Për hajër i qoftë Albinit!

14 Qershor 2023, 21:04Blog TEMA

Për hajër i qoftë Albinit!


Nga Denis Dyrnjaja


Këndej dhe andej kufirit ndër shqiptarë, mendjet po gurgullojnë si ujët në lumë të turbullt. Serbia na ka fut në vallen e saj të kamotshme me u nda mes vetesh, me u grind e mbajt mëri.

Megjithëse e përdorën fytyrën si maskë prej shumë kohësh, në marrëdhëniet me njëri tjetrin, ndarja e Edi Ramës dhe Albin Kurtinlt tanimë është pafshehshme dhe boll e dukshme.

Përtej protagonizmit të dyanshëm çdo njëri prej tyre po përpiqet të thotë e bindë shqiptarët se ai ka të drejt. Albin Kurti si sovranist po kërkon t'i imponohet ndërkombëtarëve se vetëvendosja i takon veç popullit të Kosovës dhe askujt tjetër.

Ndërsa Edi Rama me qasjen pragmatiste, po përpiqet të thotë se Kosova nuk ka ku shkon pa aleatët euroatlantikë SHBA+BE që çliruan Kosovën nga okupimi shumëvjeçar i Serbisë.

Në Beograd rrinë e vështrojnë, madje edhe argëtohen sesi shqiptarët falë unit e egos se prijësve të tyre në kohëra, nuk gjejnë dot gjuhën për t'u marrë vesh me njëri tjetrin e me këtë rast fusin në vallen e tyre të kërcyer keq edhe perëndimin që se njeh këtë mënyrë autentike folklorike por edhe arkaike politike.

Thënë kjo në një moment duhet me ndal e me u qartësu për diçka. Kosova iu takon shqiptarëve të Kosovës dhe vendimet duhet t'i marrim ata, sikurse dhe kostot për dështimin apo suksesin.

Nëse shqiptarët e Kosovës duan atë që do Albin Kurti, le të behet ashtu si do Albini dhe ata që duan e ndjekin Albinin nëse janë shumica e popullit.

E nëse kjo zgjedhje do t'iu kushtojë humbjen e mbështetjes së perëndimit dhe vendeve mike e partnere, le ta humbin.

Do izolohen, le të izolohen. Do rrezikojnë të rikthehen nën Serbi, le të rrezikojnë e le të kthehen. Çdo popull e zgjedh vetë fatin e tij kur zgjedh e ndjek udhëheqësit e vet. Askush s'ka të drejtë t'iu tregojë e mësojë sot shqiptarëve të Kosovës se çfarë duan të bëjnë. Ndoshta iu del më mirë duke provuar këtë sfidë me qenë kundër të gjithëve.

Ata po e vendosin me vetëvendosje fatin e tyre, duke i shkuar pas atij që mendojnë se po i udhëheq në rrugën e duhur.

Rruga e lehtë u qoftë e fati iu priftë nëse shumica mendojnë e mbështesin Albin Kurtin dhe mendësinë e udhëheqësinë e tij. Atë që kërkojnë, atë dhe do të gjejnë. Nëse u del për keq falje e kthim pas nuk ka me pas. Se boll po na i durojnë pordhët bashkë amerikanë e europianë sikur na e kanë për borxh të na zgjidhin hallet e plotësojnë tekat tona.

Për hajër i qoftë Albinit dhe çdo kujt që beson në mendimet dhe vendimet e tij. Historia dhe koha i jep çdo populli atë që kërkon dhe meriton .

9 Komente

  1. A
    Arlind

    Jo kjo nuk eshte nje gjuhe korrekte.....Kosova nuk eshte e ketij brezi vetem . Per ate eshte derdhur gjak brez pas brezi. Pordhet e Albinit apo nje tufe genjeshtaresh qe genjejne nje brez nuk mund te shuajne nje histori te tere ,fale asaj historie Amerika ju dha panvaresine. Eshte i turpshem ky shkrim...

    Përgjigjjuni
    1. a
      ardi

      Koqe kandari le te behet sic do Albini.Kush do ta beje Dyrnjaja apo policet qe ngrejne duart perpjete.Gazetare gomere.Nuk e dine keta koqe se KOsova pa Ameriken per 2 ore kapet nga serbi?

      Përgjigjjuni
      1. G
        GEZIM Voda

        I nderuar Denis, ndonse ne si shqiptare andej dhe ketej kufirit me Kosoven, nuk na vjen per hosh kjo lloj zgjidhje ultimative, e cila bazohet te alternativa: "ose-ose...", ne shpjegimin qe ben ti qe, nese popull i nje vendi (Kosovaret ne kete rast), i besojne atij qe kane ne krye per te mirat qe do te kene nen udheheqien e tij (d.m.th Albinit),, sigurisht nuk duhen kundershtuar, dhe per te mirat apo pasojat e me pasme, ose t'i "mbajne me shendet" ose ta gjejne e ta mbajne pergjegjesite po vete. Mirepo, po nese ky udheheqesi, mbasi i shpje njerezit e vet ne gremine dhe nje dite del se ka qene i semure mendor, apo nje delirant qe i jep rendesi vetes dhe "te mirave" personale te çastit, si i behet neser? Apo te dale, ku te dale. Se, keshtu i bje! Si rregull, edhe kur eshte nje i semuri te tille njeri i zaknshem, apo nje njeri tjeter kur tek ai shfaqet ecja ne rruge te gabuer, ndodh qe themi shpesh: "po mire, nuk pati ndonje t'i thoshte ca fjale per ta prure ne rruge te mbare..." Keshtu e shoh une edhe kete raportin e sotem Albin-Nderkombetare. Siç duket (gje qe nuk dua ta besoj), mbase Albin Kurti, kete deshiron; t'i thuhet: "Te qofte per hair..."

        Përgjigjjuni
        1. M
          MEMEDHETARI

          Nje kerric gomari do kishte shkruar me me llogjike se sa ky kokeloqe...

          Përgjigjjuni
          1. N
            Noci

            Vetem thuaju qe mos ta marrin prape rrugen per Shqiperi se sju ka kush borxh,ti dalin zot vetes.

            Përgjigjjuni
            1. J
              Jugu

              Ore ju gazetaret e kazanit te Rames dhe ne borderon e Meros, e keni seriozishte kete mendim apo tallni menderen me fatet e Kosoves? E kuptoni ju se po i sherbeni Rames, qe i sherben Vucicit, qe kerkon republike Serbe brenda ne Kosove dhe me vone te tere Kosoven. Perse nuk kerkon ai Rama juaj republik kosovare ne Serbi, apo Rama ne Greqi per Camet, apo Greket te ne per vorioepiriotet? Po hapni nje kuti pandore o njerez. Albini eshte me patrioti por ju i jeni sulur si ujqer. Nese Thaci dhe Rama firmosen nje Associacion, qe ishte gabim trashanik, tani eshte detyre e cdokujt te vendos kushte te kushtetutes per kete associacion.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Trotski

                E Ke Gabim Z.Dyrnjaja.Kosova nuk u perket vetem Kosovarve po eshte Çeshtje e Gjithe shqiptareve.Kundershtia e Bin Laden Kurtit ndaj SHBA-ve dhe BE qe çliruan Kosoven dhe po punojne per stabilizimin e Shtetit te Kosoves eshte Mosmirenjohje dhe Humbje e Madhe per Kosoven

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kristi

                  Po mire more trangull...komshi plazhi jemi ne qe te ndjekim situaten me kureshtje...e te heshtur se e dine vete cfare ju duhet... I joined,ai qe te do ,ta thote mendimin,...pastaj se fundemi..bej si te del me mire. Keshtu more se sta mbajt mend emrin... Sorry for that..dhe shnet.

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    asd

                    Sipas Dyrnjase, SHBA dhe BE jane lolo qe ndihmojne nje vend me miliarda dhe ushtri qe te behet shtet dhe pastaj vjen Albin-cari i radhes dhe kthehemi prape tek debimet e 1999? Per hajer i qofte? Po pse kaq e lehte eshte? Po ku do te shkojne prape me qindra e mijra refugjate ? Si destabilizohet rajoni? Si bien guret e dominose? Cfare ndodh deri ne fund? "Mos shkoni me pushime ne Shqiperi" i mesoi kosovaret nje punonjese e televizionit te Prishtines. Por si refugjate jane OK ? Ja edhe Dyrnjaja qe u thote "per hajer ju qofte". Ku eshte hajri ketu ? Behet fjale per lufte dhe destabilizim o dyrnja...nuk jane pushimet e veres qe diskutohen.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje