Pse skandalet korruptive nuk ngjallin sensasionin që ngjall seksi në zyrat e shtetit?

17 Qershor 2023, 11:35Blog TEMA

Pse skandalet korruptive nuk ngjallin sensasionin që ngjall seksi në

Nga Çapajev Gjokutaj

Dje rjreti ziente e shkumëzonte: flitej, përflitej e stërflitej skandali seksual i kryebashkiakut të Kukësit. Rrallë rastis të ndeshësh të tillë rrëmet.

Në një kuptim gjithçka është e justifikuar. Ta kthejë biri i botës zyrën e shtetit në bordello dhe të gjithë këtë të mos e dëgjosh a lexosh, po ta shohësh sikur të ishe i pranishëm, doemos që është sensasion nga ata që rrallë ke fatin, a më saktë taksiratin t’i shohësh.

Duke ia lejuar vetes që, në vrullin e parë të bashkohesh me rrëmetin e sharjeve, përqeshjeve dhe ngërdheshjeve për këtë akt të shemtuar, disa çaste me vonë, kur esëllohesh dhe reagimi masiv fillon e kthehet në zhurmë bezdisëse, nis e pyet veten:  nga buron gjithë ky interes?

Më tej akoma mund të pyesësh: pse skandalet korruptive me miliona të vjedhura e të shpërdoruara nuk ngjallin sensasionin që ngjall seksi në zyrat e shtetit?

Po të nisesh nga interesi publik, skandelet me miliona duhej të ngjallnin shumë më tepër reagim, urrejtje e përbuzje sesa shfrytëzimi i postit për një mender akt seksual.

Në rastin e parë vidhen e shpërdorohen taksat, djersa ime dhe jotja që duhej të shkonte për shkolla, spitale, shërbim urban etj. etj., kurse në rastin e dytë nëpërkëmbet një një person i vetëm.

Pse kur dhunohemi të gjithë në radhë reagojmë më pak sesa kur përdhunohet një person i vetëm? Është kjo një anomali apo diçka e përligjur?

Mbase na bën më mirë të mendojmë e të diskutojmë gjëra të tilla sesa të ekzaltohemi a, larg qoftë, të eksitohemi me video seks

5 Komente

  1. P
    Per Capajevin

    Ti çapajev me sa duket o ben sikir nuk kupton ose nuk do se e ke shfrytezuar zyren per te dy variantet ne kohe tende! Reagimi i popullit eshte gjithmone i njejte kur jane me ze e figure ngjarjet me personazhe qe mbajne poste publike. Nuk ka fare rendesi eshte video erotike apo vjedhje. Mjafton te te kujtojme qe u vrane 4 veta ne 21 janar per videon korruptive MetaPrifti . Pikerisht se ishte me se e figure. Nderkohe per korrupsionin e folur e lexuar cdo dite reagimi nuk eshte i njejtr sepse eshte dicka e paprovuar me ze e figure. Populli nuk eshte Kontrolli i Larte i Shtetit i dashur Çapajev.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bild-Zeitung

      Capajevi qenka eksitu per vedi me duket dhe ben sikur se din qe : Ai qe dhjet e shkerrdhehet ne tavolinen e punes ku eshte emru nga Rama i PS per te drejtu nje komunitet,ai i ben te gjitha.Ai vjedh vret,mashtron. Qirja nuk eshte mekat,por si derrkuc i eger ta shfrytzos femren si nevojtore eshte e peshtir.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shkodrani

      Sepse nderi nuk negociohet!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkodrani

        ...publikisht!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Texas

          Zyra wshte prone e shtetit por dhe e votuwseve popull .Pasuria kombetare e gratitude eshte e njejte , prone e shtetit po dhe popullit .Problemi qe differences se qendrimit te njerezve , pra qytetareve , eshte I ndryshem , eshte nje , mungese kultur dhe difference shekullore me kombet e tjere .E pariparueshme .Pse ? Po te ishte e mundur do kishte ndryshuar qe me banoret e pyjeve ( pellazget ) , me iliret , por vazhdono gjenetika .Keshtuqe shqiptaret vishen , have, ndertojne shtepine , blejne making Jo me shume tju Sherborne ne jete , Por Per Inat te Tjetrit .Ska kohe bota te meret me ju

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje