Si mund ta ndihmojë Rama, Albin Kurtin

14 Qershor 2023, 17:13Blog TEMA

Si mund ta ndihmojë Rama, Albin Kurtin

Nga Andi Bushati

Anullimi brutal i mbledhjes mes dy qeverive, asaj të Tiranës dhe Prishtinës, në çastin e fundit, u shit si një klithmë dëshpërimi e Edi Ramës, për ta shpëtuar Albin Kurtin, e bashkë me të edhe Kosovën nga një ndëshkim i pa precedent ndërkombëtar. Kryeministri pohoi se nuk kishte kuptim që, në kushtet e një krize të thellë me aleatët tanë perendimorë, të dy qeveritë të zhvillonin një paradë propagandistike, për të krijuar “një pasqyrë të reme”, në raport me rrezikun e sanksioneve që po i qëndronin Kurit si shpatë Demokleu mbi krye. Ai tha se marëveshjet në bujqësi e blektori mund të prisnin, por kriza emergjente në asnjë mënyrë…   

Pra, pyetja e thjeshtë që lind pasi dëgjon këto argumeta është se si mund ta ndihmonte Edi Rama, Albinin? Ç’mund ti thoshte ai më shumë sesa Escobari, Lajçaku apo Borelli? Ç’mjet ka ai në duar që nuk e disponojnë Brukseli apo Uashingtoni? Si mund ta bindte ai për t’i lëshuar më shumë pe banditëve të Vuçiçit në veri, apo të nënshkruante një model asocacioni më të favorshëm për serbët, kur këtë refren Albin Kurti po e dëgjon përditë nga qendrat e politikbërjes botërore? 

Vështirë të imagjinosh që shefi i qeverisë sonë të ketë në duar një shkop magjik që ne nuk e dimë. Por edhe nëse duam ti besojmë kësaj aftësie për të prodhuar mrekulli, pse Rama nuk e ushtroi atë? Pse ai nuk e pranoi kundërpropozimin e homologut kosovar, që ta bënin njëri pas tjetrit edhe takimin e ngushtë, për të zgjidhur krizën edhe atë të madhin e parashikuar të mbledhjes mes dy qeverive? 

Nëse kishte një mundësi minimale për të dhënë mbështetje ai duhet ta provonte me çdo çmim.

Këto hipoteza kanë një spjegim të thjeshtë. Ramës i voliste anullimi dhe jo takimi. Ai e bojkotoi mbledhjen e parashikuar të kësaj të mërkure, jo për t’a ndihmuar, por për ta goditur Albinin. 

Mesazhi që ai dha është i qartë: “me Kurtin është e pamundur të debatosh, të negociosh dhe të mirkuptohesh, prandaj nuk u bëmë dot bashkë”. 

Fatkeqësisht është i njëjti refren që përsëritet prej disa kohësh nga Aleksandar Vuçiç. Edhe presidenti serb nuk lë rast pa shfrytëzuar për të thënë se kompromisi, me një ekstremist në krye të qeverisë së Prishtinës, është i pamundur. 

Pra, për arsye të njëjta, apo të ndryshme edhe në Beograd edhe në Tiranë, po kërkojnë në rastin më fatlum, eleminimin e Albinit nga skena, dhe në skenarin minimal, zbehjen e fuqisë së tij negociatore.    

Kjo tendencë e dytë, pra roli i Ramës për të dobësuar rezistencën kokfortë të liderit të Vetvendosjes, shihet qartë edhe në notat apokapiptike me të cilat ai pikturon krizën aktuale. Po të vëzhgoje fjalorin e kryeministrit në konferencën për shtyp, ku ai shpalli bojkotimin e takimit dypalësh, ai qe i frikshëm. Ai foli për çarje dramatike të Kosovës me perëndimin, për kurs përplasjeje me aleatët, për sosje të durimit të tyre, për pasoja të një dëmi afatgjatë, madje shkoi deri aty sa ta fajësojë Albin Kurtin për prishje imazhi të mbarë kombit shqiptar.

Po të krahasohet ky përshkrim i gjendjes në krahasim me atë që bëjnë edhe aleatët perendimorë më të guximshëm, fjalori i Ramës është ku e ku më fshikullues dhe i ashpër ndaj homologut të tij kosovar. Qëllimi është sërish i njëjti. Dobësimi i forcës negociuese të Kurtit përballë Serbisë. Dhe nuk ka mjet më të mirë për ta tentuar këtë sesa krijimi i një gololi imagjinar, tejet me ekstrem sesa ndëshkimet që do e presin Prishtinën, nëse nuk vendos ti përgjigjet me “Yes” kërkesave të ndërkombëtarëve për ti bërë lëshime Vuçiçit. Të gjithë e kuptojnë, Rama i pari, se një lider që ndodhet përballë presionit publik, mund tërhiqet më lehtë. Pikërisht këtë po reket të arrijë ai me tonet alarmiste dhe me aktet drastike që ka ndërmarrë.    

E vetmja gjë ku kryeministri shqiptar ka të drejtë është konstatimi se situata aktuale ka krijuar një krisje apo një krizë (gjithësësi jo me hiperbolizimin që e përshkruan ai), mes aleatëve të saj dhe qeverisë Kurti. Por në këtë krizë roli i shefit të qeverisë shqiptare është afër zeros, madje edhe nëse ai do kishte qëllime të pastërta për të ndihmuar. 

I vetmi njeri që e ka zgjidhjen në dorë është Albin Kurti. Ai ose mund të tërhiqet duke i dhuruar çlirimtarëve të Kosovës favoret që ata i kërkojnë në emër të Vuçiçit ose ti përgjigjet atyre me një “Jo” të prerë, duke shkaktuar një krizë. Në këtë rast, nisur nga pesha apo thellësia e sanksioneve që mund të vinin, ai do ishte i detyruar të provokonte zgjedhje të parakohshme për të matur legjitimitetin e vendimeve te reja, për të cilat nuk është votuar dy vite më parë. 

Dhe kështu ai mund ti jepte edhe Edi Ramës një mundësi: atë për t’u përfshirë në fushatë elektorale përkarah atyre forcave që kanë dëshmuar edhe në të shkuarën se janë më të prirura për ti bërë lëshime Serbisë. Por, as këtu, nuk do qe Edi që do ndihmonte Albinin, por ky i fundit që do i ofronte Ramës mundësinë për të bërë politikën që do.  

26 Komente

  1. N
    Noci

    Rama nuk ka nevoje fare per Kurtin dhe e kunderta Rama eshte k.minister i nje vendi te NATO s dhe si i tille çdo veprim e ne dakortesi me aleatet ,sepse edhe pse Kurti ndonje parim mund t'a kete te drejte por situata shume vjeçare ben qe ti thuash derrit daje.Ju thoni po nuk u terhoq kriza kthehet ne sanksione dhe pikerisht kete deshi te beje Rama,nje takim kokë me koke me Kurtin qe nuk pranoi prandaj u anullua mbledhja.Topi ndodhet vetem ne fushe e Kurtit dhe ai ka ne dore te miren apo te keqen

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

      Noci, respekte.

      Përgjigjjuni
      1. l
        luliii

        Vend i NATOSme ushtri pa breke,,,,

        Përgjigjjuni
      2. M
        Murgu

        Mbete gjithmonë kundër Ramës edhe kur gjithë bota i japin atij të drejtë e jo aventurierit Kurti. Politika e Kurtit i.përgjan asaj të Enverit "mbështetjes në forcat e veta" që na çoj në greminë.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Niazi

          Thjesht je antiamerikan ,antievropian dhe padyshim që je kundër çdo veprimi që mund të çojë në uljen e tensionit në veri të Kosovës! Rama bëri gjënë e duhur por neomarksisti Kurti që t'i mbështet si zëdhënës i Berishës dhe Likes, nuk mund të pranojë këshillat e Ramës , këshillat e Amerikës dhe BE ! Mirpo Kosova po shkon në gropë dhe ti bashkë me sojin tënd po e ndihmoni! Turp t'u vijë!

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mavi Mavri

            Kurse ti qenka antishqiptar! Turp te kesh ti! Legen mavi!

            Përgjigjjuni
          2. S
            Selim

            "Nëse kishte një mundësi minimale për të dhënë mbështetje ai duhet ta provonte me çdo çmim." Nga menyra si e trajton duket sikur Rama ishte ne pike te hallit dhe duhej ti lutej Kurtit. Ajo fraza aty siper eshte e vlefshme po per Kurtin ama. Eshte ai qe duhej te pranonte cdo lloj takimi. Don te dish privatisht kendveshtrimin e Rames? Hajde ne takim. Cfare te keqe kishte te shtyhej mbledhja e qeverive? Apo sepse egoja e shfrenuar e Kurtit nuk ngopet duke i bere karshillek perendimit? Ku kishte vend per marreveshje avokatesh (ishte njera nga marreveshjet) ne kushtet ku eshte Kosova. Vecse per ti thene amerikes nuk pjerdhim per ju. Po ti je kelysh komunisti dhe nuk ngopesh me hakmarrje.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shkodrani

              I rrofshi topet Rames

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaretdhe miu

                Ka helme per miushet e haleve !?

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Drejtesia Popullore

                  Shpjegim galaktik-nderplanetar-gjithollogjist i kryeministrit ne hije Andi Bushati. Shume mend ka ky nipcja i Husniut, alias Sali Berisha. Tema: mos botoni me kete palaco, merrni vesh or tej.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Andi bushati kryetar i te persekutuarve te bllokut

                    Kurtin mund ta ndihmosh ti more fytyr krimineli bashke me babane tend sadist qe internonte albinat

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gurabardhi

                      O psikopat Bushati, ti e di se nuk të lexon as dëgjon njeri në botë. Ti je një armik i demokracisë dhe kombit tonë. Zhduku nga letra dhe ekrani, o fantazëm e keqe.

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Franci

                        Andi me thane qe keto dy muajt e fundit Shkelzen Berisha ta ka vonuar rrogen.Derisa te dorezoje Rama pushtetin pas 10 vjetesh do te jete futur thelle ne shpirt veremi.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Labi

                          I klonuari me sperme bastarde te Kapove dhe te sigurimsit Bushati, ka fytyre te beje analiza dhe te jape orientime politike te nivelit te kryeministrave dhe fuqive te medha boterore.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Piktori

                            E ndihmon te pini nje kafe treshe , Vera , Sala , dhe Albini .Kurse Ti nderrohu here pas here perzevativet ,po se mos i ha se nuk haen

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Reali

                              EDI RAMA NUK KA AS KOHE AS TE DREJTE TE MERRET ME PROBLEMET E GJITH BALLKANIT AQ ME TEPER ME MARRAKET E KOSOVES TE CILET AQ SA TE MARRE JANE AQ EDHE HILEQARE PER TE LENE KOPILAT E TYRE NE DYER TE TJEREVE.

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Reali

                                EDI RAMA NUK KA AS KOHE AS TE DREJTE TE MERRET ME PROBLEMET E GJITH BALLKANIT AQ ME TEPER ME MARRAKET E KOSOVES TE CILET AQ SA TE MARRE JANE AQ EDHE HILEQARE PER TE LENE KOPILAT E TYRE NE DYER TE TJEREVE.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  SKAP

                                  Ashtu si e ndihmonte dylberi Kapo Enverin

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Avniu

                                    Bravo Bushati! Esat pashe fatkeqesisht paska me shumice!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Karamhamut Bushatlliu

                                      O Mushkat o .. nejse Me cuarjen me zor te Bashkiakve ai hapi nji front tjeter per NATOn a thu se s‘mjafto Ukraina! A u konsultu me pare me Edin apo me Tiranen zyrtare? Kush eshte Albini qe te veje ne rrezik pjestare te KFORit se ashtu ja jep petlla! Ti Andi Mushkati dhe Altin shKurti jeni nje soj , gati me hap sherr per pak terheqje vemendje ke vetja! Te tilla gjona bohen kollaj kur del kundra rrymes,nje far argumenti gjehet gjithmon! Kjo s‘do as men as kalem dhe shko haja pak Edit!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        Evisa

                                        Kërkon që Rama të mbështes brekgrisurin tënd shpirtëror Albin Kurti? Po përse t'a bëjë, të ruaj pozitën e një të marri që po e çon vëndin e tij në greminë? Po ti vetë, pse nuk shikon të analizosh marrëzitë e Albinit, por gjen kohë t'i kërkosh Ramës të shpëtoj idhullin tënd, fanarin ndriçues të ideologjisë tënde Albin Kurti? Ti je i mjerë, o njeri! Ti rron akoma në atë epokë, e cila edhe vetëm kur e kujton të ngjallë krupën.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. E
                                          Ermira

                                          Bushat je i cmendur shko tek spitali 5. Te ka lene zoti nje pellembe mbi toke per a reason je katran me boje , nje shpirt zi qe ke bere gam gam gam gjithe kohen . Flet kundra amerikes dhe do te krijosh antiamerikanizmin ne Shqiperi . Del neper studio si i cakerdisur te del shkume nga goja behesh sterr i zi kur flet per amerikan … po je vetem nje felliqesire qe gjithmone je mundur dhe ke ngelur me gisht ne goje . Te iku mendja se fitoi Edi Rama . Ai tallet dite e nate me ty Bushat, o bushat , bushat …..,,,, ha ha ha haa Rritu ca o Bushat bukeshkale ….. Kurti po ben marrezira gjithe nota kunder tij e braktisen te gjithe .. i miren peng policet e shkrete dhe tallen me ta ti ben gam gam gam .. Bushat o Bushat o katran mbylle ate buce se vetem qelb era kur flet .

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Doktori

                                            Ua mi Ermira po spitali 5 eshte i zene! E di ti nga kush! Ha ha ha

                                            Përgjigjjuni
                                          2. e
                                            eksperti

                                            Andushka une mendoj qe Rama mund te ndihmoje jo vetem Albinin,por dhe ty duke ju qire ne bythe

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Agushi

                                              O ti kar me zile,Edi Rama vetëm nje mënyre ka qe tju vije ne ndihme ty dhe Albinit,tju fuse nga nje te qire ne byth

                                              Përgjigjjuni
                                              1. N
                                                NE

                                                Koha e shkuar kuptohet me mire sot: sa i madh ish Koleka ne krahasim me Kapon, si elefanti me miun e haleve te Enverit.

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje