
Nga Flutura Açka
Kur hyra në sallën e mbledhjes së kryesisë së PD-së, dikush më tha me gëzim se sa mirë që kisha ardhur, sepse po i sillja ca poezi kësaj mbrëmjeje të zymtë. Në të vërtetë, u duk si e zymtë në fillim, por me sa po shoh, është një mbrëmje plot patos.
Të jem e sinqertë me ju, më ka ndodhur ndonjëherë që kolegë të mi në politikë, madje ka edhe në këtë sallë, të më thonë se unë nuk jam politikane. E vërtetë është. Dikush, emri i të cilit nuk më kujtohet tani, ka thënë diku se “politika është një gjë aq serioze, sa nuk mund t’i lihet në dorë politikanëve”. E shpjeguar kështu, ndihem shumë mirë që nuk jam politikane.
Nuk duhet t’i kthehem sërish çështjes së debatit mbi kandidaturat për kryetarë bashkish në zgjedhjet e 14 majit, pasi e kam shpjeguar disa herë edhe me detaje qasjen time. I mbetem mendimit se ka qenë e gabuar që nuk dolëm me kandidatët tanë kudo, sigurisht shumë kohë përpara, pra në kohën e duhur, në mënyrë që ta kishim më të lehtë të negocionim në fund edhe me Rithemelimin për kandidatë të përbashkët. Kam qenë mes atyre që kam bërë thirrje që në situatën e krijuar para regjistrimit të kandidaturave, demokratët të gjenin zgjidhjen mes tyre, gjë që nuk ndodhi dhe ky është një debat i gjatë. Duke mos nxjerrë kandidatë, ne i treguam shqiptarëve se sa të dobët ishim, dhe pavarësisht arsyeve të drejta, ky ishte perceptimi, dhe rezultati.
Demokratët i shoh shumë të lodhur, aq sa është e vështirë t’u shpjegosh se çfarë do të bëjmë të gjithë bashkë pas humbjes së thellë të 14 majit. Po çfarë bëmë në fakt ne pas humbjes së 14 majit? Në vend që të mblidheshim menjëherë dhe të diskutonin se pse humbëm dhe se ç’do të bëjmë më tej me këtë parti, ne prodhuam ngjarje pas ngjarjesh dhe e çoroditëm opinioni publik, në mënyrë që ai të mos merrej me analizën e humbjes së opozitës, të humbjes që pësoi veçanërisht koalicioni opozitar, pra, vetë Berisha. Mund të ishin të gjitha të rastësishme, por ato e akomoduan Berishën.
Pse nxituam aq shumë, nuk prisnim dot në disa ditë? Filluam qysh të nesërmen të mblidhnim firma lart e poshtë për të hequr Enkelejd Alibeajn si kryetar i Grupit Parlamentar, i cili do të ikte gjithsesi. Tri ditë u mor media me ne, me firmat tona lart e poshtë. Menjëherë dha dorëheqjen kryetari i komanduar, mbase nën këtë trysni që po them. Unë nuk e di të vërtetën e dorëheqjes së tij, sepse e gjykoj të nxituar, por disa ditë sërish media u mor me këtë ngjarje. Pas saj menjëherë u vendos kryesimi i grupit parlamentar nga z. Bardhi dhe edhe kjo mori disa ditë kohë në media. Të gjitha këto e shfokusuan vëmendjen nga humbja që duhej të diskutohej gjerësisht në publik, por media sërish u mor me ne.
I respektoj kolegët që flasin për bashkim, se nuk duhet të kalojmë në zgjedhje në parti dhe ristrukturimin e partisë në të gjitha nivelet pa u bashkuar me parë. Po si do të bashkohemi, na e thoni se si do të ndodhë kjo, dhe kur do të ndodhë? Ju nuk e doni më shumë se unë Sali Berishën, por unë kam nevojë ta shoh të vërtetën në sy për të gjithë ne. Nuk jam marrë kurrë me non Grata-n e tij, por jam e bindur në një gjë që e kam thënë publikisht shpesh: ora politike e zotit Berisha ka mbaruar dhe ai nuk mund t’i çojë demokratët në fitore, aq më shumë me këtë frymë që kemi mes nesh. Sikurse shumë prej jush, edhe unë jam ndier shpesh e fyer nga etiketimet e shëmtuara që na janë bërë poshtë e lart. Nuk po qahem, por po shpjegohem për fjalët me të cilat jemi etiketuar: lëvozhga, të shitur, paterica, e gjithfarë. Si mund të bashkohesh me këtë lloj mjedisi që është krijuar?
Siç ju thashë, demokratët janë shumë të lodhur, madje edhe nervozë me ne. Këto ditë u mblodh grupi parlamentar ku unë nuk mora pjesë dot, pasi isha në një shërbim jashtë vendit. Aty është marrë një vendim për të cilin nuk di ç’të them nëse do ta miratoja në të gjithë paragrafët e tij, por meqenëse është vendim shumice, nuk e përjashtoj dot. Në të kanë marrë pjesë edhe dy kolegë të mi të nderuar deputetë të Elbasanit dhe nuk e di nëse jua kanë transmetuar atë ditë në mbledhje propozimin e Kryesisë së Partisë Demokratike të Degës Elbasan të mbledhur para disa ditësh.
JA SI ËSHTË E VËRTETA:
Për shkak të disa intervistave dhe titujve të portaleve dhe meqenëse ishim para kësaj mbledhjeje të Kryesisë së PD-së, disa prej anëtarëve të Kryesisë së PD-së Dega Elbasan, më telefonuan të shqetësuar dhe kërkuan me këmbëngulje mbledhjen e Kryesisë së Dedës së PD-së Elbasan. Me mirëkuptim të plotë mes anëtarëve, në mbledhje u morën vendime dhe u kërkua me insistim në prani të të tre ne deputetëve ta përcjellim propozimin e tyre për organizimin e Partisë Demokratike këtu.
E lidhur me ta fort në ketë qëndresë të gjatë që kemi bërë bashkë, e kam ndier për detyrim të shënoj me kujdes propozimin e tyre, të cilin kam detyrimin t’jua bëj me dije sot. Dega e PD-së Elbasan kishte ndër rezultatin më të mirë në zgjedhjet e 14 majit, dhe edhe pse mes humbjes së përgjithshme nuk ka vend për ndonjë entuziazëm, këtë rezultatin relativisht të mirë të marrë prej punës dhe qëndresës së tyre, e vlerësoj shumë.
Pas diskutimeve kryesia e Degës Elbasan bëri tre propozime për t’ia sugjeruar Kryesisë e PD-së, arsye edhe pse jam këtu sonte:
-Të kryhet certifikimi i anëtarësisë menjëherë, proces që do të dojë, sipas tyre, 2-3 javë intensive pune.
-Të hapet gara për kryetarin e Partisë Demokratike dhe zgjedhja të bëhet brenda mesin apo fundit të muajit korrik 2023 konform rregullave të përcaktuara në statutin e Partisë Demokratike.
-Gara për zgjedhjen e kryetarit të PD-së të jetë e pastër e të mos përsëritet kurrsesi ngjarjet e shëmtuara që kanë ndodhur në zgjedhjet e verës së vitit 2021 për kryetar partie. Pastërtia e garës duhet të jetë kusht, nëse dëshironi mbështetjen tonë.
Pra, që të konkludoj, duke e lidhur çdo proces në Partinë Demokratike me 2 B-të ku kemi mbetur peng, ne e kemi mbledhur partinë, e kemi zvogëluar shumë. E kam parë zotin Basha që ka dalë këto javët e fundit në takime nëpër Shqipëri. Unë nuk do t’ia kisha këshilluar ta bënte këtë që po bën. Më duket një imitim i asaj që ka bërë dikur zoti Berisha, por zoti Berisha bënte Foltore, zoti Basha po bën Dëgjimore. Mund ta bënte këtë nëse do të hynte në garë, pikërisht atëherë kur të hynte në garë. Por ky është një problem i tij.
Sot po flasim për procesin dhe ai nuk duhet të lidhet me asnjë emër, do të hyjmë apo jo në zgjedhjet për kryetarin e partisë. Pasi nëse nuk e kemi kryetarin e partisë, demokratët nuk vendosin të rrinë me ne apo jo, pasi nuk dinë me kë ta lidhin përfshirjen e tyre, as ata nga jashtë kur të vijë koha për ta hapur partinë, një gjë që duhet ta bëjmë brenda disa muajve dhe me cilësisht të lartë dhe me garë.
Vetëm gara e ndershme, do të na nxjerrë me dinjitet para demokratëve, përndryshe vetëm do të përsëritim veten. Ne nuk duhet të bëjmë një parti anti-Berishë, siç shpesh dëgjoj të thuhet e të veprohet. Ne duhet ta ringrejmë, ta bëjmë të besueshme dhe fituese Partinë Demokratike.
