Ka një debat të madh sot në radhët e Grupit Parlamentar në duhet apo nuk duhet të kandidojë Lulzim Basha për të marrë drejtimin e PD-së. Nga pjesa që e kundërshton nuk kam dëgjuar të artikolojnë ndonjë argument të qenësishëm përveçse asaj të nevojës për bashkim. Bashkim, por me kë?! Që të ketë bashkim duhet të ketë vullnet të dyanshëm! Që të ketë bashkim duhet të ketë reflektim të dyanshëm! Që të ketë bashkim duhet të ketë tërheqje pas të dyanshme!
Prej një vit e gjysmë, nga ana e vet, Basha e ofroi një gjë të tillë. Cila ishte përgjigjja?! A pati reflektim?! A kishte deputetë (apo ka edhe sot pas humbjes së 14 majit, ku situata është e qartë si drita e diellit) që t’ia thoshin në sy dhe t’ia kërkonin hapur zotit Berisha një gjë të tillë?!
Pyetja është retorike, sepse përgjigjja është e qartë. As kishte, as ka, as do të ketë! Sepse askush në radhët e tyre nuk përfaqëson një alternativë apo qasje vetjake politike, që të bëjë dallimin, të rezonojë dhe të krijojë një rrugë, përtej Berishës dhe Bashës. Dhe kjo është fatkeqësia më e madhe e asaj partie.
Por le t’i kthehemi çështjes së deputetëve të PD-së, të cilët kërkojnë me çdo çmim moslejimin e ish-shefit të tyre për t’u kthyer në krye të partisë. Që të merremi vesh, është e drejtë e çdokujt të ketë një mendim ndryshe, të mos jetë dakort me rikthimin e tij në krye të Partisë Demokratike apo të ketë rezerva për kandidaturën e Bashës. Një prej atyre që ka dyshimet e veta është edhe autori i këtyre radhëve. Por nuk mund të fshihemi si struci dhe, në vend të hënës, të tregojmë gishtin.
Sepse janë pikërisht këta deputetë dhe të tjerë brenda Grupit Parlamentar të PD-së investitorët dhe kontribuesit më të mëdhenj të rikthimit të Lulzim Bashës.
Me veprimet apo mosveprimet e tyre përgjatë një viti e gjysmë ata praktikisht ia kanë lënë dhe po vijojnë t’ia lënë rrugën e lirë Lulzim Bashës.
Janë këta deputetë, që, përkundrejt vëshitrësive të mëdha dhe sulmeve të paprecedent nga ana e “Foltores” dhe zotit Berisha, që për një kohë të gjatë nuk kanë treguar asnjë lidership, nuk kanë ndërmarrë asnjë nismë, nuk kanë paraqitur asnjë platformë, ide politike, mendim apo nevojë për diskutim, se si mund të ringrihet PD-ja përtej Bashës. Edhe ideja apo ftesa e tyre e hapur për të pasur kandidatë të përbashkët me “Foltoren” në zgjedhjet e 14 majit, u hodhë në koshin e plehrave, duke iu treguar forca e votës dhe dhëmbët e arrogancës.
Jo vetëm kaq, por, pas kësaj, një pjesë e tyre nuk patën as guximin që të mbështesnin kandidatët e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit, duke u rreshtuar në anën e kandidatëve të Berishës dhe Metës, nën logon e këtij të fundit, meqenëse “partia” e zotit Berisha i ngjan një ngrehine pa çati. Bënë mirë apo bënë keq, është çështja e tyre, por ky është fakt dhe sigurisht edhe përgjegjësi. Por, mbi të gjitha, argument i fortë se "bashkimi" nuk mjaftonka për të qenë fitues.
Bashën nuk po e kthejnë mbështetësit e tij, por paaftësia e një pjese të konsiderueshme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike (përfshi edhe dështimin e paralajmëruar të zotit Berisha dhe njerëzve rrotull tij), të cilët, në vend që të luftonin, vegjetuan; në vend që të ndërtonin alternativë, zgjodhën të fshihen; në vend që të bëheshin bashkë për një platformë të qartë se si mund të ngrihej PD-ja, zgjodhën rrugën më të lehtë, atë të bërjes një sy qorr dhe një vesh shurdhë, duke e pasur një vesh gjatë ditës tek Ambasada Amerikane dhe një sy gjatë natës tek oborri i ofertave mikluese të zotit Berisha.
Ndaj Basha nuk mund të ndalohet të kandidojë. Me të duhet përballur. Idetë e tij duhen diskutuar dhe duhen hedhur poshtë. Oferta e tij duhet tejkaluar me një ofertë tjetër edhe më të mirë, edhe më të besueshme, dhe qasja e tij për të mosbashkëpunuar me “Non Gratën” ose duhet mbështetur dhe thelluar, ose të kundërshtohet dhe të thuhet se ne e duam drejtimin e PD-së për të bashkëpunuar me zotin Berisha, pavarësisht dizenjimit të tij nga SHBA-të.
Mos u merrni me diskutimet se si të bllokoni kandidimin e Lulzim Bashës, por përballuni me të. Pse jo, edhe fitoni!
Basha jo vetem i pazoti per dhe mashtrues i paskrupull. Rizgjedhja e tij siguron deri ne vdekje Ramen si kryeminister.
Por nuk e kupton mor Lapardhaja,qe ajo qe para shume vite te shkuara ish nje parti vazhdon ne menyre te integruar ne nje hordhi,tani me shume koka. Prandaj ajo si parti,nuk ka ekzistuar,qysh ne kohet e lashta,vec per ta kane votuar,turmat e hordhise,qe kane interesa te mbrapeshta perfitimesh. Prandaj ky vend eshte pa opozite,ku ish komunistet apo pjellat e tyre, vazhdojne te sundojne si nje parti e vetme,si kryptodiktature.
POOOOO, more Zoteri, PA TJETER, ai eshte " fucking raising star" tamam per ketè F.......vend si Shqiperia. Jeta do te behej monotone pa lulin dhe shower e tij...
POOOOO, more Zoteri, PA TJETER, ai eshte " fucking raising star" tamam per ketè F.......vend si Shqiperia. Jeta do te behej monotone pa lulin dhe shower e tij...
ahahahhaah o sa lodheni bre me kthy bashen se keshtiu i duhet rames. po kaq do te deshtoni
Cfare pyetje idiote qe paske bere zotrote?! Luli nuk ka nevoje te kandidoje, ai nuk eshte dorehequr kurre dhe Balla ia konfirmoi privatesisht ne takim intim qe dhe gjykata e zonjes juri kim do e njihte si te tille. Si nuk ke turp qe propozon per alternative nje gjysmak qe ka dy vjet ne letargo e tani na del si kofini pas te vjeli duke mbajtur fjalime te pergjithshme pa piken e idese origjinale (as bluzen nuk e ka origjinale) e duke shemtuar ekranet me pranine e tij te mykur. Basha eshte nje deshtak i madh qe u mesua te shantazhonte pushtetin dhe partine e tij, dhe pa dyshim nga milionat qe bente ishte shume I suksesshem si i tille. Tani po i mbarohet tagjia e na del prape ne lem. Basha ka mbaruar bashke me Partine Demokratike te Shqiperise. Trupi i asaj partie ka perfunduar te SB i cili o do blere frigorifer ta ruaje o do e lere te kalbet bashke me te.
Foltorja është hale allaturka dhe Basha është nevojtore allafrënga. Kaq është diferenca. Saliu dhe basha janë i njëjti brumë, bashkë fajtorë në shumë krime. Basha ka shtesë që është sociopat. I njihni një shok të vetëm shkolle bashës?? Ka shtesë që është i palexuar, i flet shumë pak fjalë gjuhës shqipe, dhe është edhe bukëshkalë. Kur shiti atë që e bëri njeri, neve popullin nuk na ka gjë. Shkurt është kopje më e keqe e kriminelit që e polli.
Nuk duhet të kandidojë, sepse është akoma kryetar në gjykatë.
E drejte! Ose mund te quhet jo proces per zgjedhje te kryetarit sipas statutit, kur ish kryetari eshte dorehequr ne menyre te parevokueshme dhe nuk jemi ne kete rast, ose duhet nje proces votbesimi dhe ne kete rast votbesim per Bashen. Kjo e dyta eshte rruga e duhur dhe e ndershmaj. Sa i takon procesit, si ta votbesojne si ta zgjedhin apo ta rizgjedhin Bashes, ajo parti ka "vdek". Sa i takon Bashës, ai politikisht eshte karte e djegur perfundimisht.
JO! Basha, Berisha dhe shume fundurina te tjere jane te te njejtit kazan dhe nuk sjellin asnje fryme te re. Basha duhet te qerrohet, sepse nuk sjell asnje gje te re, dhe e pame e degjuam cfare u tha te rinjve, te merren akoma me protesta, sepse nuk ka nje program per te ardhmen. Basha njesoj si Berisha kerkojne te mbajne vetem karrigen e tyre me disa dele qe u shkojne mbas. Per te ardhur keq tek shikoje ata te rinj qe venin e degjonin, a thua nuk e kane degjuar me perpara.
Po erdhi perseri sa shuuuume do te focohet PD Me kete ne kry eshte I sigurte vendi I opozites
Kini parasysh nje gje dhebpastaj flisni si ky Namiri. Gjykata, me lejen e Rames, la vjehrrin e Lulit te fitoje gjyqin per shkaterrimin e pallatit mbi det ne Vlore. Jane 13 milione euro! Por Rama nuk ia ka dhene ato para. Me ato ai mban te lidhur Bashen pas vetes. Kaq duhet te kuptoni. Basha eshte i lidhur me Ramen me interesa. Se dyti, Basha nuk mund te bashkoje PD. Foltorja nuk ka per ta pranuar kurre. Keshtu ai nuk sjell dot asgje te re. Ne zgjedhjet e 2025 ai nuk merr as 3 deputet me sistemin ekzistues te votimeve. Basha, nepermjet kunatit, eshte i lidhur me projektin e Al Abarit ne Durres. Edhe nje arsye tjeter pse ai duhet te iki. Ka vetem nje rruge. Te behen zgjedhje ne te gjithe PD. Te kandidoje kush te doje dhe te fitoje me i miri. Asnje mos perjashtohet.
Basha duhet te perballet me ligjin me pare se te mendoje per kandidimin. A nuk ishte ky Lulezim qe vrau kater qytetar te pafajshem ne mes te bulevardit, a nuk ishte ky qe vodhi rrugen e Kombit? Pse i kaloni keto fakte juridike ne heshtje? A duhet te denohet dikush tjeter per cdo veper penale, pa u denuar ky klloun? Sa pa dinjitet jane analistet, gajdexhite qe i shkojne pas nje mashtruesi qe mashtroj dhe babain e vet per ti sherbyer nderkombetareve. Ky Luli nuk meriton te jete ne politike, nuk eshte i pergatitur, nuk ka asnje lloj zgjuarsie. Si i shkojne mbrapa, nuk kuptohet. Nje gje eshte e sigurte ne Shqiperi, qe cdo gje blihet me para.
Artikull shkruarsi qarte po thote se te PD anti Berishe nuk ka njeri ma i adekuat per kryetar se sa Lulzim Basha. Te tjeret kane treguar se kane mllefe me te e me te gjithe biles dhe me veten por nuk na kane treguar se jane te afte te veshin qyrkun e kryetarit. Baza poshte eshte goxha me e qarte ne kerkesen e tyre per nje kryetar sa ma shpejt se ato e dine mire se sa themele te dobta ka kjo parti. Sa harxhojne frymen neper TV e Grides e te te tjereve le te pergaditen per rikthimin e Bashes e le te paraqesin platforma ose rregulla se si do fuksionoj kryetari sot e tutje, me te lehura qenshe neper studjo nuk ndalohet urgjenca e kesaj partie per tu normalizuar e fuksionuar
Kesaj I thone.......po sikur te ngrihet I vdekuri nga vari?! Jo vetem qe eshte I tille por i kan mbetur vetem kockat.Endra ne syrtar.Imagjinata alla luli.Une do behem milioner se i harxhova parate ne bixhos.....
Kesaj I thone.......po sikur te ngrihet I vdekuri nga vari?! Jo vetem qe eshte I tille por i kan mbetur vetem kockat.Endra ne syrtar.Imagjinata alla luli.Une do behem milioner se i harxhova parate ne bixhos.....
Kesaj I thone.......po sikur te ngrihet I vdekuri nga vari?! Jo vetem qe eshte I tille por i kan mbetur vetem kockat.Endra ne syrtar.Imagjinata alla luli.Une do behem milioner se i harxhova parate ne bixhos.....