
Nga Roland Qafoku
Ajo që do mbetet është thjesht një precedent më shumë në galerinë e këtyre historiçkave, si ajo e kryebashkiakut tjetër të Dibrës në vitin 2016, apo e rastin e një ministri të qeverisë Berisha në mars 2009 dhe e dy ministrave të qeverisë Nano në vitin 1997-1998. Tamam ashtu siç është bërë në rastet e tjera.
Do mbetet ajo që dimë të gjithë, e themi në zë, por askush nuk e ngre zërin: Ka edhe shumë raste të tjera kur zyrat e shtetit janë kthyer në vende ku shfryhen epshet e shefave. Dhe kjo tashmë nuk është një rast i veçuar e rastësor, por një fenomen që e ka pushtuar administratën.
Por, çfarë tregoi videoja me kryebashkiakun e Kukësit që u bë virale në celularet e shqiptarëve, duke u kthyer në temën kryesore të ditës për të gjithë shoqërinë dhe lajmi numër një në media dhe në rrjetet sociale?
Së pari, skandali seksual me kryebashkiakun Safet Gjici tregoi se një pjesë e titullarëve e trajtojnë detyrën shtetërore që mbajnë si një ofiq të trashëguar dhe zyrën e shtetit si pronë private. Më së shumti, me këtë mendësi, disa zyrtarë sillen si sulltanë të vegjël dhe dhespotë dhe me këtë status që i japin vetes në zyrë mund të bëjnë çtë duan dhe kur të duan. Gjatë orarit të punës, aty ata mund të shfryjë epshet e tyre seksuale dhe kjo u është kthyer në një normalitet.
Së dyti, tregoi degardim të pushtetit për një pjesë të zyrtarëve. Është fatkeqësi e madhe që mandati i tretë të qeverisë socialiste për një pjesë është një deviacion moral pa kufi. Persona pa moral dhe pa asnjë normë qytetare dhe institucionale e kanë degjeneruar statusin e zyrtarit dhe titullarit në atë pikë saqë posti dhe zyra janë kthyer në vende të kënaqësisë seksuale dhe jo të punës për tu shërbyer qytetarëve.
Së treti, tregoi goditjen e madhe që ka marrë shoqëria shqiptare. Në rastin më të mirë shoqëria jonë është e çoroditur dhe në rastin më të keq shthurja është kthyer në një normë bazike ku vlerat morale kanë rënë gjithnjë e më poshtë. Një nënë e një fëmije 12 vjeç kthehet në një aktore pornografike me qëllim të caktuar dhe këtë akt e kryen me një gjysh që ka grua, fëmijë, nip e mbesë, për të cilën thotë “jam në një lidhje”, tregon se sa poshtë ka rënë shoqëria jonë. Është fatkeqësi që një imoralitet i tillë për një pjesë është kthyer në normalitet dhe kjo është goditja më e madhe që ka marrë qeliza e shoqërisë sonë, familja.
Së katërti, tregoi rënien në një nivel kaq të ulët edhe të gruas shqiptare. Ajo që quhet baza e familjes dhe shoqërisë duket se ka dalë nga aksi real dhe i statusit të saj. Por, në një farë mënyre është shoqëria jonë që po e prodhon këtë model vajze dhe gruaje. Kush promovohet si model në shoqërinë tonë? Hidhini një sy televizioneve? Vajza pa asnjë vlerë dhe kontributi professional, por që dinë de kanë aftësinë të joshin meshkujt me trupin e tyre janë kthyer në modele për rininë dhe jo vetëm. Atëherë çfarë duhet të presim ne? Vërtetë statusi i vajzës, gruas dhe nënës në Shqipëri ka marrë goditje të rëndë.
Së pesti, tregoi se kjo video është simbolikë më tipike për nivelin dhe vlerën e administratës së shtetit dhe çfarë ndodh realisht në zyrat e shtetit. Këto ditë është kthyer në një lloj sporti që demokratët akuzojë socialistët për abuzim seksual në zyrat e shtetit me të njëtën mënyrë që kanë bërë edhe socialistë ndaj tyre kur ata ishin në pushtet. Por a ka qenë puritan administrata gjatë kohës kur PD ka qenë në pushtet? Përgjigja është e shpejtë dhe e prerë: Jo. Disa skandale janë bërë publikë gjatë kohës që PD ka qenë në pushtet por sa e sa të tjera që dihen në konfidencvë që nuk janë bërë publike dhe kjo çështje nuk është më as socialiste e e as demokrate.
Së gjashti, tregoi edhe mënyrën e reagimit të shoqërisë në masmedia, veçanërisht në rrjetet sociale. Të parët ishin mjeshtrat e memeve. Ata e shfrenuan fantazinë teksa në çdo 10 minuta publikonin një meme.
Në këtë hit parade besohet se kryememeja ishte posteri i zgjedhjeve të 14 majit dhe në krah një frame nga skandali me sloganin “Kukësi në duar të sigurta”. Të dytët ishin të indinjuarit. Mes atyre që shanin duke kaluar deri në mallkim kishte nga ata apo ato që ishin pothuajse si personazhi i videos por me të vetmin ndryshim i kishin shpëtuar publikimit. Megjithatë, ata nuk kishin asnjë molekulë turpi dhe e cilësonin Safet Gjicin një djall dhe gruan që kryente marrëdhënie me të një kurtizane që kishte dëmtuar moralin Shqipërisë.
Kaluan tre ditë që nga shpërthimi i skandalit seksual me kryetarin e bashkisë së Kukësit Safet Gjici dhe amplituda e reagimeve dhe idinjimeve në rrjet ka rënë. Një gotë verë do ta hedhë këtë histori në recycle bin dhe në e deshtë pak më shumë fati kryebashkiakun “in love”, ndonjë ngjarje e rëndë, apo skandal i një natyre tjetër në një cep tjetër të Shqipërisë, do ta sfumojë fare.
Edhe më i habitshëm ishte indinjimi i disa imoralëve të njohur publikisht që fatkqesësisht zënë edhe ekranet e televizioneve në mbrëmje medias që shesin dhe japin moral kur vetëm janë të zhytur në imoratet. Kanë braktisur fëmijët, kanë braktisur familjet, gratë, prindërit dhe shesin moral se çduhet të kishte bërë Safet Gjici!
Epo ky është kulmi. Ata vetë, thjesht i kanë shpëtuar rrjetës së publikimit por rastet e tyre janë vërtetë shumë herë më të rënda se videoskandali me Safet Gjicin. Por, jetojmë në Shqipëri kur imorali thërret filmoni imoralin! Këtu bashkëfajtore është edhe media që u jep kohë këtyre tipave që japin moral. Ata mbetet thjesht imoralë që shesin moral.
Së shtati, ky skandal tregoi se të ndershmit në shoqërinë shqiptare janë në minorancë. Është fakt real që i ndershmi jeton me parimin që në vend të parave, përpiqet të fitojë sa më shumë nder. Por në një shoqëri si e jona kjo quhet budallallëk, sepse këtu maskarai ngjitet në piedestal, nderohet dhe vlerësohet. Ndërsa ai i ndershmi “çpon gishtat” siç shkruante në një poezi i madhi Dritëro Agolli.
Së teti, kjo video tregoi se çndodh me një shoqëri kur vesi vlerësohet si virtut. Atëherë çfarë do presësh nga një shoqëri e tillë? Ndoshta jemi ndër shoqëritë e rralla kur për një të lig, maskara, të poshtër, mashtrues e shoqërojmë me shprehjen se “është i zoti”. Epo kjo doemos do ketë një ditë pasoja. Publikimi i një videoje si kjo është më e pakta.
Së nënti, paraja është ajo që dominon në raport me vlerat morale. Ajo është fjalëkalimi që vendos për gjithçka dhe për ata që nuk e kanë shndërrohen në çdo gjë për ta arritur këtë.
Së dhjeti, video tregoi se sa imediate është një katarsis në administratën publike në qeverinë qendrore dhe atë lokale. Nën zë dhe me raste konfidenciale, sa e sa lajme kanë qarkulluar në celularët e gazetarëve ku janë shfaqur zyrtarë të të gjitha niveleve me histori të papërshtatshme dhe se ekzistojnë video të tjera por nuk janë bërë publike. Nuk janë bërë publike, sepse nuk është dhënë urdhri.
Por pas korrupsionit, skandalet seksuale me perveristet, abuzime dhe shkelje të etikës në punë ka qenë e përmbytur. Kjo video është rast që kjo qeveri të ndërmarrë një nismë ligjore dhe bashkë me të edhe reformë që në administratë të vendosen rregulla shumë herë më strikte që nisin që nga veshja e përshtatshme, komunkimi, etika dhe mënyra e punës efektive dhe të gjitha këto të shoqërohen me masa administrative.
Nga e gjithë kjo histori skandaloze del imperative që administrata të kalojë në një reformë të thellë në formë katarsisi. Ajo ka probleme që nisin që nisin që nga moshkuarja në punë me justifikimin “se është njeriu i filanit”, te cilësia në punë, e deri te kryerja e marrëdhënieve seksuale në zyrën e punës. Administrata shqiptare që u shkund nga ky skandal seksual duhet të shkundet edhe nga ligje të reja që parandalojnë dhe ndëshkojnë ngjarje si kjo video. Veçse kjo reformë kërkon moral të lartë.
Dhe moral nuk mund të bëjnë ata që janë imoralë dhe amoralë. Administra publike nuk mund ta rrijë këtë me drejtues të korruptuar dhe me moral përtokë. Duhet të themi hapur se disa emërime që janë bërë nga qeveria dhe kryeministri Rama ka lënë shumë për të dëshiruar. Janë ngritur në detyrë dhe janë graduar me poste drejtuese personazhe që kanë flakur familjet, kanë flakur fëmijët dhe kanë rekorde skandaloze me moralin dhe korrupsionin, rrjedhimisht nuk janë të denjë për të qenë pjesë e saj.
Një zyrtar i korruptuar nuk mund të jetë kurrë një zyrtar me moral të lartë. Derisa sa sëmundja kryesore e administratës është korrupsioni, imoraliteti nuk është derivate, por pjesë e karakterit të zyrtarëve nga më të thjeshtë deri në kupolën e administratës. Kryeministri Edi Rama, nëse e ka seriozisht të paktën ato që thotë, duhet të ndërmarë doemos këtë reformë.
Ndryshe, edhe pse politikisht është i sigurtë nga fitoret në zgjedhje, armiku kryesor i tij do jetë morali, tamam si rregulli i artë që vjen nga Roma e lashtë, sipas të cilës, ishte mungesa e moralit ajo që e shkatërroi perandorinë dhe jo betejat dhe luftrat. Dhe ky rregull nuk mund të kursejë qeverinë e Shqipërisë të vitit 2023.
Bla bla bla o Roland, shet moral kot per gruan shqiptare dhe rolin e saj ne familje. Me e pakta qe mendoj une eshte se je tunduar dhe ti nga kolege ose gra qe i ke patur afer ne jete pervec gruas, per mos thene se ke tradhetuar sa here te eshte dhene rasti. E denueshme eshte qe ka ndodhur ne zyrat e shtetit ne orar zyrtar, pjesa tjeter eshte realiteti i perditshem ku jetojme. E bejne ne zyrat e shetit dhe te privatit, hotel, motel, shtepi me qira, cdo dite, cdo ore qe u jepet mundesia.
Po ku ta gjeje Rama moralin? Kure Rama, i thote vlla, një hajduti dhe diktatoret si Erdogani!! Ilir Meta, Sali Berisha, dhe Edi Rama, janë njësoj për sa i perket korrupsjoni dhe moralit, dhe prandaj ne kurre nuke kemi pasur njerze të ndershem dhe me moral në administraten shtetrore. Dhe duhet thëne një gjë, se shoqrija Shqiptare, ështe si të gjitha shoqrite e prapambetur lindore islamike- komuniste. Se pse po të thuash të gjith burrat, që kane pushtet dhe jane të pasur në vendet islamike dhe ato komuniste, bën çfare të done në zyrat e shteti, ato private, dhe Ku do në shoqrie ku ata punone dhe jetone. Dhe jane njerzit më të pa moralshmit të shoqrise së tyre. Por në vendet kosovatore dhe si do mose në vendet Muslimane, po të thuash të gjith grat e martuara, tradhtone sa po të mbydhet dera, dhe kure mendone se nuke po i shikone njeri. Se pse për shkate të mentalit në keto vend, duhet të jesh e virgjer deri sa të martohesh!!! Mbase andej keto femra kalone hu në hu, siç bën në vendet perëndimore, der sa të martohen, a po të jetone me dikë që e marrin jeten sirjozisht. Unë për veti preferoj mënyre perëndimore, edhe pse akoma nuke jame i martumr. Se pse unë mendoje se ështe shume her më keq kure ka tradhtie bashkshortore, ose kure je në një lidhje ose bashke jetes serjoze mes një çifti. Prandaj bashke jetesa dhe ndarejet nuke duhet të jene tabue në Shqiprie, po deshten kurre të cilivizohemi.
Tregon se e keqja absolute në shqipëri nuk ka fund dhe nuk do pastrohet edhe në 300 vitet e ardhshme. Lasciate ogni speranza,o voi che entrate.D.Aligeri
Qafoku, në shkrimin e rradhes, në arsyen e trete, arrin në kete konkluzion: "Kjo tregon se sa poshtë ka rënë shoqëria jonë!". Jo Qafok, jo! Nuk ka rënë kaq poshte shoqeria jone, por ka rënë aq poshte Sifet (surrat) Gici (derri), ca si puna e tij, si dhe ajo prostituta Alma Koçi. Nëse do po i ve atyre dhe nja dy zero mbrapa, por kurresesi nuk perfaqesojne shoqerine shqiptare. Mbaje mend! Mos u rrekni të beheni interesantë me keto shkrime tërkuzë, që per traditë nga ana jote, do duhet të jene patjeter me 10 pika (?!) ...
Me.duket e ke zili gjyshin Safet o Roland. Se.lala brenda 40.sekondave ja derdhi dy here kesaj gojores. Si aktor filmash porno lala. ????????????
Sa gazett I lehte eshte ky...Gjici ishte politik jo administrate publike. Administrate publike Shqiperia nuk ka realisht. Eshte nje tufe zyrtaresh politike te emeruar nga partia. Shume pak ka jo partiaje. Jane thjesht qehallaret e Pashait te rradhes. Ne raporte e genjejne europen e kepusin kta...
Ky i dhjet(r)i i ndershem i fiksuar nga numri dhjete,po na shet ne menyre te dhjere dhe moral si ndonje i skopisur qe ne djep.. Se pari seksi eshte nje droge e forte seksuale,qe nuk i kane shpetuar as presidentetet e shteteve te bashkuara si Ruzvelt(me sekretaren),Kennedi(me Merilin Monro etj),Xhonson,Klinton,qe nuk la cep te shtepise se bardhe pa bere seks me moniken dhe sa kryeministra dhe ministra ne mbare boten dhe sa shume politikane dhe qeveritare te tjere te panumert,qe nuk jane ekspozuar. Kurse ketu tek ne truri arnaut eshte i okupuar tere kohen nga lakmite dhe fantazite seksuale dhe kerkon momentin ti realizoje ato. Prandaj pazari albanistan i seksit,gelon nga te gjitha anet,nga zengjinet e rinj,si ata qe kane zbritur me shumice nga fshati me nje uri te shtuar nga stallat, ashtu dhe ata me te zbuturit e qyteteve.Dhe tregetia e seksit ze dhe merre format,nga ato qeflie deri ato kriminale dhe tragjike. Ti si femer mund te jesh e zonja sa te duash,por ti nuk mund te fillosh pune,pa u futur se pari ne haremin e institucionit apo ndermarrjes.Ishte shume domethenese thenia e nje vajze te bukur me dinjitet dhe qe kishte dale e shkelqyer ne mesime,qe nuk mund te filloje pune pa bere seks me punedhenesin,keshtu qe jam e detyruar te shkoje jashte per te punuar.Por dhe shume te tjera per mbijetese,jane te detyruar ti nenshtrohen kesaj lloj kafsherie qe le gjurme te ndyre.Dhe ne kete bordell gjigand,´´te pa ligjshem´´,pothuaj asgje nuk pipetin jashte tij,pasi se pari eshte nje mareveshje interesi e ulet se dyti,nje femer me personalitet,qe mund ta bej publike,sic ndodh ne vendet e zhvilluara,ketu nuk ka asnje shans te mbroje dinjitetin e saj,si nga kopeja korruptive qe jane ne krye te institucioneve ashtu dhe nga kopeja poshte me mentalitetin e mykur te mesjetes se pushtimit oriental,qe kane kenaqesi dhe prishen dhe kur shikojne mbas vrimes se celsit dhe kur dalin jashte,leshojne rrufe mbi ate qe pane.Hamshori i Kamzes Mziu,ne funksionin e kryetarit te bashkise,me ne fund i mbeti sharra ne gozhde tek nje punonjese,qe e ekspozoi veprimin e ketij damazi te zbritur nga pyjet. Dhe perfundimi i u versulen te gjithe kesaj vajze,e cila u detyrua te merrte rruget e emigrimit,kurse mziu vazhdon te perfaqesoje ne parlament popullin e qire nga te tera anet. Dhe cudia eshte se kryeveziri yne,si kampion i moralit,nuk ka nxjerre deri tani asnje llaf,mbi kete epidemi qirje qe behet ne institucionet e tij. Duket qe femrat me personalitet nuk guxojne te ankohen tek ai,mbas nuk presin te gjejne ate te drejte qe u takon.O tempora o mores!
Jam dakord me ty..qenefistan!!!!!!!!
Eri kot i bie me qaf Qafokut , shkrimi eshte mese i vertete ato qe shkruhen se sa do realizohen nuk eshte ne dore te Gazetarit Roland Qafoku problemi qe ngre duhet te trajtohet me urgjence qe te ndreqet e gjithe shoqeria Shqipetare .Eshte me se e vertete ajo ku thote po nuk qe i koruptuar ste mbajne ne pune te ndershmin e pushojne nga puna sado i afte te jete i bejne pa drejtesi se nuk i lejon me moralin e vet te plotesojne te gjitha qellimet djallezore qe kane behen pengese per shefat dosjet e tyre flejne ne gjykaten e Apelit me vite . Bravo Qafoku per shkrimin.
I nderuar, tek pika e trete e mbylla leximin, nuk shkova me tej. M'u duk se Qafoku ia kaloi peshen me te madhe gruas se videos duke i permendur dhe femijen e shkrete. Duhet ta kishte lene menjane kete moral te tepert, sepse pergjegjesia eshte e te dyve si e burrit dhe gruas, kur zgjedhin te tradhetojne partneret e tyre. E ben si aktore profesioniste apo si amatore kjo s'ka rendesi, seksi eshte seks dhe i permban te gjitha. Une e marr me mend cfare eshte kthyer administrata ku me kopili eshte vendosur ne poste drejtuese dhe perkrahen ata qe vjedhin apo kush ngre kembet, ndaj s'ia kam pas kurre ziline punes ne shtet. Po s'iu pershtate sistemit, ai te qit jashte sikurse mund te te kete ndodhur ty. Uroj te marresh drejtesi per veten.
Eri kot i bie me qaf Qafokut , shkrimi eshte mese i vertete ato qe shkruhen se sa do realizohen nuk eshte ne dore te Gazetarit Roland Qafoku problemi qe ngre duhet te trajtohet me urgjence qe te ndreqet e gjithe shoqeria Shqipetare .Eshte me se e vertete ajo ku thote po nuk qe i koruptuar ste mbajne ne pune te ndershmin e pushojne nga puna sado i afte te jete i bejne pa drejtesi se nuk i lejon me moralin e vet te plotesojne te gjitha qellimet djallezore qe kane behen pengese per shefat dosjet e tyre flejne ne gjykaten e Apelit me vite . Bravo Qafoku per shkrimin.
Këto gjëra nuk duhet të ndoshin akoma më keq kur ke familje fëmijë nipër e mbesa po pse edhe shokë të mirë.Por ama kjë që ndodhi me kryetarin e bashkisë kukës ,peshkopi ap gjetkë nuk është asgjë me atë që ndodhin nëpër botë ku ne duhet të aderohemi.Në Angli mendohet të shkohet lakuriq dhe të bëhet sex në zyrë.në Hollandë mendohet të dilet lakriq në rrugë.në Francë diskutohet që të bëhet sex nëpër lulishte,ka restorante që shkojnë lakuriq për të ngrënë.në Brazil u hap ëmbëltore me organin e burrit dhe xhirua ditore shkoi në qilell etj etj.Kjo tregon ska faj Safeti por sistemi politiko shoqëror që askush nuk e zen në gojë.Këto gjëra jo vetëm që nuk zgjidhem me shkarkime e dënime por gjithë bota do bëhet lakuriq shumë shpejt...
Ky mendohet te shkohet lakuriq ne zyre ne Angli o debil?! Ministrin e perjashtuan nga posti se puthi dike. Sexual harassment ne CBI (Confederation of British Industry) hoqen nga puna 1/3 e bordit, CEO is Tesco u pushua nga puna se kishe ne allegation se i kishe bere nje kompliment nje vartese. Debil sade, qe mbron keto vemje qe kane bere zyrat si bordello private.
Thjesht nje koregjim te "bresherise" se shtypit dhe individeve,ndaj skandalit seksual te cfaqur se fundi.Kur thuhet "seks ne zyra",duhet te kemi parasysh qe ne zyra "strehoen" nje segment shume i "gjate" i shoqerise,nisur nga administrata shteterore e publike,politikane ne pozite dhe ne opozite,gjithe keta gazetaruce apo njerez publike,administrata private dhe plot te tjere.......Pra jo vetem nje e keqe e administrates shteterore,natyrisht e pa falshme ! Shikoni fotot e kesaj "aktores seksi",qe nga Saliu e plot e plot te tjere,qe kemi pare keto dite dhe "zbulimet" ende vazhdojne...... Reflektim ........ Vec mungeses se theksuar te kultures dhe tolerances,arrogances, hajduterise, mashtrimit dhe genjeshtres,nuk mundet te mungoje edhe "babezia seksuale" ...... edhe te "keqiat" (sikurse te mirat),shkojne paralel ne shoqeri !! Ceshtja eshte,kush do te "fitoje ...... Ende dukshem,po vertitemi ne "Rruge Qorre" ?! Lymi Tutit
Goditje ka marrë jo vetëm administrata por edhe familja,ka kaluar në faliment, në ekstremin tjetër. Femra merr guximin për Safetin, deri në Kukës, dhe ai fluturon me presh në "duar" ! "Dashuri" që do e kishte zili dhe Balzaku. Zjejnë mediat, të thuash se këto nuk kanë probleme të tilla , të degradimit modern.
ska djo qei ska kufi ne zyr ne kafene bravo gjeci
Pushteti korruptohet dhe korrupton, prandaj nominalisht vec 2 mandate mund te rrish,prandaj qe edhe pse nuk duket shpesh , aroma e m.... ne administrate ndjehet ngado, arsyeja eshte qe nuk ka rotacion te elitave dhe nuk ka mekanizem institucional vetpastrues, Jo me emerime politike ne administrate vec teknike me Konkurime te hapura me sisteme objektive pikezimi, dhe ato (postet politike ) 2 mandate dhe aq ....IiiiiiiiIKKKK, boll me me Legjenda me heronj e Bajraktare qe kane nga 7 mandate ne Pushtet , keshtu clirohet shoqeria dhe nuk ke shanc te shnderohesh as ne monark, as ne Diktator as Autokrat apo Bajraktar, keto konjuktura poltike krijojne nje model organizimi ku admininistrata merr me teper trajta klanore dhe strukturalisht i ngjan nje organizmi si ato familjet e Cosa Nostras , I pari i Klanit edhe familja perreth,.Rasti i gjicit me siguri eshte maja e ajsbergut , kushedi sa te tjere ne vite e kane ngjyer dhe populli nuk ka prova.Ketij palacolleku duhet ti jepet fund
Gruaja ne video mund re jete nje shantazhuese profesioniste thone. Ajo duhet hetuar sepse mendohet qe dhe kane vrare veten nga shantazhet e saj...sipas media's.
Dikur tregonin perallen MBRETI LAKURIQ se shpejti ne Shqiperi do te jete realitet POPULLI I MADH DHE I VOGEL LAKURIQ jo nga varferia sepse kur ishte i varfer qepte Andrer por nga seksuria e pushtetareve dhe punedhenesve .Pika e pare e kontrates se punes do te jete .1 ) NE pune do te vish e zhveshur .
Dikur tregonin perallen MBRETI LAKURIQ se shpejti ne Shqiperi do te jete realitet POPULLI I MADH DHE I VOGEL LAKURIQ jo nga varferia sepse kur ishte i varfer qepte Andrer por nga seksuria e pushtetareve dhe punedhenesve .Pika e pare e kontrates se punes do te jete .1 ) NE pune do te vish e zhveshur .
Pse të njollet kur ka negatin ; nuk , s'e , jo , e pa shijen e negasë . Nuancat e duhanishtes tymostë , pa grinë , si t'tretë për ngjyrë . Stër-stër ndille gomarin edhe të skopitur do pëllasë . Ç'isht'ai me'të , kur veç gomerë s'janë . Meqë vënë re e u'a varkam unë i nënesë , doemos , Kurvariot .
NJË KULTURË GATI KONVENCIONALE, ushtrohet kudo, në mediteran e rreth. As Evropa nordike nuk është e paprekur. Tashti, pse doli në media, na TRANSFEROI në të NDERSHËM, PURITANË të BEFASUAR. MORAL i thonë kësaj!!!
E mo mjaft tani se eshte mekat ti bini ne qafe Gjicit pa pushim! Po njeri eshte, burre, mund te qe i lodhur nga punet e dites, qe ora ora aty rrotull 4 pasdite, vjen e bija e botes e i sulet drejt e tek...dyqani i suxhukut! Pa shifeni pak, ai ishte brenda zones te tavolines se punes. Nuk iu sul Gjici asaj. Ai u hutua, ishte i pavetedijshem, momente psikologjike shokuese....Une e justifikoj Safetin, se u tregua burre dhe e pranoi gabimin dhe videon. Po te ishte Meta (larg qofte) do thoshte eshte manipulim videoja nga Lulezim Basha. Ai Ben Blushi sikur ka humbur keto kohera te turbullta..di gje ti?