“Kocka” politike që Rama u dha ithtarëve të Albinit

14 Qershor 2023, 18:43Blog TEMA

“Kocka” politike që Rama u dha ithtarëve të Albinit

Nga Ylli Pata

Edi Rama ka hyrë prej një jave në zhvillimet në Kosovë, me propozimin për një status për asocacionit. Kjo manovër e kryeministrit shqiptar ndodhi në mes të një dalldie të tmerrshme të ithtarëve të Vetëvendosjes, ose më mirë grupeve paramilitare në rrjete sociale që kishin marrë në patronazh të sulmonin me një fjalor të tmerrshëm SHBA, Bashkimin Europian e të gjithë zyrtarët e Perëndimit që merren me Kosovën.

Ndërkaq, nga mbrëmë, kur Edi Rama anuloi mbajtjen e një mbledhje ceremoniale me Albin Kurtin, i gjithë detashmenti special i rrjeteve ka harruar SHBA e BE e i është qepur kryeministrit të Shqipërisë. 

Ç’nuk po i thonë, e duke ditur se shumica e këtyre idhtarëve të Kurtit e quajnë veten besimtarë muslimanë, natyrshëm vjen logjika se nuk e bëjnë pas rrokullitjes së ndonjë gote, edhe pse nga këta mund të ketë ndonjë që i këput edhe një trefletësh.

Megjithatë parë në aspektin pragmatik, për të paktën 24 orë kjo ushtri virale e albinistëve ka “harruar” sulmin ndaj Amerikës dhe i është vërvitur Edi Ramës.

I cili duhet thënë se nuk ka asnjë reperkursion politik nga këto sulme, madje nuk i hyn asnjë gjë në këmbë edhe në efektet elektorale. Përkundrazi, këto sulme e bëjnë më të fortë e të përkrahur nga e gjithë bota kundër Vetëvendosjes që në Kosovë është shumë më e madhe se Shën Valentini i 2021-shit.

Nga ana tjetër ky “armëpushim” i kësaj gjuhe të shthurur e skandaloze kundër SHBA, është një kohë që me gjasë, me dashje e të menduar, Edi Rama po e blen për t’i dhënë një mundësi Prishtinës zyrtare që të marrë frymë e të mendojë pak, se sikur po ja fut katundit.

Nëse Edi Rama mban edhe nëse e shan dhe e telendis, se në fund të fundit jemi të shpisë, të sulmosh, të goddasësh politikisht SHBA është një veprim në mos i poshtër, të paktën idiot.

Sa herë Izraeli ka probleme me SHBA për çështjet e politikës në Lindje të Mesme? Gjithmonë? Dy qeveritë përkatëse të Telavivit dhe Uashingtonit kanë pasur shpesh përplasje, por asnjëherë kjo përplasje nuk është kthyer në një fushatë politike antiamerikane. Një izraelit e di se nëse sulmon SHBA, atëherë ka humbur të vetmin aleat që siguron dhe mëbshtet shtetin e tij. Ashtu edhe Kosova. Kush e çliroi Kosovën? 

Presidenti i SHBA, Bill Klinton! Kush shpalli pavarësinë e Kosovës i pari? Presidenti i SHBA, George Bush! Albin Kurti nuk është dakord me administratën amerikane? OK, edhe mund të ndodhë. 

Ama  njerëzit që po sulmojnë SHBA dhe zyrtarët e saj nga rrjeti i aktivistëve të tij, mund t’i ndalojë vetëm me një deklaratë. Në Konferencë shtypi të thotë: Ju bëj thirrje, të gjithë atyre mbështetësve të qeverisë që sulmojnë aleatët tanë, të ndalojnë menjëherë këto sulme pa sens.

Por natyrisht nuk e thotë dot, se as ata sulme nuk janë spontane, e as Albin Kurti nuk do të ndalohet një gjë e tillë. Sepse e gjitha është politike. Vërtetë në 14 shkurt 2021 Albini mori një votë proteste kundër klasës së vjetër politike, e cila u burgos në Hagë, e thanë që hajt të votojmë Vetëvendosjen.

Por me kalimin e kohës, u pa e qartë se të gjithë që mbështesin luftën, qoftë edhe ata që kanë votuar Vetëvendosjen nuk janë më të afërt me qeverinë e Kurtit. U pa e qartë, se edhe elektorati gri, që ishte mërzitur nga “komandantët” ran ga shiu në breshër, pasi komandantët mund të ishin ca tangërlliksa, por ishin më të qytetëruar se bolshevikët e Albinit. Të cilët që prej 2020-ës sikur e kanë në majë të gjuhës sharjet më të mëdha për SHBA. 

Edi Rama ju dha 48 orë kohë për tu marrë me të, si për të zbutur këtë çmenduri kolektive, që nuk është spontane. Është një kockë, që Rama ua ka dhënë bulldogëve të Albinit që ta përtypin pa bërë shumë qeder.

