Uleni Albin Kurtin me këmbë në tokë!

10 Qershor 2023, 11:15Blog TEMA

Uleni Albin Kurtin me këmbë në tokë!

Nga Bajram Peçi

Guximi i Albin Kurtit për t’i bërë karshillëk Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të rrjedhë nga një arsye e fortë, por guximi pa arsyen-na kujton Seneka-është vetëm një nga llojet e frikës. Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, zoti Artan Muhaxhiri, i qëndron bindjes se “Të gjitha refuzimet që Qeveria e Kosovës i ka bërë deri më tash ndaj kërkesave amerikane, nuk kanë bazë në politikën realiste dhe të dobishme…më shumë mund të jetë ndonjë ideologji e personalizuar e kryeministrit Kurti…”. Dhe ka shumë të drejtë me këtë opinion, është shumë i qartë, është një nga mijërat që i përmbahen kësaj bindjeje!

Qëndrimet kundërshtuese të tij kanë nxitur trushpëlarët si deputeti i pavarur Fatmir Humolli, që të thonë (me tone të larta madje) se Kosovën nuk e ka çliruar USA! Mëndjemadhin kapadai, injorantin dhe budallain, ata që merren me psikologji e sociologji, i fusin zakonisht në një grup, duke u përmendur tiparet e përbashkëta:
-Ndryshojnë pa e ditur përse? Kështu ndodhi me Kurtin, që e kundërshtonte asosacionin e firmosur nga Thaçi, e pranoi në Ohër dhe e refuzoi pas një jave. Nuk thotë pse ndryshoi mendim, përpos se na kujton që Veriu ështe i kriminalizuar dhe më parë duhet pastruar e demokratizuar?!

-Zemërohen kot! Kështu i ndodh sa herë Kurtit, kur kryeministri i shtetit Amë, Edi Rama, nën autoritetin e postit të lartë që mban, këshillon ose jep mendim se si duhet dalë nga kjo krizë, që afërmendsh na përfshin të gjithëve. Deri tani Kurti nuk ka dalë vet, por ka nxjerrë rradhazi një sërë ushtarësh besnikë të shthurrjes së tij mendore, si Adnan Rrustemi dhe Armend Muja, (e të tjerë) për të kundërshtuar Edi Ramën, i cili u ka çuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz. Më tej Akoma, deputeti Rrustemi ka marrë përsipër (ndoshta edhe i porositur) të bëjë ironi të turpshme, duke i thënë se “…kot e dërgon në Berlin e Paris pa e dërguar njëherë te anëtarja e Kryesisë së Vetëvendosjes, Dejona Mihali”.

-Nuk dinë të dallojnë kush u do të mirën e kush të keqen!? Kurti është kryekëput një i tillë. Kapadai e mëndjelehtë, që në shkurt të vitit 2016 ka deklaruar hapur se “…shqiptarët nuk e duan Amerikën dhe as amerikanët”. Ai e ka shprehur këtë me një grup simpatizantësh të mbledhur në protestë para godinës qeveritare në Prishtinë.

Më tej, ky mosmirënjohës i qëllimshëm, u shpjegon me pathos simpatizantëve të tij se mes shqiptarëve dhe Amerikës nuk ka dashuri apo afeksion ndaj vlerave të tyre, por më së shumti është një marrëdhënie e ndërtuar mbi ankthin e braktisjes, …”. Kjo rrokopujë idesh të stisura përmes inatesh i përkasin Albin Kurtit, sot kryeministër i një populli që Amerika e liroi nga skllavëria poshtëruese serbe, një territor që Amerika e bëri shtet.

Kapardisjes së tij tani i ka shtuar dhe arrogancën, ndaj duhet dikush t’i kujtojë se sovranitetin e Republikës së Kosovës, Amerika kur të dojë, kur sheh qorrollepsjen, fuçinë e barutit dhe Kurtin me zjarr në kokë (pse jo dhe në duar?), ja zhvesh dhe e shndërron në protektorat. As Europa dhe as USA nuk duan në zemër të tyre një konflikt që kërkush nuk di se si mund të rrokulliset e çfarë përmasash të rrezikshme mund të marrë, duke vënë në rrezik popujt e paqen?! Pas Ukrainës, edhe këtë konflikt kanë mangut!

Ai dikushi, që mund të jetë vetë populli i Kosovës, mjafton ta shfryjë këtë tullumbace e ta ulë me këmbë në tokë, duke i thënë se pa Amerikën Kosova nuk ka gjasa të egzistojë si shtet i pavarur!

16 Komente

  1. D
    Dardani i Ri

    Albin Kurti është pjesë e trekëndshit Berisha-Meta -Kurti të cilët kanë si qëllim luftën, rrënimin e kombit tonë. Ata nuk ndalen, duhen ndalur.

    1. A
      Arzt

      S'mbeti trap pa dhene mend! Sa shume antishqiptare mbaka kjo toka jone!?

      1. M
        Malok = burrë, trim, i besës

        Po he mo ti, shqipetari patriot. Na trego ti mendjen tënde, qe ta dime edhe ne. Duhet të kesh pak gjynah per ne. Mos na let të vdesim injorantë. Nxirre ate dituri nga e ke futur, dhe ndriçoje botën me mendjen tënde, o t'u befte xhaxhai t'u befte. Rrofsh o djalë, se na nderove. Ta Kam dkuqë bithën me shuplaka kur ke kenë i vogël, dhe e bani punën. T'kane hypë mendtë, prej bithe lart.

      2. T
        Toçi

        Hiqjani preshin pastaj uleni në tokë se është akoma në ajër,kur të zbres do ta ndjej

        1. I
          Iliri

          Albin Kurti eshte me kembe ne toke, por shihet si duke fluturuar nga ata qe rrijne barkas ne balte per hir te bythlepirjeve ndaj nderkombetareve.

          1. B
            Bureto

            Në politikë nuk eshte e mjaftueshme të jesh në anen e drejte. Nëse e marrim per te vertete kete aforizem, i bie qe Albin Kurti eshte gabim. Por edhe të mendosh se per shkak te qendrimeve te tij (pavaresisht motiveve), ashtu si dhe ndonje ka frike, se në keto rrethana, qesharake ta thuash, per inat te Kurtit, SHBA do ta braktise Kosoven, eshte krejtesisht gabim. ShBA nuk kanë për t'u larguar kurrë nga Kosova! Kushdo që kupton diçka nga politika e ka të qartë këtë. Ata mund të duan aty një qeveri që të ndjekë politikat e saj në rajon, qofshin këto të momentit, qofshin afatgjatë. Aktualisht 'kërcënimet' e tyre, ndaj Kurtit jane një mjet per te qenë më te lire prej tij në hapat e tyre gjeostrategjike, qe aktualisht per shkak te agresionit rus në Ukraine, jane ekstremisht te nderlikuara, dhe mu per kete barren kryesore aty e mbajne amerikanet. Ndaj dhe per ta ndare 'shapin nga sheqeri', jo më kot i derguari i SHBA Daniel Eskobar në kulmin e krizes në dhe per veriun e Kosoves, perkunder 'vicklave' te Albinit, deklaroi: "Nuk e kemi me Kosovën, por me Kurtin!". Shkurt nuk duan për momentin, sa të mbarojë ajo krizë, shkopinj në rrota. Nuk janë aq naivë, siç thotë Kurti dhe për kë e thote kete? Për Antony Blinken, Sekretarin të DASh-it! Me të tilla ‘kalamallëqe’, Kurti aludon se ai nuk e njihka Serbinë, aq sa e njeh ai !!! Tani me absurditete të tilla, Kurti hëpërhë edhe Kosova humbet, edhe pse në raport me Serbinë, ka 100% të drejtë. Në vazhden e historise, të drejte kane patur gjithenje shqiptaret dhe veçanerisht kosovaret deri në vitin 1999, kur u çliruan nga amerikanet dhe NATO (po e njejta gjë). Po siç cilesova në fillim, në politike nuk mjafton të jesh në anën e drejte, pa harruar se ajo, pra politika, veç të tjerave, eshte dhe art i të mundshmes. Të gjithë jemi shqiptarë dhe te gjitha keto i dimë, por kurrë mos harrojmë se kush jemi dhe çfarë u detyrohemi atyre që na ndihmojnë dhe na mbrojnë. Kurti dhe politikanët kosovarë, nuk duhet t'i harrojne mesimet e historise dhe posaçerisht thënë kjo kur i referohemi nje populli dhe vendi të vogel, rrethuar nga armiq të vertete. Në kete rast është miopi per të mos parë dhe kuptuar se cilet jane aleatet e tyre strategjike të vertete.

            1. F
              Fatmir Lohja

              Kurti nuk do ndermjetesim por mbeshtetje!?Kjo eshte shorehje tipike e diktatorve,te cilat i dine te gjitha!?

              1. L
                Loni

                Ne pamjen nga larg duket se A. Kurti eshte ne pozita te gabuara. Sidomos kundershtimi i USA! Por mos harroni se Asosacioni eshte Kali Trojes i serbeve, njelloj si gjykata speciale e Hages (burgosja e liderve te UCK). Kjo ndodh sepse USA dhe BE nuk ia kane ngene Kosoves tashti. NESER, mbas Asosacionit, kur Serbia te kete dore te lire te veproje nga brenda me huliganet dhe mafian e Veriut, te sponsorizuar nga shteti serb, do e kene me te lehte qe ta hedhin ne ere Pavaresine e brishte te Kosoves. Ne se nuk ka rruge tjeter, per momentin, veç asaj te pranimit te Asosacionit, A. Kurti duhet te luaj karten (si kusht i panegociushem) e njohjes se ndersjellte dhe te njekohshem te Mevehtesise te Kosoves me A. Vuçiçin! Jam socialist, por mendoj me keqardhje se Rama po perfiton per protagonizem nderkombetar! (Shpresoj qe TEMA ta pranoje komentin.) Loni

                1. l
                  loni pe betoni !!!!!!!!!!

                  Ja dhe LONI prej Tropoje !!!!!! MJERE SHQIPTARET !!!!!!!!!!!!!

                2. l
                  lexues

                  Jane me ndyresira keta qe dalin ne krah te bajges Kurti dhe mutit Osmani

                  1. R
                    RAIFI

                    Albini është i vetëdishëm çka ka gatuar Europa e Amerika për trojet shqiptare,Kosovën Veripre dhe Shqipërinë Jugore,nuk mund t'i ndal pazaret e tyre me Rusinë,andaj krejt çka mund të bënë është të zvogëlon numrin e tradhtarëve nga dy të mundshëm le të mbetët vetëm Edi Rama.A është po kjo Amerikë që 30 vite e futi në vëllavrasje popullin e Vietnamit,me mjljona të vrar dhe në fund ia dorëzoi Rusisë e Kinës.Po Iraku,Avganidtani,po Libia.Nuk ka miqë o njerzë ka lekë.Derisa Kosova jepte miljona për lobim,mirë ishi punët tani s'ka lekë u bëmë armiqë.Ka prova për këtë që po e them.Albini është fajtor që nuk dha lekë edhe më tej.Rama vazhdon,sa më shumë që jep Rama aq më shumë armiq të Amerikës shpallën nder shqiptar,por në gjithë këtë katrahur veq diçka është e mirë:Amerika pas ca vitesh i publikon të gjitha këto lojra andaj Edi që nuk është shumë i vjetër do e përjeton ate ditë.

                    1. S
                      Sebastja

                      "RAIFI"! Sa RAIFER je? Njehere shkruan si koqe kanari krah Berishes, heren tjeter e shan ne komente. Sido qy te shkrush, prap se prap duket se je trap.

                      1. R
                        RAIFI

                        Ja ke fut kot.Për 33 vite "demokraci" keni pas pushtetar anti shqiptar,grek e serb.

                      2. M
                        Mbeshtetesi...nga prapa

                        O raif,,,kaq koqe te jesh o burr,,,po' nga i gjete keto qe shkrove mer raifi,,,

                      3. A
                        Ana

                        Futyra me e felliqur , njeriu me i ndyre qe po krijon frymen anti amerikane ne Kosove dhe po merr me qafe popullinnkosovare . Sa antipatike o zot bashke me ate Vjosa breshken .

                        1. e
                          emigranti

                          Cfare kerkoni nga Albini, te shese Kosoven dhe pastaj ju " patriotet e medhej " ta quani tradhetar. Jo kjo nuk ka per te ngjare ai eshte burreshtetas dhe I mencur qe I ka bere mire llogarite. Kerkohet vetem solidaritet dhe jo percarje midis shqiptaresh sic mundohet te nxise kozmopoliti Rama. Serbit pavaresisht se llomotit, nuk ja mban te kaloje kufirin, se e di c'e pret. Forcat paramilitare serbe qe fshihen pas protestuesve nje pjese do arrestohen, nje pjese do neutralizohen nga policia e pjesa tjeter do fshihet ne Serbi. Kosova eshte nje dhe e pandare dhe mike e Perendimit. Si do te ndihen pastaj keta servilat qe jane te gatshem ti dhurojne pjese te territorit qe s'do beje gje tjeter verse do rrise me shume oreksin e fqinjeve grabitqare dhe dobesimin tone si komb.

                          Lini një Përgjigje