Nuk ka nevojë Albini për Kosovën, por shqiptarët për Kurtin

9 Qershor 2023, 17:48Blog TEMA

Nuk ka nevojë Albini për Kosovën, por shqiptarët për

Nga Andi Bushati

Prej ditësh është rikthyer në skenë një debat i përsëritur, ai se kokfortësia, dinjiteti i tepruar apo marrëzia e madhështisë së Albin Kurtit po e prish Kosovën me perëndimin. Dikush përmend gjëmën e afërt të sanksoneve, të tjerë burime të panjohura që flasin për “non grata”, ndërsa ndonjë i tretë flet për ndeshkime te tjera si anulimi i liberalizimit të vizave. 

Të gjitha këto goditje, që pretendohen se do ti vijnë Kosovës nga aleatët e saj, justifikohen me ngjarje të vogla, që s’të lejojnë të shohesh kurrë pikturën e madhe. 

A duhet ta tërheqë qeveria policinë nga zonat me shumicë serbe në veri? A duhet që kryetarët shqiptarë të katër komunave ti drejtojnë punët nga shtëpia me zoom, pa guxuar të dalin në zyrë? A duhen ripërsëritur zgjedhjet e ripërsërituara në Zvecan, Liposevaq, Zubin Potok, Mitrovicën e Veriut? A duhet të publikojë Albin Kurti me urgjencë një draft që krijon asocacionin e komunave serbe?

Pra, si nga analistët dhe mediat pro qeveritare në Tiranë, po ashtu dhe nga kritikët e Vetëvendosjes në Prishtinë, lupa fokusohet mbi detaje, pa mundësuar kurrë rokjen e gjithë problemit. 

Pyetjet e mësipërme që i dëgjojmë me një denduri ulëritëse, të gjitha ekzistojnë. Ato i ngrejnë ndërkombëtarët dhe i përjetojnë me alarm shqiptarët. Ato janë të vërtetat, madje dhe të duhurat. Por, ama, ato e humbasin krejt kuptimn e tyre, po nuk u shtruan në sfondin e përshtatshëm, atë se si zgjidhet në thelb të saj kriza mes Kosovës dhe Serbisë. 

Pikërisht për këtë, në shkurt, të dy vendet pranuan një marëveshje që shtronte rrugën e normalizimit. Detaje e saj u përcaktuan në paktin e dytë, në Ohër. Po ç’ ndodhi më pas, në tre muajt që vijuan.

Fillimisht u tha se marrëveshja s’ka pika prioritaire, ku njëra të ishte më e rëndësishme se tjetra, por rrugës kjo u ndryshua dhe krijimi i asocacionit u bë objektivi emergjent.

Fillimisht u tha se ngecja në njërën çështje nuk do bëhej pengesë për ecurinë e të tjerave, por tashmë gjithçka është përqëndruar vetëm tek krijimi i shoqatës së komunave me shumicë serbe.

Në tekstin e marëveshjes termi që përdoret për këtë është “vetmenaxhim i komunitetit serb” por, kur konkretisht, emisarët e Beogradit dorëzuan një draft, ai nënkuptonte autonomi për serbët. Aty nocionit të komunitetit i ishte mbivendosur ai i kontrollit të territorit.

Në shkurt dhe fillim marsi u deklarua se palët e kishin pranuar marëveshjen, por sapo u kthye në Beograd presidenti serb Aleksandar Vuçiç e mohoi këtë. Ndërkombëtarët bënë sikur nuk e vunë re, se shefi i shtetit serb kishte refuzuar të nënshkruante planin e normalizimit, ndonëse Albin Kurti u vetëofrua ta bënte këtë.

Pra, kur gjithçka dukej në harmoni sipërfaqësore, Brukseli dhe Uashingtoni nuk nguronin ti përshëndesnin dy “liderët konstruktivë”. Por ama kur njëri prej tyre vendosi të bëhej dekonstruktiv, ata për hir të “paqes” e ftuan dhe tjetrin t’i bashkëngjitej kësaj loje.

Kjo filloi kur, me urdhër nga Beogradi, Lista sebska bojkotoi institucionet duke u tërhequr nga parlamenti, bashkitë, gjykatat dhe policia. Vakumi duhej mbushur dhe shteti i Kosovës shpalli zgjedhje të pjesme të parakohëshme. Në vijim të strategjisë së destruktivitetit serbët refuzuan të merrin pjesë. Prishtina lëshoi sërish. I shty prapë zgjedhjet, nga dhjetori në prill, deri sa komuniteti ndërkombëtar i dha viston: mbajini ato edhe pa serbët.

Mirëpo kur kryetarët e zgjedhur donin të hynin në zyrë, Vuçiçi kërcënoi me dhunë dhe aleatët u zbythën. Ata e ndërruan pllakën: “të zgjedhurti nuk duhet të paraqiten në seli”, qe vendimi i ri.

Duke humbur nëpër detajet e kësaj kronike harrohet se qeveria e Kosovës thjeshtë shoqëroi me polici disa të zgjedhur legjitimë që të mos goditeshin me gurë, ndërsa ata që qëlluan egërsisht mbi forcat e sigurisë dhe të KFOR-it qenë idhtarët e Vuçiçit. Pra provokimi nuk nisi nga Prishtina, siç thuhet rëndom, por u fry Beogradi. 

Që kur mori fill kjo histori, që kur u larguan nga sistemi, që kur bojkotuan zgjedhjet e deri tek planifikimi i dhunës së milicëve fashistë, Vuçiçi ka qenë i qartë në strategjinë e tij për të krijuar një klimë tensioni. Ai e ka dizenjuar këtë hartë rruge me një qëllim të përcaktuar mirë: ai do të grisë të gjitha pikat e marëveshjeve të ndërmjetësuar nga BE, disa tejet të favorshme për Kosovën dhe do të mbajë vetëm një, themelimin e asocacionit, madje në formatin maksimal që e do ai. 

Fati i keq është se për hir të situatës gjeopolitike, si pasojë e strategjisë për ta shkëputur Beogradin nga Moska, një pjesë dërrmuese e ndërkombëtarëve i’a kanë miratuar presidentit serb këtë përmbysje të prioriteteve. Ata po i kërkojnë qeverisë së Kosovës të adaptohet me prtetendimet e reja të Vuçiçit.     

Pyetja që shtrohet është: ç’duhet bërë në këtë rast? Por, kjo dilemë, nuk ka vlerë për detajet e vogla: nëse tërhiqen trupat speciale në Prishtinë apo vazhdojnë të ruajën institucionet në veri, a duhet të drejtojnë kryetarët punën nga zyra apo nga shtëpia, a u konsultua kryeministri me ambasadorët etj.

Në këtë rast thelbi është: a i duhet shkuar pas strategjisë së Vuçiçit edhe nëse, për interesa të momentit, këtë e kërkojnë ndërkombëtarët? A duhet pranuar kjo përmbysje e prioriteteve qoftë edhe duke riskuar fërkimet me ta ? A është e domosdoshme ti nënshtrohemi planit për të vënë gjithçka në funksion të krijimit të asocacionit, siç e duan serbët?

Albin Kurti e ka zgjidhur këtë dilemë. Ai ka vendosur të përgjigjet me jo. 

Ai mund të bënte dhe të kundërtën. Ti miratonte kërkesat e Vuçiçit që i përcjellin Lajçaku dhe Escobari. Kështu e kishte të sigurtë se do të ishte një ‘Gud boy”, që e përshëndeste përzemërsisht trekëndshi i rakorduar, Vuçiç-Rama-Hill, që do e ftonin në darka ambasadorët, që do pozonte me uniforme në stërvitjet e NATO-së dhe do e lavdëronin se një udhëheqës tolerant dhe bashkpunues. Të gjitha këto janë elementët e një recete perfekte për të gëzuar sa më gjatë kolltukun e pushtetit dhe për të shijuar përfitimet që ai sjell.

Por, Albin Kurti është i dënuar të sillet ndryshe. Ai s’mund ta përdorë atë post për interesin e vet. Atë as nuk e kanë votuar, as nuk po e paguajnë për të tregtuar të drejtat e Kosovës, në këmbim të favoreve personale. Ai ka detyrimin të mos e lëshojë atë që duhet ta mbrojë. Ai s’ka tagër të tërhiqet, në dëm të interesit të vendit të vet.

Deri më tani Albin Kurti e ka bërë këtë. Ai ka vënë Kosovën para vetes, sepse kjo është detyra që ka marrë përsipër të bëjë e që duhet ta kryente ç’do i zgjedhur në atë funksion. Prandaj, sa herë kapemi pas detajeve, sa herë e komentojmë përplasjet ditore me ndërmjetësues, apo ambasadorë, përpara se të shtrojmë pyetjen nëse Albini po na prish me amerikanët, duhet të ngremë një tjetër: A po përkulet ai përballë lojës së Vuçiçit? Vetëm kështu mund të gjykohet puna e një kryeministri pavarësisht se kush e lë zarfin me kërkesat e Serbisë, mbi tryezën e tij.      

35 Komente

  1. P
    Psikologu

    Sa pusht je mer qyq

    1. R
      Raimond vlonjati

      Po kommentin tim qe ishte pro Bushatit pse e keni hequr o rrac spiunesh te qelbur . Lejoni ketu vetem komentet e ketyre spiuneve patronazhiste, keta fuksat e Rames, qe merren me pergjime gjithe diten

    2. L
      Luani

      Kurr ste lexoj po gjithmon do ta kujtoj je qënë bir qeni, pinjolli komunist ështe më hale dhe i poshter se komunisti..!!!

      1. r
        reti11

        Pse vazhdoni ulni nivelin me te tilla krimba buthe viçidoli. Botoni pastaj edhe vemjen bythÇim peka dhe mulin e kuksit.

        1. w
          wle

          Bajga ditore e quajtur Bushat

          1. G
            Gurabardhi

            O Bushati i marrë, vetëm ai që është më budalla dhe i marrë se ti, mund t'i lexojë marrëzitë e tua. Ti ke vdekur për sytë dhe mendjen e popullit shqiptar. Gjyshi i yt, sh. Hysni, është shumë më i gjallë se ti. Ti ke aq vlerë sociale, sa një qen rruge. Më kuptove tani?

            1. M
              MOKRARI

              NJEHERE E NJE KOHE NE SHQIPERINE TONE TE DASHUR VOTOHEJ GJITHMONE PPSH DHE ENVER HOXHEN QE ISHTE KUNDER IMPERIALIZMIT AMERIKAN DHE SOCIAL IMPERIALIZMIT SOVJETIK DHE KINEZ DHE E PAME SE SI PERFUNDUAM NE SI POPULL SA ARRITE FSHATARET E SHKRETE PO HANIN VETEM BUKE MISERI DHE SHERBET NARDENI.PRA DO JU THOSHA Z.ANDI SE NUK SHKOHET DREJT IZOLIMIT TE KOSOVES O NIPI I HYSNI KAPOS

              1. S
                SADIU

                Bushat sa më qejf po e pret që Albin Kurti ta bëjë Kosovën siç e bëri Sali krimineli Partinë Demokratike, i ke qejf ti këto gjëra që kthehen me themel. Po ai Hysniu sikur ishte njëçik më ndryshe apo mban atë avazin e Saliut me që ka qënë mjek i tij.

                1. N
                  Niko

                  Bushati në këtë analizë ka të drejtë.

                  1. L
                    Llazi usa

                    O ty kina Veren, po fol njehere mbare

                    1. a
                      alo alo

                      @Andi Bushati, ti besoj se do jesh i pari të shkosh të luftosh krahë më krahë me Albin Kurtin, nëse Amerika dhe Europa nuk do jetë më prezente në Kosovë me KFOR-in, apo jo ? Ju të dy bashkë me Kurtin do jeni dëshmorët e parë kur serbia të hyjë me tanke, avion luftarakë e drone në Kosovë, apo jo ? Se pa mbrojtjen e Amerikës dhe Europës, është e sigurt që Serbia do e sulmojë Kosovën.. Por ju të dy i keni menduar mirë gjërat se pas keni ushtrinë e fuqishme që ka Albin Kurti, apo jo ???

                      1. S
                        Shefqet Çela

                        Nuk imagjinoj njeri më të zi në mendime e veprime se kjo fytyrë opinionisti. Albin Kurti shfaq simpati me këto vendime në aparancë, por..A ËSHTË NË GJËNDJE QEVERIJA E VET, APO FORCA USHTARAKE E KOSOVËS, TË PËRBALLET ME SUKSES, ME SËRBINË, PA ALEATËT?

                        1. N
                          Niko

                          Kjo është njera anë e "medaljes".

                          1. I
                            I Madhi Morricone

                            Ti mo djale ke probleme por te pakten e the paster e qarte pse albin kurti kundershton, dhe jo si ca moterqira bythlepirsa qe jane gati te shesin nenat motrat vetem e vetem te rruajne karr-iget qe kane ulur bythen rraca me frikacake ne shqiperi. Do vij serbi ne shqiperi justifikohen! Le te vijne te hane karr 24 karatsh shqiptar ashtu si po e ha putini ne vend te sallamit nga ???????? ukrainasit.

                            1. ÇEKIÇI

                              AL BI LADEN NUK KA NEVOJË PER KOSOVEN AS KOSOVA NUK KA NEVOJË PER MASHTRUSIN IDIOT E FAQEZI PER SERBO MALAZEZIN QE NUK E KA NJI PIKË GJAKU SHQIPTAR

                              1. O
                                Operacioni Zjarri

                                Si gjithmone i sakte Andi. Une mendoj se duhet shtruar edhe nje pyetje tjeter. A ka qene i sinqerte perendimi me ne deri tani? E bej kete pyetje kur shoh se sa lehte e flakin Kosoven keta perendimoret, qofte edhe per nje kaprico zyrash

                                1. S
                                  Shqiptari

                                  Edhe Albini duket si nipi gjyshit tend mos jeni vellezer dhe nuk e dini?.

                                  1. K
                                    Klevi jam kerrici i koke paces .

                                    Edhe nipcja si gjyshi i tij urrejne Perendimin Imperializmin Amerikan BEne Kapitaliste . Ti anal bythe bashke me bucet Lubonja , Bejtja, Rakipllari, Shkullaku,Babameto, Krasta,A. Cani katundari nuk ju plas bytha ,as per Kosoven , as per Mr Binin ,as per torrollaken Osmani, por juve ju bashkon urrejtja e patollogjike qe keni per Ramen, por nuk keni faj se ju ka bere te semure psiqike qe nuk cfar thoni vetem te villni vrer dhe mut per nate ne studiot kurva qe financohen me paret e familjeve kriminele , hajdute Berish dhe Metaj spiuni.

                                    1. C
                                      Cudira shqiptare

                                      Si nuk te ha mortja ty o plere qe te japin dritare ty per te shkruajtur!!! A nuk na thua se si ka mundesi qe Kurti vjen ne Shqiperi per zgjedhje elektorale kur e ka lene Kosoven ne meshire te fatit dhe ne mes te dogmave nacinaliste qe kur mori pak pushtet? Dmth Kurti shpall Ramen, kryeministrin e Shqiperise, kundershtar politik dhe flirton me non-graten Berisha... A thua qe gjithe kosovaret te jene kaq naive e te zgjedhin per drejtues te tyre nje byth pambuk te tille? Po opozitaret ne Kosove nuk dine me teper se kaq? A eshte kjo Kosova qe donin deshmoret e lirise qe u rane nga serbet duke luftuar? U truthare qe nuk keni as din e as iman!

                                      1. A
                                        Aron

                                        Ky trapi ben shkrime vetem qe te dali kundra Rames, edhe pse Kurti mund ta kete gabim. Jo, nuk kane nevoje per nje karagjoz si Kurti asnje.

                                        1. L
                                          Li

                                          Doli miu i gjirizit zora qore e Salikes

                                          1. B
                                            Bureto

                                            Vetem nje gje nuk na the: Si e mendon zgjidhjen nipi i Hisniut? Apo te luftojme si ne kohen e tij dhe t'i mundim armiq dhe koalicion armiqsh imperialiste e revizionist bashke. Apo ke ndonje zgjjidhje tjeter. Kete nuk na e the ne hartimin e rradhes.

                                            1. F
                                              Fatmiri

                                              Sofizma qe nuk mund ti lexoje njeri.

                                              1. H
                                                Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

                                                Ore, ky akoma kujton se është gjallë Hysniu? Sa e do marksisti marksistin!!! Të paktën Hysniu ishte i ndershëm ne besimin e tij. Luftoi kunder fashizmit, u be komunist, dhe ka qenë nje njeri shumë i permbajtur. Ndersa ky? Gjynah ta quash nipin e Hysni Kapos, sepse ky t'i vije anës, edhe gjysherve edhe prinderve të tij. Ata qe shajnë prejardhjen e ketij kerriçit, ja fusin kot, pa ditur gjë, por kane degjuar edhe ata per Hysni Kapon, apo per Mehdi Bushatin, dhe është e modes të shash ata që kane punuar ne detyra të larta ne kohën e Enverit. Ky t'a ketë per nder qe është djali i Mehdiut dhe i Verës, dhe nipi i Hysniut dhe Vitos. Problemi është qe ata nuk e kane per nder qe u ka dale mafishe fare ky kllufi. Sa me Sali Komunistin qe ka marre njerez me qafë ne diktature dhe ne demokraci, dhe sa me Albin Marksistin qe është tepër deliriant mlne marksizmin e tij islamik. Qe nga inati i Edi Ramës të behesh antiamerikan dhe anti-imperialist, ja vetem këta koqet janë, disa prej të cileve hiqen gjoja si antikomuniste.

                                                1. p
                                                  pesimisti

                                                  O IDIOT nuk rri dot pa honger m.t

                                                  1. J
                                                    Jim

                                                    Ky idioti Nuk e kupton se ka ikur koha e kultit te individit Askush nuk ka nevoje per nje njeri kushdo qofte Ai . Njerzit shkojne e vine ajo qe ngelet eshte kombi shteti !

                                                    1. F
                                                      F-22 Raptor

                                                      Mero eshte usta, e di mire qe ky nevojtorja provokon klikime e komente pafund, prandaj edhe na i servire shkrimet e ketij RQ!

                                                      1. M
                                                        MEMEDHETARI

                                                        Keshilltar me te mire qe te con drejt thyerjes se qafes nuk ke se ku gjen!..Ju kujtohet kur ngazellehej neper studiot e TV-ve kur i bente koment daljes se PD-se nga Parlamenti?...Po kur justifikonte mosmarrjen pjese ne zgjedhjet lokale?...Eshte shume largpames qerratai,eshte i mprehte...Me kete mprehtesi ka mundesi qe ta nxjerre ne selamet edhe Albinin,njelloj sic nxori Saliun e Lulin... Me kete mprehtesi qe ka - nuk do jete e larget dita qe ai do te hape nje berberane gjigande mu ne mes te Tiranes...

                                                        1. F
                                                          Frederiku

                                                          Bushat, njësoj me buzhkalën jeni, e dini mirë që rama ju shkërdheu të gjitha planet tuaja, ku nuk latë njerëz pa kompromentuar e paguar nëpër emisione, për të bërë disinformim mbi suksest e ramës. Dihet që ka pun e do ketë akoma, sepse nuk mundet që të mirat të mernin fund me shkop magjik. Po ty o bushat bashk me grupin tuaj kundra ramës, i rruani bythën, vetëm se i shtoni vlerat dhe ju merni neverinë e shumicës. Të fala drurit që të dha Ylli, se të ka lënë çyryk nga trutë.

                                                          1. J
                                                            Jari

                                                            O Bushat, B/Q, ik e ha gjizë o Boshooo !

                                                            1. a
                                                              arku

                                                              Dakort jam o Bushat. Atehere ti dali zot Albini kesaj pune dhe ta mbroje me lufte territorin e Kosoves, por pa ndihmen e askujt

                                                              1. B
                                                                Boti

                                                                Arku i ka dale Rama per zot duke puthur kurva e pire te bardhe me cunat e londres mos ki merak hic..a harrova nderkohe ben dhe nonje shkarravin qe serbet po i vendosin neper hale qe tu iki kapslleku nga frika e ketij gjigandi plot mendime per shqipet

                                                              2. t
                                                                tefiku

                                                                Epo ka marre nga gjyshi ca gjera.bashke me Kurtin e te tjere halera po therasin Poshte Imperializmi Amerikan.Nxenes te Enver Hoxhes. Harrojne se kush e beri shtet Kosoven, po sikur Amerika te heqi ushtaret nga Kosova? Apo kete do Albin Kurti qe serbi ta marre Kosoven per 2 ore.

                                                                1. S
                                                                  Sali rrocka

                                                                  Gjyshin e ke patur burre te mire Busho por vete dole mut stermuti. Ben mire qe nuk merresh me detaje por djalli aty fshihet dhe kurva Albin po ben bash lojen e serbit

                                                                  1. q
                                                                    qazim

                                                                    Shkurt,ky nipcja gazetar duhet te mos i caje me b****n miletit me monologjet idiote te tije.Sa me shpejt ta kuptosh aq me mire per ty dhe njerezine.

                                                                    Lini një Përgjigje