10 Komente

  1. N
    Nik

    O patok, ha ndonje koqe ulli dhe ndonje koqe m...

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nul Moka

      Albini t'u thotë trushpëlarëve të mos shajnë SHBA-në?.................. Po ku e di SHBA çfarë thonë trushplarët?......... . As i lexon njeri ato sharje............... . Ja ky Nik Mondi Vlorë. Sot i bën thirrje SHBA , të çlirojë 3 policët të cilët serbët i përdhunuan.............. . Po shko mor Nik trimi, lere smartfonin, dhe mer kallashin e futju serbit grije....... . Pse i bën thirrje amerikanit, na ndihmo!................. Aa, për luftë e do amerikanin, se për paqe të çan turrën ti......... Nik Mondi Vlorë, o kok loqe.....

      Përgjigjjuni
      1. K
        Karma is a Bitch

        Sa herë që shoh këtë majmun pate a rose që i jargavitet Ramës, deri në Neveri, më mbushet mendja top që ne shqiptarët jemi rrac e keqe. Këtu, në këtë moment, për Shqiptarët në Ballkan, janë në lojë Interesa të patjetësueshme kombëtare, dhe Langaraq kakaritës si Pata e ka mendjen tek bothlëpurja e Ramës. Po, Albin Kurti veproi gabimisht dhe pa u konsultuar,. ,,,, Poooooor Ramuti ka 7 vite me teorinë antishqiptare të Ballkanit të Shkapërdhyer, duke i dhënë Vupiçit dhe Serbisë një Avantazh Strategjik, dhe duke e zbehur Rolin e Kosovës deri Disavantazh Strategjik në Raport me Serbinë. Ajo që po bën Rama me Kosovën nuk është e kritikuesit por e dënueshme. Historia do ta thotë fjalën e saj. Dhe historia nuk pyet Patat Langaraqe pij Dibre, por realitetet e krijuara...

        Përgjigjjuni
        1. k
          karmushja

          ti duhet te jesh gruaja e aldo bumcit qe ka qene keshilltare e ilir metes me duket

          Përgjigjjuni
      2. M
        Mondi Vlore

        Te lumte parok! Ja lepive mire si Rames edhe haleatit tine strategjike!

        Përgjigjjuni
        1. I
          Indinjata

          Me vjen keq per Spartak Ngjalen trapin qe kishte marre kestin nga Al Bini duke e futur ne qorrsokak ku i jepte receta qe vazhdo keshtu se s'kane ç'fare te te bene!ke mua dhe popullin e kosoves me vehte!Dje ne nje dritare te karzanit mediatik Spartak Ngjala arriti deri aty sa deklaroi se:Nuk ka me rruge tjeter ,Rama duhet te jape dorheqjen!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Idiotesia e tij arritu te thyet fale inteligjences se intelektualit te shquar gazetarit Aleksander Cipaku e vuri me shpatulla per muri kete delirant qe eshte mesuar te godase me pistolete pa fisheke!Siç duket nga debati i mbremjes se djeshme Taku Taku ...........ku nuk do kete mearre kestin e fundit nga Al bini si keshilltar juridik,ndaj dhe iu versul Rames !Idotesi e tere e fatkeqesi per te!I madhi Namik Dokle pate deklaruar per keta kunguj duke thene:"EDHE KUNGULLI QE ESHTE KUNGULL DO DIELL TE PIQET"!E ku u poq Spartak Ngjala qe tia marresh te mireqena idotesiste qe thote!Vetem ndonje kaqol si Al Bini mund ta ndigjoje e ti marre mendim analistit te dritareve te kazanit mediatik!

          Përgjigjjuni
          1. B
            Beg

            Shihni pash zotin mediat e Kosoves: kindapimi, kidnapaimi, knidapimi ahahahah - as kete fjale te huaj qe nuk dihet pse e perdorin e shkruajne dhe shqiptojne gjithe gabime. Keto jane per kosh plehrash te gjithe lol

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lana

              Fjale me mend te analistit, qe zberthejne drejt thelbin e momentit qe kalon Kosova.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Patoku

                E shkreta ti moj Pate! Ke dale nga soji yt e ushqehesh vete me Kocka, e natyrisht Kocka do shohesh ngado...

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sula

                  Keta gomaret e Kosoves (por dhe keta te Tiranes) akoma nuk e kane kuptuar qe anullimi i mbledhjes se perbashket te dy qeverive eshte pjese e listes se sanksioneve te organizmave euro atllantike ndaj Albin Kurtit dhe Kosoves, madje nr 1 i listes. Rama ka dite qe ju tregon Henen nderkohe qe trutharet perkates shikojne gishtin !

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje