Megalomani kolektive!

8 Qershor 2023, 12:47Blog Nga Kimete Berisha

Megalomani kolektive!

1. Me kërkesë të Gadafit, i priu valles me shtiklla të zeza e me mindil të bardhë, duke u shalakatur e tundur me nxitim (si nuset otomane, pa guxuar t'ia kthejë shpinën Gadafit gjatë vallëzimit).

Sot thotë se sekretari i shtetit Blinken, u nxitua kur tha se situata në Veri duhet të qetësohet.

Duhet të jetosh në një një botë irreale, të ndjehesh si heroinë qiellore, të jesh komplet e çmendur, për të menduar se Amerika mund të mposhtet, duke e injoruar.

2. Blinken e ka shkruar fjalimin e presidentit Klinton në mars 1999, që argumentonte 'pse duhet bombarduar Serbia'.

- Prandaj, këtyre u duket naiv dhe euforik.

3. S'ka lënë parti pa ndërruar, s'ka lënë kë pa gënjyer e pa mashtruar për pare e për karrierë.

Vrapon Kuvendit për t'i mbledhur deputetët e pabindur, si e çmendur që i ka humbur fshesa e oborrit.

E ka vjedhur edhe stilin e të folmes së Jahja Kokës, të cilin e censuron pikërisht pse e konsideron qesharak.

Fundërrina më e madhe politike, u bë t'i tregojë njeriut që e ka bërë historinë e Kosovës, se a po nxiton a s'po nxiton kur po kërkon paqe dhe qetësi në Kosovë.

4. Pa pikë marifeti.

Po sillen me Amerikën zyrtare si të dehurit pas fajronit, në mejhane.

Janë tërbuar.

Të gjithë, pa përjashtim.

4. Fatmir Humolli ish më idioti  prej krejtve. Sot kish fluturuar.

Ky tha se 'Amerika nuk e ka çliruar Kosovën'!

Duhet të jesh i fshimë për të thënë këtë rrenë kaq të madhe.

5. Kushdo që u zatet me Albin Kurtin, e ka prekur tërbimi.

6. Edhe 'gazetarët' e tij, janë dehur nga kënaqësia që ua jep ideja se mund ta shkatërrojnë Amerikën.

7. Presidentja Osmani, lokja, i tha mediave të huaja se 'është normale mosmarrëveshja e Albin Kurtit me Amerikën, se edhe në familje, tha, ka mosmarrëveshje.

Ama, në familje ka edhe dhunë, edhe vrasje.

8. Të gjithë janë tërbuar nga uria për pushtet dhe pasuri.

Kështu ka filluar tragjedia.

9. Megalomania të bën vrasës.

P.S.  Për ta parë heroizmin e Albin Kurtit, Amerika dhe BE duhet ta lënë të vetmuar. 

Lëreni të gjunjëzojë perendimin.

- Mimoza raketën e ka: ta lansojë për pushtimin e qiejve.

- Dimalin e ka: t'i hakmerret Evropës.

- Fatmir Humolli kujdeset që të gatuaj ushqim anti-amerikan.

12 Komente

  1. s
    shaqiri

    E nuk ka si te ndodhe ndryshe oj Kimete kur populli i Kosoves zgjodhi per ne krye te vendit nje njeri prej balte plasteline ku as s'kuqet e as nuk zverdhet duke i rejtun te gjithe se na e paskemi ^prejardhjen prej Dardaneve e na jemi jo kom shqipetar por komb Kosovar!Na vertet flasim nji gjuhe me shqipetaret por na jena ndyshe!E kjo u vertetua tash ku ky "bosht me gunga"(ne kendej i thomi" kollodok") i tha Sekretarit te SHBA-se "STOP" se na jena KOMB KOSOVAR,kete ja pat inflyencue nje fare Nexhmedin Spahiu nje nga kokat e ralla te ketij kombi!Tane Kosova ne heshtej i tha stop kombit Shqipetar ,se na jena ndryshe e nuk duem asnji marrdhenie me Ju!Ky eshte triumfi i liliputeve si Albini e akademikeve si Nexhmedin Spahiu!Ndaj dhe sot Kosova gjindet ne piken zero ,ku Enver Hogja edhe pse kishte shtet sovran te pavarur e qi njihej nga te gjitha organizmat ,nuk i doli ndonje here perballe perfaqesuesve Amerikane per ti perzene siç veproi narsesi Albin Kurti.Ndaj duhet te ndiheni krenare qe ia keni mbritun kesaj dite ku vehten duhet ta konsideroni si ne 16 shkurt 2008 ,ku data 17 nuk ka ardhun akoma pas kesaj katrahure qe ka gatue prijsi lexhendar Albin.

    1. K
      Kurti dhe kombi

      Shaqir shoku, të gjitha të zezat mundesh me ia ngjit Kurtit, veç "kombin kosovar" jo! Përkundrazi, Kurti nuk e pranon këtë çpikje të Nexhmedin Spahiut të cilit i ka lindë kjo ide kur ishte (jetonte) në Shqipëri në vitet nëntëdhjetë. Po harron se Kurti kishte idenë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë për çka është kritiku këndej dhe andej kufirit dhe nga bota e jashtme.

      1. L
        L.Xh

        Lutem oj Kime, mundohu me shkruajt SHQIP me t’kuptu edhe ne këndej kufini, se për andej kufini ku je, t’kanë kuptue dikush t’ka urue e t’kan mallkue, prandaj, të përgjërohem, na shqipëro shqipen.

        1. M
          Mali i Lungares

          Shume mire, me gjuhe te bukur shqipe, po shkruan gazetarja e talentuar dhe atdhetare, Kimetja, zotni LXH. Diaktelizmat qe perdor jane me vend dhe me ngarkese emocionale qe forcon idene qe shtron ne shkrimet e saj. Po ku merr vesh ti, o Luxho, qe per shqipe njeh vetem gjuhen e fshatit tend. Te vrafte qulli, te vrafte, siç te ka vrare, o lumemadh, si themi ne nga Vlora.

      2. ÇEKIÇI

        KIMETE JE MË KIMET TE LUMT PENA TE LUMT PUSHKA QE MË PENË PO I VRET KETA MANJAKET E VV VALLTAREN E GADAFIT NJI KURVICË E PA PARË LOPEN E MITROVICES NJI IDIOTE DHE INJORANTE MASHTRUSIN DHE GENJESHTARIN PER LIBERIN E GENISIT GLAUK PSIKOPATIN DHE FAQEZIUN CFEKLLEN HAJN DHE KARAGJOZ E KESHTU MË RADHË SECILI MA FAQEZI SE TJETRI MOJ KOSOVË TE MORI DJALLI PO TE UDHËHEQIN LOPA DHE GOMARI

        1. E
          EU

          Fix fare nuk çfarë i shton këtij shkrimi...a duhen njoftu amerikanët të gjejnë vrimë të futen .....haha

          1. V
            Visi

            Moj Kimete kot je tutë se ato "sanksione" ndaj Kosovës janë shpikur nga Edi Rama,vëllau i Vuçiçit.

            1. I
              Ish përkrahësi i Kurtit

              Epo, Kimete, edhe unë si ti pata dëshirë me pa si duket Kurti në pushtet, por gabova! Kur shihet se është pak i krisur, mos e voto! Sepse mbrenda është shumë i krisur, siç thuhet - krejt i fshimë!

              1. a
                astrit

                o Kimete te ka zene vapa themi ne! Mere shtruar goce jeta eshte e gjate!

                1. M
                  Miri

                  Kim. Donna più bella del mondo

                  1. A
                    Adrian

                    Miku ,shoku ,aleati te vlereson me shume kur e kundershton (natyrisht me te drejte) se sa kur behesh URE. Albini ka vizion, patriotizem, ndershmeri, trimeri, burreri si asnje tjeter ne trojet shqiptare dhe ata qe e kundershtojne ne me te miren e rastit s'kane idene si funksionon bota sot, dhe ne rastin tjeter jane jane ca hiena qe paguhen nga sherbimet e vendeve armike te shqiptareve apo ca idiots qe s'mendojne kurre me koken e tyre e fjalen e fundit ta thone te paren. Per Kimeten do te thosha se je talent ne letersi, por kaq. Nuk e kupton qe Amerka kurre nuk e leshon Kosoven edhe sikur me te vertet te kete konflikt me Albinin.

                    1. O
                      Opinion

                      Po eshte ashtu por ne diplomaci 2 dhe 2 nuk bejne kater.Zoteri nuk shtrohet pyetja ke a po ske te drejte por duhet dialog dhe mirkuptim me ate qe te ka sjelle aty ku ti je.Patriotizmi ne kete rast eshte patetik dhe qesharak sepse ske bythe per tju kundervene armiqeve te pa ndihmen e tyre.Ok dhe ajo qe me vute per prift prandaj mos me ruani mjekren por krijimi i nje vatre te re tensioni eshte me rende se nje xhest patriotizmi pa kuptimte.

                    Lini një Përgjigje