mbi 75 % e kosoves jane antiamerikan o Niku mekaniku
Mos luaj rolin e naivit se nuk ka lezet. Niku thote Saliu dhe Albini po mundohen te krijojne nje fryme anti Amerikane gje qe eshte e vertete dhe jo qe shqiptaret qofshin keta demokrate ose socialiste jane kunder Amerikes.
Sali Berisha eshte antiamerikani kryesor ne Shqiperi
Bravo ,sakte.Nuk degjohen keto patriotet e berishoviçit kur eshte puna per Himaren
Nqs shumica e kosovarve jane kunder perendimit mos e rruni hiq por bani vende ne Kukes te vijne e te hapin çadrat se vjen wagneri qe per 2 dite i ke te gjithe kosovart tu ike vrap si dikur
Ajo thënia e Qosiqit është një këmbanë alarmi për të gjithë ata që kanë filluar dhe na flasin për antiamerikanizëm. Të gjithë kosovarët në diasporë janë bërë ujqër ndonëse nuk kanë ndonjë kontribut të konsiderueshëm në bërjen e Kosovës shtet, siç kontribuan UÇK-ja. Dhe mos e krahasoni me Enver Hoxhën e Shqipërinë. Shqipëria u çlirua vetë, nga bijtë e saj, u ndërtua vetë nga populli i saj, u mbështet në forcat e veta. Kosova nuk u çlirua vetë, ndihma amerikane ishte evidente, por kur kaloni lumin ju Kosovarët thoni: të bëfsha kalin. Ju jeni mosmirënjohës ndaj kujtdo, ndaj ardheut ndaj Amerikës, Europës, jeni ju që thoni ishim më mirë në kohën e Titos. E më duket Albini i ngjizur në atë kohë, po e kthen prapa rrotën e historisë, edhe ju që e ndiqni nga mbrapa, ndjeksit në rrjetet sociale, trimat pas betejës.
Bukur dhe sakte ! Analize mjaft drite dhe largpamese!
Antiamerikanizmi ne Shqiperi eshte I kahershem sepse e kahershme ka qene edhe urrejtja Amerikane ndaj Shqiptareve .Shqiptaret nuk e harrojne ne historine e pas luftes braktisjen nga Amerkanet dhe Anglezet ne vitin 1946 kur ularguan nga Shqiperia dhe na lane ne fatin e Diktatures pse nuk u larguan fjala vjen ne vitin 1946 nga Jugosllavia qe kishte ne krye te nje antar te Kominternitsi Josif Broz Tito .Ne vitin 1992 Ambasadori Rajerson u shpreh se donte ti shifte Shqiptaret ne rrjesht me gaveta ne duar .Pse gjith kjo urrejtje zoti Minxhozi .Sot ne Kosove jemi ne kushtet e Shqiperise ne vitin 1946.Lobi Serb po ndikon ne mardheniet Kosove Amerike por ju dhe shume gazetare piccole te diktatures keni frike ta pohoni .
Përgjigja është e thjeshtë, vet Amerika. Po të ishte Amerika mijë e Kosovës, sot Kosova nuk do të ishte shteti me i izoluar në Europe. Edhe kur ishin nën Serbi Kosova kishte më shumë liri se sa sot. Vetëm në Shqipëri hyjnë e dalin pa probleme. Ku janë miqtë tanë?