Albin Kurti, ose si ta lesh fillikat Kosovën përballë botës

15 Qershor 2023, 12:26Blog TEMA

Albin Kurti, ose si ta lesh fillikat Kosovën përballë botës

Nga Skënder Minxhozi

Episodi më i fundit i krizës së komunave të Veriut flet për një pengmarrje policësh kosovarë nga njësitë speciale serbe. Pranga plastike, shenja dhune, rrëmbime në stil mafioz, akuza të ndërsjella dhe në sfond përdorim i skajshëm politik i ngjarjes për të ndezur edhe më tej një situatë edhe ashtu të ndërlikuar. Kjo është panorama aktuale në kufirin Kosovë-Serbi.

Nuk është aspak çudi që kapja e policëve kosovarë të jetë pjesë e hakmarrjes së Beogradit për arrestimin nga ana e autoriteteve të Kosovës, të kriminelit serb Milun Milenkovic- Llune, i cili akuzohet se ishte epiqendra e sulmit mbi policinë kosovare dhe forcat e KFOR në Zveçan. Por nuk përjashtohet gjithashtu që ky akt të ketë prapavijë të pastër propogandistike, për të pompuar tezën se Kosova po i fryn zjarrit duke dërguar njerëz të armatosur në territorin serb. Kërkohet që të insistohet mbi linjën refraktare dhe strategjinë e tensionit të Albin Kurtit, si një politikan që nxit sherrin mes dy vendeve. Dhe duhet thënë se serbët po ja dalin. Në vend që të dënojnë aktin, ndërkombëtarët marrin kohë dhe presin. Një mesazh i qartë ndaj linjës së ashpër të Prishtinës zyrtare.

Problemi në fakt është më i vjetër sesa episodi i rrëmbimit të policëve kosovarë nga forcat serbe. Daton më konkretisht prej momentit kur kryeministri Kurti vendosi të dërgojë me forca speciale krerët lokalë shqiptarë të komunave me shumicë serbe. Një operacion që siç shihet, i kushtoi prishjen me amerikanët dhe evropianët, duke vënë njëherësh në rrezik jete ushtarët e forcës ndërkombëtare por edhe anëtarët e aparatit të sigurisë kosovare.

Tashmë qeveria e Kosovës ka krijuar me duart e veta një vatër tensioni e cila dy javë më parë thjesht nuk egzistonte në këtë pjesë të kontinentit. Është një shërbim negativ që i bëhet paqes e sigurisë në Ballkan, është njëherësh një shishe benzine krejt e panevojshme mbi zjarrin e luftës që digjet prej një viti në tokën evropiane.

Albin Kurti thotë fjalë që tingëllojnë si muzikë për veshët e shumëkujt në të dy anët e kufirit shqiptar. E quajnë gjeni, e adhurojnë dhe e ndjekin pas në mënyrë të verbër. Patriotizmi puritan ngatërrohet shumë shpesh me të qenit inteligjent dhe vizionar. Ikja nga realiteti dhe predikimi i parreshtur i një bote të idelizuar, është tipari bazë i kësaj qeverisjeje që ngjan si një psallm fetar më shumë sesa si menaxhim i sfidave konkrete që kalon vendi nga një strukturë ekzekutive. Duke parë horizontin dhe të ardhmen, Albin Kurtin rregullisht  neglizhon aktualitetin, rradhën e angazhimeve dhe prioritetet e një lideri që drejton punët e përditshme të një shteti të brishtë dhe pa resurset e nevojshme përballë një fuqie të vjetër ballkanike si Serbia. Oratoria patriotike e Albin Kurtit, viktima dhe fansi më i parë i të cilës është vetë Albin Kurti, po krijon një situatë tensioni në raportet e Kosovës me të tretët, që është krejt e panevojshme e joproduktive.

Para se ta duartrokisni këtë linjë politike ëndërrimtare, të veshur me retorikën e Rilindjes Kombëtare të para dyqind vjetëve, e që njëherësh është edhe deklamative, ideologjike dhe manipulative për publikun mbarëshqiptar – para se ta përqafoni këtë udhëtim perfekt drejt krizës dhe bllokimit, gjykojeni Kurtin dhe atë çka ai po kërkon të bëjë, me logjikën e ftohtë të kontekstit ku ndodhet Kosova e sotme, me nevojat që ajo ka, me krizat e ndërlikuara konkrete që duhet të zgjidhë sot. Jo pas njëqind vitesh.

Kosova është një shtet i ri, i dobët dhe i paintegruar në sistemin ndërkombëtar të institucioneve dhe kombeve, një shoqëri e varfër dhe e pazhvilluar (si ajo e Shqipërisë), që ka nevojë të patjetërsueshme për mbështetjen perëndimore. E nëse Shqipëria ka më së shumti nevojën e perfeksionimit të demokracisë që aplikon prej tre dekadash, Kosova ka si shtesë edhe urgjencën e garantimit të sigurisë, integritetit territorial dhe konsolidimit të shtetit. I duhet pra një qeverisje e mençur, elastike dhe e aftë të manovrojë në shtegun e ngushtë të historisë, duke mos i hequr sytë nga miqtë që e krijuan si shtet, e jo duke i quajtur ata të paditur e naivë!

Duke e vënë me dhunë shtetin e tij në kurs përplasjeje me SHBA, Evropën e Bashkuar dhe së fundi edhe Shqipërinë, Albin Kurti po i ofron Kosovës një recetë perfekte krize dhe risku. Ai po sharron me zell degën ku është ulur. Ta lesh fillikat vendin tënd në kohëra kaq të zymta për të gjithë kontinentin nuk është politikë e mençur. Është politikë e papërgjegjshme.

19 Komente

  1. S
    Sebastia

    Po si eshte e mundur o ju q.....iiifsha ato fise deri ne shkatrrim dna qe nuk moret guximin vetem nje here te vetme te gjykoni pse Albin Kurti vendosi te coje kryetaret e komunave ne veri ? Koordinimi me nderkombtaret eshte TALLJE BYTHE nga ana tyre. Cfare po propozojne nderkombtaret pas shtyrjes se zgjedhjeve qe Albini e beri duke degjuar nderkombtaret? Zgjedhjet i njohen te vlefshme por kryetaret nuk duhet te punojne ne "godinat e shenjta te serbeve" por duhet te punojne nga vende alternative ? Pra tallje bythe! Pastaj kur t iu teket serbve te vin ne zgjedhje, kur te duan ata se perndryshe nuk behet , nese nuk duan ska gje , i presim edhe me vite. Nderkombtart po TALLIN BYTHEN haptazi dhe Kosova nuk ka pse kerkon ndihmen e tyre. Nese degjohen nderkombtart Kosova duhet vetem te ule koken e te pranoje cdo kerkese te serbve dhe ne kembim merr K@RIN nga te gjitha anet. Kurti ose te qendroje i forte e ti pergjigjet serbis ashtu sic e meriton, pra te arrestoje e te rrembeje serb ashtu sic ben serbia, te bllokoje cdo lloj malli e cdo lloje mjeti serb ose perndryshe t'ia lej Kforit perfundimisht e te terhiqet nga ajo zone. Fokusimi duhet te jet vetem te forcimi i shtetit, Kosova duhet urgjentisht te bej te detyrueshem sherbimin ushtarak per meshkuj e femra.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rorirota

      Fakti që shan më ngjan me sllavët që njihen si popuj që shajnë si ti. Nëse ata u zgjodhën, pse duhet të hynin në zyrë me eskortë të forcave speciale? Pse s’u konsultua se si të veproj? Ai nuk e mbron dot vëndin e vet, i duhet KFOR-i, po pse s’i pyeti përpara? E tani i jep urdhër pse s’bëni gjë për policët? Shko ti dilju për zot tani! Kur s’je i zoti mos shit mënd! Një llafollog që kujton se është hero. As patriot, as udhëheqës nuk është, një ektremist pa ideologji, me gënjeshtra kujton se do mbajë pushtetin. Vetëm punë ka prishur, mbase e kanë instruktuar kur ishte në burgjet serbe?

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sebastia

        A shajne sllavet a ? Cudi! Nga kjo gjetje madhore e jotja tani del ne konkluzionin e pashmangshem qe un jam sllav? Trunin optional e keni, mjere ata pak shqiptare qe kan ngel aty e qe kan ende gjak ne vena. O rrooooot kaaaaari. A i priti Albini nderkombtart me muaj e muaj e asnje zgjidhje nuk kishin se kur kembengul Beogradi ne dicka nuk ka nderkombtar qe ia kthen mendjen pervec bombave e kercenimeve serioze. I dhan driten jeshile per zgjedhje , ia njohen, pra kryetaret ishin LEGJITIM? PO! Tani sipas mendjes tende te pjerdhur nuk e dinin nderkombtaret qe ata kryetar komunash KURRE NUK DO PRANOHESHIN nga serbet dhe do krijoheshin rremuja? Natyrisht qe po! Per ca karin shkon e i njef zgjedhjet? Pse jep OK ? Pra fajtort kryesor jan ata dhe vetem ata! Ne momentin qe Serbia urdheroi bojkotimin dhe largimin nga institucionet e Kosoves kta moterqimat nderkombtare u kan dasht te benin presion vetem mbi Serbine. Te njihen zgjedhjet dhe kryetaret e komunave te punojne nga skuta apo containera KJO ESHTE TALLJE BYTHE dhe cdo KRYETAR SHTETI me sadopak dinjitet brenda tij nuk do e pranonte kurre. Policia i shoqeroi sepse dihej qe do DHUNOHESHIN. Sipas teje Kurti u ka dash ti conte me kembet e veta pa asnje mbrojtje, te rriheshin nga serbet dhe pastaj me TURPERIMIN DHE PERDHOSJEN e kryetarve te tij te degjonte pordhet dhe ankesat e nderkombtarve qe me siguri do i thonin : "Ah gabove qe i cove ne komuna, i provokove serbet,faji eshte i yti". Kurti nuk po ankohet per ate qe ndodhi me policet por kerkon REAGIMIN DHE DENIMIN NGA ANA KFORIT DHE NDERKOMBTAREVE ashtu sic reagojne dhe denojne Kosoven per ankesat dhe qarjet e Serbve dhe te Vucicit. Kaq te veshtire e keni ta kuptoni? Po nuk jemi tu bo matematike te perparuar ju dhjefsha ne at tru ketri qe keni.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arjan

          RORIOTA A JE BUDALL APO BEN VETE ,APO PERSERIT ATO QE THOTE RAHMUTI E SALI KERMA NUK KE LLOGJIKE FARE QE THUA ,PSE DUHET TE HYNIN NE ZYRE .ELAGU SE LAGU,PSE I SHOQEROJ NE ZYRE ME EKSKORTA ,PO ATA CETNIKET SERBE PLAGOSEN 30 USHTARE TE KFORIT QE ISHIN TE ARMATOSUR DERI NE DHEMBE JO ATA 4 “KRYETARE “TE ZGJEDHUR ME 5%TE VOTAVE.FLISNI DTEJT DHE THONI TE VERTETEN.KOMUNITET EUROPIAN PO LUAN NE KURRIZ TE KOMBIT SHQIPTAR,ASHTU SIC KA LUAJTUR ME SHEKUJ.PO TE DUAN PËR 24 ORE ZHJIDHET PROBLEMI POR KA NDRYSHUAR QENDRIMI ,KOMUNITETI EUROPIAN PO SAKRIFIKON KOSOVEN PËR TA MBAJTUR SERBINE NE PERENDIM.

          Përgjigjjuni
        2. a
          arqile

          fiks e ke thene or mik @sebastia ,po me ke flet me keta te tredhurit ,eshte bere si loje kur i do bytha serbit ........

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tony

            Nje fjale popullore thote: “Edhe dhi e zgjebur, edhe bishtin perpjete”. Kush ja siguron kufijte Kosoves? Kush e cliroi Kosoven? Kush e shpalli te pavarur?. Nje shtet pa ushtri nuk mbrohet me deklarata elokuente patriotike.

            Përgjigjjuni
          2. I
            Idioti

            Po evropa ka shekuj qe tallet me kombin shqiptar tani e zbulove Sebastia,dhe do vazhdoj te tallet perderisa ne vazhdojme me ta qi...,... me njeri tjetrin. Sa per ato veprimet luftarake qe duhet te bejme ne me duket se paske pare shume filma me rambon Po lufta do baze ekonomie dhe ushtrie e shqipnia dhe kosova po eblejn grurin ne serbi tash e sa vite keshtuqe pak me ftohte thote populli mat 7 here e preje nje here

            Përgjigjjuni
            1. A
              Alfred

              Ky Minxhozi I vogel te mbush mendjen, flet me kompetence! Sepse ka informacione "burimore" nga Kosova! Burime te dores se pare, diplomatike!....

              Përgjigjjuni
              1. k
                kritiku

                VAZHDON EPOPEJA E ANALISTEVE TE SHITUR

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Eri

                  Kurti po fiton...ju lapangjoze vazhdoni prape me Ramen...

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    New York

                    Hahaa mos vdeksh kurre Eri se me bone me qesh. Kurti jo po fiton por Kurti fitoi...e nese ti pyet cfare fitoi pergjigja eshte e thjeshte- fitoi kete karin tim

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Poli

                      Kurti nuk eshte hajdut. Kurti do votohet gjithnje nga kombi I vet. E nga politika do iki pa njolle..gje e rradhe per nje Politikan Shqiptar. Kam rastisur ne avion disa here me te , pa salltanete e bilete normale, ai juaji cdo fluturim e ka mijera euro me avion privat si pallat.Kaq kisha..

                      Përgjigjjuni
                  2. K
                    Kallashi

                    Shqiptaret e Kosoves (burra e gra) duhet ti lene llafet dhe te pergatiten e te mesojne si qellohet me kallash! Te biesh rob tek serbi eshte TURPI me i madh qe mund te ndodhe dhe ky duhet te jete shqetesimi i vetem i Kurtit dhe TRIMAVE te tij nese ka ngelur ndonje aty. Hej Kurt rrembe kallashin vete se nuk ka kush te mbroje.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tony

                      E sakte. Te gjithe fansat e zjarrte te Kurtit te fillojne pergatitjen ushtarake urgjentisht dhe te mos luftojne sêrbin nga kolltuku i shpi????

                      Përgjigjjuni
                    2. F
                      Flamur Struga

                      Shum gazetar,analiste te vertetat i thone :52%ne favor te armikut.Perse ndodhen e tere kjo fushate e eger qe nuk fillon nga e kane burimin ,prapavijen e tere kjo situate ne veriun e Republikes te Kosoves.srbia fashiste ,kurr nuk e mori qofte edhe nje verejtje serioze nga europa apo edhe Shba.Europa ,po e ledhaton duke menduar ta fusi nen sqetull dhe per ta larguar nga rtungu am,rusia.Eshte kjo nje ide sic po sihet qe tokat tona je pjese e saj te behet kurban sic ka ndodhur fatkeqesisht gjithmone.Qe jemi nje shtet i ri,i pa fuqishem nga numri i ushtareve,nga armatimi,nga pasurite dhe miqesine qe ka ne bote,kete besoj se e kuptojne dhe jane ne dijeni edhe analistet.Eshte ber me shekuj sakrifice e madhe ,gjakedrerdhje,masakra,debime te cilat faktori nderkombetar Shba,Nato Angli,Gjermani,e vleresuan bishen sllave si shume te rrezikshme,prandaj po keto e cliruan e krijuan,qe per te gjitha keto,mbare kombi yne eshte mirenjohes.Mirenjohes eshte edhe Albin Kurti,nje figure shum e kompletuar e pregatitur si nje lider i vertete,gjithmon duke shkuar drejt realizimit dhe zbatimin e Kushtetutes.Ne cdo shtet te botes,ne brezin kufitar policia eshte e armatosur,edhe ne europe edhe ne Shba po licia e shte e armatosur ngase paraqitet rreziku per tregeti te pa lejuar ku viret ne rrezik edhe jeta e policive.Mbase policia e RK ka patur edhe nga nje automatik,por per situaten aktuale nevoitet kjo lloje arme.Shum e dhimshme eshte qe grupi kriminal rusoserb shum me shum ne numer ,hyren i kidnapuan brenda teritoit te RK.Thuhet se Kfori eshte garantues per te gjithe qytetaret ne menyre te barabarte per jeten ,levizjen ruajtjen e paqes,per kete i jemi mirenjohes.Po tani ky plan i zi si u vu ne zbatim,moren leje nga francezet kriminelet serb?bota prap po i ledhaton.Dhe cfare veprimi i duhet Albin Kurti dhe te gjitha institucioneve te RK,te heshtin ,te tregohen pula para gojes te ujkut?Gazetar,analiste bejuni objektiv vleresini gjerat ashtu sic jane ,nuk tregohet "fajtori Albin"me gishtin tregues.ta mbrojme vetvehten se nga armiku kemi vetem plane oer te na zhdukur..

                      Përgjigjjuni
                      1. m
                        muçua I tanes

                        BIBIU (Albini)duhet te tregohet me inteligjent, nganjehere edhe nje fjale ndryshon rrjedhen e jetes, KOSOVA e fitoi teritorin e saj nga bombarimet merikane, europa, shqiperia per mikpritje, Bibi mbaj veten, leri teorite e naum veqilharxht, babe dude karbunares te cilât ishin 200 e ca vite me pare. nuk jane filma 2 veta shpetuan keshtjellen.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tony

                          Ka harru Bibiu. Dhe zjarrmesat e tij kane qene kërthinj dhe nuk e dine se kur sërbi i vrau dhe i masakroi, shteti amë u hapi dyert e i strehoi. Ndersa Nato dhe USA i cliroi. Albinsat jane bukëshkal or mik!

                          Përgjigjjuni
                        2. D
                          Demotakercita

                          Keto qe thuhen,duhej apo nuk duhej,te futeshin Kryetaret e komunave ne godina eshte per te pasur llafe nga te gjitha anet.Zgjedhjet u pranuan nga nderkombetaret si te ligjeshme.Ku eshte ndryshimi se ku punon?Tensionet ne veri te Kosoves ishin te kurdisura,per ta mbajtur gjendjen nen tension.Nderkombetaret kerkojne qe ne Kosove te krijohet nje mini sperska si ne Bosnje.A mund te dale Europa e vjeter kunder Serbise?Si mund te harohet nga ata krimet per tu dhene "copa" shqiptare fqinjeve?Historia vec perseritet ne favor te serbeve.Po te mendojme qe Kosova eshte e "Pavarur"te tilla konflikte nuk duhet te ndodhin.Synymi perendimit per ta terhequrSerbine nga Rusia nuk mund te ndodh pa bere leshime ne kurriz te Kosoves e shqiptareve.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tito

                            Skender duhet respektuar! Ai te pakten evidenton nje gjendje dhe situate reale ne marrdheniet Kosove - Serbi. Eshte e qarte qe Kurti nuk eshte pragmatist. Ne kete kendveshtrim Rama eshte i avantazhuar dhe eshte mire per Shqiperine, ndoshta edhe per Kosoven. Kurti, Albin. Kush eshte KY? Lexojeni Skenderin me kujdes! Kurti duket si katundar, I paafte te vendos marrdhenie me miqte e Kosovs. Por duhet!

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje