Në vijën e parë të frontit: keksat!

14 Qershor 2023, 22:29Blog Kimete Berisha

Albin Kurti ka provokuar luftë në Veri, me ymyd se KFOR-i ia realizon dëshirën dhe lufton për të.
Sot e ka kuptuar se në praninë e KFOR-i, hyn ushtria serbe në Kosovë, ditë'm drekë i arreston policët e njësisë speciale të Kosovës dhe bën video me poshtërimin e tyre.
Policia e Kosovës sot ka dëshmuar se nuk mund ta ruaj as vetveten.
Ke lyp luftë, qe lufta...çka ke tash që ankohesh se nuk po t'pëlqen lufta!
Luftë të mirë nuk ka: armiku të hyn në territor, të arreston, të dhunon, të vret.
Pse, çfarë ke pritur ti?
Sot Albin Kurti dhe banda e tij e ministrave agresivë e analfabetë, nga restorantet e Prishtinës kanë kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare - të ndërhyjnë menjëherë!
Pse të ndërhyjnë!
Amerika ju ka lutur si Zotin që ta tërhiqni policinë nga Veriu dhe t'ia lëni në duar KFOR-it!
Amerika dhe BE ju kanë lutur të mos provokoni luftë;
Amerika njëqind herë ju ka lutur të tërhiqeni nga zjarri dhe t'i vendosni kryetarët e komunave të Veriut në ndërtesa të tjera alternative.
Edi Rama shumë i shqetësuar ju ka lutur qē të qetësoni dhe t'u përmbaheni këshillave amerikane.
Askush nuk mundi ta ndal shpirtin tuaj luftarak.
Bota u tërhoq nga thirrja për paqe.
Tash tregoni Ju se si dini të luftoni.
Nuk keni dashur paqe, prandaj e keni humbur paqen.
Keni dashur luftë, luftën e keni te porta.
Albin Kurti ia ka parë perendimit veç muskujt e bombat.
Këshillat e tyre ishin naive për madhështinë e tij.
Dhe tash i këshillon 'naivët' se si duhet të veprojnë.
Qeveria Kurti e ka tallur perendimin, i kanë bullizuar emisarët, i kanë sharë, i kanë kërcënuar, i kanë mallkuar.
Pse? Veç pse kanë kërkuar paqe.
Qeveria Kurti janë shfaqur si super heronjë qiellor që nuk kanë nevojë për askënd në këtë botë!
Çka keni tash që po qani!
Albin Kurtit, më dikushi i duket Lulzim Hetemi (që si lugat e mban të uzurpuar godinën e komunës), se sa Blinkeni.
Nuk ka ku shkon më ulët se kaq!
Albin Kurti është i rrethuar me njerëz të tërbuar: me Fitoren, e cila garon me qiellin dhe nuk ia lëshon udhën as shiut;
i rrethuar me 'analistë' të frustruar që mendjen e kanë veç tek seksi;
me Albulena Haxhiun që kërkon përgjegjësi nga bashkësia ndërkombëtare;
me Sveçlën që e udhëheq luftën psikike të Albin Kurtit...
Me Besnik Bislimin që bën mesele me perendimin.
Presidentja Osmani sot në fjalimin e saj në Parlamentin Evropian kërkoi Liri, Pavarësi, Demokraci!
Sikur as nuk e kishte informatën se Liria dhe Pavarësia kanë ndodhur.
Presidentja Osmani foli sot në Parlamentin Evropian si komandante e luftës së Ukrainës; si zëdhënëse e Zelenskyt.
E lidhi fatin e Kosovës me fatin e Ukrainës.
Ajo sillej sikur lufta me Serbinë vazhdon dhe se në Kosovë lufta nuk
ka përfunduar më 1999.
Luftoni tash...pres ti prijë luftës njëfarë Vella i Presidencës që sillet si baraba, kryesori i mëhallës.
P.S. Nga lufta me polici u tërhoq në luftë ushqimore.
Në vijën e parë të frontit: keksat.

18 Komente

  1. Z
    Zeneli

    Bravo Kimete

    Përgjigjjuni
    1. L
      LORA

      Respekt Kimete, je teresisht e sakte dhe e pergjegjshme per fatet e shtetit tend.

      Përgjigjjuni
      1. S
        SORIN

        Të lumtë pena Kimete!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luzati

          Brilante si gjithemone Kimete te lumte pena dhe mendja

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dardani i Ri

            Bravo zj. Berisha! Ju përgëzoj për mençurinë, guximin, diturinë, patriotizmin!

            Përgjigjjuni
            1. D
              Drini

              Shume sakte KImete . Bravo u qofte per kurajon intelektuale dhe patriotike. Po kokeboshet me shumice si ne KOsove dhe ne shqiperi nuk kuptojne. Te sisllesh si femije me ata qe e cliruan Kosoven eshte ose te jesh kunder KOsoves ne menyre te kamufluar ose te jesh paranojak

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pse keshtu?

                Një shkrime shume i vertet::: Këta trimat e Albin Kurtit, kure flasin shume her më kujtone Sadam Hyseni, a po Gadafin, edhe ata ishin shume trima? dhe kishin një ushtrie të pa (mposhtur) por që të 2 kure ju errdhi dita që të tregoni se sa të forte ishin përfunduane të fshehur si mi nëper biruca!!! Edhe këta tani nderkomtare Amerika, Evropa, por dje i shani dhe ju thoni Kaurre. Tani se kane nevoje i thrrasin dhe ju kerkone ndihem, turp turp turp...

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Emigranti

                  Nese Albini ka nevoj mund te marre ushtare ne Shqiperi se boll idiote te dobishem kemi. Por per habi askush nuk ka kaluar kufirin per Kosove deri me tani. Trimat e Facebook dhe Instagram ju kane rene breket. Por per habi perseri fajin e ja Rama. E kishte fajin qe "nderhynte ne Kosove" dhe sot qe nuk po nderhyn per te mbrojt Albinin.

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gert

                    Hahah bravo Kimete je e madhe... trimat e vetvendosjes qe qellojne me veze dhe boje...

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Altin

                      Kimete je madheshtore Hallall

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Ed

                        Je brilante! Mëmirë nuk mund të thuhej ! Flm Kimete!

                        Përgjigjjuni
                        1. J
                          Juli

                          Unë kënaqem kur të lexoj,bravo. Si si the në fund: në vijën e parë të frontit KEKSAT hahahaha E ke gjetur tamam.

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Niko Shpiragu

                            Bravo te qofte moj gazetare. Qeveria e Kosoves eshte nacionaliste, shoviniste se kerkon te shtyp te drejtat e pakicave duke vendosur beniaminet e saj me 3% te zgjedhesve. Ironia me e madhe eshte se edhe hiqet gangstere, naziste, por edhe qan me pas duke iu lutur atyre qe e kan mbeshtetur deri tani por duke mos i konsideruar fare ne se jane gjalle apo jo. Ne se Qeveria e Kosoves do te ishte demokratike, ajo duhet te respektoje te gjitha etnitetet brenda shtetit te saj njesoj si te barabarte. Ne se parlamenti i Kosoves nuk i shkarkon urgjentisht klownin Kurti dhe nazisten Osmani, atehere vet populli atje duhet te ngrihet e ti qeroje me force keta fashiste. E cfare duhet te beje populli i atyre krahinave ku i mohoet me police e drejta e vetqeverisjes? Ate c'kane bere te tjeret para tyre. Ata kane pritur shume, por tani ata do te nisin edhe liuften e tyre per te fituar te drejtat e tyre ndaj agresoreve naziste te tipit Kurti e Osmani.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Trotski

                              Analize prestixhioze.Bin Laden Kurti duhet ba Synet ne Koke se e ka erresuar Lafsha e Delirit te Madheshtise

                              Përgjigjjuni
                              1. a
                                astrit

                                Kimete Berisha po ste pelqeu shteti qe keni ndertuar ne kosove kerko te ribashkoheni me Serbine e atehere do jeshe ma rahat me shkruajt bejtet e tua.

                                Përgjigjjuni
                                1. V
                                  Veshgusi

                                  Ke të drejtë po kujt ja thua.....

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Eri

                                    Pra per Kimeten Albini ka bande...ata qe drejtuan Kosoven deri para Albinit u bene miliardere duke vjele Kosoven por per Kineten ruanin qetesine e Kimeten...pra me mire hajdute o popull...Albin shit cmundesh e rro si mbret ..si gjithe Shqiptaret e tjere...jepi dhe Trepcen me 100 miliard dollars brenda...

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      SPAK

                                      O Er,i sa analfabet qenke?!

                                      Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje