Vija e kuqe për shqiptarët

9 Qershor 2023, 17:28Blog TEMA

Vija e kuqe për shqiptarët

Nga Lorenc Vangjeli

Për fatin e madh të gjithë shqiptarëve, Kosova ishte “vija e kuqe” e durimit amerikan. Ndryshe do të kishte luftë! Presidenti i përmbysjes së komunizmit, Xhorxh Bush, Ati, kushtëzonte me përdorimin e forcës cdo aventurë të Miloshevicit me paralajmërimin e famshëm të Krishtlindjeve të 1992-shit. “Shkelni në Kosovë dhe do të keni luftë”! E drejta morale, forca dhe fati bënë që një dekadë e gjysëm më pas, një tjetër president amerikan, Xhorxh Bushi, Biri, të paralajmëronte dhe të jetësonte pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Në Shqipërinë dhe në Kosovën e sotme moderne, ka vetëm një vijë të kuqe: të mos kapërcehet në asnjë rast e për asnjë arsye gjykimi amerikan. Edhe kur logjika, e drejta apo edhe morali sovranist do të dukej se diktojnë të kundërtën. Në këtë cep të globit amerikanët kanë të drejtë edhe nëse një pjese të shqiptarëve mund t’ju duket se e kanë gabim. Sepse pjesa vlen gjithmonë më pak se e tëra. Sepse finishi ka shumë më shumë peshë sesa rrugët që mund të ndiqen. Sepse fati i kombit është pafund më i rëndësishëm sesa ai i individëve, qofshin këta në pushtet apo alternativa pushteti.

Në një botë ku drejtësia është ende vetëm aspiratë, logjika, e drejta dhe morali nuk mund të fitojnë pa peshën e forcës dhe forcën që peshon së paku në ekuilibër.

Me të gjitha gjasat, kriza e veriut të Kosovës me serbët shkaktarë e jo shqiptarët, do të ketë një zgjidhje më të mirë sesa ajo qe shohin pesimistët, por ajo është gjithashtu një argument i rëndë më shumë kundër optimistëve që i marrin për të mirëqena e të pandryshueshme “dashuritë” gjeopolitike. Të tilla janë vetëm interesat. Ish-jugosllavia e dikurshme, e cilësuar si gruaja e Lindjes dhe dashnorja e Perëndimit, pati fatin ta provojë këtë të vërtetë me cmimin e luftës. Mjafton ky shembull për t’u kuptuar qartë në Tiranë dhe në Prishtinë, se Shqipëria e Kosova nuk do të arrijnë kurrë të rriten pa pranuar më parë sesa vende të vegjël janë përballë botës; se ato nuk mund të përdorin dot kurrë instrumente mendjemadhësie pa pranuar përmasën modeste të tyre; se nuk mund të garantojnë dot kurrë sovranitetin “ideal” pa pranuar transferimin e pjesshëm të tij në Perëndim.

Demokracia, qoftë kjo edhe në versionin ballkanik të saj, e sheh si një ushtrim normal faktin që Edi Ramën, kryeministër të Shqipërisë, nuk e duan apo e urrejnë gati gjysma e shqiptarëve. Eshtë gjithashtu normale që Albin Kurtin, kryeministër të Kosovës e duan dhe e idhujtarizojnë gati gjysma e qytetarëve të Kosovës. Problemi është tek fakti që nëse të dy ata, por dhe gjithë qytetarët përballë tyre, e shohin si të përjetshëm këtë raport. Vetëm përkohshmëria është e përjetshme dhe të dy, si Rama, si Kurti, janë të përkohshëm në detyrat e tyre, të cilat kanë para së gjithash, vetëm një funksion themelor: të përmbushin aspiratën e përjetshme të shqiptarëve si komb! Dhe këtu, Rama në mos epërsi, ka vijimësi të pandërprerë. Dhe këtu Kurti, në mos disavantazh, ka levizje zigzage.

Albin Kurti është vënë nën një rrebesh kritikash nga politika zyrtare në Uashington, Berlin, Paris e Bruksel. Ai duket se po humbet statusin e interlokutorit mes interesit të Republikës së Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë. Besueshmëria e tij është vënë në pikpyetje, njëlloj si e një lojtari që vë një bast shumë të lartë për një përfitim minimal. Që shemb gjithë murin e shtëpisë kur i duhet vetëm t’i ndryshojë ngjyrën bojës së murit. Por ndoshta, më të rrezikshme se kritikat ndaj tij në anglisht, janë lavdet hipokrite që i bëjnë në shqip. 

Kurti duhet realisht të ketë frikë nga dashuria dhe adhurimi që i vjen nga Tirana, kryesisht si dhuratë qelepir për shkak të urrejtjes dhe përcmimit që kanë lëvdonjësit e tij me Ramën. Edhe pse tentojnë ta bindin për të kundërtën, ai nuk është i përzgjedhuri final, nuk është Odiseu i vetëm i caktuar për të bërë histori, por si Odisea i mocëm, ai duhet të mësojë të mos dëgjojë sirenat që i këndojnë veshit të tij për interesat e tyre. Eksporti kontrabandë i halleve politike të Tiranës drejt Prishtinës është sabotimi më i rëndë që mund t’i bëhet gjithë shqiptarëve, por edhe anasjelltas, me drejtim nga Prishtina në Tiranë, sic edhe ka ndodhur.

Ka dhe një detaj më shumë për gjithë këtë lesh ballkanik që po tirret në këto ditë dramatike. Për gjithë sovranistët e ringjallur hipokritë, Ukraina është shembulli fatal që ju do ballafaquar edhe kur një pjesë e tyre besojnë me naivitet vetëm tek e drejta dhe legjitimiteti i Republikës së Kosovës në këtë konflikt të ngrirë me Serbinë. Edhe Ukraina ka të drejtë në konfliktin me Rusinë dhe ka legjitimitetin e plotë për t’u mbrojtur. Por ato janë totalisht të pamjaftushme si armë lufte, nëse reagimi i saj nuk do të mbështetej nga forca e SHBA-së dhe Perëndimit. Vetëm një ekuilibër i ri force do t’i jepte legjitimitet të drejtës së saj sovrane si komb përballë Rusisë si agresore.
Kanë kaluar tre dekada nga paralajmërimi amerikan për vijën e kuqe në Ballkan. Ka po kaq vjet që, njëherë njëri dhe më pas edhe tjetri, dy shtetet shqiptare në Ballkan i kanë vënë vetes një vijë të kuqe e të pakapërcyeshme: njehësimin e interesave tona jetike me atë pjesë te interesit amerikan për rajonin. 

Sado i largët të duket krahasimi i këtyre dy vijave të ndryshme të kuqe, skajet e tij përfshijnë luftën e dikurshme kundër diktatorit nacionalkomunist dhe rrezikun e një beteje të mundshme të humbur për paqen të drejtuesit të Republikës së Kosovës. Që në këtë rast do të ishte vetëm pak më shumë se një disfatë personale. Sepse askush nuk ka forcën dhe mundësinë që ta detyrojë Kosovën të kalojë përtej vijës së saj të kuqe! Sepse është koha që të thyhet mallkimi që i ka ndjekur shqiptarët në shekuj: cfarë fitojnë me gjak dhe sakrificë të epërme në luftë e me luftë, e humbasin nga marrëzia e lakmia në paqe pa gjetur paqe as me veten!

21 Komente

  1. d
    drini

    Shhhhttt se Lenci flet rralle.

    1. R
      Raimond vlonjati

      Hahahahahaha __Doli ky deficenti te thote fjalene tij pro Spiunit te Serbise Rama hajdutit. Ky i shkreti mundohet shume qe ti beje sherbimine radhes Rames, por te mos bjere ne sy te duket si i paaneshem . Ka mentaLITET KAURI qe te fyen intelektin e topeve me genjeshtrat e tij prej deficenti

      1. R
        Remo

        Ti Raimond ke mentalitet Salehu oriental qe te sjell vetem neveri. Ti je kopja me e lige e sumecpuarit qe nuk gjen paqe. Legen

        1. R
          Remo

          Ti Raimond ke mentalitet Salehu oriental qe te sjell vetem neveri. Ti je kopja me e lige e sumecpuarit qe nuk gjen paqe. Legen

          1. R
            Remo

            Ti Raimond ke mentalitet Salehu oriental qe te sjell vetem neveri. Ti je kopja me e lige e sumecpuarit qe nuk gjen paqe. Legen

        2. D
          D

          Si gjithmon shkrimet e Lorencit fjale shume, por pa thene asgje qe te ngelet ne memorie.

          1. X
            XYZ

            Vija e kuqe me Jevgjitet e llojt Lenci i Korces....!@

            1. X
              XYZ

              Vija e kuqe me Jevgjitet e llojt Lenci i Korces....!@

              1. X
                XYZ

                Vija e kuqe me Jevgjitet e llojt Lenci i Korces....!@

                1. X
                  XYZ

                  Vija e kuqe me Jevgjitet e llojt Lenci i Korces....!@

                  1. L
                    Lorenc vllehu cpune ke me shqiptaret

                    Ti je vlleh dhe nuk u ve dot vija te kuqe shqiptareve o kar

                    1. R
                      Raimond Vlonjati

                      O bajge , Vllehet jane Shqiptare nuk jane te huaj Ata jane Shqiptare te Latinizuar Por gjuhetaret thone se ne jemi nje popull me ata , dhe gjuha e tyre origjinale i ka me shume se gjysmat e fjaleve ne gjuhe Shqipe Ndaj dhe d kane emrin Vllah , qe do te thote tamam vella , ok Shkerdhate muti

                    2. G
                      Gjyna fatekeqesi.

                      Thojne qe ky eshte i semure ! Ha eshte e vertete ! I duhet bere Skaner tek pika e Trurirt te vogel.

                      1. G
                        Gjyna fatekeqesi.

                        Thojne qe ky eshte i semure ! Ha eshte e vertete ! I duhet bere Skaner tek pika e Trurirt te vogel.

                        1. S
                          Sebastia

                          Asgje e vlefshme ne te gjithe kte shkrim pa krye e pa fund. Shembulli i Ukraines eshte pikerisht i kunderti i asaj cfare ti po mundohesh te na thuash. Ukraina eshte ne lufte qe nga 2014 dhe nuk eshte dorezuar KURRE para fuqise ushtarake nr 2 ne bote ( te pakten keshtu eshte ne leter ). Eshte shembulli me I mire per Kosoven qe nuk duhet te dorezohet kurre edhe pse ne leter Serbia eshte me e forte. E njejta Ukraine eshte ajo qe me KESHILLAT dhe UDHEZIMET e Perendimit, madje dhe me traktate dhe firmosje per RUAJTJEN E SOVRANITETIT saj hoqi dore nga i gjithe armatimi i saj berthamor. Perendimi e kishte dhe e ka DETYRIM moral mbrojtjen e Ukraines sepse Ukraina hoqi dori nga armet e saja berthamore vetem sepse mori siguri nga Amerika dhe Europa qe territori i saj nuk do sulmohej. E dinte mire Ukraina dhe atehere se kush mund ta sulmonte dhe kush ishte shteti qe e mbante skllave prej shekujsh ashtu sic e di mire Kosova se kush eshte armiku i saj i perbetuar.

                          1. I
                            Ish luftetar.

                            Duhet te jesh shume kar kur parashtron nje llogjike te tille o Sebasti. Po, Ukraina rezistoi kunder agresorit, por ama kishte dhe ka perendimin nga pas e posacerisht USA se po te qe per BE e kishin shitur me kohe. Pa mbeshtetjen e armet e tyre, Ukraina sot nuk do ekzistonte. Por Al Bini yt thote qe do ti rezistoj serbeve pa patur nevoje per USA dhe BE nga pas, madje as me Shqiperine ne krah. Njejte si xhaxhi Enver, edhe ketij i duket vetja shkemb graniti, me ndryshimin se ky nuk vlen as sa topja e djathte e Enverit qe kishte ushtri, industri dhe popull me vete, por qe ja shkrine e bene rrush e kumbulla bukeshkalet shqiptar te ketyre 30 vjeteve e qe sot i rrahin shpatullat BiBinit. Ah po harrova, BiBini ka mbeshtetjen e rrockave si puna jote dhe rrockave te tjere qe komentojne me siper te cilet jane gati te lene pjatalareset ku punojne dhe te rrembejne tiganet per lufte, me fal armet. Shkoni o qihuni tutje se ngelet duke masturbuar nacionalisht pas tastierave. Beni na nje foto me kallash si Stresi se per lufte ju bythqira te mesiperm te hani mune.

                          2. L
                            L.Xh

                            I nderuar Zotni Vangjeli. Keni shkruajtur një epigramë, në “prag mortum” të Kosovës, për t’ja vënë tek ballina e varrit monumental. Pothuaj i gjithë shkrimi, është një sentencë dhe vijë sjelljeje, për ATA QË KANË VESHË TË DËGJOJNË DHE ATA QË KANË SY TË SHIKOJNË. Po e mbyll me shprehjen tuaj lapidare, një thirrje të dalë nga thellësia e shpirtit…………………..”finishi ka shumë më shumë peshë sesa rrugët që mund të ndiqen. Sepse fati i kombit është pafund më i rëndësishëm sesa ai i individëve, qofshin këta në pushtet apo alternativa pushteti”. Ju përshëndes.

                              1. S
                                Sula

                                A doni te jem fare troç ? Nuk më rruet fare per Kosoven per deri sa vete kosovaret me Kurtin ne krye bejne aventurierin. Une si shqiptar i Shqiperise nuk dua qe neser te ndodhem pa pritur ne kufi me Rusinë !

                                1. T
                                  Tridhembelçkë

                                  Kur t'vjell foshnja në sup , ëra tharrëtirë do bjerë .

                                  1. A
                                    Abazi

                                    Rusia agresore ? O pler ,,rusia pastron ukrainen moter nga neonazistet dhe cifutet proamerikan ,,,,,Kosova ka qen toke serbe qindra vjet ,,,,e tregojne kishat e tyre ,,,,,,qe mos te ket lufte le te jet bashk me serbin ,,,,me mir do jet ,,,,sa te jet me vete ,,,me xhandar mbi kok ,,,,se mos te ket xhandarin ,,amerikanin ,,,dhe te jet me vete ,,,e han me gjith lecka ,,,,,

                                    Lini një Përgjigje