Teza e re se Sali Berisha mban partinë por lëshon postin e kryeministrit është absurde

11 Qershor 2023, 13:00Blog Nga Arbër Hitaj

Teza e re se Sali Berisha mban partinë por lëshon postin e

Ka një eskalion të ri në Partinë Demokratike, i përbërë nga një grup deputetësh që po përpiqen të dalin mbi palët, as me grupin e Sali Berishës as me atë të Lulzim Bashës. Madje këta deputetë kryen një nga super zbulimet e kohëve të fundit, Basha ka një grup “paramilitar” njëlloj si Berisha.

I kam ndjekur me vëmendje reagimet pas asaj përplasje që presioni ishte shumë i dënueshëm dhe i gabuar ndaj deputetëve dhe gazetarëve. Por, këta deputetë duhet të nxjerrin prova se ishte Basha në krye të këtij grupazhi me 10 veta.

E dyta, nëse parimi se dhuna është e papranueshme, si mund të thuhet se jemi gati për negociata me Sali Berishën, që në sy të gjithë mediave në mesditë, në janar të 2022 mund edhe t’i ekzekutonte!

Këta deputetë janë të paqartë në atë nivel sa përveç se ofrojnë zgjidhje pa zgjidhje, janë individë që me përjashtim të disave, nuk kanë fituar asnjë betejë politike, madje të tilla as nuk kanë ndërmarrë. Karrierën politike e kanë të falur nga Lulzim Basha,dhe tani kërkojnë një dhuratë tjetër, por nga Sali Berisha.

Ky i fundit në këtë fazë është i gatshëm të ofrojë gjithçka përveç postit të kryetarit të partisë.  Teza e ditëve të fundit është se Berisha e lëshon kandidatin për kryeministër dhe mban partinë, e si mund të qeverisë dikush me partinë kundër?


Asnjë se di. Por, nëse kujtohet PS kur ishte në pushtet në 1997-2005, faktet tregojnë se Fatos Nano kryetar partie i ndërronte kryeministrat bazuar në pozicionin e hënës!

Kush e ushqen këtë tezë ose është naiv ose po bën lojën e Berishës. Madje nga kjo përplasje doli emri i LSI së Ilir Metës në 2005.

Partia Demokratike ka nevojë për një lider që t’ju flasë hapur qytetarëve si do të qeverisë nesër vendin, për të marrë më tej besimin e tyre. Jo të rrisë akoma më shumë agoninë ku PD është zhytur prej 2 vitesh.

E pavarësisht kësaj, kompleksi nga kjo qasje e disa deputetëve apo këtyre tezave shterpë, nuk duhet ta stepë as Lulzim Bashën apo këdo tjetër që synon drejtimin, për të folur hapur dhe qartë nëse duan apo jo ta drejtojnë partinë, me rrezikun e madh se në 2025 mund të shijojnë pushtet ose pensionin e parakohshëm.

Paqartësia nuk mund të ketë reagim paqartësi. Mesazhi për të ardhmen është ajo që i mungon PD, shpresoj jo dhe për shumë kohë!

11 Komente

  1. F
    Fazlliqi

    Jovan Bregu i Mutit, vetem magazinen , mashtrues i paskrupullt

    Përgjigjjuni
    1. c
      coli

      Ha ha ha ha !E ha Luli kete,se besoj!Thene ndryshe Sala eshte doç doçi ,se edhe sikur ti fitoje zgjedhjet "partia demografike" ai e di fort mire qe me statut,kryeministri zgjidhet nga krye.ari i kesaj partiçke,pra nga Saliu-iu-iu-iu!¨Prap e ha Lulezimja duke ja futur gjumit edhe kater vjet.Ha ha ha ha ,humor Berishjan .

      Përgjigjjuni
      1. D
        Demokrati

        Mendoni qe nji njeri me mënd dhe fisnik do jete dakort te behet kryeminister i SB? Sinqerisht!

        Përgjigjjuni
        1. E
          ELEKTORATI GRI

          Kryekeput si Enver Hoxha pas vitit 1954

          Përgjigjjuni
          1. E
            Evisa

            Habitem, çka Basha që nxiton? Mos ka frikë se mbetet jashtë parlamentit? Të jetë vetëm kaq? Sepse ai është i ri, periudha nga lënia e detyrës së kryetarit është shumë e afërt. Basha duhet të kuptoj që koha kërkon domosdoshmërisht që PD të bjerë në dorë të Alibeajt. Bëhet fjalë për një ndarje përfundimtare mbi baza ideologjike, pra, kujt do i përkas PD, lindjes(Berisha, Meta) apo perëndimit, (Alibeaj, Bejko.) Alibeaj nuk është i marrë të mos sigurojë qënien e Bashës deputet, pasi në kryesinë e PD ai nuk ka nevojë për ndihmë, përkrahësit në PD nuk i mungojnë. E vetmja ndihmë që mund t'i jepni Berishës ( për hatër të asaj që mund të ndiheni të detyruar) është ndarja përfundimtare me të, ai le të ketë grupin e tij në parlament) kaq do ai, nuk ka nevojë për të ardhur në pushtet. Lufta bëhet për siglën dhe vulën, por po pa Berisha që ju forcoheni, e ndrron vetë emrin e partisë ai. Ndaj lërini diskutimet pa bereqet, qëndrimet evazive, tregojini mikut të madh se i përkisnin asaj bote që ai udhëheq. Dhe filloni pa humbur kohë organizimin për 2025. Sigurojini Bashës atë që kërkon dhe bëni atë që duhet bërë dhe koha e kërkon si domosdoshmëri.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bejkush

              Ore si nuk e kuptojne!?? Neser te vdese Berisha, dhe PD kurre nuk vjen me ne pushtet.... Nuk votohen me ata debile!

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mendohuni njerez

                Ardhja e Berishs me status nongrata ne cdo forme ne krye te PD zyrtare eshte rreziku me I madh qe i kanoset. Sepse Shpallet orginazate anti-perendomore, dhe DSh nuk e njeh. Edhe nje Pd e re e rithemeluar me ne krye nongratn ka te njejtin fat. Rrezik edhe IM nuk do beje koalicion me me te, per kete fakt. Sepse kerkon te vendos mardhenie me DSH, sa pa u shpall nongrata apo arrestuar. Ju takon demokratve, vecanerishte atyre we duan karriere politike, we te mendohen mire. USA nuk qaterhiqet nga vendimet e saj kaq lehte. 1,

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nemesis

                  Sigurojini Bashes nje krevat ku te flere perjetesisht se s'ben per te tjera pune, s'ka bere e nuk ka per te bere KURRE

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Ani

                    Per ty Arber ne e dime do ishte mire qe pd mos ekzistonte...por dhe vjen nje dite...do behet me e forte por zullumi pushtetit do trashet me shume sa nuk do kete hapsane me.

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Rrnofte LEXHENDA ! Njeriu qe ju solli Lirine..Diel

                      Rrnofte LEXHENDA ! Njeriu qe ju solli Lirine..Diellin..Ajrin..Barin...

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lenci

                        Askush nuk ka humbur me shume zgjedhje se Lulzim deshtaku. Demokratet eshte me mire te vendosin Tao Ballen kryetar se sherbetorin e taos

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje