Nga Eduard Zaloshnja
Qysh kur kryeministër i vendit ishte Berisha, në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës, Edi Rama ngriti një mur elektoral prej 803-mijë votash, ku votave të PS-së iu bashkuan edhe votat e PSD-së dhe të disa partive të vogla të majta, që me kalimin e kohës u përthithën nga PS-ja. (Atë vit, koalicioni i PS-së mori gjithsej 1 milion vota, por 197 mijë vota i morën LSI-ja dhe PBDNJ-ja, të cilat më vonë u larguan nga koalicioni.)
Në zgjedhjet e para parlamentare me Ramën kryeminstër, më 2017, PS-ja dhe PSD-ja morën 780 mijë vota dhe siguruan 75 mandate parlamentare. Ndërsa më 2021, PS-ja dhe PSD-ja morën 804 mijë vota dhe siguruan 77 mandate parlamentare.
Statistikisht, mund të thuhet se Rama ka ngritur një mur elektoral, që ka qenë i qendrueshëm rreth lartësisë 800 mijë vota, si kur ishte në opozitë, ashtu edhe në pushtet (shihni grafikun më poshtë).
Vetëm në vitin 2021, partitë kryesore opozitare (PD-AN dhe LSI) iu afruan disi majës së këtij muri elektoral, por nuk arritën dot ta kapërcenin – morën 730 mijë vota të vlefshme, që u përkthyen vetëm në 63 mandate parlamentare.
Kurse më 14 maj, që ishte si një provë gjenerale para zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës, kandidatët kryesorë të opozitës për kryebashkiakë morën vetëm 500 mijë vota të vlefshme. Nga ana tjetër, kandidatët socialistë për kryebashkiakë (të përkrahur edhe nga PSD-ja) morën pothuaj 800 mijë vota…
Sa patronazhiste, aministrate, pushtetare, kriminele jane kolona te ketij muri eeee. Provoni t'i prekni e muri shkermoqet sepse socialistet e vertete kurre nuk e kane dashur e kurre nuk do ta duan Ramushin. Po shpresojme se do vije nonje lajm nga pertej Atlantikut...
ku e gjete kete 800.000 vota per 14 majin 2023 o Edo..... PS morri 579.581 vota; PSD 86.284; PDS 21.794 vota dhe UK 5.593; pra gjithsej 693.252 vota. Pra analiza juaj nuk eshte korrekte... pa konsideruar se votat e Tom Doshi u morren me e pakta me premtimin jepiani Benetit.. jo PS por mua se do na japi 50 milion Euro
Nderkohe Shqiperise i kane ikur nja 500 metro mur keto 10 vite qe eshte KM ky mashtrues. Vetem ne 2022, Shqiperia u pakesuar me 30 mij banore.