Budallai këshillon, i marri pyet!
A jeni Ju këshilltarë të Albin Kurtit që ta mësoni se çfarë duhet të thotë e të bëj ai!
PDK e këshillon, aman, jemi me ty, vetëdijësohu.
Në vend sa të kërkoj përgjegjësi!
Pyetja është: Pse policia e humbën rrugën!
Në daç quaje rrëmbim në daç arrestim, ata janë në burg.
LDK e këshillon Albin Kurtin t'i përmirësojë sjelljet, se, oh, neve na bashkon kronologiia por na ndan qeverisja, i tha Arben Gashi;
E Besnik Tahiri e këshilloi dhe e luti të mos prishet me Amerikën.
Se, tha, s'ka kuptim prej dëshmorëve!
A po ta lyp këshillën?
Jo.
A mundesh me marrë me mend se si i dukesh Ti, kur Blinken i duket naiv.
A e ke të qartë Ti se për të je askushi.
Pse s'kupton!
Albin Kurti po thotë se ju keni faj për çdo gjë dhe se ju jeni kriminelë që e keni shkatërruar vendin për 20 vite.
Ai i thotë 'jam hudum', ky e pyet 'sa djem i ke'!
Albin Kurti i thotë Memli Krasniqit që Hashim Thaçi ka faj që Ushtria e Kosovës e ka të ndaluar të shkel në Veri, e Memli Krasniqi ia përsërit me zë të butë, 'jemi me ju'!
Ai po të akuzon direkt, që PDK ka faj, LDK ka faj, AAK ka faj...e ti po e këshillon njeriun që të konsideron edhe kriminel edhe të paditur.
S'ka këtu vend për fjalë.
Këshilla nuk jepet pa ta lyp.
Këtu ka vend vetëm për veprime:
Nuk duhet të pranoni të debatoni me një njeri që e ka injoruar Amerikën.
Kur e injoron Amerikën, ty s'të bën hesap për njeri.
Ky po e merr në përgjegjësi KFOR-in, e ju për plisa.
Dilni prej sallës së Kuvendit, e mos bëni sikur nuk e dini çfarë po ndodh, demek keni mbetur kunqë ky t'ua tregojë të vërtetën.
Mos humbni kohë me një antiamerikan.
Sepse, po humbni kohë me një antishqiptar.
Njeriu është i vetmuar, e këta nuk e lënë në rrugën e tij...duan ta shpëtojnë nga vetvetja.
Përveç nëse kërkon ndihmë nga Ju. Përndryshe, injorojeni.
Ky po guxon ta injorojë Amerikën, ju nuk po guxoni ta injoroni njeriun më të vetmuar.
P.S. Pozita pi, opozita dehet!
Kosova per momentin nuk ka opozite por ka dy autokrate ne krye te qeverise dhe presidences. Zoti ju ndihmofte,se robi nuk ka si tu ndihmoje.
Mire e ke, po kujt po ja thua?
Ik o Qimete pi ndo nje gote caji se je bere bajate me keto shkrime kunder Kosoves. Vetem sa eksiton pagatoret e tu Rama dhe Mero, dhe sufllaqexhinjte me keto pacavurre dhe me buzet e kuqe si cfare te them.
Respekte e nderuar gazetare e vertete
Mire e ke moj moter, por opozita ne Kosove eshte e tredhur dhe i ruhet diskursit te Albin Kurtit dhe mbeshtetsve te tij kryesisht te rinj ne moshe apo nga diaspora. Ata e dine qe Albini po vepron gabim, por kane frike ta thone me ze te larte dhe ndermarrin ndonje veprim, pasi do etiketohen si tradhetare, vasale te serbit dhe gjithe bolorine e fjaleve intimiduese qe nje tufe trushplaresh i perserit pa mbarim. Ti i ke renditur bukur argumentat, por askush nuk po ngrihet mbi friken e hijes se Albinit dhe t'ia plase ne surrat te vertetat apo te pakten ta sjelle me kembe ne toke.
Unë nga mbas lufta kam votu PDK Opozita e PDK mbas largimit te shumices se çlirimtarve nga kuvendi ma nuk ka opozitë te mirfillt Zeri i tyre nuk është i fuçishem por i butë dhe janë shumë te dobet më disa perjashtime te vogla Kurtoviçi nuk ka opozitë nga as nji parti opozitare
Nuk janë bërë xurxull ?! Mjegull .
Prape kjo kukumjacka?
Je fantastike, mike mendjendritur. Të uroj jetë të gjatë, të tjerat i ke vetë.
Kimete me ke bo per vete.Gazetare brilante ne ide dhe te shkruar.Zoti ta bòft autostrade o goce.
E SAKTE MOJ KIMETE SE KETE RADHE ME BERE PER VEHTE!JA THU POR KUJT IA THU!ATA JANE TE NJI KALLEPI ,ATA E KANE NDERTUE ME APO PA VETDIJE KETE ZALLAMAHI QI ZOT I THONE NJANI TJETRIT "ZOTERI" DUKE U KRENUE NDAJ DAKORTESISE ,SEPSE NE FUND TE FUNDIT NDAJ JANE EDHE ATY! KETA PARLAMENTARE JANE ATY NE SAJE TE PISLLIQEVE TE SHKUARA E ATA QI SOT DUHET TE ISHIN ME MBROJTUN ALEATIN MA TE SHTRENJTE AMERIKEN ,FONDAMENTALISTI ALBIN I KALLI NE BURG TE PERJETSHEM DERI SA TE ARRIJE ILUZIONET E VEHTE TE SHTETIT DEMOKRATIK TE KOSOVES(keshtu po e quan tani fondamentalisti Albin,Republika Demokratike e Kosoves),DUKE I MBYLLUR GOJEN TE GJITHE PERENDIMIT SE KJO ASHTE DEMOKRACI E JO AJO QI PRETENDONI JU! NDAJ S'NA MBETET GJA TJETER VEC ME MBESHTET KETE DELIRANT ME SHPREHJEN E KAHERESHME SHQIPTARE "ec perpara te çafsha ballin me sqepar ta hapsha varrin"!
Ne Kosove nuk ka Opozite, pse flet ne ere, o Kimete?!
Kjo është më radikale se Albini. Bën thirrje që opozita të dalë nga parlamenti. Mendoni sikur ta bësh këtë cucën kryeministre, do na duket Albini engjëll... Çudi si e boton Merua.
Kimete ka te drejte, ne menyren e saj, per te thene cfare mendon! Edhe une mendoj qe Albini nuk duhet mbeshtetur! Si mund te jesh kunder Amerikes! Kuptohet qe Kosovaret jane te prapambetur edhe serbet por nuk jane Austriake apo Zviceriane,jane pjelle e vendit te tyre me njerez gjysem injorante dhe pastaj dihet kush jane karakteristikat e njerezve te ketij lloji! Shikoni Saliun dhe Albini dhe do te kuptoni se sa larg jemi! Urrejtja kunedr Amerikes qe po mundoheni te provokoni do t'ju haje, se ju jeni te paturpshem!