Kronikë e një ëndrre vere e halle të tjera!

8 Qershor 2023, 13:44Blog Nga Agron Gjekmarkaj

Kronikë e një ëndrre vere e halle të tjera!

Majko ishte djersitur gjithë natën. Rrobat i pikonin çurg. Vetëm në të zbardhur iu qas një gjumë si kllapi. Nuk e mori vesh tamam sa fjeti po u zgjua me gojën e tharë shkrumb. Piu me nxitim një gotë ujë por i ngjau sikur i bënte puf-puf në gojë. Mbante mend vetëm një ëndërr e cila shoqërohej me një padurim për ta rrëfyer.

Mimi di Puçini e cila i di mirë punët e robit e Zotit nuk kishte ardhur ënde! Kujt t’thoshte? Etildës? E sikur ajo të trembej e t’i thyhej zemra nga ndodhia?! Taos? Kushedi se si e merr dhe ia çon Babos si të vërtetë?! Etjeni kishte fytyrën e atij që për të kallëzuar Krishtin merrte 5 herë më lirë se Juda! U vreros. Por gjithçka e ka një fund edhe marazi. Pa nga larg Elisen së cilës i ka dalë nami që di të lexojë ëndrrat. Ia bëri me shenjë dhe ajo u afrua. Fati i ka bërë bashkë si dy kalorësit e veriut në sytë e Babos e kësisoj besimi i ndërsjellët u është rritur. Ajo pasi e pa ashtu të mufatur e të vrarë në fytyrë e pyeti çe ke këtë çehre si brazdë?

Lëre-lëre tha kam parë një ëndërr që më ka prishur terezinë. Pa hë? Ç’të them! Sikur isha në malet e Kukësit dola për gjah me çifte! Merrja të shtija sa kalonte një thëllëze kur fap me thyhej çiftja në mes dhe pas çdo kaçube me dilte Damua që me nxirrte gjuhën e zgërdhihej si lanet.

Mos ia trego njeriu i tha ajo, thyerja e çiftes nuk është ogur i mirë, tregon pasiguri dhe mos përcaktim objektivash. Mërzia e stolisi dhe më ish-Kryeministrin i cili u bë edhe më i mermertë.

Margeriti dukshëm më e relaksuar e gjumëpetal mendonte që nëse do ta namesh dikë i thua të lëshofsha Inën në shpinë e kryen punë. Ina i vërtitej Evis Kushit e po i shkaktonte mornica për çështjen e Qendrës Albanologjike e cila po i shkon si pajë Gjinos.

Kosta dhe nuri ishin e njëjta gjë. Lindita ishte kthyer dhe bashkë me të qetësia që si shkëlqim binte mbi kostumin e kollaren e re. Koha e pasigurisë dhe jetimllëkut kishte marrë fund edhe pse seanca ishte nën hyqmin e Ermos.

Habia më e madhe që kishte zbritur në sallën e Kuvendit ishte trimëria e Lulit dhe ndjekësve të tij mbi deputetet që ende janë nën hijen e Vulës. Luli dhe forca, Luli dhe trimëria çfarë binomesh që dridhin fëmijën në bark të nënës. Ndaj Tao që kur e takoi atë natë dimri sikur nuk është më i njëjti dhe ul zërin kur shqipton emrin e tij.

Ky Salianji që dreqi e merr vesh çka këto kohe fryn e shfryn ndaj kujtdo që i zë rrugën. E pritën gazetarët në shkallë e ai si namuzqar i priti dhe dukej sikur po rrihte Lulin faqet e të cilit si shollë këpucë as skuqeshin as zverdheshin.

Kryezëvendës lideri dukej i dhembshur e zëmër hapur me të lënduarit të cilëve u tha nga sot e tutje më kini mua e nuk guxon kush t’ju shohë shtrembër. Pa dy të gërvishtur Gaz Bardhin e Dash Sulen ndaj thirri Banën me mjete sanitare që t’u vinte pak fasha melhem e jod. Mond Spaho me Tritanin kishin sjellë edhe një barrelë po të lipsej.

Gazi i tha, mjeko Dashin se mua më është tharë e kam nga hera tjetër, nga beteja me Belën se ajo shejtane ka dorë të rënde dhe unë isha vetëm teksa ajo përfitonte nga lartësia e podiumit për të më gjuajtur. Nejse, tha Muli, ja ku e keni numrin tim për çdo gjë. Jorida ngjante si ana e majtë e Rozafës krejt e murosur. Luli erdhi pasi sqaroi pozicionin as i egër e as i butë, por i vendosur siç i ka hije. Nuk e ngjatëtoi askush, pos Taos me bisht të syrit. Xhelal Mziut pasi i hoqën Kamzën nga dora që hajër mos pafshin më me sy çdo gjë i duket e vogël dhe buzëqeshte pa makthe. Ulsiu këndonte nën zë ketë vjershë “Bora dhe Edona kapur dorë për dore/ Lum për ne të gjithë se janë shembullore/ veshur me të bardha gjithmonë tek vendi/ Ah sa i çmon Babua po kaq Kuvendi! Qerrata i madh Ulsiu.

Po Krifca tagjinë që ka vënë për dimër do ta shohë ta hanë dhitë e delet e saj? Çuçi ka mall për kohën kur dëgjonte zënë e bilbilit dhe aromën e tërfilit. Po këto janë punë të Babos! Nami sapo ndodhi Sajme Koreshi dhe Dash Sula i treguan munxët Lulit! Të kesh turp i thane që na ngrite pusi o faqezi!! Luli u kreshpërua, u hepua, u hakërrua, t’ju vijë rënde, ju kisha si evlatër, ju kisha xhan e me bëtë haram! Shikonte nga Gazi dhe kohën e shkuar kujtonte! Ai me kokën ulur diç mejtonte dhe nën zë paramilitar rënkonte. Pas këtij gazepi e sikleti ikën në një sallë për t’u sqaruar Luli e Agalliu Sajme e Dash sojliu. Ç’kohë solemne po jetojmë!

10 Komente

  1. G
    Gonce

    ti turperron cdo demokrat. partia digjet ky kriet

    1. B
      Bureto

      Ketij nuk ia ndjente ndonjehere per Partine, thjesht nga studio e Real Story e Balles qe e theriste per te qene i balancuar bente moralistin dhe ne distance i lepihej sa Bashes sa Berishes. Donte me çdo kusht te behej deputet dhe e artiti jo pre BB, po prej mikut te tij Mark Marku, i cili ua vuri kusht pasjen e tij ne ate qe do kryesonte Lezhen ne 2021. Kur humben dhe mbasi u shpall non grata Salehu, ne kongresin e korrikut 2021, Mark Marku mbasi u beri annexen, dha mandatin (doreheqjen ) dhe u largua. Ky langaraqi jo vetë që nuk i doli krah por e la ate dite dhe vazhdon ta leje ne balte, per çka ai kishte dhe ka te drejte. Epo nga tinzarë, demagoge, burra pa karakter vetem nje si Gjekmarkajn mund ta kesh peshqesh. Ky parazit ka vetem hallin e rroges si nenkryetar kuvendi dhe gjithe benefitet e tjera qe rrjedhin nga deputetlleku. E di shume mire qe ne vitin 2025 nuk do jete më. Ndaj te hame sa te hane dhe deri atehere te engledisemi me pamflete dhe fejtone te cilat i pelqejne vetem atij. Thjesht nje legen burre me baluke te lëppira.

    2. K
      Kooperativisti

      Lafsh-kuq i ndrydhur seksualisht, qires pervers lopesh e delesh neper shkurret e fshatit! Hiq dore nga shkrimet prej gjim-nazistash Bathore-je. Ty vetem Zhaklina Leccakari te ben derman, o mongol pervers!

      1. t
        timo

        Mundohu të gjesh diçka tjetër se këtu je i dështuar.

        1. P
          Pal Melyshi

          Doli Zhele Zhuli i Malokeve sa turp dhe Levendare i Shekullit 21 , sic thoshte i madhi Faik Bej Konica cdo kohe prodhon Levendaret e vet., kryesisht te rene nga malet dhe shpellat si ky ndyresira Gjekgjonleshi i Sali Kermes . Turp ..!!

          1. P
            Pal Melyshi

            Doli Zhele Zhuli i Malokeve sa turp dhe Levendare i Shekullit 21 , sic thoshte i madhi Faik Bej Konica cdo kohe prodhon Levendaret e vet., kryesisht te rene nga malet dhe shpellat si ky ndyresira Gjekgjonleshi i Sali Kermes . Turp ..!!

            1. A
              AY

              Ketij i eshte mbushur mendja se ia kalon edhe Kadarese. Merr rroge deputeti dhe shkruan idiotizma qe nuk ia lexon njero

              1. Z
                Zonal Gri

                Hartimi I matures eshte pa's dy javesh! Psikopatet jane me te miret ne kete provim! PD digjet, kurva krihet! Beje te Fala flugerit mashtrues babale ! Hap syte lummadhe! Eshte kohe e spektaklit dhe gallates! SPAKU filloi ...ne menyre te zgjuar!

                1. M
                  M_K

                  Tulipanët që s'çelen e Bashën ti vjedhë në kopshtin tonë do kesh parë n'ëndërr e me apostrof n'dorë po m'i bën kurban , pas shpine , q'aq zhdërvjellët . T'pafundme , e n'e paç , pa dëm qëntë , po e lë n'hapsi dëshirën me i pa në saksi . T'pafundmë .

                  1. r
                    rrofte Saliu qe te ngriti

                    fiks Marka GJON ! Speci i mbushur ! Turpi i Universitetit dhe Politikes.

                    Lini një Përgjigje