Po ti moj deficente garove me partine e vules dhe ..ju mundi Lajla Pernaska. Cafre hajdari tjeter kerkon me? Pule ne qese me konservante je bere. Dua gare thote !! Garove me vulen ne b.... Dhe fitove hajdarin e Taulant Balles. Tani bej nje foto mandatit dhe kris b....
Shprehja e saktë është: “Politika është një çeshtje shume serioze, për t'ua lënë në dore politikanëve!”, dhe i takon gjeneralit Charles de Gaulle (Sharl de Gol), ish presidenti i Francës.
"Ju nuk e doni më shumë se unë Sali Berishën, por unë kam nevojë ta shoh të vërtetën në sy për të gjithë ne...", na pohon zonja Açka, që modestisht pranon se nuk eshte politikane. Me kete pohim na krijohet pershtypja se dje dhe sot lufta e brylave në atë: "na ishte nje here nje PD", behet per t'i treguar Berishes se cili prej tyre e do me shume, por pavaresisht dashurise, e "keshillojne" qe ai te "hape krahun", dhe jo mos o zot t'ua nxeje goja dhe t'i thone LARGOHU!. Të hape krahun se i pengon në luften per pushtet, jo se ai eshte 'minues i demokracise', i akuzuar familiarisht per 'korrupsion madhor' dhe per interesat e veta dhe te miqve te tij, 'intimidues i drejtesise'. Shtyhen e dhe më tej, duke insistuar ne bashkimin me te, ta ruajne ate soj 'politikanesh' (obobo... sa e gjate eshte kjo liste nga kreu në bazë në majë) qe ai ka mbjelle, pleheruar dhe vaditur per 32 vjet, pra ta ruajne kete kontigjent të molepsur prej tij, dhe si perfundim të mbetet berishizmi. Jooo, keta nuk duhen prekur (siç ka deklaruar dikur Lulja e tij, "Ne të shkolles se Berishes jemi!"). Dhe vertet jane deri në pore; (sjellja e 8 janarit 2022 dhe e pardjeshmja, ua nxorri fare kallajin per te na treguar se 'bishti i qenit mbetet bisht qeni'). Ndaj jane te sëkëlldisur qe t'ua hape krahun Salehu, jo per gje, porsepse i pengon në ardhjen në pushtet kaq te enderruar, prej dhjete vjetesh. Ama ky pushtet te gezohet se pari edhe sot, duke ruajtur kolltuket dhe rrogat e deputetit dhe mundesisht t'i perserisin ato në 2025. Në subkoshience, ky eshte imperativi i tyre dhe asgje nga ato qe na broçkullisin ngado e kudo 24/7 të javes. Dhe pos kesaj, të jene vete aty, që neser në emer te PD te behen edhe mburoje ndaj ndonje rrezik qe mund ta kercenoje "liderin historik" të tyre, por mynxyren e shqiptareve. Thene te gjitha keto zonja Açka ben mire qe e ka kuptuar dhe po ashtu te mos merret më me politike, se shkrimtaret nuk jane prerje e tille. Më mire asaj i do t'i shkojne kapelet, dhe per të mos e lene vetem, Gjekmarkatj i shkojne baluket. Sepse , nuk mendoj se e kane hallin tek rroga dhe benefitet e tjera, meqë kane me ç'të merren tjeter. Njera shkrimtare dhe tjetri pedagog. Nuk di te ketë në parlamentet e Europes dhe më tej, deputetë a deputete, perveç ndonje tek-tuk, si rasti i ketyre te dyve, qe edhe pse jane te dy jane apatike. Kur i futen në 2021, në listat e sigurta per deputete, të dy deklaruan se jemi në politike jo per karriere dhe per te perfituar, por se duam ta ndihmojme nga brenda ta reformojme partine dhe me tej demokratizimin e vendit. Dhe ç'të reformuar që i bënë!!! Per kata "moralistë", Xhinxhixh, edhe pse cinike, ka lënë një shprehje: "Ata që kerkojne moral në politike, bejne mire të shkojne në kishe!".
pDja esht partia llumit shqiptar , kush e la dinjitetin rrugve ta gjeni ju amo.
AÇKE !!!!!!!!!!!! PeDe - JA KURRE SKA PASUR DINJITET SEPSE E KA THEMELUAR NJE NJE perbidesh PA DINJITET. POPULLI NORMAL NA MENDJA JU URREN , ZAGARET ( edhe ato ju urrejne ) POR I DUHENI NJERI TJETRIT PER TE MAJTUR VEHTEN GJALLE