
Nga Kimete Berisha
Ka Liri pozitive, ka Liri negative.
Ka liri të tepërt.
Princi ka menduar se liria e tepërt e qelb shpirtin.
Sepse qëllimi i jetës nuk është Liria, por Lumturia (Dostojevski).
I lirë për të thënë çfarë të duash - anipse askush nuk të dëgjon, e, edhe nëse të dëgjon dikush - nuk të merr seriozisht.
Liria nuk është e lirë, sipas një idiome amerikane.
Dikush e ruan Lirinë.
Liria e shqiptarëve ende nuk është e lirë.
NATO e ruan Lirinë e shqiptarëve.
Por shqiptarët e kanë harruar prejardhjen e Lirisë.
Dhe Zotin!
Bën edhe pa Liri.
E dinë që nëse NATO (me shpenzimet e veta) e lë Lirinë e shqiptarëve 'të lirë', shqiptarëve ua merr armiku Lirinë, sepse nuk dinë ta ruajnë Lirinë.
Shqiptarët, kur e kanë 'parë' Lirinë, nuk kanë ditur çfarë të bëjnë me të, prandaj e kanë përdhunuar, e kanë rrahur, e kanë vjedhur, e kanë sakatuar, e kanë kërcënuar, si vajzën e humbur që e kanë gjetur në mal, dhe meqenëse Liria është e të gjjthëve, dhe nuk është vetëm e njërit, të gjithë luajnë me të.
Amerika e ruan Lirinë e shqiptarêve nga shqiptarët.
E dini legjendën e atij mbretit që u martua me një vajzë të varfër dhe lypësare. Anipse u bë mbretëreshë, mbreti e zuri duke luajtur para pasqyrës 'rolin e lypësares'!
Shqiptarit nuk i rrihet pa dramë, pa ndjejja të forta, pa luftë.
E shihni se si thërrasin për luftë në Kosovë shqiptarët nga Amerika.
Perendimi nuk i ka zbutur shqiptarët. Përkundrazi, sa më shumë kanë parë Liri, si ajo mbretëresha - lypësare, aq më shumë e kanë dëshiruar robërinë.
Edhe fenë e përdorin si burg, që ua ndalon lirinë individuale.
E, sillen si të paraburgosurit e Zotit.
Populli shqiptar ka qenë i robëruar, i pafuqishëm ta robërojë ndonjë popull tjetër, nuk e ka lënë për moral, se kë ka mundur e ka 'pushtuar' - familjen e tij, të cilët dikur i ka quajtur 'robër'.
Edhe sot, grua 'e lumtur' shqiptare është vetëm gruaja e nënshtruar, e pagojë.
Nënshtrimin, gratë e aktrojnë, veç për hir të paqes së rreme.
Në emrin e shqiptarëve, sot Albin Kurti po e zhbën shtetin e Kosovës.
Sikur të kishte mundësi do ta kishte pushtuar botën.
Një polici të varfër e ka në dispozicion, edhe atë e shfrytëzon për ta ruajtur një njeri të marrë në godinën e komunës që e ka shndërruar në çmendinë.
A e di Albin Kurti se e ka uzurpuar komunën dhe se komuna duhet të shërbejë për të kryer punë?
- Ndoshta e di. Por, urrejtjes i ka dhënë përparësi.
Po e shfrytëzon Republikë e Kosovës për t'u hakmarrë për përvojat e burgut të tij personal në Serbi.
Është normale që Albin Kurti e do veten më shumë se krejt botën, por s'është normale që po e përdorë Kosovën për hakmarrje personale.
Shqiptarët i ka çoroditur Liria.
Ua ka nxjerr të keqen.
Ua ka zbuluar anën e errët, nevojën për t'i shkelur të tjerët, dhe sidomos padijen ua ka zbuluar.
I thonë Liri, ama është shthurje.
E vetmja Liri që e kemi parë ne prej se jemi çliruar nga armiku, është një armik tjetër, shqiptar.
Armiku ishte serb, pastaj Lirinë na e mori armiku 'i joni', shqiptar.
Arniku shqiptar, pak edhe na vrau, por më shumë na varfëroi, na plaçkiti, na nënçmoi dhe na ndau, në:
- shqiptarë askushi (që nuk kanë lidhje me pushtetin), dhe
- në shqiptarë dikushi (që kanë lidhje me pushtetin).
Liria u rrit aq shumë, si lumi kur del nga shtrati i tij, dhe shkatërroi gjjthçka.
Liria u bë rob i Lirisë, shqiptari e mohoi Lirinë, për të shkatërruar dhe për të vjedhur çdo gjë mbi tokë e nën këtë tokë.
Çfarë Lirie e pamë ne!
Liri për ta privatizuar atdheun.
Liri për ta privatizuar lirinë.
Liri për t'i përdorë masakrat dhe heronjtë për përfitime politike dhe për pasurim!
Ne e shohim Presidenten dhe Kryeministrin duke i shfrytëzuar të vdekurit për të mbetur gjallë në politikë.
Nekrofili politike, po!
Liria u bë aq e madhe, si Liria në çmendinë: ku lirisht mund të thuash 'Jam Napoleoni', e askush nuk të thotë 's'je'!
Liria teproi si ushqimi i keq, që nuk hahet të nesërmen...!
Shqiptarët ishin aq të Lirë, sa guxuan të mos kërkojnë Drejtësi as për fëmijët e vrarë nga shteti serb.
Politikanët guxuan ta harrojnë të kaluarën dhe varrezat e dëshmorëve t'i shfrytëzojnë për vota!
Viktimat shpresojnë në Drejtësi (si një mrekulli që do të zbres nga qielli), duke e pasur godinën e Drejtësisë përplot me kriminelë, prokurorë vrasës e gjykatës prostituta, që mbesin gjallë duke ua shitur kriminelëve 'pafajësinë'!
Më lirë kushton vendimi 'i pafajshëm' se sa një parfum me aromē jasemini.
Pamë:
Liri për ta mohuar Çlirimtarin.
Për ta harruar veteranin.
Pamë fshirjen e mbamendjes historike.
Liri për ta nënçmuar disidentin.
Për ta lartësuar të paditurin. Kurvën. Tradhtarin dhe Kriminelin.
Për ta varrosur me nderime shtetërore - kriminelin komunist të Masakrës së Tivarit, Fadil Hoxhën.
Pamë: Liri negative, për ta refuzuar varrimin e Ibrahim Rugovës me nderime ushtarake.
Liria e shqiptarëve ishte e ndarë.
Ushtria e shqiptarëve ishte e ndarë gjatë luftës, e ndarë pas luftës, aq e ndarë sa që më nuk ekziston.
Dhe komandantët i bashkoi Lufta, i ndau Liria.
Gjithkush Ushtri në vete: Donika Gërvalla, refuzoi që babai i saj të varrosej me nderimet e Ushtrisë (TMK-së).
Pra, ishte krejt e re kur Donika e refuzoi një ushtri.
Çfarë Lirie pamë ne!
Liri për ta privatizuar Kosovën.
Liri për ta shkatërruar Kosovën.
Për ta bërë Kosovën, njëfarë Ramizi, pijac të Serbisë.
Për t'i pritur 15-të vite hajnat që ta shtrojnë rrugën për në Mitrovicë.
Çfarë Lirie ishte kjo?
Liri e krimit të organizuar.
Liri e mafisë politike.
Liri e mafisë së ndërtimit.
Liri e mafisë së kulturës.
Liri sa të duash.
Liria për të sharë, për të mallkuar, për të kërcënuar, për të shantazhuar, për të vrarë, për t'ia kthyer fjalën më të moshuarit.
Liri që i mëson fëmijët (nëpërmjet lojës) se 'armikun duhet ta vrasëssh' dhe jo të merresh vesh me të.
Liri që ende pa e mësuar dashurinë, ua mëson fëmijëve urrejtjen.
Liri, ku prindi ka frikë nga fëmiu i vet!
Liri që e ruan ushtria e huaj.
Liri që të bind se nuk ke llogari të jesh i ndershëm, i urtë dhe i edukuar.
Liri vetëm për ata që janë të lidhur me pushtetin dhe me krimin e organizuar.
Çfarë Lirie është kjo!
I lirë të ikësh nga Liria.
I Lirë të shikosh se si po ta shkatërrojnë jetën.
I lirë të presësh në Listë, derisa të të vijë rendi (pas disa vitesh) ta lidhësh plagën e zemrës.
Ti e sheh se si mafia e kulturës shpëlan pare, e se si e quajnë poet njeriun që s'di të shkruaj.
TV-të i ka pushtuar mjerimi, janë bërë fabrika për prodhimin e primitivizmit....
dhe se njeriu i ditur ndër shqiptarët është një fenomen.
Liria është aq e tepërt, sa Lirinë ka zënë Liria, si njeriun e zemëruar kur e zë gjaku.
P.S. 'E tani po tretem,
e më s'do t'më kesh';
I them vetes: Të jesh apo të mos
jesh'
Perfekte! Te luftosh lirine me Liri! Neqoftese Dostojevski ka thene qe Liria duhet per lumturi dhe jo dashuri,Albano Karizi ka thene se do te bej gjithcka per Lirine etj.! Por per lirine njerezit kane dhene dhe dashurine! Por edhe populli kosovar dhe shqiptar preferojne skllaverine para lirise per para! Money talks! Saliu u tregua shume i dobet ne respektimin e lirise se te tjereve! Ashtu si mentaliteti i Osmanllinjve!
Kimete. Ta hongsha zemren. Je fantastike.
shkrim brilant nga nje grua e talentuar....
Jo Kimete, nuk jam dakort me ty qe identifikon gjithe shqiptaret me nje palaço si Albin Kurti. Shume keq per ty kur thua qe eshte fenomen kur gjen nje shqiptar te mire. Shqiptaret jane shume te mire dhe mirenjohes si askush. Por pyll pa derra nuk ka.
Bravo Kimete !
Zonja Kimete, ti nuk e din ca behet ne prapaskene. Kjo mund te jete nje loje e amerikaneve. Rusia eshte e dobesuar , kjo dihet. Ushtria Ruse ka deshtuar ne Ukraine. Serbia pa Rusine eshte nje shtet i vogel pa rendesine qe ka patur dikur. Amerikanet do e kene porositur Albinin qe te beje si i forte qe Serbet te pranojne kerkesat e Albinit ose po deshen lufte, avionet e Natos jane gati ne Manovra. Pra mund te jete skenari i futjes se Serbise ne gracken qe ra Rusia me Ukrainen. Ceshtja eshte: a e perballon dot Rusia nje front te ri lufte ne Ballkan apo jo? Ka njerez shume here me inteligjente se sa jemi ne dhe bejne plane me ekspertize te larte. Keta njerez punojne ne Department of Defence of USA. Po te kerkosh ne Internet do shofesh qe edhe vaksina e covid-19 prodhohet nga 120 kompani qe kane kontrate speciale me Department of Defence, dhe pastaj ne fund Pfizer dhe Moderna i vejne etiketen e tyre dhe njerezit kujtojne se kjo vaksine eshte e sigurte dhe efektive. Pasi vaksinuan 5 Miliarde njerez , filloi lufta ne Ukraine. Po ta shofesh gjithandej po krijohen tensione ushtarake. Pse ndodh kjo? Sepse sa me shume te dale ne dukje qe vaksina ka efekte negative, aq me shume do ta fusin boten ne lufte, qe ti te mos kesh me mundesi qe akuzosh shtetin pse te vaksinoi me zor me nje vaksine qe te shkaktoi deme ne zemer, sepse eshte gjendje lufte, dhe ne lufte nuk ke kohe te ankohesh se te bien bombat ne cati. Kur ti e din se cili eshte plani perfundimtar , mund te kuptosh pse ndodhin gjerat. Mos harro nje gje te rendesishme. Albin Kurti ishte Fanatik per vaksinen e Covid-19. Ai e vuri me ligj vitin e kaluar qe kush hynte dhe dilte ne kufirin e Kosoves duhet te ishte i vaksinuar. Albin Kurti eshte aktor si Zelenski. Ai nuk vepron me koken e vet. Kur ti kuptojme ne cfare planesh kane ata , do kene kaluar nja 20 vjet.
pirth pirth o klaustrofob se do lirohesh.
Shume vajze inteligjente dhe me pene te "forte" ! Shume shkrojtese dhe shprehese Unike !! Gjithecka e "perfshire" ! Thirrje per reflektim ! Respekte Lymi Tutit
bravo zj. Berisha! Ju shquheni për mençuri, dituri, guxim dhe patriotizëm.
Bukur! Ju që e kuptoni duhet dhe të veproni bashkērisht që liria mos të na vrasē si komb.
Paska pire droge kjo poetja e analfabeteve. Javen e kaluar shante Shqiperine dhe shqiptaret tani anatemon kosovaret e vet, Binin, lirine, demokracine, bla bla bla... Per me teper perdor nje menyre te shkruari e denje per nje nxenes filloreje. Zot cfare niveli..
Mos harro qe plepi rritet ne mut.
Jo, rritet ne gopin e.motres tende qe e e ka si shpella e Kimetes ????
Kimete . Je gjigande.
Esse ca e zgjatur, por gjithsesi permbajtja e saj realiste dhe ky realitet i dhimbshem. Respekte autores!
Shume e sakte! Pergezime!
E ke qendisur,as pike as presje nuk i levizet,pa ç'ka se nuk ndjehem mire si shqiptare,po ne fund te fundit me mire nje e vertet e thene troç se nje hipokrizi,e nese nuk marrim gurin per ta hedhur kunder zaptuesve te lirise ,kjo nuk eshte frike prej nesh,po civilizim i njeriut te thjesht e te zakonshem qe keta zaptues te lirise i shohin keta njerz vetem si numra te perkthyer ne vota.
Te falenderoj dhe te vleresoj znj.Kimete! Te lexoj sa here shkruan. Me pelqen se je nje ze kritik sikurse une do te doja te isha pamvaresisht profesionit.Ke bere nje analize per ate qe quhet "shperdorimi i lirise" qe nuk e kam lexuar ne asnje rast tjeter , por me sa duket shqiptaret nuk kane derdhur mjaftueshem gjak per lirine , ndaj e sheperdorojne ate. Edhe nje here te falenderoj !
Kimete, je yll. Ne shqiperi te presim me krahe hapur . Ti nuk mund te jesh pjese e Lirise ne Izolim dhe te sanksionuar ne Kosoven e Albinit. I jepni pashaporten shqiptare qe sot. Bravo!
Zonje, do te perulesha para jush, me vullnet te lire.
Kimete, te lumte pena dhe mendja!
Keto jane sofizma. ne dialekt kosovar.Adam Smith na ka lene nje nje keshille:Nana e poshtersive eshte mosmurenjohja!?”
Ky shkrim brilant ka vlere edhe per ne ne Shqiperi qe u cliruam nga diktatura dhe na ndodhi njesoj, me lirine e tepert me bandat ne pushtet dhe te gjitha qe shkruan kjo znj . e nderuar.
TA QAJ HALLIN KIM MBETE BEQARESHE TEK BINI TE LIGEN PSE KERKON TA GJESH SHIHU NE PASQYRE JE NJE LAJKATYRE
Vleresim dhe respekt maksimal! Si nje klithme Sokratike!
Jam Napoleoni', e askush nuk të thotë 's'je'! Liria teproi si ushqimi i keq, që nuk hahet të nesërmen...!. Kimete perfundimisht je e jashtezakonshme. Nje BRAVO vertet
"Fatmir Lohja"! Po "baba" kush o? Mos m thuj qy "baba" o Saleh Brrisha se do m njel hatri me ty e ma pagun rançem masanej
Nje cupe ben bla bla bla deri ne merzi.ju te tema duhet te kuptoni qe ka njerez ne shqiperi dhe jashte qe kur duan te informohen per kosoven, mund te futen ne sajtet e tyre.
Të pifsha dollinë ! Lirisë shqiptarëve i ke bërë radiografinë, ja ke vënë në dukje kockat. Shqiptarët nuk dinë ç’ të bëjnë me Lirinë , pasi nuk e kanë njohur . “ Fundi i natës shekullore osmane, ne na gjeti pa atdhe, dhe fundi i natës së kuqe ; po ashtu !… E shqiptarët , sapo prekën lirinë, … morën arratinë” . ( thotë Piro loli , nga Zagoria)