A quhet seksi në zyrë: Krim, kundravajtje apo shkelje etike?

18 Qershor 2023, 08:53Blog TEMA

A quhet seksi në zyrë: Krim, kundravajtje apo shkelje etike?

Nga kreshnik Spahiu

Presidenti Bill Klinton kreu mardhënie seksuale orale me nje praktikane 22 vjeçare brenda Shtëpisë së Bardhë. Ai u hetua nga një komision i posaçëm dhe beteja kryesore e gjykimit nuk ishte akti oral por sinqeriteti i Presidentit SHBA i cili fillimisht e mohoi.
Ai u hetua më shumë për dëshminë e rreme:
"I did not have sexual relations with that woman, Ms. Lewinsky."
"Unë nuk kam pasur marrëdhënie seksuale me atë grua, znj. Lewinsky."
Në fund të gjykimit ai u dënua me 90.000 USD gjobë dhe pezullim liçensës avokatisë 5 vjet.

Me vonë opinioni shqiptar u njoh me një filmim investigativ ne Bashkinë e Dibrës ku kryetari Shukri Xhelili tentoi të kryej mardhënie në këmbim të një favori. Gjykata e akuzoi për shpërdorim detyre.
Po ku ndryshojnë çështjet penale të Bill Klinton dhe Shukri Xhelilit krahasuar me Safet Gjiçin:

1- Në rastin e Safet Gjiçit s’ka denoncim nga vajza, përkundrazi ishte një mardhënie dy palëshe me dëshirë. Prokuroria ka filluar proçedim vetëm për videon dhe jo mbi një ankim apo kallzim penal.
2- Vajza AK e videos së Safetit nuk është staf apo personel i Bashkise Kukës ndryshe nga Monika e Bill Klintonit që punonte në Shtëpi të Bardhë apo vajza e Shukriut që kërkonte punë në Bashki.
3- Vajza në videon e Safetit deklaron se ka kryer mardhënie seksuale me dëshirë dhe pa presion, madje deklaron se e dashuron Safetin, ndryshe nga Monika Levinski apo “vajza” e Shukriut në Dibër që u përball me brekët e grisura të kryetarit.
4- “Vajza” e Safetit ka shkuar në çdo zyrë kryetari dhe pushtetari, dhe ka preçedent të ngjashëm penal edhe në raste të tjera, Monika Levinski dhe “vajza” e Xhelilit jo. Siç e keni parë edhe nga fotot ajo ka hyrë dhe ka dalë në zyrën e Sali Berishës më shumë se Meta apo aleatët e tjerë, dhe askush nuk e kupton këtë afrimitet në zyrën e tij private.
5- Video e mardhënes seksuale të Safetit u shfaq e reduktuar vetëm si film porno duke censuruar bisedat e kryera mes tyre. Monika Levinski nuk e filmoi Bill Klintonin
6 - “E dashura” e Safetit nuk jep asnje shpjegim pse e filmoi veten e saj duke bërë seks oral dhe nuk e pranon që ka ankesa per këtë pjesë.

Për këto arsye fakti që ne e pamë me video me figurë apo me audio mardhënien e Safetit dhe jo të Bill Klintonit, nuk e bën të parën krim dhe të dytën jo.
Neni 105 Kodi Penal parashikon:
“Kryerja e marrëdhënieve seksuale duke shpërdoruar marrëdhëniet e varësisë ose të detyrës, dënohet me burgim gjer në tre vjet.”
Pjesa e parë nuk egziston se ajo nuk është vartëse e Safetit në Bashki.
Pyetja është: Mardhënia u krye në këmbim të një favori apo thjesht ishte mardhënie me të dashurën në zyrë…?
Deri tani s’ka asnjë provë apo ankim nga “e dashura” që ajo e kryente seksin pa dëshirën e saj dhe në abuzim të funksionit politik nga kryetari.
Safeti iku nga detyra, madje edhe u shkarkua.
Përgjegjësia e tij politike dhe adminstrative janë të qarta por kjo s’mund të na shtyjë në histerinë e të quajturit krim.
Seksi në zyrë me dëshirën e të dashurës nuk quhet dhe nuk klasifikohet krim nga Kodi Penal.
Jo se them unë, por se kështu e ka shkruar ligji dhe Neni 105 i KP që po hetohet akuza.
Si përfundim: Nëse mardhënia seksuale është kryer në këmbim të një përfitimi apo shpërdorimi nga Kryetari Bashkisë Kukës kemi vepër penale.
Në të kundërt jo.
Nëse Alma Koçiu nuk ka marr asgjë në këmbim dhe ka kryer mardhënie me dëshirë, atëhere nuk quhet krim por shkelje administrative dhe etike.
Përdorimi i zyrës për të bërë seks me gruan, të fejuarën apo me të dashurën tënde është shkelje erike dhe adminsitrative por jo krim.
Vendi ku kryhet akti nuk plotëson të gjithë elementët e veprës penale neni 105.
Anasjelltas mund të jetë një kryetar duke bërë seks në hotel por jo në zyrë dhe mund të quhet krim nëse ai përdor pushtetin në këmbim të seksit.
Krimin e shperdorimit detyrës duke kryer seks nuk e bën vendi ku ndodhet krevati, tavolina apo bibloteka por motivet apo mungesa e vullnetit dy palësh.
A mos mendoni që ata politikanë që pallohen me sekretaret e tyre në Maldive apo Dubai janë më të moralshëm se Safeti që u filmua nga një dashnore profesionite recidiviste?
Jooo mos u bëni naiv. Hoteli në Maldive nuk të bën më të pafajshëm nga tavolina dhe bibloteka me 300 libra të palexuara e Safetit.
Ahhh nëse do dërgoni një bjonde me kamera të fshhetë në zyrat e kryetarve, jam i bindur që të gjithë do ulin brekët, jo vetëm në zyrë por edhe poshtë tavolinës kur mbajnë koferneca shtypi, duke përdorur dy mikrofona: Poshtë dhe lart.
Sigurisht, të dy “në emër të popullit”

20 Komente

  1. B
    Bureto

    Arsyetim juridik i drejtë! Shkurt Safet Gici e dhjeu dhe për këtë do të jetë i turpëruar për gjithë jetën, para gruas, fëmijve (nëse ka), rrethit shoqëror, punonjësve të bizneseve të tij dhe më në fund qytetarëve që e votuan për të qenë kryebashkiaku i tyre. Para gjithë këtyre, dënimi penal i gjestit të tij, nëse do klasifikohet si i tillë, nga drejtësia, është pothuajse asgjë. Njerëzit shkojnë në burg edhe nga ndonjë pakujdesi me pasoja në çdo kuptim, në punë, aksident automobilustik etj, etj. Ato personi i vuan dhe mbasi e shlyen dënimin quhen të shlyera. Ama ky i Safet Gicit jo, nuk shlyhet! Në këtë dhe për këto raste populli ka atë shprehjen e gjëmëshme: "Hapu dhė të futem!". Se çfarë do bëjë "Gici" mbetet është në diskrecionin e tij. Psh, mund të shkojë dhe emigrant tek bashkëqytetarët e bashkëfshatarët e tij, në Angli. Njerëzit do ta harrojnë, gjithsesi njolla mbetet. Eh mor 'Gic', mor 'Gic' ç'bëre! E le kokën e vogël të të marrë më qafë të madhen. Jazëk!

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben.

      Vari leshte muhabete rilindasish. Llumi i shoqerise shqiptare. Kot bejne, rilindasit vdesin fare te zgjedhin trafikante vrases perverse, se keshtu jane te gjithe.

      Përgjigjjuni
      1. S
        SOS

        Nuk eshte krim, madje eshte vlere. Vlera e shperdorimit te kohes qe paguajne qytetaret per ti administruar qytetin me parate e tyre. Rilindja me ata qoftelarget e tjere e kane kthyer Shqiperine nga vlera ne antivlera. Kujtdo qe i thua se ti ke parime dhe nuk vjedh nuk abuzon etj te quajne per budalla dhe madje idiot qr meriton te denohesh. Dhe ka plot raste kur nuk prabon te inkriminohesh te heqin nga zinxhiri qeveritar se prish gjithe rrjetin. Shkurt shpetoni veten nga kjo rrjete merimangash perverse hajdute kriminale vrasese zaptuese qelbezuese

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dakord

          Ben, ylli pango rilindas ishte??

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës.

            Po nuk na tregove ajkën e shoqërisë shqipetare. Pse nuk i bie drejt? Aldo Bumçi, Strazimiri, Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Tritan Shehu, Mul Noka, Ervin Salianji, Xhelal Mziu. Pse nuk jane këta ajka e shoqërisë shqipetare? Jo, fol po deshe.

            Përgjigjjuni
        2. T
          Timonieri

          Ehhe mer nik mer kreshnik qe n fakt je xhuxh. Po kshu do vazhdoje kjo pune sa kohe do kete integriter zero ne zgjedhjen e deputeteve ministrave e kryebashkiakeve. Edhe ti Niku vogel te zyra jote kur ishe zevendes kryetar i klgj e mbsn mend kur i thoshe prokuroreve ose avokateve qe te hynin me zyre " hajde te te puth cik". Ti je per #me too! Problemi eshte qe ne zyra shteti per te drejtuar zyra shteti duhen njerez me integritet moral dhe politik. Ka sa te duash. Thjeshte sduan. Duan safeterat e shukrite e rrahjat e doshet

          Përgjigjjuni
          1. P
            Palluesi I ish dashnores se kreshnikit

            Kreshniku ka goxha eksperience ne kete fushe. Mbante nje sirtar me viagra ne zyren e n/kryetrit te KLDse. Pallonte edhe mizat qe kalonin "aksidentalisht" nga zyra e tij. Prandaj flet me kompetence ne emer te popullit. Popullit qe I paguan rrogen Gicit dhe ja merr me goje "me deshirë" sic thote edhe kreshniki nga pullazi I xhamise.

            Përgjigjjuni
          2. D
            D_Pesore

            Ai (105) është , ishte ; qe - në , detyrë , funksion , i ; lakuriq i veshur me petk t'artë . Nuk qe , apo s'është ligj për shtat !? I lig ? Jo ! Ti ri qiri , në tretje , moralisht , kujt ? Parazit . Paçi këmbën e rëndë e kokë me i'a ni së paku një qind e V - së herë .

            Përgjigjjuni
            1. D
              Drejtesia e munguar

              Safeti nuk ka kryer krim pasi ka kryer marredhnie me deshire te te dyve.Safet "denohet" per veprime te turpeshme ne zyre.Ai kavepruar duke shkelur etiken zyrtare'Skarkimi i tijeshte me se i merituar.Sa per femren qe ka kryer marredhenie me Safetin duhet te behet me kujdes.Nuk eshte etike e njerezore te pergojohet femija i saj i semure.Po qe se kemi te bejme me skenar te paramenduar organet ligjzbatuese te kryejne veprimet qe u takojne.Safeti me i turperuar eshte para familjes se tij (gruas qe e ka tradhetuar dhe femijeve)Nuk e di a ka kodi penal denim per shkelie kurore.

              Përgjigjjuni
              1. I
                I do not have sex with.....

                Per kete duhen pyetyr,Bill Klinton,monika(jo kryemadhi)levinski,hillarin dhe senatoret amerikane qe u moren me analizat e spermes dhe billi ngeli presidenti i vendit me demokratik qires.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Safet Hasani

                  Cfare do qe te beje e si do shkoje ky muhabeti i S. Gjicit, ky do ngeli ne histori si per te e per femijet e tij. Besoj se e dini historine ose pyetni, per HASAN PORDHEN. Keshtu do ngeli dhe historia S. Gjicit.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shkelzen

                    Falemnderit per shpjegimin profesional juridik Ore vertet cfare kerkonte kjo femer ne zyren e sales? Ne salen e kemi njohur per burre te ndershem

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gardisti

                      Pidhin e sateme dhe te satshoqeje kerkonte...

                      Përgjigjjuni
                    2. s
                      shtjefen palushi

                      qe te tere kryetaret e bashkive jane koqe kanari, nuk e ve ne dyshim... koka e madhe, e kryetarit te bashkise i thote te tera. Por kjo nuk e ben kete koqe kanari , me shume koqe se Berluskoni, B.Klinton apo dhjetra presedente amerikane ki kishin "kopila" me pastrueset e viles apo dhe sherbetoret zezake te shtepise....eshte nje fenomen i lashte. Ti ke pushtet une kam nje pidh. ti me ben favore se te eshte merzit gruaja une te fal kenaqesira fizike....se ne cdekor behet akti pak rendesi ka.... kot merreni me nje koqe kanari pa as edhe nje vlere.... merruni me miliardat qe vjedhin koqet e kanarit... ato po e lene varfaniak popullin shqiptare.... te tilla ju plasin para syve dhe ju verbojne per 3 muaj... pas kesaj nje tjeter fishekzjarre do plase ne qiell... dhe koqet e kanarit qe ju kane jeten ne dore do rrojne vite e vite si mbreter

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        TrewQ

                        T'i qasesh me dëshiroren e m'u dhanun ( e jo n'at'orar ) gjetkë .

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Texas

                          Shqipetaret nuk e kane idene , po fare , se cfare eshte e mate apo e djathte .Interesaxhinje , jetonw akoma ne komunitwt primitiv qe po ishte nga fish apo fshati I'm eshte imire , ne te kundert I keq , apo kec si e thone ataaaaaa .Lodhu kot me d.........in .Vetem bese nuk kan .Ne USA ka 20 million Italian, 20 million Afro-American, 20 million Latin e meradhe , po asnjerit nuk I bie ne mend si shqiptaret Duke u hapur bythesh e Duke bere shqioonjen me duar vend e pa vend, e te tjera gomarlleqe te perditeshme .Ska shkwncetar te analizoje e te tu gjeje vaksinen

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nick Rossonero

                            Per Kreshno by/...qirin nuk ka kurrfare shkelje seksi ne zyre, sepse ka kohe qe po i kerkon t'ja marre ne goje Rames qe dikur e citonte si Kancerin e politikes shqiptare.

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Nik

                              Z. K.. naten pastron halete ne Gjermani diten ben anal-istin! "Punon" shume i ziu!!!!

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Parking

                                Seksi në zyrë quhet parkim në vend të ndaluar ;)

                                Përgjigjjuni
                                1. p
                                  ppa

                                  Analize juridikisht e sakte, por edhe stili te shkruarit eshte brilant. Sidomos ajo figura e dy mikrofoneve!

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje