Nuk na e ka borxh "Amelika, Amelika" dhe as "Europa k**** e motit"

10 Qershor 2023, 11:04Blog TEMA

Nuk na e ka borxh "Amelika, Amelika" dhe as "Europa k**** e

Nga Endri Tafani

55 miliardë dollarë kanë harxhuar USA dhe aleatët në 1999 për të çliruar Kosovën. Në vitet në vazhdim janë harxhuar rreth 2 miliardë dollarë në vit për misione ushtarake, policore, ndihme etj. 100 miliardë dollarë në total e shifra sa vjen e rritet.

100 miliardë dollarë që ne të bëjmë simbolin e shqipes dhe të bëjë trimin në rrjetet sociale nderkohe që nuk kemi as takat e as dëshirë të ngremë një ushtri për të mbrojtur veten. Kosovën e mbron NATO, kurse Shqipërisë ajrin ia mbron greku dhe detin italiani.

100 miliardë dollarë nga 1999 e kendej.

Nuk na e kanë borxh. Se janë shumë që thonë që Europa na e ka borxh se na coptoi në 1913.

Nuk na e ka borxh.

Në 1912 morëm pjesë në luftë në krah të ushtrisë otomane dhe e humbëm luftën dhe si rrjedhojë do paguanim me copa territori ashtu siç e kanë paguar para nesh çdo shtet Europian kur humbte luftën. Nuk e kishin inatin me ne.

Ashtu ishin rregullat e lojës. Luftuam dhe humbëm. Kur Ismail Qemali ngriti flamurin vetëm Vlora me rrethinat nuk ishin kapur nga fqinjët. Kështu që me tepër se të na ketë borxh Europa ne, i kemi në borxh Europes që na dha territor me të madh se qarku i Vlorës.

Meqë sot është dita e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është mirë të kujtojmë dhe diçka tjetër. Lidhja u mbështet nga otomanet si mekanizëm për të mbrojtur tokat e Perandorisë Otomane. Shumica e pjesëmarrësve të saj ishin bejlerët besnike të Sulltanit.

Ishin vetëm disa shqiptarë patriote qe kërkonin Shqipëri të pavarur, por shumica nuk donte. Në fund kur Lidhja u bë bezdi per Sulltanin një pjesë e mirë bejlerëve e braktisën dhe sulltani nisi trupat ndaj shqiptarëve që mbronin Ulqinin.

Është mirë të njohim veten dhe të jemi të ndërgjegjshëm për mangësitë tona për të krijuar një copë shteti funksional që të mbrojë veten minimumi nga fqinjët, para se të fryhemi e të bëjmë trimin në rrjetet sociale.

Nuk na e ka borxh "Amelika, Amelika" dhe as "Europa hej k.... e motit".

Përkundrazi. Jemi në që ua kemi borxh që na ka dhënë një copë territori ku të jetojmë, se vetë kemi qenë të paaftë ta bëjmë.

Të jemi të ndërgjegjshëm për këtë.

44 Komente

  1. G
    Goni

    Sakte dhe qarte.

    1. A
      Akroqeravnos

      Mire qe doli dikush dhe te thote ca te verteta qe zakonisht dihen por nuk i pohojne. Shembulli me tokat qe pas humbjes se luftes i humbin dhe vende shume te medha apo shtete tradicionalisht te fuqishme.Austro-Hungaria pas luftes 1me nje perandori gjigande u katandis nje byth vendi ne 83.000 km2,Gjermania humbi Silezine dhe rajone te tera qe ja moren Polonia,Cekosllovakia etj,Turqia,Italia etj kane humbur territore pas humbjes ne lufte. Keta palo burrat bejlere e agallare te Shqiperise qe ndenjten byth e breke me turqit qe luftuan per Turqine jo vetem per 500 vite por dhe momentet delikate te 2 luftrave ballkanike ne 1912-13 krah per krah halldupeve turq cfare mutin prisnin?Jemi ne borxh te madh me Perendimin. Kur ka vajtur ne Himare Mehmet Shehu ne vitet 60,foli shume keq per legjendarin stratigone Spiro Milo,ju hodhen vendasit duke i thene :Zotrote ne lufte kunder gjermanit cfare beje ti,i thoje ballisteve hapu pak ti ,se je shqiptar dhe do vras vetem gjermane apo qelloje kush te dilte para?Mehmeti tha patjeter qelloja kush te dilte para nuk i ndaja!E pra kete beri dhe Spiro Milo qellonte vriste turq dhe bashkepunetoret e ngushte turkoshqiptaret,e mbylli gojen Mehmeti dhe i liroi dy himariotet aty per aty

      1. C
        Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga VICIDOLI

        Vetem se je gjarper grek , qe. . . historikisht na urreni dhe e luftoni per vdekje kombin shqiptar , te urrej me thellesine e shpirtit o Akroqenos , qe ju kemi dashur e respektuar edhe me shume se bashkekombasit tane , sepse ishit pakice e kishit nevoje per mbeshtetje o plehra e kolonel Janullaqit !

      2. H
        HARI

        E tregon shumë qartë se çfarë K...është ky i fandaksur.Faqezi

        1. H
          HARI

          E tregon shumë qartë se çfarë K...është ky i fandaksur.Faqezi

          1. I
            Ishi i ZaKarovës

            Popo....sakte edhe qarte: ky popull paska pas kaq pak respekt edhe vetëbesim...mjafton të lexosh komentet... Dmth hiq 50% të komenteve që vijnë nga Svetllanat e "bazës humanitare" ruse të Nishit...

          2. G
            Gurabardhi

            Mendim shumë i mençur. Respekt z. Tafani!

            1. Y
              Y

              Gazetari qenka I fiksuar tek miliardat .Brockulla

              1. Z
                Zhvejku

                Nuk eshte problem fiksimi tek miljardat e dollarit, ato ne nje forme apo tjeter i ka marre ose do i marri nuk e ben pa interes, ndersa sa i perket vendosjes se kufirit ka plotesisht te drejte, bile qe fat ku ne luften e dyt bot. P.K. me E.Hoxhen ne krye u rreshtua ne krahun e fitimtarit, se perndryshe nuk do kishte shqiperi. Autori i ketij artikulli ka shume te drejt

                1. B
                  Bureto

                  Qenka e vërtetë ajo që paska thënë Shvejku, personazhi simpatik, i Hashekut, te "Ushtari i mirë Shvejk": "Ç'më duhet mua se ç'them unë!". Dhe që këtë ai personazhi paska thënë, na e përforcoi tashmë dhe Shvejku i vërtetë. Sidomos kur ne injorantëve, na solli dhe njëherë në vëmendje, broçkullën e madhe se kufijtë e Shqipërisë londineze, na i paska siguruar Enver Hoxha. Domosdo kështu e ka thënë vetë ai dhe ia kanë mbështetur këtë "shkencëtarët" e Institutit të Studimeve Marksiste që e drejtonte dora vetë Nexhi, gruaja e tij.

                  1. R
                    Remo

                    E.Tafani, ke thene disa te verteta, meriton Respekt. Eshte mire qe historia te thuhet ashtu sic ka qene, pa makiazhe te dala boje, pa viktimizim dumbabistesh.

                  2. A
                    Avniu

                    By…q.ret nuk duan te dine per fe e atdhe. Tipa si Paloka e Noka shesin edhe grate jo atdheun qe po e po. Jane keta qe edhe ne komunizem benin lepirsin e spiunin. Bastard! Nuk duan te dine jane nen serbin apo rusin. Frymezohen nga Esat Pasha qe vetem serbet i vene lule tek varri ne France. Oh harrova edhe Burimin, antiamerikani, shqiptari me theks francez. Pika!

                  3. N
                    Nul Moka

                    Po ku pjerdhim ne për serbët.... As për amerikën nuk pyesim... . Le të guxojë serbi të na sulmojë, sepse ne atë po presim. Për 24 orë jemi në ............. Berlin, Romë, Paris, apo Tiranë.

                    1. h
                      historia perseritet

                      100 MILIARD DOLLARE nga 1999 e ketej per : 1 - Ti imponuar me diktat Kosoves nje "Republika Srbska" brend territorit saj. 2 - Ta mbajtur Kosoven ne nje Protektorat ku Vetvendosja mos ekzistoje ne asnje forme. KONKLUZIONI - U shmang nje Pushtues ne 1999 per tu zevendesuar me nje tjeter, por ky ka vello demokracie e clirimtari mbi koke...dhe Clirim nenkupton me pak edhe se Sovraniteti i Kufizuar i aplikuar ne Europen Lindore nga ish-CCCP.

                      1. A
                        Ana

                        Pse nuk e cliruat vete ne 1999 Luftonit me serbet benit intifade si palestinezet vriteshit me shumice sic vriten ata dhe e shihnit. Por sa hyri serbi 1.5 milion njerez u.larguat me vrap. Qenkeni patriote te zgjuar ju doni ti nxirrni geshtenjat me duart e amerikes te pjekura as sa doni ju

                          1. K
                            Kozmopoliti

                            Or loqe,ta dhjes pavaresine e Shwiperise keshtu sic eshte katandisur.1/2 shwiptareve kane ikur nga syte kembet ne vende tjera dhe jane te kenaqur ti drejtojne kryeministra te huaj. Cfare ta besh pavaresine ta ziesh?

                          2. k
                            k

                            Karakteri i degjeneruar të çon tek Mos mirenjohes edhe kur nuk je i sigurt qe Nuk do kesh nevoje serisht. Rasti flagrant praktik janë emigrantet që i mbajten me buke ( që tju zejë trullino) per 30 vjet dhe si shperblim i quajnë me perbuzje “ erdhën refugjatet me na ça trapin per verë.

                            1. G
                              Gent

                              Historinë tregoje ashtu si ka ndodhur, por kufizoju në përshkrimet romantike se s'ti ka borxh njeri. Shtetet ndjekin interesat e tyre gjeopolitike - kjo vlente për Austro - Hungarinë në 1913 dhe po kjo vlente për Amerikën në 1918 dhe prapë për Amerikën në 1945 e 1999 si trashëgimtare e interesave gjeopolitike të Austrisë e Gjermanisë kundra interesave Ruse e sllave në përgjithësi. Kush dreqin do e përkrahë Amerikën në gadishullin ilirik ? Grekët orthodoks, apo serbët rusofilë ? Apo bullgarët pseudosllavë ... kush?

                              1. S
                                Shko mor tutkun

                                Genti qenke loqke prej verteti!Po harrove ti mor birbo nga 1944-1991 dmth 47 vjet ne kete vend te cmendur me njerez te mbaruar dhe pa shtylle kurrizore shahej Amerika,Anglia dhe perendimi 24h/365 dite cfare nuk thuhej tiger letre,imperializmi amerikan dhe 1 dhemb ti mbese ne goje eshte i rrezikshem nje lufte e eger e cmendur pa fre ,ishim tek Traktati Varshaves kishe dhene bazat kunder Natos ,pastaj vazhduam me kinezet mqs ishin me te flakte kundra amerikaneve.Keto pergatitje per lufte kundra Natos dhe anglo-amerikaneve ishin kthyer ne paranoje dhe gjithe ky popull legen i perserisnin si papagaj retoriken dhe paranojen e udheheqjes .Madje kjo armiqesi u fiksua dhe me vepren e lugatit “Rreziku anglo amerikan per Shqiperine” me rreth 30.000 kopje ,nuk ka ngel shqipo pa ju pordh trute ne shkolle,pune ushtri etj.Tani na tregon qe ne jemi miqte me te mire dhe me filoamerikanet ne planet?!!Shkerdhata jeni keshtu bete me te gjithe:turq,italiane,gjermane,jugosllave,rus,kineze etj race kurvash.Ndersa Greqia ka qene ne Nato nga 1949 kur u krijua ,ka marre pjese ne cdo lufte te Natos apo Amerikes Gjithmone ky vend ka qene vend mitomanesh dhe skizofrenesh

                                1. e
                                  edmond( koder rreshen)

                                  Tutkun ! Vet emri qe paske me ben te mos ju marr seriozisht ne ato qe shkruani . Greket nuk kan marr pjes ne cdo luft te Natos,por esht e kunderta ! Greket dhe Serbet kishin nje aleanc te nenshkruar per te mbeshtetur njeri tjetrin ne rast lufte,dhe me sulmin e natos ndaj Serbis,Greket nuk moren pjes ne koalicion,por derguan Vlashish Bonatsos (nje njeri komik,rahmet past atje ku prehet)per te kenduar ne Beograd,si protest e popullit Grek ndaj bombardimeve te Natos.Mbas mbarimit te luftes diskutohej ne kanalet televizive,se Greqis i ka ardhur nje fatur disa milioneshe per te paguar shpenzimet e aleateve te natos qe moren pjes ne luft ?

                              2. E
                                ELEKTORATI GRI

                                Nje shkrim per gazep nje shkrim qe shkon ne favor te Serbise sot dhe nje shkrim qe I paraprin kerkesave te Greqise ne te ardhemen. Nje shkrim qe ne te ardhemen jo te larget do te perdoret nga Greqia si dokument per te provuar se Shqiptaret jo vetem qe s'kane luftuar por e kane teper edhe Shqiperine Londineze se kete ja kane dhuruar .Nese do te keni kurajon ti permendi Grekut vitin 1949 mos harroni te kujtoni se ajo ishte tjeter kohe dhe ne drejtimin e Shtetit Shqiptar ishin te tjere burra.Si thote ajo shprehja popullore " MOS U MBURRNI ME KOQET E BABAIT ".

                                1. B
                                  Bureto

                                  O @ historia perseritet! Çfare po thua o njeri?! Pa le po na del edhe me një KONKLUZION - "U shmang një Pushtues në 1999 per t'u zevendesuar me një tjeter!". Epo ti qofsh, pavaresisht se kush fshihet pas 'nick name'-it tënd. Kete mund ta mendojne dhe thone, per te mos u shtrire më tej, vetem serbet e kosoves, por jo një shqiptar. Gjithmone nëse je një i tillë.

                                  1. A
                                    Adam

                                    Z Tafani eshte shume shoejte te vlersojne kete te vertet qe thua. Ne Shqiperi eshte Qelepiri ne çdo cep e Historia qe perseritet eshte akoma ne dtyre

                                    1. A
                                      Anal-isti

                                      Nuk mbeti asnje bolethare pa e bere analistin!Lereni Kosoven rehat ,sepse analista kemi me teprice!

                                      1. H
                                        Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

                                        E vërteta mund të jetë e hidhur, mund të dhëmbë, mund të mos e pelqejmë, por mbetet e vërtetë. Respekte, Zoti Tafani. Kush ka tru, mendohet, vleresoj, dhe nxjerr mesime. Pastaj, kush nuk ka tru, hidhet si kokosh ne make te plehut, ose si kalë qe e pickojne mizat, dhe fillon hidhet e pirdhet duke u dukur gjoja si patriot i madh. Kemi nje me poshtë qe quhet Historia Perseritet. Ky do gjera falas. "Jooo, faleminderit per 100 miliardët, por tani te lutem shumë, aaaa, është shtepia ime kjo. Ketu e bëj ligjin unë. Dakord, ushtria e NATO-s na duhet, të rrijë ketu, por të jemi të qarte, ate ushtri.duhet ta komandoj unë, Albin Kurti. Ju vetem paguani. Të tjerat i kemi vetë." Si thatë? Pse po tallem? Po ju filluat të parët. Kur merr shtepi me kredi, derisa te lash kredinë, shtepia nuk është e jotja, është e bankës. Kredia të ka siguruar te drejtën të jetosh aty, por ne momentin qe nuk ploteson rregulluar e bankës, vjen permbaruesi dhe të thotë: "Hajde, merr plaçkat dhe ik. Ik të thashë. Edhe nga rruga, edhe nga rruga." Ti mund të bësh pordhë, por nuk t'i dëgjon njeri.

                                        1. S
                                          Shkrim per honorar

                                          Asnje dollar i hedhur per kosoven e aq me pak per shqiperine,amerika mendon vec per interesat e saj ne ballkan

                                          1. d
                                            demokrati

                                            E mjera Shqiperi, nuk mjaton nje idiot si Kurti por po na mbijne edhe gazetare mostra si ky tafa.Sipas kafshes shqipfolese me dy kembe tafa mjaft do ta kushim edhe Vloren por Europa na paska bere nder se paskemi luftuar ne krah te osmanve???tafa duket sikur ka dale nga vrima e poshtme e Cubrillovicit.O taf thirri menjes!Ju, lutem, jo cdo dykembesh qe di te shkruaj mund tu jepet hapesire ne media se mendje si kjo e tafes nuk jane vetem te semura per veten, eshte shoqeria qe e vuan pranine e tafave.

                                            1. S
                                              Sebastia

                                              Qe kur paskan qen shqiptaret ne anen humbese o idiot? Nuk ishim aleat apo vend i pavarur e zgjodhem turqit. Ishim vend i pushtuar dhe lufta u krye si lufte agresive per zaptim territoresh. Territore te cilat KURVA PLAKE nuk duhej kurre ti kishte njohur si pjese e Serbise.

                                              1. N
                                                Noci

                                                Kurre nuk kam qene ndonjehere dakord 100 ne nje shkrim si ky

                                                1. H
                                                  Historia

                                                  Se pari, ato armatime e municione qe jane perdorur gjate luftes do shkonin dem neper magazina po te mos perdoreshin. Ishin prodhuar nga kompani amerikane e evropiane dhe, kur u zevendesuan, parate shkuan ne te njejtet xhepa amerikanesh e evropianesh. Se dyti miliardat nuk shkuan dem sepse pjese e strategjise se mbrojtjes se cdo shteti ose aleance eshte te projektoje force. Nuk ka pasur lufte qe te kete projektuar forcen e Natos dhe ShBA-ve me qarte e bukur. Se treti, meqe iu paske hyre llogarive na thua dot sa trillione dollare ka shpenzuar dhe shpenzon Amerika per te mbrojtjur Evropen Perendimore nga nje agresion i mundshem sovjetik ose rus? Sa eshte « borxhi » qe Franca dhe Gjermania i kane Amerikes ne kete fushe? Se katerti, perandoria otomane ishte nje shtet sovran qe u sulmua nga shtete militariste ballkanike. Ky shtet madje po bente perpjekje te modernizohej dhe demokratizohej. Shumica e shqiptareve donin te jetonin ne paqe brenda perandorise me kusht qe te kishin autonomi (shkolla shqipe dhe zyrtare shqiptare ne viset me shumice shqiptare). Por nacionalistet turq (xhonturqit) nuk e lejuan nhe gje te tille. Se pesti, Shqiperia eshte kthyer ne shesh lufte ne te dyja Lufterat Boterore nga fuqite Evropiane dhe fqinjet ballkanike megjithese shteti shqiptar kishte shpallur neutralitetin e tij. Demet e bera ne njerez dhe ekonomi kane qene kolosale.

                                                  1. R
                                                    RAIFI

                                                    Ja ke fut si kau pelës! Po Konferencat nderkombtare për të u dhënë fqinjëve tokat tona,po fuçitë Europiane që nuk i kishim fqinjë,ç'deshtën që me Ushtrit e tyre dorëzuan tokat shqiptare sllave.

                                                    1. T
                                                      Tarasi

                                                      Ore gazetar loqe.....Cili ta ka dhënë lejen të shkruash broçkulla...ik ore mbeturinë, as Amerika as europa nuk I kanë dhënë asnjë qindarkë Kosovës dhe Shqipërisë por vetëm i kanë marrë....kush legen të ka bërë ty gazetar

                                                      1. E
                                                        Eni

                                                        O Tafan ti qenke k..... mos e ofendo kot Albinin se ka marree ok nga CIA...nuk e can Albini rrocken Per juve o koqe...sepse eshte I paster e jo hajdut ...nuk I ka kujt borxhe...nuk trembet po fare....

                                                        1. M
                                                          Marius

                                                          50 miliard kane shkuar rrogat qe po vete I kane marre o Endri o djale je shkolluar ne vitet e diskove...nese ke lexuar mbi 5 Romane une e heq koken...ti o djale lexon vetem Wikipedia....a me fsl ndonje formule Mathematiker a di se me thane qe mezi ke kaluar klasen....Usa nuk e dorezon kosoven sikur bota te permbyset...nuk I jep territor Rusise.kaq.

                                                          1. S
                                                            Sufllaqja me qepe

                                                            Ne 2013 e votuam njerin qe premtonte te bente shtet e sot pas 11 vitesh as sistem adresash nuk ka bere

                                                            1. O
                                                              On

                                                              Hshahahaaaa mos fol me per sot....pikes I ke rene. Shtet nuk ben dot ky por mend jep...me kujton pleshtin mbi elefant.....shiko si dridhet ura o elefant ne kembet tona.

                                                            2. B
                                                              Bejkush

                                                              Te lumte! Sapo i *hape ca telashe vetes".... E verteta e ben Kombin dhe jo tifozlleku. Urime o shqiptar patriot!

                                                              1. e
                                                                emigranti

                                                                Si mund te lejohen shkrime te tilla qe shtremberojne historine me gjysem te verteta dhe denigrojne mbare kombin shqiptar. Ky i shitur qan hallin e kaloresit se i varen kembet. Po pse ore torollak 100 miliardat bota i paska hedhur vetem per te na ndihmuar ne, ku fatkeqesisht bejne pjese edhe disfatiste si ti, apo edhe per interes te saj. Ishte fat per ne qe interesat e Perendimit u perputhen me interesat tona kombetare. Tani ato qe kemi arritur nuk duhet ti humbim perseri sepse keshtu mendojne disa te shitur se zotrote. Ju mushkonja lereni patriotin e mencur Albin Kurti te punoje. Degjojeni mire ate. Eshte duke mbrojtur interesat e Kosoves, duke mbajtur ne te njejten kohe maredhenie te mira me Ameriken. Politika eshte art ku kryesor eshte rezultati final. Serbet perfundimisht nuk mund te hyjne ushtarakisht ne Kosove. Veprimet e dhunshme te paramilitareve e policeve serbe te fshehur pas turmave te grave protestuese do ti perballoje me sukses policia kosovare e cila eshte e nje standarti mjaft te mire per te vendosur rending, sigurisht e mbeshtetur edhe nga KFOR- I dhe Euleksi. Shpresa e vetme e Serbise jeni ju dhe grykesia e disa opozitareve per pushtet qe per intresa personale shkelin interesat kombetare perfshi edhe " Yes Man " in Rama.

                                                                1. D
                                                                  Demotakercita

                                                                  Nje shkri prej dikujt qe kerkon tu beje qejfin fqinjeve grabitqare.Turqia kur humbi luften kishte 500-vjet qe e mbante Shqiperine te pushtuar.Shqiptaret ishin te punesuar dhe ata nuk ishin vendimarres.Ne qoftese ky "gazetar" di per ndonje vend tjeter qe luftoi per pavaresi se nga dolen udheheqesit e atij vend.Sipas llogjikes te ketij "gazetari" Greqia per sulmin nga Italia ka te drejte qe akuzoj Shqiperine dhe mba edhe sot e kesaj dite ne fuqi ligjin e luftes.Te tilla shkrime jane thjesht neneshtrim para te forteve.A e di ky "gazetar"qe lufta e pare boterore e krijoi sebepin ne Serbi dhe pas lufte Serbia doli e perkrahur.Pse.

                                                                  1. E
                                                                    Evisa

                                                                    Shkrimi nuk paraqet asgje me shume se depresionin e thelle qe ekziston ne gjirin e shoqerise tone. Nuk eshte ndonje zgjuarsi e madhe te arrish ne te tilla konkluzione, kur nuk e shikon dhe analizon situaten me gjakftohtesi. Gjithe burimi i te keqijave tona eshte urrejtja pa kompromis ndaj te liges, qe na e kane servirur si zgjidhja me e mire e problemeve me te cilat ndeshemi.Por urrejtja detyrimisht te con ne depresion, pasi ajo kurre nuk te con ne zgjidhje te problemeve, kur dashuria ne gjirin e shoqerise mbetet gjithmon burim frymezimi dhe shprese. Vetem kur te largojme urrejen nga gjiriri i shoqerise tone, vetem atehere do tna vije shpetimi, jo vetem ne raporte te brendshme me njeri tjetrin, por edhe ne raport me te tjeret.

                                                                    1. N
                                                                      Një si ju

                                                                      E vërteta duhet pranuar edhe kur (është e hidhur) s'na pëlqen. Por 111 vjet, shtet, janë shumë pak edhe për popuj të civilizuar edhe jo më pastaj, për ata që shajnë, në tastjerë që duhet të falenderojnë, regjimin e shkuar për shkollimin e tyre (me detyrim).

                                                                      1. A
                                                                        Aldrinp

                                                                        Eshte ne terezi ky debil? I paskemi borxh Evropes qe na la tokat tona? More qelbanik, po per te luftuar nuk paskan luftuar fare shqiptaret per Liri? Nga c..p ku.ve paske dale?

                                                                        1. I
                                                                          Istor Jani

                                                                          "Ne" kemi mbajtur anen e Turkut dhe paskemi humbur luften?! Kush jane keta "ne"? Qytetare te cilit shtet ishin? Qe ky shtet e meritonte te copetohej? Nuk kishte shtet shqiptar atehere dhe si i tille nuk kishte si te dilte i humbur. Kur caktuan kufijte e Shqiperise, duhet ta kishin parasysh qe te kalonin sipas vijave etnike. Te mos linin Kosoven jashte se problemet nuk jane zgjidhur ende. Te mos lejonin spastrim etnik! Shqiperia kishte shpallur pavaresine, perse me 1913 ju mor Janina? Ajo u mor me lufte e jo me marreveshje, apo "denim se humbem luften". Kur u krijua shteti shqiptar me 28 Nentor 1912, nuk u be pale ne lufte me asnje shtet, perfshi Turqine. Atehere perse u coptua? Ja pra. ca gjera artikullshkruasi i ka zhgarravitur me kembet e pules.

                                                                          Lini një Përgjigje